Tag: bullgar

  • Presidenti bullgar mbështeti protestat kundër korrupsionit: Dorëheqja e qeverisë është e pashmangshme

    Presidenti bullgar mbështeti protestat kundër korrupsionit: Dorëheqja e qeverisë është e pashmangshme

    Presidenti bullgar Rumen Radev tha të martën se dorëheqja e qeverisë ishte e pashmangshme dhe se zgjedhjet e parakohshme ishin e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, pas protestave masive kundër politikave buxhetore të kabinetit dhe akuzave të përhapura për korrupsion.

    Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar bullgar, Radev tha se koalicioni qeverisës ka humbur legjitimitetin e tij dhe nuk ka arritur të përmbushë pritjet e publikut.

    “Bullgaria ka nevojë për ndryshime të vërteta që do të çojnë në rivendosjen e shtetësisë dhe kjo është diçka që koalicioni aktual nuk mund ta arrijë”, tha Radev, raportoi BTA.

    Ai u bëri thirrje bullgarëve të shfrytëzojnë atë që e quajti një mundësi historike për rindërtim, duke bërë thirrje për unitet, vullnet dhe mençuri ndërsa vendi përballet me tensione në rritje sociale dhe politike.

    Radev theksoi se demonstratat e së hënës i tejkalojnë brezat.

    “Në shesh kishte njerëz të të gjitha brezave”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet se trazirat pasqyronin pakënaqësi të ngushtë me projektbuxhetin e qeverisë.

    Në vend të kësaj, ai tha se protestat ishin të drejtuara kundër kapjes së shtetit, korrupsionit, mungesës së ligjit dhe refuzimit të klasës politike për t’i dëgjuar ato, kundër menaxhimit të parave, fushatave të shpifjes dhe frikës. Ai kritikoi ashpër atë që e përshkroi si një koalicion pa parime që e ndau shoqërinë midis atyre që janë në pushtet dhe votuesve të mashtruar dhe të hidhëruar.

    Duke iu drejtuar, siç tha ai, oligarkëve, Radev tha se ata e nënvlerësuan vendosmërinë si të brezave të vjetër që përjetuan tranzicionin politik të Bullgarisë, ashtu edhe të mijëra të rinjve që kujdesen thellësisht për Bullgarinë.

    Radev iu drejtua protestuesve dhe qytetarëve që qëndruan në shtëpi, por që ndajnë ankesa të ngjashme.

    “Po ju drejtohem me bindjen se nuk do ta humbasim këtë mundësi për të ndryshuar Bullgarinë”, tha ai.

    Ai paralajmëroi se uniteti do të jetë çelësi për të parandaluar provokimet dhe përpjekjet për të përvetësuar lëvizjen e protestës.

    “E dimë nga përvoja pse u mblodhëm. Gjithashtu e dimë nga e kaluara se çdo përpjekje për të privatizuar protestat ia heq shpresat shumicës”, tha ai.

    Duke përfunduar fjalën e tij, Radev theksoi se vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe të vërteta për të rivendosur besimin në institucione dhe sundimin e ligjit, një proces që, tha ai, qeveria aktuale nuk mund ta zbatojë.

