Tag: botërorin

  • Kupa e Botës 2026, dyfishohen çmimet e biletave

    Kupa e Botës 2026, dyfishohen çmimet e biletave

    Kush do të shkojë të njekë nga afër skuadrën e zemrës në Kupën e Botës 2026-të që do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada duhet të dijë se çmimet janë më të shtrenjta se në botërorin e shkuar.
    Raportohet se në krahasim tregohet se për Botërorin e fundit në Katar janë paguar nga 500 euro, kështu që bëhet fjalë për dyfishin.
    Ndërkohë që duhet thënë se FIFA mban edhe një kuotë biletash me çmim fiks, për grupimet e organizuara të kombëtareve. Kështu që edhe atmosfera e tyre nuk do mungojë.

  • Çmimet në stratosferë/ Biletat e para për Botërorin 2026 vendosin rekord të ri

    Çmimet në stratosferë/ Biletat e para për Botërorin 2026 vendosin rekord të ri

    Çmime të jashtëzakonshme janë raportuar për biletat e Botërorit 2026. “The Sun” i ka kushtuar një artikull ku tregon se biletat janë tashmë në shitje dhe me çmime të kripura.
    Për të ndjekur një ndeshje në SHBA, Kanada dhe Meksikë, çmimi tejkalon 1000 euro. Në krahasim tregohet se për Botërorin e fundit në Katar janë paguar nga 500 euro, kështu që bëhet fjalë për dyfishin.
    Ndërkohë që duhet thënë se FIFA mban edhe një kuotë biletash me çmim fiks, për grupimet e organizuara të kombëtareve. Kështu që edhe atmosfera e tyre nuk do mungojë.

  • Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026

    Ter Stegen në dilemë të madhe, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur në Botërorin 2026

    Marc ter Stegen (33 vjeç) është në fazën përfundimtare të rikuperimit, pas operacionit të shpinës dhe, sipas “Mundo Deportivo”, pritet të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e kampionatit, të shtunën ndaj Osasuna. Megjithatë, kapiteni i Barcelonës do të ketë vështirësi për të luajtur minuta, pasi Hansi Flick ka vendosur se portieri titullar është Joan Garcia, duke lënë të paqartë të ardhmen e gjermanit në klub.
    Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse Ter Stegen dëshiron të ketë një vend për Botërorin 2026. Sipas “SportBild”, nuk përjashtohet transferimi dimëror i Ter Stegen si një mundësi për të marrë minuta dhe ritëm, për të arritur në Botëror në kushte optimale. Përmendet se disa klube turke janë të interesuara, por ende nuk ka oferta konkrete.
    Gjendja personale e Ter Stegen, duke pasur kujdestarinë e dy fëmijëve pas ndarjes, por jetuar afër ish-gruas për të lehtësuar bashkëjetesën, do të ndikojë në vendimin e tij. Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, tha se Ter Stegen mund të jetë portieri i tretë deri në fund të sezonit, por prioritet mbetet rikuperimi i tij, ndërsa vendimi për të ardhmen do të merret më pas.

  • “Mund të fitojmë Botërorin”, Messi: Nuk do jetë e lehtë, të gjithë duan të na mposhtin

    “Mund të fitojmë Botërorin”, Messi: Nuk do jetë e lehtë, të gjithë duan të na mposhtin

    Leo Messi dhe Argjentina e tij mbeten mes ekipeve favorite për të triumfuar në Botëror, por “pleshti” është i vetëdijshëm se të fitosh Botërorin nuk është e lehtë, duhet të kesh edhe shumë fat pasi në një turne të tillë, ku rivaliteti është shumë i fortë, diferencën në fund e bëjnë vetëm detajet:
    “Besoj se kemi një skuadër shumë të fortë dhe do të përpiqemi ta fitojmë sërish Botërorin. Por në këtë kompeticion, momentet më të vogla mund të të eliminojnë. Edhe pse fituam me penallti në finalen e vitit 2022, ndaj Holandës dhe Francës ishim skuadra më e mirë, megjithatë ndeshjet përfunduan te penalltitë. Emiliano Martinez ishte vendimtar, por një seri penalltish mund të të penalizojë në çdo moment. Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh një Botëror. Sidoqoftë, jam i bindur për vendosmërinë e skuadrës sonë. Tani luajmë pa peshën e asaj që na mungonte prej vitesh, por kjo nuk do të thotë se fitorja vjen lehtë. Të gjithë duan të mposhtin kampionët e botës”, përfundoi ylli i Argjentinës.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar

    Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar

    Marco Materazzi, një nga legjendat e futbollit, i intervistuar nga FIFA pak orë para shortit të grupeve të Botërorit 2026 (11 qershor – 19 korrik, SHBA, Meksikë dhe Kanada, me 48 skuadra), tha: “Ne italianët mungojmë që dy edicione, kësaj radhe kemi nevojë të jemi në Botëror. Italia e ka fituar katër herë këtë kompeticion dhe një kombëtare kaq e fortë meriton të luajë fazën përfundimtare”.
    “E meritojmë, – vazhdoi Materazzi, – por duhet të rritemi nga çdo pikëpamje dhe të mos mbetemi pas. Nëse dështon dy Botërorë, do të thotë se ke gabuar diçka. Duhet të përmirësohemi, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët dhe të arrijmë në Botërorin 2026. Për ne është thelbësor kualifikimi, pasi futbolli ka shumë rëndësi në Itali dhe është popullor, me tifozë në vend dhe jashtë, veçanërisht këtu në Amerikë.
    Shpresojmë të kualifikohemi sepse tifozët dhe ish-legjendat e presin këtë, pas 10-12 vitesh mungesë, një vuajtje e madhe për Italinë. Kam luajtur në një Botëror, në Gjermani, ku ishin shumë italianë që treguan mbështetje. Për ta, kualifikimi dhe një sukses në Botëror do të ishte shans për të kuptuar fuqinë e Italisë, që të arrijë sa më larg”.

  • Mendieta për Botërorin: Spanja mes favoritëve, mezi pres të shoh Brazilin e Ancelottit

    Mendieta për Botërorin: Spanja mes favoritëve, mezi pres të shoh Brazilin e Ancelottit

    4 Dhjetor 2025

    9:42

    Alfred Lleshi

    Ish-lojtari i Lazios, Gaizka Mendieta, foli për “AS” lidhur me mundësinë e Spanjës për ta fituar Botërorin 2026: “Është një nga favoritët, akoma ka shumë rrugë për të bërë deri atje. Duket se ekipi i trajnuar nga Luis de la Fuente është një grup i madh. Kushdo që luan, performanca dhe niveli janë të larta.
    Cilësia, individuale dhe kolektive, është impresionuese. Sigurisht, Spanja, po ashtu Franca, Argjentina dhe Brazili mund të jenë aty. Do shohim si do të shkojë Brazili me Carlo Ancelottin. Talenti atje ekziston, mbetet të shihet nëse Ancelotti mund ta ndryshojë atë Brazilin që shihnim më parë”.
    Për Anglinë: “Mund të jetë solide në këtë Botëror. Anglezët kanë talent; nëse arrijnë të jenë të fortë si skuadër dhe të shtojnë pak kreativitet, mund të shkëlqejnë”.
    Mendieta shtoi: “Spanja ka mjaft besim për të qenë konkurruese në Botëror. Nëse gjithçka shkon mirë, mund të luftojë për titullin. Duhet kujdes, nuk mund të kemi pritshmëri shumë të larta; e kemi mësuar këtë nga Botërorët e mëparshëm. Është e rëndësishme të kemi frymën e Europianit dhe Ligës së Kombeve në një Botëror”.

  • Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Irani është njëri prej tetë vendeve aziatike që janë kualifikuar direkt për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Megjithatë, nga ky shtet nuk do të ketë të pranishëm në ceremoninë e shortit që tërhiqet më 5 dhjetor, shkaku i telasheve me viza. Zyrtarëve të kësaj federate u është refuzuar aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Jemi informuar nga FIFA se vendimi nuk ka të bëj asgjë me sport dhe se delegacioni iranian nuk do të jetë pjesëmarrës në shortin e Kupës së Botës”, ka thënë zyrtari për media i Federatës së Futbollit të Iranit në një televizion. Mediat lokale më herët kanë raportuar se SHBA-ja e ka refuzuar edhe kërkesën për vizë të Presidentit të Federatës iraniane të futbollit. Shorti për Botërorin 2026, që organizohet nga 11 qershor deri më 19 korrik, do të tërhiqet të premten e ardhshme në Uashington.

  • Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026

    Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026

    Në Botërorin 2022 në Katar, Barcelona u përfaqësua me më shumë lojtarë se çdo klub tjetër; 17 ndërkombëtarë, duke përfshirë Pedri, Gavi, Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Ferran Torres, Balde, Ansu Fati (Spanjë), Koundé dhe Dembélé (Francë), De Jong dhe Memphis Depay (Holandë), Ter Stegen (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë), Raphinha (Brazil), Araujo (Uruguaji). Pra, regjistroi rekordin e lojtarëve nga një klub në një Botëror.
    Për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë), Barcelona mund ta thyejë sërish këtë rekord me 18 lojtarë potencialë, përfshirë:
    Spanja: Cubarsí, Pedri, Olmo, Fermín, Ferran, Lamine Yamal, Joan Garcia, Gavi, Eric Garcia, Balde
    Holanda: Frenkie de Jong
    Franca: Jules Koundé
    Anglia: Marcus Rashford
    Brazili: Raphinha
    Uruguaji: Ronald Araujo
    Gjermania: Marc ter Stegen
    Në këtë listë mund të shtohen Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë) dhe Roony Bardghji (Suedi), duke rritur mundësinë për një tjetër rekord të Barçës në këtë drejtim.

  • 11-shja spektakolare me vlerë 400 milionë euro, që nuk do të jetë në Botërorin 2026

    11-shja spektakolare me vlerë 400 milionë euro, që nuk do të jetë në Botërorin 2026

    22 Nëntor 2025

    10:27

    Alfred Lleshi

    Faza kualifikuese për Botërorin 2026 ka përfunduar. Për herë të parë, në fazën finale të këtij kompeticione do të jenë 48 kombëtare, por kjo nuk i shmang mungesat e dhimbshme. Ky është një top-formacion i yjeve mbi 25 vjeç, që nuk do të marrin pjesë në Botërorin e verës së ardhshme, me vlerë totale mbi 400 milionë euro.
    Portier:Giorgi Mamardashvili (Georgia) – 28 mln €
    Mbrojtës:Jaka Bijol (Slloveni) – 18 mln €Edmond Tapsoba (Burkina Faso) – 35 mln €Jay Idzes (Indonezi) – 7.5 mln €
    Mesfushorë:Dominik Szoboszlai (Hungari) – 85 mln €Manor Solomon (Izrael) – 14 mln €Savarino (Venezuelë) – 10 mln €Bryan Mbeumo (Kamerun) – 70 mln €
    Sulmues:Dusan Vlahovic (Serbi) – 35 mln €Vangelis Pavlidis (Greqi) – 35 mln €Victor Osimhen (Nigeri) – 75 mln €
    Këta lojtarë, të suksesshëm në klubet e tyre dhe me vlerë të lartë tregu, do të mungojnë për arsye kualifikimi, duke lënë boshllëqe të mëdha në edicionin historik të 48 skuadrave. Prej tyre, ende e ka një shans Dominik Szoboszlai (Hungari), sepse do të tentojë përmes “play off”-it të muajit mars për të qenë në Botërorin 2026.

  • “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    Amir Abrashi ishte i pranishëm në “Air Albania” në përballjen kundër Anglisë, ku përpara fillimit të ndeshjes u nderua për kontributin e dhënë në Kombëtare. Ai u ftua për herë të parë te kuqezinjtë nga Xhani De Biazi dhe që atëherë kreu 51 paraqitje në fushën e lojës. Gjithashtu gjatë karrierës së tij, mesfushori u grumbullua në dy kampionatet europiane, EURO2016 dhe EURO2024. Në një intervistë për “FSHF TV”-në, Abrashi ka rrëfyer ftesën e parë në Kombëtare dhe çastet më të bukura me fanellën kuqezi.
    “Mua më ka thërritur Xhani De Biazi. Më ka përcjellë në ndeshjen U-21 të Zvicrës dhe më ka çuar ftesën. Unë e kam pranuar me 100% besim te Federata Shqiptare e Futbollit. Ka shumë momente që kanë qenë të bukura, por do ta filloj me Serbinë. Edhe pse nuk ka qenë futboll ajo ndeshje në Beograd, por në fund të fundit e kemi mbrojtur njëri-tjetrin dhe i kemi marrë ato tre pikë me letra. Por ato tre pikë na kanë ndihmuar shumë kualifikimin në EURO 2016, që ka qenë një histori që ne lojtarët e kemi shkruajtur për herë të parë. Ato momente janë të paharrueshme. Botërorin nuk e kam luajtur ende, në dy Europianë kam qenë (qesh). Por shpresoj të jem si tifoz në Botëror për çunat. Jo vetëm në Botëror, por në çdo ndeshje Kombëtarja e ka një tifoz më shumë”, ka thënë Amir Abrashi./Sport Ekspres/