Tag: botëror

  • Rama krahasoi Diellën me Angelina Jolie: Është bërë një fenomen botëror, por nuk do të veprojë e pavarur

    Rama krahasoi Diellën me Angelina Jolie: Është bërë një fenomen botëror, por nuk do të veprojë e pavarur

    Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.
    Ai e krahasoi me aktoren Angelina Jolie, kjo për shkak të bujës që bëri ndërkombëtarisht, por u ndal edhe tek reagimet skeptike në lidhje me ministren e parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale në botë.
    “Faktikisht, sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e inteligjencës artificiale, me një përqindje shumë të lartë të procesit që nuk përfshin njeriun. Të gjithë e keni dëgjuar, edhe të gjithë e kanë dëgjuar Diellën, sepse Diella është bërë një fenomen botëror dhe është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në gjithë botën, ka arritur të konkurrojë në një moment në kohë Angelina Jolie dhe nga ana tjetër, me siguri keni dëgjuar edhe të gjithë skeptikët lidhur me hyrjen e Diellës në këtë proces. Skeptikët sipas të cilëve, algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit”, u shpreh kryeministri Rama.

  • Raporti Botëror për Pabarazinë: Një elitë e vogël kontrollon pjesën më të madhe të pasurisë dhe pushtetit global

    Raporti Botëror për Pabarazinë: Një elitë e vogël kontrollon pjesën më të madhe të pasurisë dhe pushtetit global

    Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më pak se 60,000 nga njerëzit më të pasur në botë, mjaftueshëm për të mbushur një stadium futbolli, zotërojnë më shumë pasuri sesa gjysma e të gjithë botës së bashku.

    Raporti nxjerr në pah boshllëqet ekstreme në të ardhura dhe pasuri, të cilat përkthehen në shpërndarje të pabarabartë të pushtetit politik, me një elitë globale që arrin në 0.001% të popullsisë që është tre herë më e pasur se 50% e poshtme.

    Në kontrast të plotë me pasurinë dhe pushtetin e tyre, niveli i lartë kontribuon në mënyrë disproporcionale në financat publike. Normat efektive të taksave rriten për pjesën më të madhe të popullsisë, por bien ndjeshëm për miliarderët dhe qindra milionerët. 

    Për ta vënë këtë në kontekst, punëtorët e klasës së mesme me një pagë të lartë profesionale, siç janë mjekët, mësuesit dhe inxhinierët, paguajnë një pjesë më të lartë të të ardhurave të tyre në taksa sesa një miliarder, pasuria e të cilit bazohet në strukturat jashtë vendit ose fitimet kapitale.

    “Disa vende të privilegjuara kanë avantazhin e marrjes së huave me çmim të lirë dhe investimit në asete relativisht më fitimprurëse dhe ky avantazh u përshkrua për herë të parë në vitet 1960 si ‘privilegji i tepruar’ i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se nuk ishte rezultat i investimeve të shkathëta në mënyrë të veçantë, por i rolit qendror të dollarit”,-shpjegoi raporti.

    Europa, Japonia dhe ekonomi të tjera të përparuara tani gëzojnë një lloj marrëveshjeje të ngjashme, ndërsa vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të ulëta janë në pozicion të kundërt. Kjo përfshin pagesën e interesave të larta për borxhet e tyre, mbajtjen e rezervave me rendiment të ulët dhe transferimin e të ardhurave jashtë vendit çdo vit

  • Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milani kaloi një vit me ulje-ngritje, teksa  pritshmëritë në të ardhmen për këtë ekip janë të mëdha. Paolo Scaroni, president i kuqezinve, bëri bilancin e sezonit, duke u ndalur në disa pika.
    ‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa–mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër.

    Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.
    ‘Allegri- Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.
     

  • Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

    Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

    Shqipëria është shumë pranë një arritjeje historike. Kuqezinjtë kanë siguruar “play off”-in për Kupën e Botës 2026. Por, për të shkuar në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
    Megjithatë, kualifikimi për herë të parë në Botëror do të sillte me vete edhe sakrifica për tifozët shqiptarë. FIFA ka publikuar sot oraret e ndeshjeve dhe shqiptarët duhet të sakrifikojnë gjumin e mëngjesit për të parë ndeshjet e Kombëtares.
    Përballja e parë, në rast kualifikimi në grupe, do të jetë në Monterrei përballë Tunizisë. Ndeshja luhet në orën 04:00 të mëngjesit me orarin tonë. Ndërkaq, sfida e radhës përballë Holandës do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa ajo ndaj Japonisë në orën 01:00 të mëngjesit. Po të njëjtin fat do të ketë edhe Kosova në rast kualifikimi. Sfidat kundër Australisë dhe Paraguajit do të luhen më 06:00, ndërsa ajo e fundit kundër SHBA-ve do të zhvillohet në orën 04:00./Sport Ekspres/