  • 1 Nëntori – Dita e Rilindasve ose Iluministëve Bullgarë

    1 Nëntori – Dita e Rilindasve ose Iluministëve Bullgarë

    Nga Selim Hoxhaj, Konsulli Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri 
    Më 1 Nëntor, Bullgaria kremton Ditën e Rilindasve të shquar të vendit. Kjo ditë i kushtohet veprimtarëve të mëdhenj të Rilindjes bullgare, luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët ruajtën gjatë shekujve vlerat shpirtërore dhe morale të kombit. Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe i ndihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet.
    Për herë të parë kjo festë është kremtuar ne qytetin jugor bullgar, Pllovdiv, në mënyrë jo zyrtare, në vitin 1909, kurse në vitin 1922 ministri i atëhershëm i arsimit popullor, Stojan Omarcevski bëri propozim në Këshillin e Ministrave për caktimin e 1 nëntorit si Ditë e Rilindasve të Shquar të popullit. Prej 1 nëntorit të vitit 1923, me dekret të mbretit Boris i lll kjo ditë është përfshirë në kalendarin mbarëkombëtar të festave. Në periudhën e regjimit komunist nuk festohej, por tradita u rivendos pas ndryshimeve demokratike me propozimin e Shoqatës së Përgjithshme popullore “Mati Bollgaria”. Festimi zyrtar u rinovua me ligj, që u miratua nga Legjislatura e 36-të e Parlamentit bullgar më 28 tetor 1992.
    Data 1 nëntori nuk është zgjedhur rastësisht si Ditë e Rilindjes apo iluministëve të popullit. Në këtë datë, sipas kalendarit të vjetër, nderohej kujtimi i mbrojtësit të popullit bullgar- shenjtorit Joan Rilski. Zakonisht këtë ditë përmendim emrat e personaliteteve të shquar qysh nga Mesjeta, siç janë për shembull i biri i khanit Omurtag-Bojan Enravota-martiri i parë bullgar për kauzën e krishterimit, sunduesi princi Boris I-rë, i cili e pagëzoi popullin bullgar në fenë të krishtere, ose udhëheqësi shpirtëror i bullgarëve Patriku Evtimij i Tërnovos.
    Nga veprimtaret e Rilindjes ndër të parët përmendet murgu nga Mali i Shenjte, Antoni Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historinë sllavo-bullgare” në vitin 1762. Ky libër pati një rol jashtëzakonisht të madh për rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare bullgare në vitet e sundimit Osman.
    Midis tyre janë shenjtori Ivan Rillski, letraret nga mesjeta, klerikët katolikë Pjeter Bogdan dhe Peter Peçeviç, peshkopi Vracanski dhe mësuesit Rajno Popovic, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Cintulov, folkloristët e shquar, vëllezërit Miladinov, etj.
    Ndër personalitetet e tjerë të mëdhenj janë ikonografi i shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron–autori i abetares së parë bullgare; shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtarë dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjes qytetare.
    Ndër veprimtaret e shquar të Rilindjes Bullgare janë dhe luftëtarët për liri, mijëra luftëtarë të njohur dhe të panjohur, aktivistë dhe vojvodë të lëvizjes së organizuar revolucionarë, siç janë: Haxhi Dimitër dhe Stefan Karanxha, udhëheqësit e lëvizjes nacional-çlirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirisë Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shumë të tjerë.
    Iluministët më të mëdhenj shpirtërorë të popullit bullgar janë dhe shkrimtarët e poetët bullgare Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penco Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapcarov, Dimiter Talev, etj. Janë gjithashtu dhe mijëra murgj, mësues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe prparimit të popullit.
    Në këtë mënyrë 1 Nëntori është kthyer në një nga ditët më të festuara të shpirtit dhe vetëdijes bullgare, është bërë simbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me lëvizjet e fuqishme për pavarësinë dhe arsimimin bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto lëvizje kontribuuan për luftërat e popullit bullgar për pavarësi politike.
    Të gjithë kleriket, mësuesit, veprimtaret shoqërore dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkatdhetarëve të vet. Tani, pas më shumë se 147 vjet nga çlirimi prej zgjedhës otomane më 1878, dhe  117 vjet nga fitimi i Pavarësisë në vitin 1908, si inteligjenca ashtu dhe i gjithë populli e kuptojnë trimërinë dhe burrërinë e të gjithëve, të cilët e lartësojnë shpirtin e bullgarëve.
    Më 1 Nëntor  çdo bullgar, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet–në atdhe ose diku nëpër botë, bën bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministët dhanë shembullin e vet, kurse brezat e sotëm kanë detyrën të ruajnë atë që është arritur dhe ta çojnë më tej, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve.
    Kur përkujtojmë veprimtaret e shquar të Rilindjes Kombëtare Bullgare mendja na shkon edhe tek veprimtaret e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, te ideologët dhe veprimtarët e shquar si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktivistët e Komitetit të Stambollit dhe të Lidhjes së Prizrenit, si vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtarët e shoqatave kulturoro-arsimore të kolonisë shqiptare në Bullgari (“Dëshira“ në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotët dhe demokratët e shquar nga fillimi i shekullit të 20-të, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Guraguqi, Hasan Prishtina etj.
    Shoqata “Dëshira” me qendër në Sofje u kthye në vatër të atdhedashurisë si motrat e saj në Stamboll dhe Bukuresht duke bashkëpunuar me Rilindasit e shquar Naim dhe Sami Frashëri, etj. Pjesë e aktivitetit të shoqatës “Dëshira” ishte hapja e shtypshkronjës “Mbrojtësia” e cila me botimet e saj luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen patriotike Kombëtare, pararendëse për Pavarësinë e Shqipërisë. Për herë të parë në Sofje u botua në vitin 1901, në këtë shtypshkronjë gazeta “Drita” nga Shahim Kolonja. Këtu janë botuar gazeta dhe revista si   “Shqypja e Shqypnisë” nga Josif Bageri, “Shqipëria e lirë” nga Kristo Luarasi, revistat “Vetëtima” nga Thoma Avrami dhe “Shqipëria” nga Nikola Ljako. Apo gazeta “Liri i Shqipërisë” e cila luajti rol për rritjen e ndërgjegjjes kombëtare shqiptare.
     

