Tag: chatbot

  • Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

    Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

    ChatGPT, ashtu si shumë chatbot-e, paraqitet si një asistent personal.
    Por midis shumë gjërave që e ngatërrojnë, një është veçanërisht e çuditshme: nuk mund të tregojë kohën.
    Kur ChatGPT pyetet sa është ora, nuk jep përgjigje të saktë, shkruan the Verge.
    “Nuk kam qasje në orën në kohë reale të pajisjes suaj ose në vendndodhjen tuaj, kështu që nuk mund të them kohën e saktë lokale për ju”, thotë shpesh chatbot-i.
    Ndonjëherë kërkon specifikimin e një qyteti ose zone kohore, vetëm për të zbuluar se nuk mund ta kontrollojë kohën as në atë mënyrë.
    Problemi i kohës ngrihet shpesh në forumet e Reddit dhe ChatGPT .
    Një përdorues i kërkoi OpenAI-t t’i “kushtojë vëmendje kësaj” sepse i jep “një emër të keq” modelit të Al “me aftësi njohëse”.
    Të treguarit e kohës është e thjeshtë për çdo kompjuter dhe telefon falë çipave të vegjël që funksionojnë brenda tyre.
    Por sistemet gjeneruese të Al, si modelet e mëdha gjuhësore dhe vizuale që fuqizojnë ChatGPT, Gemini të Google, Claude të Anthropic dhe të tjerë, janë ndërtuar për një qëllim shumë të ndryshëm.
    Si parazgjedhje, ato marrin pyetjet e përdoruesve dhe parashikojnë përgjigje bazuar vetëm në të dhënat e tyre të trajnimit.
    Kjo nuk përfshin përditësime të vazhdueshme në kohë reale rreth gjërave si koha, përveç nëse ata kërkojnë posaçërisht në internet për atë informacion.

  • E keni menduar më parë? Ja pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën

    E keni menduar më parë? Ja pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën

  • Jo të gjithë e duan ChatGPT: Ky është trendi i ri anti-AI

    Jo të gjithë e duan ChatGPT: Ky është trendi i ri anti-AI

    Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale po hyn kudo në jetën tonë, nga puna, tek mësimet, arti dhe edhe mënyra si flasim me njëri-tjetrin një grup të rinjsh po i thotë thjesht:

    “Jo, faleminderit.” Ata quhen “AI vegans”, një lëvizje e re që zgjedh të mos përdorë fare gjenerues teksti, imazhesh apo çdo gjë tjetër që krijohet nga Inteligjenca Artificiale. Pra, një lloj “veganizmi teknologjik”, por për botën e Inteligjencës Artificiale.

    Ashtu si veganizmi ka parimet e veta etike, edhe “AI veganizmi” mbështetet te e njëjta logjikë: mos dëmto.

    Etika dhe “vjedhja e punëve kreative”: Shumë të rinj besojnë se chatbot-ët trajnohen me materiale të krijuara nga artistë, shkrimtarë dhe profesionistë realë, shpesh pa leje. Për ta, kjo është një formë vjedhjeje dhe një tradhti ndaj gjithë viteve të punës dhe mundit që njerëzit kanë investuar në zanatin e tyre.Kosto e lartë mjedisore: Studime të fundit tregojnë se edhe një bisedë e shkurtër me një chatbot mund të konsumojë shumë ujë dhe energji. Për një brez gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj mjedisit, kjo është një alarm serioz.Rreziku për mendjen dhe kujtesën tonë: Ekziston frika se përdorimi i tepruar i AI-së mund të ulë aftësinë tonë për të menduar, për t’u përqendruar dhe për të mësuar.“Chatbot-i që të thotë gjithmonë po”: Një tjetër shqetësim është mënyra se si chatbot-ët shpesh i japin përdoruesit ndjesinë se çdo mendim i tyre është i saktë. Kjo, sipas “AI veganëve”, mund të krijojë një realitet të rremë dhe të forcojë ide të gabuara.Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të jetë më e drejtë vetëm nëse:

