Tag: buxheti

  • Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë po diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për t’i hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.

    Në prezantimin e këtij buxheti prej 8.9 miliardë eurosh nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Komsionit të ekonomisë Milva Ikonomi prezantoi dhe ndryshimet e bëra si dhe rialokimet e fondeve brenda ministrive.
    “Komisioni mori në shqyrtim të gjitha raportet nga komisionet përkatëse. Ky projekt-buxhet vinë në një moment kur Shqipëria është përpara integrimit në BE. Projekt-buxheti 887 mld lekë shpenzime, 81 mln lekë shpenzime operative, 56.7 milionë të pacenueshme. Në dëgjesat ton morëm raportet e 10 komisione.
    Komisioni paraqet këtë raport para jush: Kemi administruar 50 amendamente për dryshimin e projektligjeve. Këto amendime kërkonin një rritje te shpenzimeve që shkonin në 278 mld lekë. Kjo rritje kaq e lartë nga amendimet cënonte konsolidimin fiskal të buxhetit të shtetit. Ne kemi rënë dakord që duhet të bëjmë kujdes si për deficitin dhe balancën primare.
    Komisionet përkatëse që kanë sjellë kërkesat në komision u administruan dhe komisioni ra dakord të bënte disa ndryshime”, tha kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ikonomi.
    Ndërsa pritet të diskutohet edhe paketa fiskale, deputetja demokrate Tabaku kërkoi heqjen nga diskutimi të dy projektligjeve të paqes fiskale pas reagimit edhe të institucioneve ndërkombëtare.
    “Kërkoj që ligji për paqen fiskale të tërhiqet nga rendi i ditës. Z.ministër ka gënjyer opinionin publik dhe parlamentin “Jemi njohur me deklaratën e KE dhe delegacionit të BE që nuk kanë dhënë okay për paqen fiskale. Kërkoj që kjo pikë e rendit të ditës të mos diskutohet, pasi bëhet fjalë për një mashtrim publik nga qeveria shqiptare ka gënjyer opinionit publik ndaj këtë pikë mos ta diskutojmë”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.
    Pjesë e rendit të ditës është edhe projektligji për koncensionet dhe PPP, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtojnë pasi krijojnë monopol dhe nuk shfaq transparencë.
    “Nuk kemi kontroll sinjifikativ të kontratave. Detyrimi i pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh këto kontrata janë me përfitues të fshehur dhe vijnë nga vende me kopani ofsshore”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
    “Ligji që po diskutojmë për koncesionet është një ligj që e kemi debatuar shumë herë nga hapësirat që ka lënë për korrupsion. E kemi diskutuar për faktin që sot nga 12 kontrata koncensionare 6 janë në hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë i afruar me BE por linte hapësira. Ndryshimet që vijnë a e përmirësojnë situatën për mua jo. Sot kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit ne duhet ta shohim si një dështim të politikave e institucioneve por dhe shtetit shqiptar. Dikur na kushtonte mungesën e rritjes ekonomike sot është tragjike”, u shpreh Tabaku.
    “Merrnit një murator në Itali e jepnit koncesionin e sterilizimit, merrnit një murator në Greqi dhe jepnit koncesionin e laboratorëve. Dhe kur shkojnë qytetarët të bëjnë analiza u thonë s’ka mundësi shkoni te private. Ndaj dhe nuk bëni transparencë”, tha deputeti i PD, Klevis Balliu.
    Projektligji për koncesionet përfshin ndryshime të reja si refuzimi i koncesioneve që vijnë si ofertë e pa kërkuar si dhe zgjerimin e fushave vepruese. Pas koncesioneve buxheti 2026 do të diskutohet nen për nen së bashku me 8 projektligjet e paketës fiskale nga falja e detyrimeve tatimore e doganore paqja fiskale, rivlerësimi i pasurive, kompensimi në bujqësi, pagesat cash si dhe sistemi i taksave vendore.

