Tag: biznesit

  • Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri

    Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri

    Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos një sasi tritoli mbrëmjen e së martës, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës.

    Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin.
    “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.
    Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur një hetim të zgjeruar për zbardhjen e ngjarjes, e cila tronditi zonën e Ish-Fermentimit për shkak të zhurmës së fortë që u dëgjua, pavarësisht se sasia e lëndës plasëse nuk ishte shumë e madhe.
    Sipas burimeve policore, patrullat u njoftuan rreth orës 22:20, duke u nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentet e atentatit.
    Pamjet tregojnë dy persona shumë të rinj në moshë, të cilët afrohen me motor, vendosin eksplozivin pranë qepenave të lokalit dhe largohen me shpejtësi. Ata mbajnë veshje me kapuç dhe fytyrat e mbuluara, duke e bërë të vështirë identifikimin.
    Të dyshuarit janë larguar menjëherë pas shpërthimit në drejtim të njësisë Rrethina, në një zonë rurale ku mungojnë kamerat e sigurisë. Hetuesit dyshojnë se dy të rinjtë mund të jenë përdorur me pagesë për vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa nuk përjashtohen pistat e konflikteve të të tjerëve që mund të kenë shënjestruar biznesin.
    Ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.

    Top Channel

  • Tronditet Shkodra/ I vihet tritol biznesit, policia sqaron ngjarjen

    Tronditet Shkodra/ I vihet tritol biznesit, policia sqaron ngjarjen

    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.
    Biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut.
    Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Sipas burimeve policore, dy autorë të maskuar, të cilët qarkullonin me motor, janë afruar pranë biznesit, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
    Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë dy të rinj në moshë, të veshur me kapuç dhe me fytyrat e mbuluara për të shmangur identifikimin. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa situata po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi. I pranishëm është gjithashtu edhe pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti.
    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • I vendoset tritol biznesit në Shkodër

    I vendoset tritol biznesit në Shkodër

    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.
    Biznesi operon ne fushen e reklamave dhe marketingut.
    Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të rënë në gjurmët e autorit/ve.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

  • SHBA i mbyll derën Edi Ramës dhe ministrave të tij, Dhoma Amerikane thërret presidentin Begaj në festën e tyre…

    SHBA i mbyll derën Edi Ramës dhe ministrave të tij, Dhoma Amerikane thërret presidentin Begaj në festën e tyre…