  • Eurodeputeti bullgar: Mirëseardhja e Shqipërisë në BE mund të ndodhë shumë shpejt

    Eurodeputeti bullgar: Mirëseardhja e Shqipërisë në BE mund të ndodhë shumë shpejt

    Eurodeputeti bullgar Andrei Kova-çeviç, që drejton dhe komisionin parlamentar në BE për antarësimin e Ballkanit Perëndimor, u shpreh me nota opitmiste për integrimin e vendit në BE-së, në një kohë më të afërt.
    “Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të integrimit dhe të procesit të negociatave me Bashkimin Europian. Shpresa jonë është që në vitet e ardhshme të mund t’u themi mirëseardhjen si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që ndër to të jetë edhe Shqipëria.”
    Kovacevic foli dhe për përparim në tërësi të vendeve të rajnit, ndërsa shtoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë. Kufijt sipas tij duhet të jenë simbolikë.
    “Ballkani duhet ta kapërcejë atë që ndoshta në të kaluarën na ka ndarë dhe sot të investojmë vetëm në marrëdhënie të mira fqinjësore, në lidhje infrastrukturore, ekonomike, tregtare e financiare, në lidhjet mes njerëzve. Të ketë më shumë vizita ndërmjet vendeve të ndryshme të Ballkanit, të rinjtë të kenë mundësinë të arsimohen aty ku dëshirojnë, ndërsa kufijtë të jenë simbolikë, ashtu siç ndodh në vendet e tjera, përfshirë edhe vetë Bullgarinë, e cila tashmë është pjesë e kësaj pjese të zonës Shengen.”
    Kur flitet për të ardhmen e rajonit, ai u shpreh dhe rreth konfiktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin.
    “Në Maqedoninë e Veriut ndiqen edhe mediat shqiptare. I bëj apel mikut tim, Hristijan Mickoski, që pas fitores elektorale dhe pas përfundimit të raundit të dytë për partinë e tij, të lërë pas disa nga parullat e vjetra dhe sa më shpejt të nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ne do t’i mbështesim dhe dëshirojmë anëtarësimin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe të Shqipërisë, por çdo vend vlerësohet veçmas, në bazë të përparimit të tij.”
    Këto deklarata eurodeputeti bullgar i shprehu nga Pusteci, ku ishte me me një ekip mjekësh nga Bullgaria.