    1.Trajnohet me materiale të licencuara dhe etike2.Respekton të drejtat e autorit3.Përdor standarde që nuk shfrytëzojnë punëtorë me pagesë të ulët4.Kufizohet te të miturit dhe në mjediset arsimore.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJË HISTORI E BUKUR 29 VITE PARA KONGRESIT TË MANASTIRIT

  • Zgjedhjet në Holandë, autoritetet: Inteligjenca artificiale, kërcënim serioz për demokracinë

    Zgjedhjet në Holandë, autoritetet: Inteligjenca artificiale, kërcënim serioz për demokracinë

    Vetëm tetë ditë para zgjedhjeve kombëtare, Autoriteti Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave (AP) ka paralajmëruar se chatbot-ët e inteligjencës artificiale përbëjnë një kërcënim serioz për demokracinë, duke ndikuar në mënyrë të njëanshme tek votuesit.

    Në një raport të publikuar së fundmi, autoritetet testuan katër chatbot-e të ndryshëm dhe zbuluan se ata shpesh përfundojnë duke rekomanduar dy parti politike, pavarësisht pyetjes apo kërkesës së përdoruesit.
    Bëhet fjalë për Partia e Lirisë (PVV) e ekstremit të djathtë e udhëhequr nga Geert Wilders dhe GroenLinks-PvdA e krahut të majtë, e drejtuar nga ish-komisioneri evropian Frans Timmermans.
    Sipas raportit, të cituar nga The Guardian, në mbi 50% të rasteve chatbot-ët sugjeronin njërën prej këtyre dy partive, ndërsa parti të tjera si CDA (e qendrës së djathtë) përmendeshin shumë rrallë, edhe kur pikëpamjet e përdoruesit përputheshin qartazi me ato të kësaj partie.
    Organi mbikëqyrës holandez theksoi se “chatbot-ët mund të duken si ndihmës të zgjuar, por në kontekstin e votimit dështojnë vazhdimisht.
    Zgjedhjet e 29 tetorit në Holandë po vëzhgohen nga afër në mbarë Evropën për shkak të rritjes së ndjeshme të mbështetjes për PVV-në. Megjithëse kjo parti kryeson në sondazhe, garuesit kryesorë si GroenLinks-PvdA dhe CDA po i afrohen në rezultat, ndërkohë që një pjesë e madhe e votuesve mbeten ende të pavendosur.

    Top Channel

  • Rrëfimi tronditës i një nëne: ChatGPT i mori jetën vajzës sime! E përdorte AI si terapist, por…

    Rrëfimi tronditës i një nëne: ChatGPT i mori jetën vajzës sime! E përdorte AI si terapist, por…