  • Hidhet shorti i Botërorit, Shqipëria në grup me Holandën, Kosova me SHBA

    Hidhet shorti i Botërorit, Shqipëria në grup me Holandën, Kosova me SHBA

    Adriatik BALLA
    Dje në Uashington u hodh shorti i Kupës së Botës 2026. Nëprani të qindra delegatëve nga federatat që kanë siguruar pjesëmarrjen dhe nga personalitete të rëndësishme amerikane dhe të FIFA-s, kreu i qeverisë botërore të futbollit, Xhani Infantino, e nisi ceremoninë me dhënien e një medalje për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa i ftuar special ishte këngëtari i njohur Andrea Boçeli që këndoi një nga hitet e tij. Shorti u ndoq me kërshëri anë e mbanë botës, për shkak se ky Botëror, për herë të parë aplikon formulën me 48 ekipe pjesëmarrëse, 16 skuadra më shumë se në Botërorin e Katarit. Një skemë e re e aplikuar nga FIFA për t’u dhënë mundësinëvendeve të vogla që të jenë pjesëmarrës në Botëror.
    Shqipëria në short me Holandën
    Shqipëria, nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026, do të jetënë grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Një short i vështirë po të mendohet se pati grupe edhe me kundërshtarë më të lehtë e të pranueshëm. Megjithatë, pikë sëpari Shqipërisë i duhet të triumfojë përballë Polonisë më 26 mars e me 30 mars duhet të fitojë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse e kalon me sukses këtë fazë të “play–off”-it, atëherëShqipëria siguron pjesëmarrjen për herë të parë në një kupë bote dhe kjo do të ishte spektakolare për kuqezinjtë dhe për mijërat e tifozëve shqiptarë në mbarë botën.
    Kosova në grup me SHBA
    Edhe Kosova mësoi grupin e saj ku do të jetë në Botëror, gjithmonë nëse e kalonte sukses fazën e “play–off”-it. Kështu, nëshortin e hedhur dje në Uashington, Kosova ra në grupin D, sëbashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australinë dhe Paraguajin. Një short mjaft i mirë nëse ajo e siguron më parëkualifikimin në Botëror. Natyrisht, Kosova ka një skuadër cilësore dhe në “play–off” do të përballet fillimisht me përfaqësuesen e Sllovakisë, e më pas me fituesin e çiftit turqi-Romani. Nëse siguron Botërorin, Kosova ka një short më tëpranueshëm sesa Shqipëria.
    Trump merr çmim për paqen nga FIFA
    Në ceremoninë e shortit për Botërorin 2026, FIFA i ka ndarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”. Pos një trofeu, Trumpit i është ndarë edhe një medalje, të cilën presidenti i SHBA-së e vendosi menjëherë në gjoks. Në një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. “Është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Shpëtuam miliona jetë – Kongoja si shembull, 10 milionë vdiqën, ata po shkonin drejt 10 milionëve të tjerë shumë shpejt. Gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin, ne gjithashtu ndaluam luftërat që të ndodhnin pak para se të fillonin. Bota është një vend më i sigurt tani”, ka thënë Trump pasi pranoi çmimin.

  • Nëse Shqipëria shkon në Botëror, në cilin grup dhe me cilët rivalë?

    Nëse Shqipëria shkon në Botëror, në cilin grup dhe me cilët rivalë?

    Është mbajtur në mbrëmje shorti për 12 grupet e Kupës së Botës 2026, ku në rast se Shqipëria arrin të triumfojë ndaj Polonisë dhe të mposhtë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi në marsin e vitit të ardhshëm, atëherë do të jemi në Grupin F të Botërorit, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
    Dhe, nëse sigurohet “bileta” për këtë kompeticion, historia nis  duke luajtur kundër Tunizisë.
    Ky turne ka një risi, pasi për herë të parë me 48 kombëtare. Do fillojë në 11 qershor dhe do mbyllet në 19 korrik të 2026-ës. SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë mikëpritëset e këtij Botërori amerikan.

  • Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar

    Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar

    Marco Materazzi, një nga legjendat e futbollit, i intervistuar nga FIFA pak orë para shortit të grupeve të Botërorit 2026 (11 qershor – 19 korrik, SHBA, Meksikë dhe Kanada, me 48 skuadra), tha: “Ne italianët mungojmë që dy edicione, kësaj radhe kemi nevojë të jemi në Botëror. Italia e ka fituar katër herë këtë kompeticion dhe një kombëtare kaq e fortë meriton të luajë fazën përfundimtare”.
    “E meritojmë, – vazhdoi Materazzi, – por duhet të rritemi nga çdo pikëpamje dhe të mos mbetemi pas. Nëse dështon dy Botërorë, do të thotë se ke gabuar diçka. Duhet të përmirësohemi, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët dhe të arrijmë në Botërorin 2026. Për ne është thelbësor kualifikimi, pasi futbolli ka shumë rëndësi në Itali dhe është popullor, me tifozë në vend dhe jashtë, veçanërisht këtu në Amerikë.
    Shpresojmë të kualifikohemi sepse tifozët dhe ish-legjendat e presin këtë, pas 10-12 vitesh mungesë, një vuajtje e madhe për Italinë. Kam luajtur në një Botëror, në Gjermani, ku ishin shumë italianë që treguan mbështetje. Për ta, kualifikimi dhe një sukses në Botëror do të ishte shans për të kuptuar fuqinë e Italisë, që të arrijë sa më larg”.

  • Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    Sot, në orën 18:00, e gjithë vëmendja do të jetë në Kenedy Center në Uashington aty ku Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kundërshtarët e tyre nëse arrijnë të marrin një biletë për në Kupën e Botës 2026.
    Në edicionin e ri të Botërorit do të marrin pjesë 48 ekipe, nga të cilat 42 janë kualifikuar zyrtarisht ndërsa 6 biletat e tjera do të mësohen nga faza Play Off e këtij kompeticioni (në të cilën bëjnë pjesë dhe Shqipëria me Kosovën).
    Në total, janë 4 vazo të cilat do të ndahen me 12 grupe dhe në secilin do të jenë 4 ekipe. Fillimisht do të merren goglat e vazos së parë që do të ndahen nga grupi A deri ne grupin L dhe kështu do të funksionojë për të gjitha vazot, shkruan A2.
    Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova janë në vazon e katërt dhe shanset që dy përfaqësueset shqiptare të peshkojnë gjigandë të futbollit botëror janë shumë të mëdha.
    Megjithatë, fillimisht vëmendja do të jetë në ndeshjet e Play Offit aty ku Shqipëria do të luajë me Poloninë në Varshavë në datën 26 mars dhe në rast se arrin të kualifikohet në finale do të luajë me fituesin e çiftit Ukrianë-Suedi në 31 mars.
    Në anën tjetër Kosova luan me Sllovakinë në gjysmëfinale dhe në rast se ia del luan për një biletë në Botëror me fituesin e çiftit Rumani-Turqi.
    Me pak fat, si Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e një ëndrrre që ekzistonte prej shumë vitesh, por tani janë pak hapa larg për ta bërë realitet, pjesëmarrja për herë të parë në Kupën e Botës.

  • Ish-kampioni i botës: Kjo Barcelonë nuk e fiton dot Champions-in, e bazon gjithçka tek Yamal

    Ish-kampioni i botës: Kjo Barcelonë nuk e fiton dot Champions-in, e bazon gjithçka tek Yamal

    5 Dhjetor 2025

    9:10

    Alfred Lleshi

    Emmanuel Petit, ish-kampioni i botës me Francën më 1998 dhe ish-lojtar i Barcelonës në sezonin 2000-2001, deklaroi se ish-skuadra e tij “nuk mund të shkojë larg në Champions League në asnjë mënyrë, sepse nuk ka lojtarë të klasit botëror”. Ai tha për “Metro” se “Barcelona është si një kazino, e ka bazuar gjithçka te Lamine Yamal”.
    Sipas tij, “Barça mund të luftojë për La Liga, por jo Champions League. A beson dikush se mund ta fitojnë këtë trofe me këtë mbrojtje? E pamë kundër Interit. Si mund të pësosh 7 gola në një gjysmëfinale të Champions League?” Petit shtoi: “Klubi duhet të mbështetet te Lamine, por nuk ka yje të klasit botëror si Leo Messi. Yamal nuk mund ta fitojë Champions-in i vetëm. Edhe Messi nuk mund ta bënte pa Xavin, Iniestën, Puyol…
    Gjithçka bazohet te Lamine Yamal. Ka lojtarë të mirë, por jo të nivelit botëror. Është e pamundur të fitosh Champions-in me këtë mbrojtje”. Për Arteta mendon se mund të joshet nga Barça, por “duhet ndryshuar diçka, sidomos mbrojtja”.
     

  • “Zhegrova është një lojtar i klasit botëror”, çfarë fjalësh nga ish-futbollisti i Juventusit: Edoni ka talent të pafundëm

    “Zhegrova është një lojtar i klasit botëror”, çfarë fjalësh nga ish-futbollisti i Juventusit: Edoni ka talent të pafundëm

    Edon Zhegrova vazhdon t’i ketë minutat me pikatore te Juventusi, pavarësisht se u afrua me bujë të madhe dhe pritshmëritë janë tejet të larta për të. Megjithatë, edhe në ato pak minuta, ai ka ditur të tregojë se çfarë di të bëjë kur ka topin në këmbët e tij. Ish-lojtari i Juventusit, Xhakerini, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” ai ka thënë se futbollisti nga Kosova është i një klasi botëror dhe zotëron një talent të pamasë.
    “Ai është një lojtar i klasit botëror dhe një talent i pafundëm. Sigurisht që pikëpyetja qendron te fitnesi i tij. Duhet ta sjellim në 100%-shin e tij. Si? Duke e futur në lojë. Vitin e shkuar ai pati disa dëmtime serioze erdhi në fund të dritares së transferimit. Me pak më shumë minuta në lojë, ai mund të gjejë vazhdueshmëri”, ka thënë  Emanuele Xhakerini./Sport Ekspres/