Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.
Tag: brumin
-

E rëndë në Greqi, 49-vjeçarja humb jetën pasi flokët iu ngatërruan me makinerinë që përgatiste brumin për bukë
-

Si të Përgatisni Bukë të Shijshme Fshati vetë në Shtëpi
Dashamirësit e puergatitjes së bukës në shtëpi janë gjithnjë në kërkim të recetave të reja dhe përditësimit të atyre aktuale për të sjellë në tryezë gatime sa më të mira e të shëndetshme.
Buka e bërë vetë e mbush shtëpinë me aromë shumë të këndshme dhe bashkon të gjithë familjen.
Në këtë recetë të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni bukën e fshatit në shtëpi në mënyrë të shëndetshme.
Përbërësit1 pako maja e thatë
1 lugë çaji me sheqer
3 filxhanë (çaji) me miell të bardhë
1 gotë me ujë
1 lugë e gjysmë çaji me kripë
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri
Miell të bardhë shtesë për punimin e brumit.Përgatitja
Merrni një tas të një madhësie mesatare dhe hidhni në të majanë, sheqerin, treçerek filxhan çaji me miell dhe ujin.
Përziejini mirë së bashku duke përdorur një lugë druri.
Në këtë pikë, brumi do të bëhet i hollë.
Lejeni brumin në tas në një vend të ngrohtë dhe mos e mbuloni.
Prisni deri sa brumi të jetë disi i shkumëzuar.
Nëse dëshironi që buka të ketë shijen e brumit të ardhur, atëherë lëreni atë mënjanë për deri në 2 orë.
Më pas përzieni pjesën e mbetur të miellit me kripën me një lugë druri dhe shtoni pjesën e brumit me maja.
Kur brumi të lidhet fort, atëherë në banakun e pastër hidhni miell dhe punojeni brumin me dorë për rreth pesë minuta.
Herë pas here shtoni sasi të vogla mielli deri sa brumi të jetë i butë por jo i ngjitshëm.
Merrni një tepsi dhe lyejeni lehtë me vaj.
Vendoseni brumin e bukës në qendër të tepsisë dhe sipërfaqen e sipërme të saj lyejeni me vaj.
Tepsinë mbulojeni me një qese plastike dhe sipër saj vendosni një peshqir të pastër.
Lëreni brumin të vijë për të paktën dy orë , në varësi të temperaturës së ambientit.
Kthejeni brumin sërish në banakun e lyer me miell dhe punojeni me duar për 2 minuta.
Në këtë pikë, brumi duhet të jetë shumë elastik.
Jepini brumin formën rrethore ose atë që preferoni, lyejeni sipërfaqen me vaj ulliri dhe vendoseni mbi një letër pjekjeje.
Lëreni mënjanë përreth 1 orë deri sa masa e brumit të dyfishohet.
Kur buka të jetë gati për pjekje, ndizeni furrën në 200 °C.
Lyejeni sipërfaqen e saj me pak ujë dhe futeni në furrë për ta pjekur për rreth 30 minuta.
Hiqeni nga furra dhe spërkateni me pak ujë dhe më pas futeni sërish në furrë për t’u pjekur për 15 minuta të tjera.
Hiqeni përfundimisht nga furra dhe lëreni të ftohet për 5 minuta përpara se ta prisni në feta./AgroWeb.org -

Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet
Recetat e ëmbëlsirave janë gjithmonë të preferuarat në çdo shtëpi.
Ndryshe nga biskotat e zakonshme, këto ëmbëlsira janë krokante dhe në të njëjtën kohë plot me sherbet.
Për t’i përgatitur në shumë pak kohë mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme dhe të mrekulloheni me ëmbëlsinë e tyre delikate.
PËRBËRËSIT1 vezë
500 gr miell
1 gotë me kos
20 g vanilje
100 gr gjalpë
1 lugë kafeje pluhur pjekës
Sherbeti:
800 gr sheqer
600 ml ujë
pak limon dhe kanellëPËRGATITJA
Në një tas hidhni vezën dhe sheqerin dhe rriheni derisa të formohet një masë me ngjyrë të verdhë të lehtë.
Më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë sheqerin që të tretet plotësisht.
Pasi të keni shkrirë gjalpin dhe ta keni lënë të ftohet shtoheni tek tasi bashkë me vaniljen.
Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të sitni miellin dhe pluhurin pjekës dhe punoni brumin.
Brumi duhet të jetë elastik por jo që të ngjitet në anët e tasit apo në duar.
Lëreni brumin të pushojë pak dhe më pas hapeni në një petë të trashë dhe rrumbullake.
Për të formuar biskotat mjafton që të përdorni një gotë dhe të prisni brumin.
Biskotat shtrojini në një tavë të lyer me pak gjalpë apo ku keni vendosur një letër pjekjeje.
Piqini biskotat në furrë të ngrohur me 170 gradë për 15-20 minuta derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Ndërkohë përgatisni sherbetin dukë përzierë sheqerin dhe ujin në një tenxhere. Sapo të ziejë hidhni pak lëng limoni dhe një shkop kanelle.
Kur biskotat të jenë gati, hidhini sipër sherbetin e vakët. Pasi biskotat të jenë zbutur mund t’i shërbeni për një shije perfekte./AgroWeb.org -