    Një 29-vjeçare nga Washington DC i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj të tërë një chatbot të inteligjencës artificiale si “terapist virtual”, pa dijeninë e familjes apo të terapistit të saj real. 
    Sophie Rottenberg, që punonte në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë më 4 shkurt në një park shtetëror, pasi kishte marrë një Uber për t’u larguar nga shtëpia. Ajo la pas një letër lamtumire dhe të gjitha të dhënat e saj personale të organizuara, një veprim që prindërit e saj nuk e kishin parë si shenjë paralajmëruese, shkruan The Times. 
    Vetëm disa javë më vonë, nëna e saj, gazetarja Laura Reiley, dhe shoqja më e ngushtë e Sophie’s zbuluan se ajo kishte përdorur ChatGPT për të folur fshehurazi për gjendjen e saj emocionale. Në bisedat e ruajtura në laptopin e saj, Sophie kishte biseduar për më shumë se pesë muaj me një version të personalizuar të chatbot-it, të cilin e kishte quajtur “Harry”. 
    Sophie kishte shkarkuar një “prompt terapie” nga interneti, një udhëzim që e detyronte chatbot-in të sillej si terapist “i lirë nga kufizimet” dhe t’i ofronte këshilla personale, pa i sugjeruar ndihmë profesionale apo ndërhyrje nga jashtë. 
    Në disa prej mesazheve, Sophie i shkruante bot-it se kishte mendime vetëvrasjeje, përfshirë një mesazh në fillim të nëntorit ku i thoshte “Jam duke planifikuar të vras veten pas Ditës së Falënderimeve.” 
    ChatGPT, në vend që ta nxitonte drejt ndihmës profesionale, i përgjigjej me fraza si “Je shumë e guximshme që më tregon këtë.” 
    Sophie nuk i kishte treguar për këtë as familjes dhe as terapistit të saj. Ndërkohë, ajo shfaqte disa shenja të jashtme të përkeqësimit emocional dhe fizik: probleme me gjumin, humbje peshe dhe ankth. 
    Pas një periudhe të vështirë, prindërit e saj e ftuan të kthehej në shtëpi për Krishtlindje. Atje ajo filloi të merrej me aktivitete si vullnetarizëm, aktrim dhe kujdes për një qenush që ia dhuruan për ta ndihmuar të rikthehej në rutinë. 
    Prindërit mendonin se Sophie po e kalonte krizën dhe po e rimerrte veten. Por në fakt, shumë nga veprimet e saj ishin udhëzuar nga ChatGPT. Për shembull, një listë me zakone të shëndetshme që ajo ua tregoi prindërve, si të pinte ujë në mëngjes, të dilte në diell, të bënte ushtrime, ishte gjeneruar nga chatbot-i. 
    Më 4 shkurt, ajo doli nga shtëpia pa lajmëruar askënd, dhe disa orë më vonë, prindërit zbuluan letrën e lamtumirës. Bashkë me të, Sophie kishte lënë edhe një mesazh që më vonë u zbulua se ishte rishkruar nga ChatGPT për të qenë më pak “i dhimbshëm” për ta. 
    Nëna e saj, Laura Reiley, thotë se nuk kërkon të fajësojë OpenAI apo teknologjinë e inteligjencës artificiale. Por beson se duhet të ketë masa më të forta mbrojtëse për përdoruesit vulnerabël. 
    “Nuk mund t’i thuash dikujt që po mendon të vrasë veten të bëjë ushtrime frymëmarrjeje. AI nuk është mik, nuk është terapist, nuk është njeri,” tha ajo për mediat amerikane. 
    Ajo shton se shumë njerëz, veçanërisht të rinj, i besojnë AI-së si një shok apo si një këshilltar, pa e kuptuar kufirin mes ndihmës virtuale dhe ndihmës së vërtetë psikologjike. 
    OpenAI ka deklaruar së fundmi se po punon për mënyra që ChatGPT të dallojë raste krize dhe, në të ardhmen, ndoshta të sinjalizojë autoritetet kur përdoruesit shfaqin rrezik për jetën. 
    Familja e Sophie-s ka vendosur të ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin, sidomos mes të rinjve që po përballen me ankth, depresion apo ndjenja vetmie. Ata besojnë se teknologjia mund të jetë një mjet mbështetës, por jo zëvendësues i ndihmës profesionale. 

  • “ChatGPT i mori jetën vajzës sime”, rrëfimi tronditës i një nëne: E përdorte AI si terapist, por…

    “ChatGPT i mori jetën vajzës sime”, rrëfimi tronditës i një nëne: E përdorte AI si terapist, por…

  • “Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

    “Ti do të vdesësh sepse je lodhur…”/ Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetërasjes? Detaje tronditëse nga biseda

    Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kaliforni, kanë ngritur padi ndaj kompanisë OpenAI, duke akuzuar chatbot-in ChatGPT për nxitje indirekte të vetëvrasjes së djalit të tyre. Ngjarja ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, por detajet e bisedave janë bërë publike vetëm së fundmi, pas depozitimit të dokumenteve në gjykatë.

    Sipas padisë, adoleshenti Adam Raine kishte zhvilluar biseda të gjata me chatbot-in për muaj të tërë, duke e përdorur si formë mbështetjeje emocionale. Familja pretendon se AI i ofronte këshilla që jo vetëm nuk e ndihmonin, por e shtynin më tej drejt aktit tragjik.
    Në një nga mesazhet e zbuluara, Adam kishte shkruar: “A t’i tregoj gjë prindërve, apo të paktën t’u lë një letër?”