    Top Channel

  • Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

    Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

    Nga minimumi jetik, te pensionistët, përndjekurit politikë, arsimin e shëndetësinë, rritjen e buxhetit për bashkitë e pagat… Partia Demokratike propozon 46 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kërkesat që kanë marrë “bekimin” e Sali Berishës synojnë 5-fishimin e buxhetit për indeksimin e pensioneve dhe 3-fishimin e fondit për të përndjekurit politikë.
    Gjithashtu PD propozon që buxheti për arsimin dhe shëndetësinë të rritet në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa subvencioneve në bujqësi dhe prodhimit vendas t’i shtohen 170 milionë euro.
    Demokratët kërkojnë ndërkohë që nga buxheti i vitit të ardhshëm, barnave të ri t’i shtohen 60 milionë euro, ndërsa pagat e administratës të rriten me 10 për qind. Të djathtët propozojnë që pagat në arsim e shëndetësi të rriten me 20 për qind, ndërsa kërkimit shkencor dhe bashkive t’u shtohen respektivisht 20 dhe 130 milionë euro.
    Partia E Lirisë ka propozuar 12 amendime ligjore. Në fokus të amendamenteve janë rritja reale e pensioneve, mbështetja për bujqësinë, sektorin e shëndetësisë, arsimin, shkencën, sportin dhe sigurinë ushqimore. Konkretisht,
    Partia e Lirisë propozon, së pari, “alokimin e një fondi prej 16,2 miliardë lekë për rritjen e pensioneve, në mënyrë që pensionistët vitin e ardhshëm të mos përfitojnë vetëm 60 lekë në ditë në qytet apo 20 lekë në ditë në fshat, por një rritje reale dhe të ndjeshme të pensioneve”.
    Nga socialistët, i vetmi që ka propozuar ndryshime ligjore është Erion Braçe, me dy amendamente.

  • Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.
    Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan. Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

    Buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

    Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave. Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

  • Miratohet buxheti në Komisionin e Ekonomisë/ 60 amendamentet e opozitës u rrëzuan, konfirmohet rialokimi i fondeve për 12 institucione

    Miratohet buxheti në Komisionin e Ekonomisë/ 60 amendamentet e opozitës u rrëzuan, konfirmohet rialokimi i fondeve për 12 institucione

    Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2026 ka marrë dritën jeshile në komisionin e Ekonomisë.

    Pas ditëve të tëra diskutimesh në komisione dhe një seance maratonë në komisionin përgjegjës të ekonomisë, punësimit dhe financave, buxheti për vitin 2026 u miratua me 7 vota pro.
    Një buxhet prej 8.9 miliardë euro i përqendruar më së shumti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe Minstrinë e Infrastrukturës si dhe në drejtim të investimeve, pagavee  pensioneve nuk do të ketë ndryshime në vlerë, përvec rialokim fondesh duke ju dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve publike.
    Deputetët e opozitës si dhe socialisti Erion Braçe prezantuan rreth 60 amendamente në total lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.  42 prej tyre u propozuan vetëm nga Partia Demokratike.  Ndër të cilat caktimi i minimumit jetik, fonde për përmbytjet e nëntorir dhe një buxhet shtesë për një sërë institucionesh si Shëndetësia, Arsimi edhe Bujqësia. Por që asnjë prej tyre nuk u pranua.
    Ina Zhupa: Amendimi i parë , shtesë 2.5 mld lekë për pagën e 13 të mësuesve parauniversitar, që të rrisim motivimin për mësuesit. Amendimi i dytë , shtesë 384 mln lekë për të shtuar oficerët e policisë në shkolla.
    Tritan Shehu: Amendimi i parë, 1 mld lekë për të kompensuar banorët e bizneset në qarkun Gjirokastër të prekur nga përmbytjet e nëntor-dhjetor, 1 mld lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtua.
    Ledina Alolli: Buxheti i arsimit nga 64.8 mld lekë të arrijë në 92 mld lekë.
    Igli Cara: 5 mld lekë si mbështetje për sipërmarrjet prodhuese, sidomos për eksportuesit për goditjen nga euro. Të garantohet që euro të jetë 1-1 me lekun.
    Tedi Blushi: 16.2 mld lekë për rritjen e pensioneve që nga viti i ardhshëm
    Edhe 2 amendimet e deputetit Erion Brace u rrezuan ne këtë komision.
    Erion Brace: Çdo e ardhur shtesë nga sigurimet shoqërore, shkon për politika pensionesh.
    Propozimi 2/ Në rastin kur gjatë zbatimit të buxhetit ka diferenca në raport me nivelin e deficitit të përcaktuar në këtë ligj, fondet e papërdorura shkojnë në llogari të fondit të pensionit.
    Të vetmet kërkesa që u miratuan në këtë komision përgjegjës ishin vetëm rialokimet e fondeve ndërmjet institucioneve.
    “Totali i shpenzimeve shtesë të aprovuara për institucionet është 504.9 mln lekë”. 
    Vulën përfundimtare projektbuxheti bashkë me 8 projektligjet e paketës fiskale pritet ta marrë në seancën e 11 dhjetorit në Kuvend.