  • Bullgaria i rikujton Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e 2022 si kusht për pranimin në BE

    Bullgaria i rikujton Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e 2022 si kusht për pranimin në BE

    Bullgaria ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë plotësisht angazhimet e pranimit në Bashkimin Evropian, të dakorduara në Konsensusin Evropian të vitit 2022.
    Gjatë një deklarate të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov, theksoi se nuk ka vend për rishikim të kushteve dhe se respektimi i marrëveshjeve është kusht i domosdoshëm për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
    Zhelyazkov kujtoi bashkëpunimin e mëparshëm me udhëheqësit maqedonas Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.
    Ai theksoi se kompromisi i arritur gjatë Presidencës Franceze të BE-së është miratuar nga Këshilli dhe Parlamenti bullgar dhe nuk ka pasur ndryshime në parime apo qasje që do të justifikonin pretendimet nga Shkupi për një të ashtuquajtur diktat bullgar.
    Kryeministri bëri të qartë se Bullgaria, përmes një vendimi të Asamblesë Kombëtare në fillim të vitit, nuk kërkon angazhime shtesë nga vendet fqinje.
    Ai e cilësoi si të pajustifikuar dhe të panevojshme çdo ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër protokollit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, duke theksuar se protokolli parashikon shqyrtime vjetore të zbatimit dhe është në përputhje të plotë me Konsensusin Evropian.
    Zhelyazkov nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, përfshirë njohjen kushtetuese, si një parakusht për marrëdhënie të plota fqinjësore.
    Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Bullgarisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar si një faktor kyç për sigurinë dhe prosperitetin rajonal.
    Lidhur me vendimmarrjen në BE, Kryeministri bullgar argumentoi se konsensusi është thelbësor për ruajtjen e besimit dhe efektivitetit, duke paralajmëruar kundër përdorimit të vendimeve me shumicë të kualifikuar për çështje të zgjerimit dhe politikës së jashtme.
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, mbështeti qëndrimin e Bullgarisë, duke deklaruar se kushtet e pranimit të vitit 2022 duhet të përmbushen nga Maqedonia e Veriut për të avancuar në negociatat me BE-në.
    Ai theksoi se progresi varet nga respektimi i angazhimeve të dakorduara në Konsensusin Evropian.

  • Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

    Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

    Është arrestuar shoferi bullgar i kamionit që të hënën shkaktoi një aksident tragjik në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, Greqi  ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë.

    Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, 56-vjeçari u paraqit sot para gjykatësit hetues. Dëshmia e tij nuk bindë gjykatësin dhe prokurorin, të cilët vendosën që ai të mbahet në paraburgim.

    Shoferi akuzohet për vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekjen e disa personave, dëmtime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
    Autoritetet presin rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit.

  • Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tragjikisht tre shqiptarët në Greqi, lihet në burg shoferi bullgar

    Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tragjikisht tre shqiptarët në Greqi, lihet në burg shoferi bullgar

    Drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën tre shqiptarë pak ditë më parë në pikën e pagesës Iasmos në Greqi, ëhstë arrestuar nga policia.

    Sipas mediave greke 56-vjeçari bullgar është lënë në paraburgim, pasi ka dhënë dëshminë e tij.
    Mediat raportojnë se aps daljes nga spitali 56-vjeçari bullgar i cili edhe vete mbeti i plagosur në aksident, është paraqittur sot para autoriteteve ku pasi ka dhënë dëshminë, është lënë në paraburgim.

    Kujtojmë që drejtuesi i kamionit akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
    Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, kur kamioni u përplas me dy automjete që ndodheshin të ndaluara në radhë. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke lënë të vdekur në vend tre persona, një çift 59 dhe 57 vjeç dhe një tjetër viktimë 61-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.
    Rezultatet e analizave toksikologjike pritet të publikohen në ditët në vijim për të zbuluar nëse drejtuesi i kamionit kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, është caktuar edhe një ekspert teknik për të përcaktuar saktësisht shpejtësinë me të cilën lëvizte mjeti në momentin e përplasjes.
    Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga autopsia e kryer mbi trupat e viktimave.
    Sipas mjekut ligjor Nikolaos Kifnidis, tre viktimat ishin ende gjallë kur shpërtheu zjarri në automjet, por kishin humbur ndjenjat për shkak të plagëve të rënda nga përplasja.
    Trupat e tyre paraqitën dëmtime të rënda në kokë, kraharor dhe bark, me fraktura në brinjë dhe dëmtime të organeve të brendshme. Ndër të tjera, edhe drejtuesi i automjetit rezultoi me një frakturë në bazën e kafkës.
    Shkaku i vdekjes nuk ishte përplasja, por djegia nga flakët, ndërkohë që besohet se viktimat ishin pa ndjenja në momentin e shpërthimit të zjarrit.