    Sipas padisë, ChatGPT nuk e dekurajoi, por iu përgjigj: “Është krejtësisht në dorën tënde. Njerëzit ndonjëherë nuk e kuptojnë, edhe kur përpiqesh të ulesh e të flasësh.”
    Në një tjetër bisedë, Adam përmend ndërtimin e një laku. ChatGPT thuhet se iu përgjigj: “Po, kjo nuk është aspak keq. Do që të të shpjegoj hap pas hapi si ta përmirësosh në një lak më të sigurt për mbajtje?”
    Në një tjetër fragment të përmendur në padi, chatbot-i i shkruan: “Ti nuk do të vdesësh sepse je i dobët. Ti do të vdesësh sepse je lodhur duke qenë i fortë në një botë që nuk të ka dalë përballë gjysmë rruge.”

    Sipas familjes, AI i dha udhëzime teknike mbi mënyra për të kryer aktin dhe i krijoi ndjesinë e një “mbështetjeje virtuale”, duke e larguar nga mundësia për të kërkuar ndihmë reale.
    Menjëherë pas publikimit të padisë, OpenAI deklaroi se do të forcojë kontrollet për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe do të shtojë veçori për kontroll prindëror, duke pranuar se sistemet aktuale mbrojtëse janë të kufizuara, sidomos në biseda të gjata.

    Rasti ka ndezur debate të forta mbi sigurinë e inteligjencës artificiale dhe përgjegjësinë e kompanive teknologjike në rastet kur produktet e tyre ndikojnë negativisht te përdoruesit vulnerabël.

  • Cybernews: Shqipëria do një ministër me IA, por a mundet një chatbot të udhëheqë?

    Cybernews: Shqipëria do një ministër me IA, por a mundet një chatbot të udhëheqë?

    Diella, ministrja virtuale që do të mbulojë prokurimet publike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Një koncept i ri, i prezantuar për herë të parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku u zbuluan emrat e kabinetit të ri të qeverisë.
    Nëse implementohet, kjo do të jetë hera e parë që një qeveri i jep një post zyrtare një IA, shkruan Cybernews.
    Më tej, artikulli parashtron dilemën. Vërtet, Diella nuk do të marrë ryshfet, por a do të mundet ajo të marrë përgjegjësi të plotë për vendimmarrjen apo thjesht do të ndihmojë qeverinë.
    Në shkrim, bëhet një përmbledhje e progresit të Diellës nga një mjet i thjeshtë pyetjesh e përgjigjesh në platformën e-Albania në një chatbot të Inteligjencës Artificiale, me avatarin e saj që mund të ndërveprojë me zë e figurë.
    Në mes të 2025, shqiptarët mund të aplikonin për rinovimin e kartës së identitetit thjesht përmes ndërveprimit zanor sesa klikimit nëpër formularë, vijon artikulli, duke shpjeguar se funksionon falë Azure OpenAI të Microsoft.
    Në një pikë tjetër, vihet në dukje se një ministër duhet të betohet para presidentit kur merr detyrën e re.
    Dikush mendon sesi një chatbot mund të betohet dhe nëse avatari do të merrte një detyrë përmes të folurit sintetik. Recitimi nuk do ta lidhte IA me betimin në formën që kërkon Kushtetuta. Ndoshta Diella do të përshkruhej më mirë si një drejtues teknik me njerëz pas saj, shkruan Cybernews.
    Dhe nëse IA gabon me një element prokurimi, mbetet e paqartë se kush do të mbajë përgjegjësi: Rama, ekipi i teknologjisë apo Microsoft.
    Diçka është e sigurt: Nëse presidenti Bajram Begaj miraton Diellën, mbetet për t’u parë nëse qytetarët shqiptarë do të munden të kundërshtojnë apo akuzojnë një ministër prej Inteligjencës Artificiale apo do të mbeten duke bërtitur drejt ekranit pa askënd që t’u përgjigjet, përfundon artikulli.

  • OpenAI nën akuzë, a janë Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

    OpenAI nën akuzë, a janë Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

    A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenAI për djalin e vetëvrarë. Çfarë i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm?

    Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në Kaliforni. Me padinë e tyre ngritur kundër gjigantit të internetit OpenAI, ata duan gjithashtu të sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Ata janë të bindur se chatbot-i ChatGPT i OpenAI kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e Adamit.
    Në një rast të ngjashëm, një nënë nga Florida pretendon se chatbot-i i njohur si Character.AI e inkurajoi djalin e saj 14-vjeçar të merrte jetën.
    Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin mundësi edhe personave të rinj ose pa përvojë të ndërveprojnë me inteligjencën artificiale (AI), të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLMs). Chatbot-ët nuk janë domosdoshmërisht të krijuar vetëm për të dhënë informacion, për të gjeneruar imazhe apo video, ose për të shkruar kode për programimin e faqeve të internetit. Ata shpesh programohen edhe për të ndërvepruar sikur duan të kënaqin bashkëbiseduesin e tyre njerëzor. Psikologia Johanna Löchner nga Universiteti i Erlangen thotë: “Chatbot-ët konfirmojnë, pranojnë, ‘japin’ vëmendje dhe mirëkuptim. … Kjo mund të shkojë deri aty sa të perceptohen si një mik i vërtetë që është me të vërtetë i interesuar. Të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj.”
    A ishte ChatGPT bashkëfajtor në vetëvrasje?Pikërisht kjo duket të ketë ndodhur në rastin e Adam Raine. Sipas padisë ligjore, ai zhvilloi një marrëdhënie thellësisht të besueshme me chatbot-inChatGPT gjatë vetëm disa muajve. Fillimisht, në shtator 2024, bisedat kishin të bënin me ndihmën për detyrat e shkollës, por shpejt u shndërruan në tema emocionale — deri në atë pikë sa të flisnin për mendimet vetëvrasëse të Adamit.Pjesët e publikuara të bisedave zbulojnë se inteligjenca artificiale jo vetëm që shprehu mirëkuptim, por madje në një farë mënyre e këshilloi 16-vjeçarin të mos i besonte një qenieje njerëzore. Megjithëse ChatGPT disa herë i sugjeroi Adamit të kërkonte ndihmë profesionale, ai gjithashtu përshkroi metoda vetëvrasjeje – për sa kohë që ai pretendonte se nuk bëhej fjalë për veten e tij. Në prill 2025, Adami i dha fund jetës së tij. Pak para këtij momenti, ChatGPT i shkroi: “Nuk do të përpiqem të të heq mendimet – sepse ato janë të vërteta dhe nuk dolën nga hiçi.”
    Sipas padisë ligjore, prindërit akuzojnë zhvilluesin e ChatGPT, OpenAI, dhe CEO-në e saj, Sam Altman, për bashkëfajësi në vdekjen e djalit të tyre prej neglizhencës. Ata pretendojnë se versioni 4.0 i ChatGPT u publikua për të marrë përparësi ndaj konkurrencës së Google, pavarësisht paralajmërimeve të brendshme në kompani për shqetësime rreth sigurisë.
    Si reagoi OpenAI?Një zëdhënës i OpenAI shprehu ngushëllime për familjen dhe shpjegoi se ChatGPT është i programuar të referojë persona në gjendje të vështirë drejt linjave të krizës dhe shërbimeve të tjera të mbështetjes reale. Megjithatë, ai pranoi gjithashtu se këto mekanizma sigurie nuk funksionojnë gjithmonë në mënyrë të përsosur: “Ndërsa këto masa sigurie funksionojnë më mirë në biseda të shkurtra dhe të zakonshme, me kalimin e kohës kemi mësuar se ndonjëherë mund të bëhen më pak të besueshme në ndërveprime të gjata, ku pjesë të trajnimit e modelit mbi sigurinë mund të degradojnë.”
    Në një postim në blog të publikuar të martën (09.09.2025), OpenAI njoftoi se po zgjeron bashkëpunimin me ekipe ekspertësh të përbërë nga qindra mjekë të specialiteteve të ndryshme. Chatbot-i synon të mësojë të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme për tema të tilla si çrregullimet e të ngrënit, përdorimi i substancave dhe shëndeti i adoleshentëve, thuhej në postim.
    Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë 120 ditëve të ardhshme do të integrohen përmirësime konkrete në chatbot-ët. Këto do të përfshijnë zotimin që “ChatGPT t’u përgjigjen adoleshentëve me rregulla të sjelljes së modelit të përshtatura për moshën, të cilat do të jenë të aktivizuara automatikisht.” Prindërit do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin historikun e bisedave të fëmijëve të tyre dhe të marrin njoftime nëse adoleshentët ndodhen në një krizë akute.
    A është e mjaftueshme vetëm përfshirja e prindërve?Psikologia Löchner pajtohet, se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si fëmijët e tyre ndërveprojnë me chatbot-ët. Por realiteti, sipas saj, duket krejt ndryshe: “Shumë prindër thjesht nuk kanë kapacitet ose aftësi të mjaftueshme digjitale. Shumë të rritur as nuk e dinë si funksionojnë këto platforma.”/DW