    Top Channel

  • Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

    Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

    Me shtatë vota pro e asnjë kundër, është miratuar sot, 9 dhjetor, buxheti i shtetit për vitin 2026, nen për nen në Komisionin e Ekonomisë, Punësimin dhe Financat.
    “Kemi nevojë që në një mënyrë mbase informale të bëjmë ca diskutime për këto ide që kemi. Kemi nevojë të ulemi me ju për këto gjëra, urime dhe suksese që të zbatojmë projektbuxhetin me atë rritje ekonomike që kemi parashikuar”, tha drejtuesja e këtij komisioni, Milva Ekonomi, në mbyllje të mbledhjes.
    Gjatë mbledhjes, pati diskutime të thelluara pasi deputeti socialist Erion Braçe propozoi që “çdo e ardhur shtesë nga politikat për sigurimet shoqërore të përdoret për politikë pensionesh”.
    Tanimë pritet që buxheti të miratohet nen për nen në sallën e Kuvendit, në seancën plenare të 11 dhjetorit.

    Këtë të martë u miratua edhe projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
    Kujtojmë se në parim, pas një seance maratonë, buxheti 8.8 miliardë euro dhe paketa fiskale u miratuan në orët e para të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025.
    Ky projektbuxhet, parashikon rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve. Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 llogariten në rreth 823 miliardë lekë, 6.8% më shumë në krahasim me 2025-ën, ose me rreth 52.9 miliardë lekë më shumë.
    Po ashtu, parashikohet rritje e fondeve për sektorët socialë, investimet publike dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Në fushën e pensioneve dhe mbrojtjes sociale, parashikohen fonde shtesë, përfshirë bonusin për pensionistët dhe indeksimin, duke synuar mbështetjen e grupeve në nevojë dhe përballimin e efekteve të inflacionit.

  • Berisha: Buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, u rrit nga rritja e çmimeve. Kartelet e drogës efekt shkatërrimtar

    Berisha: Buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, u rrit nga rritja e çmimeve. Kartelet e drogës efekt shkatërrimtar