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë politike dhe diplomatike kryeministrit Edi Rama, duke e lënë sërish jashtë dyerve të një eventi të nivelit të lartë dhe duke ngrirë edhe më tej raportet mes tyre. Në një mbrëmje që u shndërrua në skenë të tensioneve të heshtura diplomatike, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) i hapi dyert Presidentit Bajram Begaj, ndërsa kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij jo. Në fotot zyrtare të shpërndara në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA në Tiranë, mungesa totale e përfaqësuesve të qeverisë ra në sy si një “shuplakë” e ftohtë politike. Ceremonia e 25-vjetorit të AmCham u kthye në arenën, ku SHBA dërgoi një mesazh që nuk kishte nevojë për përkthyes: korrupsioni po dëmton seriozisht marrëdhëniet dhe klimën e biznesit. E Ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, foli me tone të drejtpërdrejta, duke theksuar se Shqipëria vijon të ngecë në transparencë, konkurrencë të ndershme dhe luftë ndaj abuzimit me pushtetin. Në sallë, fjala “korrupsion” kumbonte më fort se muzika e ceremonisë, ndërsa të pranishmit lexonin mes rreshtave një paralajmërim të qartë ndaj qeverisë shqiptare. Sipas saj, tregu shqiptar rrezikon të mbetet terren i mbyllur për investitorët seriozë amerikanë, nëse rregullat nuk bëhen të barabarta për të gjithë, dhe jo vetëm për oligarkët e privilegjuar.
    Prapaskenat
    Por kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, ishte kapitulli i radhës i ftohjes së ndjeshme në marrëdhëniet Rama-SHBA. Që nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sinjalet nga Uashingtoni kanë qenë të zymta për kryeministrin: urimet e Departamenti Amerikan të Shtetit (DASH) iu drejtuan vetëm popullit, jo qeverisë. 4 Korriku (Festa e Pavarësisë së SHBA në Tiranë në vitin 2025) kaloi pa ftesë për Ramën, ndërsa vizita e anijes së ushtrisë amerikane në bregdetin e Shqipëri u zhvillua pa praninë e tij. Edhe urimet festive (festat e 28-29 nëntorit) nga ambasada, Departamenti i Shtetit, Presidenti Donald Trump kanë shkuar drejt presidentit Begaj dhe qytetarëve, duke konsoliduar idenë e një distance të theksuar diplomatike. E gjithë panorama e këtij viti politik krijon ndjesinë e një “akulli diplomatik” që po zgjerohet mes SHBA dhe Kryeministrit Rama. Ndërkohë, në eventin e AmCham, Presidenti Begaj u shfaq si i vetmi përfaqësues i lartë i shtetit, duke marrë vëmendjen dhe nderimet që dikur ndaheshin mes institucioneve. Mes dritave të festës dhe buzëqeshjeve diplomatike, u lexua qartë një nëntekst i fortë se, partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri qëndron, por jo domosdoshmërisht me të njëjtët aktorë në qendër të skenës. Pra me këto sinjale të njëpasnjëshme, raportet mes SHBA dhe kryeministrit Rama duket se janë ftohur edhe më tej, duke krijuar një distancë që tashmë është e pamundur të maskohet. Më poshtë po pasqyrojmë fjalën e plotë të të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn në 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
    Ja fjala e plotë e diplomates amerikane, Nancy VanHorn
    “Zoti President, Grant, Neritan, anëtarë të Dhomës Amerikane, të ftuar të nderuar, pjesëtarë të trupit diplomatik dhe miq – mirëmbrëma. Është nder të jem me ju sonte për të festuar 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Dhe ndërsa festojmë këtu sonte, më kujtohet diçka që ka thënë Presidenti Trump: “Më pëlqen të mendoj gjerë. Nëse doni të mendoni, është më mirë të mendoni ide të mëdha.” Dhe mendoj se kjo ndjenjë përmbledh në mënyrë të përsosur frymën e ambicies dhe të inovacionit që nxit bizneset amerikane dhe partneritetet e tyre në të gjithë botën. Duke folur për idetë e mëdha, 25 vjet më parë AmCham u themelua me një vizion të guximshëm – siç e përmendi Grant – për të shërbyer si një urë lidhëse mes komuniteteve të biznesit amerikan dhe atij shqiptar, dhe për të nxitur një mjedis që u mundëson kompanive të konkurrojnë ndershëm dhe të lulëzojnë. Sot, Dhoma Amerikane përfaqëson më shumë se 250 kompani – mendoj se dëgjova 276, e jashtëzakonshme – dhe është bërë një nga zërat më të respektuar në peizazhin e biznesit në Shqipëri, duke mbështetur transparencë, përgjegjshmërinë dhe praktikat e ndershme të biznesit. Sepse kjo është edhe diçka tjetër për të cilën Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë: Atij i pëlqejnë marrëveshjet e ndershme. Shqipëria vazhdon të punojë drejt një mjedisi më të përmirësuar biznesi, por ende mbeten disa sfida të rëndësishme. Garantimi i konkurrencës së ndershme, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, dhe rritja e transparencës rregullatore janë thelbësore për të çliruar potencialin e plotë ekonomik të Shqipërisë. Krijimi i një “fushë loje të barabartë” mund të sigurojë që bizneset amerikane të veprojnë dhe të kenë sukses këtu, si dhe të tërheqë më shumë investime amerikane. Udhëheqja e Dhomës Amerikane mbetet tepër e rëndësishme për çuarjen përpara të këtyre reformave dhe forcimin e zërit të komunitetit të biznesit. Gjatë vitit të kaluar, siç dëgjuam në video mesazh, kemi parë disa arritje të vërteta që dëshmojnë ndikimin e mbështetjes së Dhomës Amerikane. Për shembull, sistemi tatimor është bërë më i drejtë dhe më i balancuar falë ndryshimeve të rregulloreve të TVSH-së për shërbimet. Ndërsa rregullimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifat e projekteve të energjisë është një hap tjetër i madh përpara, duke hapur rrugën për më shumë investime dhe më shumë inovacion në sektorin e energjisë në Shqipëri. Këto janë vetëm disa shembuj të progresit domethënës që Dhoma Amerikane nxit çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që është partnere me ju në këto përpjekje. Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mirëqenies sonë të përbashkët dhe gëzuar për 25 vitet e ardhshme dhe më tej”, deklaroi këtë të mërkurë (dy ditë më parë) e Ngarkuara me Punë e HBA në Tiranë, Nancy VanHorn në 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

  • Shpërthim gazi në një piceri, plagoset lehtë pronari i biznesit si dhe një punëtor

    Shpërthim gazi në një piceri, plagoset lehtë pronari i biznesit si dhe një punëtor