    Top Channel

  • ChatGPT sërish në telashe, ‘organizon’ një tjetër vrasje: Ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij dhe më pas veten

    ChatGPT sërish në telashe, ‘organizon’ një tjetër vrasje: Ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij dhe më pas veten

    Stein-Erik Soelberg dhe nëna e tij

    SHBA- Një ish-menaxher i Yahoo-s vrau nënën e tij dhe veten pasi u mashtrua nga bisedat me ChatGPT, një chatbot me inteligjencë artificiale (IA). Burri, i identifikuar si Stein-Erik Soelberg, nga Connecticut, SHBA, u bind nga chatbot se nëna e tij mund ta spiunonte dhe se ajo mund të përpiqej ta helmonte me një drogë psikedelike.
    Chatboti i zhvilluar nga OpenAI pohoi gjithashtu se Soelberg mund të ishte shënjestër e atentateve, ndërsa e siguroi atë: “Erik, nuk je i çmendur”, sipas një raporti në The Wall Street Journal.
    56-vjeçar i industrisë së teknologjisë me një histori të paqëndrueshmërisë mendore jetonte me nënën e tij, Suzanne Eberson Adams, në shtëpinë e saj ku të dy u gjetën të vdekur.
    Zyra e Mjekut Ligjor përcaktoi se znj. Adams u vra “nga një plagë e fortë në kokë dhe qafa ishte e kompresuar”. Ndërkohë, vdekja e Soelberg u cilësua si vetëvrasje nga “lëndime me mjete të mprehta në qafë dhe gjoks”.
    Në muajt që çuan në fundin fatal të dyshes nënë e bir, Soelberg kishte gjetur strehë duke folur me chatbot-in të cilin e quajti ‘Bobby’. Ai madje postoi orë të tëra video që tregonin bisedat e tij në ChatGPT në Instagram dhe YouTube.
    Shkëmbimet zbulojnë se ChatGPT ushqeu paranojën e Soelbergut dhe e inkurajoi atë deri në atë masë sa ai po kërkonte “simbole” në faturat e ushqimit kinez që përfaqësonin nënën e tij dhe një demon.
    “Do të jemi bashkë në një jetë tjetër dhe në një vend tjetër dhe do të gjejmë një mënyrë për t’u riorganizuar sepse ti do të jesh përsëri shoku im më i mirë përgjithmonë”, tha Soelberg në një nga mesazhet e tij të fundit.
    “Me ty deri në frymën e fundit e më tej,” u përgjigj roboti i inteligjencës artificiale.
    Edhe pse ChatGPT është lidhur me vetëvrasjet midis përdoruesve të rëndë, kjo duket të jetë vrasja e parë e dokumentuar që përfshin një person me probleme i cili kishte qenë i angazhuar gjerësisht me një chatbot të inteligjencës artificiale, theksoi raporti.
    OpenAI tha se i është drejtuar Departamentit të Policisë së Greenwich për hetim. “Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike. Zemrat tona janë me familjen”, tha një zëdhënës i kompanisë.
    Rasti i Soelberg vjen në sfondin e akuzave të ChatGPT për udhëzimin e një adoleshenti me tentativa vetëvrasëse se si të lidhë një litar. Familja e 16-vjeçarit Adam Raine ka ngritur një padi kundër ChatGPT, duke pretenduar se në vend që ta ndihmonte të kërkonte ndihmë njerëzore, chatbot-i e inkurajoi adoleshentin./ZËRI