    Berisha: Buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, u rrit nga rritja e çmimeve. Kartelet e drogës efekt shkatërrimtar
    Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se buxheti i vitit 2026 është “një piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje”, duke akuzuar qeverinë se rritja ekonomike mbi të cilën mbështetet dokumenti financiar është e fryrë nga rritja e çmimeve dhe jo nga prodhimi real.
    Në fjalën e tij, Berisha theksoi se të dhënat e INSTAT-it tregojnë një “efekt shkatërrimtar të karteleve të drogës” mbi ekonominë, ndërsa kritikoi faktin se shteti është bërë kontribuuesi kryesor i rritjes ekonomike përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe taksave të mbledhura si pasojë e shtrenjtimit të produkteve
    Mirëdita dhe gëzuar 8 dhjetorin atyre që janë dhjetoristë dhe atyre të cilët kanë vazhduar atë rrugë dhe atë traditë.
    Së pari desha të ndalem tek një çështje themelore e buxhetit.Ky buxhet është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë e vendit, mbi rritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin.Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Këto të dhëna tregojnë se, në këtë rritje ekonomike, për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance.Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë publikë prodhimi, që predominojnë mbi sektorin privat. Kurse këtu shteti predominon në ekonomi me 2 kontribute kryesore.Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera, duke mbajtur një makineri gjigande të punësuerish dhe rritjen e tyre. Rritjen fiktive siç do ta shohim këtu.Së dyti, shteti kontribuon me taksën neto. Çfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, etj., pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të.Por shikoni çfarë ndodh.Ndodh që çdo rritje çmimi, rrit taksën. Nëqoftëse çmimi i qumështit kalon nga 2 në 4 euro, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet dhe kështu për të gjithë zinxhirin e çmimeve.Pra, një rritje që i detyrohet rritjes së çmimeve. Në një kohë kur jo rritja e çmimeve, por stabiliteti i tyre dhe pse jo në raste të caktuara ulja për shkak të konkurrencës etj., është përfitimi madhor i qytetarëve shqiptarë.Për ta zbërthyer më tutje këtë buxhet.Sot vetëm nga viti 2023 gjer në vitin 2025, me 200 euro merr më pak seç merrje 3 vite më parë me 160 euro. Po, e provuar, e faktuar.Rritja e çmimeve sipas Eurostat-it krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%.Por tani ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së.Unë personalisht e besoj studimin e tij. Është ekspert me reputacion.

  • Buxheti 2026/ Berisha shpërthen: Piramidë mashtrimi! Rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve

    Buxheti 2026/ Berisha shpërthen: Piramidë mashtrimi! Rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se buxheti i miratuar është një piramidë mashtrimi që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua të dhënave të INSTAT, sipas të cilit tregojnë ‘efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit’.
    Sipas Sali Berishës taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve. Po ashtu ai tha se “të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”.
    “Ky buxheti është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit. Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Në këto të dhëna, rritja ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance.
    Këtu shteti predominon në ekonomi, me dy kontribute kryesore. Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera duke mbajtur një makineri gjigande të punësuarish dhe rritjen fiktive. Së dyti shteti kontribuon me taksën neto. Cfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve dhe shërbimeve pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të.
    Ndodh që çdo rritje çmimi rrit taksën. Nëse çmimi i qumështit kalon nga 2 euro në 4, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet. Sot vetëm nga 2023-2025 me 200 euro merr më pak seç merrje tre vite me parë me 160 euro. Kjo është e provuar. Rritja e çmimeve sipas eurostat krahasuar me vendet e tjera është 1% më lart se masatarja e BE. Prodhimi industrial është me minus, është në recension. Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi, por taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve.
    Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vucicit. Të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”, tha Berisha.

  • “Buxheti, hapësira më e madhe për të vjedhur”/ Reagon ashpër Zhupa: Debat absurd, nivelet e skandaleve dhe…

    “Buxheti, hapësira më e madhe për të vjedhur”/ Reagon ashpër Zhupa: Debat absurd, nivelet e skandaleve dhe…