    Një shpërthim i fortë si pasojë e një rrjedhjeje gazi ka tronditur një kompleks pallatesh në afërsi të ish-parkut në Tiranë.
    Vetratat e picerinë kanë përfunduar përballë, te bizneset e tjera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur pasoja të rënda në njerëz, por pronari i biznesit dhe punëtori kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital.
    Piceria është ende e pahapur dhe pronari dhe punëtori ishin duke kryer ende punime. Pasi janë futur Brenda, ata nuk e kanë ndjerë erën e gazit si pasojë e një rrjedhjeje në një tub dhe pasi kanë nisur punën si zakonisht, një shkëndije elektrike ka bërë që ambient të përfshihet nga flakët. Ato kanë dalë deri në sheshin e jashtëm të pallatit, ndërkohë si pasojë e tronditjes janë dëmtuar dhe disa biznese të tjera.

    Fatmirësisht bombolat e gazit kanë qenë të instaluara një kat poshtë biznesit dhe rrjedhje ka patur vetëm një tub gazi ku ka ndodhur dhe shpërthimi.
    Sistemi i sigurisë ka parandaluar kalimin e zjarrit deri në depot e mëdha të gazit në katin e mëposhtëm duke shmangur kështu një tragjedi./vizionplus.tv

  • Tirana “magnet” i bizneseve, si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri?

    Tirana “magnet” i bizneseve, si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri?

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja. Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, me 93 mijë e 827 biznese.
    Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend. Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Industria përpunuese, me 20 mijë e 626 biznese, vazhdon të jetë shtylla strategjike e prodhimit vendas, ndërsa transporti dhe magazinimi, me 14 mijë e 682 biznese, mbajnë në lëvizje mallrat dhe shërbimet në gjithë territorin. Ndërtimi, një nga sektorët më të dukshëm të dekadës së fundit, numëron 13 mijë e 300 biznese, duke reflektuar transformimin urban që po përjeton vendi, veçanërisht kryeqyteti. Dhe pikërisht Tirana mban peshën kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri.
    182 mijë e 890 biznese janë të regjistruara vetëm në kryeqytet, një numër që e vendos qytetin si epiqendrën ekonomike të vendit. Pas saj renditen Durrësi, me 43 mijë e 276 biznese, dhe Vlora, me 35 mijë e 651, të dy qarqe që po përjetojnë zgjerim të ndjeshëm falë turizmit dhe investimeve. Kjo është panorama e biznesit shqiptar, një ekonomi që mbështetet nga tregtia, forcohet nga turizmi, ndërtohet nga industria dhe lëviz nga transporti. Një vend që, pavarësisht sfidave, po tregon se sipërmarrja shqiptare është më aktive se kurrë.

  • Tirana “magnet” i bizneseve, ja si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri

    Tirana “magnet” i bizneseve, ja si janë shpërndarë aktivitetet ekonomike në Shqipëri

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, sot numërohen plot 408 mijë e 620 biznese aktive. Një shifër që tregon jo vetëm zgjerimin e sipërmarrjes shqiptare, por edhe energjinë e një ekonomie që po lëviz me ritme të reja.
    Sektori që dominon është tregtia, bashkë me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, me 93 mijë e 827 biznese. Nga dyqanet e lagjeve, te qendrat e mëdha tregtare, ky aktivitet mbetet shtylla kryesore e qarkullimit ekonomik në vend.
    Pas tij vjen akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 43 mijë e 660 subjekte. Rritja e turizmit, baret dhe restorantet e shumta, hoteleria në zgjerim, të gjitha tregojnë se “mikpritja” po kthehet në një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.
    Industria përpunuese, me 20 mijë e 626 biznese, vazhdon të jetë shtylla strategjike e prodhimit vendas, ndërsa transporti dhe magazinimi, me 14 mijë e 682 biznese, mbajnë në lëvizje mallrat dhe shërbimet në gjithë territorin.
    Ndërtimi, një nga sektorët më të dukshëm të dekadës së fundit, numëron 13 mijë e 300 biznese, duke reflektuar transformimin urban që po përjeton vendi, veçanërisht kryeqyteti.
    Dhe pikërisht Tirana mban peshën kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri. 182 mijë e 890 biznese janë të regjistruara vetëm në kryeqytet, një numër që e vendos qytetin si epiqendrën ekonomike të vendit. Pas saj renditen Durrësi, me 43 mijë e 276 biznese, dhe Vlora, me 35 mijë e 651, të dy qarqe që po përjetojnë zgjerim të ndjeshëm falë turizmit dhe investimeve.
    Kjo është panorama e biznesit shqiptar, një ekonomi që mbështetet nga tregtia, forcohet nga turizmi, ndërtohet nga industria dhe lëviz nga transporti. Një vend që, pavarësisht sfidave, po tregon se sipërmarrja shqiptare është më aktive se kurrë.