Si të Përgatisni në Shtëpi Dredhanik me Djathë
Dredhaniku i shtëpisë, i sapo dalë nga furra që mbush gjithë shtëpinë me aromën e tij është përherë ndër më të preferuarit.
Të kombinuar në shije të ndryshme, me djathë, vezë e kos, spinaq e hithra apo presh e qepë me domate, byrekët shqiptarë janë sigurisht receta më tradicionale dhe krenaria e çdo amvise shqiptare.Përgatitja e byrekëve të shtëpisë është një mjeshtëri më vete. Nënat shqiptare mburren përherë për hollimin e petëve, delikatesën në përgatitjen e mbushjes së byrekëve apo edhe pjekjen perfekte të tyre.
AgroWeb.org sjell një recetë tipike, të dashur për të gjithë, recetën e dredhanikut me djathë.
I lehtë për t’u përgatitur ndonëse kërkon pak durim, e sigurisht shumë dashuri, dredhaniku i shtëpisë është një nga mënyrat më të mira për të kaluar një drekë apo darkë të këndshme me familjen a miqtë.
Përbërësit500 gr miell
4 vezë
250 gr djath dhie
1 lugë gjellë miell (për mbushjen e dredhanikut)
100 ml kos
2 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
Vaj, kripëPërgatitja e Mbushjes
Në një tas rrahim vezët me kripë, shtojmë përbërësit e tjerë me radhë, djathin, kosin dhe një lugë gjelle me miell. Duke qenë se edhe djathi ka kripë, masës i shtojmë pak kripë duke provuar shijen, në mënyrë që parandalojmë kriposjen e tepërt.
Kur Petat i Hollojmë Vet
Si fillim përgatisim brumin. Brumin e zëmë me pak kripë dhe ujë të ngrohtë derisa të formohet. Sekreti i përgatitjes së brumit të mirë qëndron tek përpunimi me duar.
Pasi kemi përfunduar brumin e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë përreth 30 minuta.
Më pas, brumin e presim në kuleçë të vegjël. Përdorim pak niseshte për hapjen e tyre. Secilin prej kuleçëve të vegjël e hapim në një formë rrethi 10 cm.
Kuleçët e hapur në formë rrethi i bashkojmë tre e nga tre duke u hedhur disa pika vaji mes tyre.
Secilën nga treshet e bashkuara më pas, e hapim në një petë të madhe. Në secilën prej petave të krijuara hedhim nga dy tre lugë me masën e përgatitur me djathë, vezë e kos.
Petën e mbledhim në formë roleje dhe e vendosim në formë spirale në tepsinë, të cilën e kemi lyer me pak vaj.
Të njëjtët hapa ndjekim edhe për petat e tjera. Në fund shtrojmë gjithë roletë në tepsi. Më pas lyejmë sipërfaqen e dredhanikut me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë me 200 gradë. Pjekja zgjat 30 minuta.
Kur Petat i Kemi të Gatshme
Kur petat i kemi të gatshme procesi është më pak i mundimshëm. Edhe në përgatitjen e roleve me djathë në këtë rast ndjekim të njëjtin proces si në rastin e petave të bëra vet.
Për të shmangur tharjen e petave, në një tas të vogël hedhim pak qumësht dhe pak vaj ulliri. Përmes një furçe kuzhine spërkasim të gjitha roletë e mbushura me djathë që kemi vendosur në tepsi.
Këtë proces e kryejmë edhe në fund të pjekjes së dredhanikut, sapo të kemi fikur furrën e sobës./AgroWeb.org