    Në një kohë kur skandalet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes trondisin opinionin publik, në Kuvend zhvillohet një debat që duket absurd: diskutimi për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili prezantohet si më i madhi në histori. Kontradikta qëndron në faktin se ndërsa mazhoranca socialiste e quan këtë buxhet një arritje historike, opozita ngre alarmin se një buxhet më i madh nënkupton thjesht më shumë para për t’u vjedhur, duke e bërë diskutimin tërësisht fiktiv dhe qesharak.
    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, argumenton se propaganda qeveritare për “buxhetin më të lartë ndonjëherë” fsheh dy realitete të hidhura. Së pari, ky buxhet financohet nga rritja e taksave, gjobave dhe detyrimeve mbi qytetarët. Së dyti, rritja e buxhetit shkon paralelisht me rritjen e nivelit të korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve publike.
    “Më i madh buxheti, më e madhe hapësira e tyre për ta vjedhur,” shprehet Zhupa, duke sjellë shembullin flagrant të kostove të ndërtimit të shkollave. Sipas saj, një shkollë e ndërtuar me fonde të Bashkimit Evropian kushton rreth 750 mijë euro, ndërsa e njëjta shkollë, kur faturohet nga qeveria apo bashkitë shqiptare, arrin vlerën 2.3 milionë euro.
    Për Zhupën, kjo tregon se buxheti i lartë nuk është garanci për shërbime më të mira, por një mundësi për afera korruptive me kosto të shumëfishuara. Një tjetër pikë kritike është shpërndarja e fondeve. Ndërsa premtime si ai i vitit 2013 për një buxhet prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin nuk u mbajtën kurrë, shifrat tregojnë një rënie të vazhdueshme.
    Zhupa shprehet se nga 2.9% në vitin 2022, parashikohet që buxheti për arsimin të zbresë në 2.1% deri në vitin 2028. Në të kundërt, pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë vazhdojnë pa ndërprerje. Kjo situatë, sipas opozitës, e kthen debatin mbi buxhetin në një farsë.
    Për Zhupën, çështja thelbësore nuk është sa i madh është buxheti në letër, por sa prej këtyre parave do të shkojnë realisht për shërbime publike si arsimi, shëndetësia dhe ndihma për familjet në nevojë, dhe sa do të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve, oligarkëve dhe klientëve të pushtetit. Në këto kushte, debati real nuk është për alokimin e fondeve, por për ndalimin e “vjedhjes së deklaruar” që po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
    Zhupa:
    Në propagandën e qeverisë kemi, do e keni dëgjuar dhe nga pothuajse të gjithë si një fjalim e kanë ata që e ripërsërisin të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, teksa thonë që kemi buxhetin më të lartë ndonjëherë të të gjitha kohëve. Dhe kjo thënie në fakt përmban dy elemente në vetvete. Një, përmban elementin i më shumë taksave, më shumë tatimeve, më shumë gjobave, më shumë detyrimeve të marra nga qytetarët, sepse buxheti nuk është ndonjë shpikje. Janë paratë që vijnë nga qytetarët. Dhe së dyti, ky buxheti më i madh shkon në linjë paralele me nivelin e korrupsionit, me nivelin e vjedhjeve.
    Do të thotë më i madh buxheti, më e madhe hapësira e këtyre për ta vjedhur, për ta bërë pjesë të aferave, për të bërë ato që janë, që nga shkollat që ndërtohen me shtatëfishin e buxheteve që ndërton Bashkimi Evropian. Pra kur një shkollë e ndërton Bashkimi Evropian në Shqipëri, që ka ndërtuar edhe ato që u shëmbën nga tërmeti, e ka ndërtuar deri në 750.000 euro, kur një shkollë faturohet për ta ndërtuar qeveria shqiptare apo bashkitë, shkon në 2.3 milionë euro.
    Dhe ti thua që kam një buxhet të lartë, por në fakt është një buxhet i vjedhur. Sepse po ta shikosh tek zërat që shkojnë për fëmijët, zërat që shkojnë për familjet në nevojë, zërat që shkojnë për arsimin, zërat që shkojnë për personat me aftësi të kufizuar, zërat që shkojnë për shëndetësinë, por kur them për shëndetësinë, jo për koncesionarin e e shëndetësisë, jo për koncesionarin e… po për ilaçe, por për aparatura, por për rimbursim të medikamenteve, kur e shikon atë, ti e shikon se sa pak fonde vihen në dispozicion të gjërave reale, konkrete, që njerëzit mund të marrin një shërbim më cilësor dhe mund të zgjedhin në fund të ditës arsimin publik, shëndetësinë publike apo edhe të qëndrojnë në Shqipëri.
    Unë kam krahasuar në fakt, e kisha diskutim dhe dje në në Kuvend, nivelin e buxhetit të arsimit. Pra, qeveria Rama, kur ka ardhur në 2013-ën, ka dhe një broshurë që e ka printuar atëherë, program, se ishte e vetmja herë që kishte program, se herët e tjera pastaj nuk ka pasur më program, ka thënë 5% e prodhimit të brendshëm bruto do jetë për arsimin. Jo që nuk e ka arritur kurrë, por nga 2022-shi dhe duke parë parasysh edhe këtë buxhet, por edhe buxhetin afatmesëm, parashikimet që kanë bërë deri në 2027, 2028-ën, vjen nga 2.9 që ka qenë në 2022-shin, në 2.7 që pritet tani për 2026-ën dhe për 2028-ën 2.1% e buxhetit.
    Pra vjen me ulje buxheti i arsimit. Ndërkohë që vijnë me rritje pagesat për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Si mund të paguajë ky shtet, të vazhdojë të paguajë për një shërbim që nuk e merr, për objekte që nuk ekzistojnë? Pra, si mund të vazhdojë të vidhet, se kjo është vjedhje e pastër, e deklaruar, e njohur botërisht. Pra, në këtë aspekt, nuk është lajmi a është buxheti i madh, por sa do vidhet ky buxhet? Sa do të shkojë te qytetarët dhe sa do të shkojë tek xhepat e qeveritarëve, tek oligarkët, tek klientët e pushtetit, tek ata që përdoren për pastrimin e parave të politikanëve.
    Dhe kjo është drama e madhe që ka vendi ynë, që ka Shqipëria.