  • I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

    I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

    Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit lidhur me vendosjen e tritolit në një biznes në Kamëz.
    F.M. do të qëndrojë në burg, ndërsa J.L. dhe F.D. janë lënë n՞ masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
    F.D. ka ofruar një garanci pasurore prej 6 milion lekësh të vjetra, dhe në rast se shuma depozitohet, masa e sigurimit mund të ndryshohet, për shkak të rrethanave familjare, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci.
    Para gjykatës, të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
    Grupi i gjobvënësve konflikte për lokalin, nuk donin t’ua linin kunetërve
    Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj ka zbuloi të tjera detaje mbi ngjarjen. Ai raportoi më 16 nëntor se autorët e shpërthimit me tritol dhe dy kunetërit me inicialet K. M. dhe B. E., që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit, mes të cilëve edhe ish-oficeri J. L., i kishin vendosur gjobën 500 mijë euro pronarit të lokalit, S. S., i cili jetonte në Itali.
    Arsyeja ishte se autorët i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve, K. M. dhe B. E., dhe e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata, do të duhej t’u paguante gjobën.
    Çfarë thoshte Policia?
    “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e biznesit. Personi në kërkim me inicialet E.L, nuk është i panjohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim lidhur me armën e krimit të përdorur në rastin e vrasjes së postierit në Kamëz, Lulëzim Visha.

  • Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e policisë Jetom Lami duke e dërguar në arrest shtëpie për ngjarjen e disa ditëve në Kamëz ku iu vu eksploziv biznesit të shtetasit Saimir Sina.

    Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 600 mijë lekë të reja, ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.

    LEXO EDHE: Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz

    Ndërkohë mbetet në kërkim Ervis Lami që prej rreth një viti ka një tjetër masë arresti në mungesë për disa armë që iu gjetën në banesë.

    Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina, ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte.

  • Kate Middleton mban fjalimin e saj të parë në publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më thelbësorja

    Kate Middleton mban fjalimin e saj të parë në publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më thelbësorja

    Kate Middleton ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në dy vjet, duke u kërkuar udhëheqësve të biznesit të japin përparësi “kohës dhe dashurisë” krahas fitimit dhe suksesit.

    Princesha e Uellsit foli në eventin e Grupit të Punës për Biznesin e Fëmijërisë së Hershme, përpara udhëheqësve më të lartë të biznesit në Britani. Ishte fjalimi i saj i parë publik që nga nëntori i vitit 2023. Që atëherë, ajo ka postuar mesazhe të regjistruara në mediat sociale, duke përfshirë edhe rreth rikuperimit të saj gradual nga kimioterapia, por ky ishte fjalimi i saj i parë ballë për ballë.
    “Përkushtimi im dhe puna e Qendrës për Fëmijërinë e Hershme është e rrënjosur në një të vërtetë themelore, dashuria që ndiejmë në vitet tona të para formëson në thelb atë që bëhemi dhe mënyrën se si lulëzojmë si të rritur”, tha Kate Middleton.

    Ajo e përshkroi dashurinë si “lidhjen e parë dhe më thelbësore”, por edhe si “fijen e padukshme, të endur me kalimin e kohës, me kujdes dhe butësi, përmes marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të dashura, për të krijuar mjedisin thelbësor rreth një fëmije”.
    Kate u foli sipërmarrësve rreth nevojës që familjet të jenë në gjendje t’u ofrojnë një mjedis mbështetës fëmijëve të tyre dhe u bëri thirrje atyre të rishqyrtojnë vendet e tyre të punës dhe të krijojnë një model të ndryshëm për prioritetet e tyre, në të cilin kompanitë do të “vlerësonin kohën dhe dashurinë aq sa vlerësojnë produktivitetin dhe suksesin”.
    Mesazhi qendror i Princeshës për udhëheqësit e biznesit të pranishëm ishte një sfidë e qartë, të rimendonin rolin e tyre në shoqëri. Kate Middleton theksoi se çdo mjedis, një shtëpi, një biznes, një vend pune, është një ekosistem që vetë njerëzit bëjnë përpjekjet e tyre për ta bërë të funksionojë siç duhet. “Në Qendrën për Fëmijërinë e Hershme, ne besojmë se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar kushtet që dashuria të lulëzojë. Në këtë mënyrë, ne investojmë në të ardhmen tonë”, tha ajo. Rivendosja e dinjitetit në “punën e qetë, shpesh të padukshme të kujdesit” është, sipas Princeshës, çelësi për ndërtimin e një shoqërie më të lumtur dhe më të shëndetshme.

    Top Channel