  • Arrestohet shoferi bullgar pas aksidentit tragjik në Greqi ku mbetën të vdekur tre shqiptarë

    Arrestohet shoferi bullgar pas aksidentit tragjik në Greqi ku mbetën të vdekur tre shqiptarë

    Është vendosur paraburgimi për shoferin bullgar 56-vjeçar të kamionit, pas dëshmisë së tij para gjykatësit hetues. Ai u arrestua për aksidentin tronditës rrugor që ndodhi të hënën në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, aksident i cili i mori jetën tre personave.

    Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, i akuzuari u paraqit sot para autoriteteve gjyqësore. Dëshmia e tij nuk i bindi gjykatësin dhe prokurorin, të cilët vendosën që ai të mbahet në paraburgim.

    Kujtojmë se 56-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekjen e disa personave, dëmtime trupore, dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

    Aksidenti ndodhi rreth 600 metra përpara pikës së pagesës, kur kamioni përplasi dy automjete të ndaluara që prisnin në radhë. Për shkak të përplasjes së fortë, automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre personave një çifti të moshës 59 dhe 57 vjeç, dhe një burri 61 vjeç.

    Pritet që në ditët në vijim të dalin rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, është caktuar edhe një ekspert për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën udhëtonte kamioni në momentin e përplasjes.

  • Aksidenti tragjik në Greqi/ Humbën jetën 3 shqiptarë, merret në hetim shoferi bullgar, ja për çfarë akuzohet

    Aksidenti tragjik në Greqi/ Humbën jetën 3 shqiptarë, merret në hetim shoferi bullgar, ja për çfarë akuzohet

    Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Rodopit ngriti akuza për vrasje të paqëllimshme, dëmtim të rrezikshëm nga neglizhenca dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit kundër shoferit bullgar të përfshirë në aksidentin fatal rrugor mesditën e të hënës, në autostradën Egnatia , pak para pikës së pagesës së Iasmos.
    Prokurori shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Komotinit, ku shoferi i kamionit po trajtohet nën kujdesje në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.
    Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sapo t’ia lejojë shëndeti, do të dalë para hetuesit për të dëshmuar në lidhje me rrethanat e aksidentit fatal.
    Aksidenti tronditës rrugor ndodhi të hënën në mesditë, kur, në rrethana të panjohura deri më tani, një makinë pasagjerësh që po ecte 600 metra larg sporteleve të pagesës në Iasmos u ndal ose po lëvizte me shpejtësi të ulët në autostradën Egnatia.
    Kamioni, i cili po vinte nga pas, u përplas me forcë, duke bërë që automjeti të merrte flakë. Përplasja dhe zjarri që shpërtheu menjëherë lanë tre viktima të djegur shqiptarë, ndërsa një grua 49-vjeçare u plagos rëndë.
    Makina që digjej përfshiu më pas një automjet të dytë, me të cilin udhëtonin të afërm të viktimave, por ata arritën ta braktisnin atë në kohë.
    Të gjithë personat që ndodheshin në automjetin e dytë u liruan nga spitali, ndërsa i mbijetuari i vetëm i automjetit të parë, i cili u dogj plotësisht, po trajtohet jashtë rrezikut në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës.

  • Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

    Jahja Drancolli

    Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja. Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:

    1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

    Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!

    Ilustrimi për postim është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi!

  • Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane e asaj kohe!

    Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane e asaj kohe!

    Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe!

    Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014).

    Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Evropës së asaj kohe, shkruan historiani Jahja Drançolli.

    Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë evropian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja.

    Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:  1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

    Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!