  • VIDEO/ Zhupa: Buxheti më i madh? Do të thotë vetëm më shumë para për t’u vjedhur nga qeveria

    VIDEO/ Zhupa: Buxheti më i madh? Do të thotë vetëm më shumë para për t’u vjedhur nga qeveria

  • Në dhjetor rishikohet për herë të 4-ët buxheti i shtetit 2025, qeveria vendos nëse do të japë shpërblim për familjet …

    Në dhjetor rishikohet për herë të 4-ët buxheti i shtetit 2025, qeveria vendos nëse do të japë shpërblim për familjet …

    Dy muaj pasi ndryshuan pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet, buxheti i shtetit për këtë vit do të rishikohet përsëri. Mësohet se brenda muajit dhjetor buxheti do të ndryshojë përsëri përmes një Akti Normativ, që do të jetë i katërti për këtë vit. Me këtë akt, qeveria pritet të vendosë nëse do të marrin shpërblim edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social. Ministri i Financave, Petrit Malaj është shprehur në komisionet parlamentare në tetor se për këto kategori nuk ka ende vendim, dhe se do të varej nga ecuria ekonomike dhe nëse do të bëhej kërkesë nga ministria e linjës që në rastin konkret është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu përmes këtij akti normativ, që hyn menjëherë në fuqi, do të ketë edhe rialokime fondesh, në varësi të projekteve.
    Ato që kanë performancë më të mirë mund të marrin më shumë para, dhe të zbriten tek ato projekte që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Institucioneve shtetërore u kanë mbetur 2.5 miliardë euro për tu shpenzuar vetëm në dy muajt që mbeten, nëntori dhe dhjetori. Shifrat e fundit të Ministrisë së Financave tregonin se deri në tetor, nuk ishte realizuar plani i shpenzimeve, për shkak të ecurisë së dobët të investimeve. Në total deri në fund të tetorit ishin harxhuar 5.7 miliardë euro nga 8.3 miliardë euro që është plani për gjithë vitin. Ndërkohë më 26 nëntor, qeveria miratoi vendimin për të nisur në dhjetor dhënia e shpërblimit të fundvitit për të gjithë qytetarët që marrin një pension mujor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të cilit do të mund ta tërheqin edhe bonusin paralelisht me pagesën mujore.
    Edhe për këtë vit u vendos që 541 mijë pensionistë që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension të marrin 10 mijë lekë shpërblim. Kostoja është vlerësuar 10.4 miliardë lekë dhe mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026, pas këtij afati bonusi parashkruhet thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.