Tag: biznesin

  • Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

    Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

    Në seancën e së martës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Elton Kilës.
    Kila: Në 2017 dhe 2018 më kanë shkatërruar biznesin. Kam një biznes prej 25 vitesh në treg për shitblerje makinash.
    Në 2017 kam pasur një tentativë për shkatërrim prone. Nuk u zbardh si ngjarje.
    Në 2018 ma shkatërruan fare biznesin. Si biznes e kam në Bradashesh. Hap pas hapi bëra 4 të tillë.
    Nga 2013 kam një bazë fikse.
    Para këtij aktiviteti kam qenë edhe jashtë Shqipërisë nga 1998-2003. Kam punuar më pas në import-export. Sillja makina në ato vite që nuk ka pasur shumë. Kam qëndruar në Francë, Gjermani, Zvicër.
    Në 2006 në Elbasan kam hapur dhe një palestër në Elbasan. Po ashtu kam pasur edhe një agjenci turistike dhe një lokal, shkruan A2 CNN.
    Ngjarja e 2017 ishte vetëm një tentativë. Unë isha në shtëpi. Kisha edhe roje. Më lajmëruan, që ka rënë zjarr jashtë servisit.  Zjarrfikësit e fikën zjarrin, por u dëmtuan 3 automjete.
    Kila: Ne 2018 ishte prape zjarrvënie. Unë isha i ndaluar në atë kohë nga policia në Shqipëri pas dyshimeve të drejtësisë italiane në lidhje me mashtrim me sigurimit e automjeteve. Bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2009.
    Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku i dogjën 10 automjete dhe 10 motora.
    Teksa isha i ndaluar ngjarjen e mësova nga TV. Kam qëndruar i izoluar 45 ditë.
    Shkova në polici e prokurori, ku dhashë deklarime nëse kisha probleme me kënd.
    Unë këto ngjarje nuk e di as sot se nga i kam.
    Pas ngjarjes i biri i rojës, Arbër Ramollari me tha që ka qenë Elio Bitri dhe 2 të tjerë.
    Elio Bitri rrinte shumë afër punës sime. Frekuentonim të njëjtin lokal.
    Nuk desha ta kontaktoj Elio Bitrin. Unë po vëzhgoja vetë. Doja të zbuloja më tepër dhe nuk bëra diskutime. Nuk munda të zbuloja më.
    Ju kam lënë Zotin edhe kaq.
    Kila: Ditën që kam marrë vesh që është plagosur Nuredin Dumani dhe që kanë ardhur për të më vrarë unë kam qenë në Gjermani. Në atë kohë kam pasur Facebook dhe kisha postuar live. Isha me familjen atje.
    Kur u ktheva në Shqipëri, pas një jave, përfliteshin shumë emra. Pas 2 muajsh doli lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan.
    Kila: Nuk e mbaj mend kush ma ka thënë, se m’u errën sytë. Nuk mund ta besoja. Ma kanë thënë disa herë, edhe policë ma kanë thënë, që flitej se ishte nisur për mua.
    Unë nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e Nuredin Dumanit.
    Kila: Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga këta.
    Më kërkoi familja të ikja jashtë, por unë nuk doja t’i lija njollë familjes. Nëse duan, le të vijnë, u thashë.
    Unë nuk ruhesha nga ndonjë njeri. Nuk kam pasur ndonjë konflikt, që t’i lidhja me këtë.

  • Kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta

    Kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta

    Kredia për korporatat vazhdon të dominojë huadhënien ndaj biznesit, por statistikat tregojnë që kredia për biznesin e madh po rritet me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht kredia për këtë segment arriti vlerën e 266.6 miliardë lekëve. Në një vit, kredia për korporatat është rritur me afërsisht 21 miliardë lekë ose 8.4%.Rritja e kredisë për biznesin e madh ngelet më e lartë në raport me rritjen e portofolit total të kredisë për biznesin. Megjithatë, norma e rritjes është reduktuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Në gushtin e 2024, kredia për biznesin e madh ishte në rritje vjetore me 23%.Të dhënat e detajuara tregojnë se norma më e lartë e rritjes së kredisë për biznesin e madh regjistrohet në segmentin e kredive afatgjata, që zakonisht kanë si qëllim financimin e projekteve të reja të investimit. Kredia afatgjatë në fund të gushtit rezultonte në rritje vjetore me më shumë se 16%, për një vlerë totale prej 129 miliardë lekësh.Rritja e kredisë afatgjatë duket se i detyrohet sidomos rritjes së shpejtë të financimeve për qëllime investimi dhe veçanërisht për pasuri të paluajtshme. Këtë vit, rritja e kredisë për pasuri të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm nga ritmet e vitit të kaluar. Në fund të muajit gusht, ky portofol ishte në rritje me 9% me bazë vjetore. Megjithatë, kredia afatgjatë po vazhdon të rritet, për të mbështetur projekte të reja investimi të bizneseve të mëdha.Kreditë për biznesin dhe në veçanti ekspozimet e mëdha në segmentin e korporatave dhanë ndikimin kryesor në krizën e kredive me probleme, që kulmoi në vitin 2015. Edhe për këtë arsye, në dekadën e fundit bankat janë përpjekur të ulin gradualisht ekspozimet e mëdha, duke vendosur fokus në rritjen e kreditimit në segmentin me pakicë. Megjithatë, në dy vitet e fundit po vërehet një tendencë në rritje për të marrë përsipër ekspozime në vlera të mëdha te klientët korporativë.Rritja e kredisë për korporatat përfshin edhe ekspozime në vlera mjaft të mëdha te huamarrës të veçantë, që në disa raste po jepen në bashkëpunim mes bankave, duke përdorur instrumentin e kredive sindikale. Në muajin gusht të këtij viti, një grup (sindikatë) bankash tregtare ranë dakord të japin një kredi në shumën e 20 milionë eurove për kompaninë SPV Blue 2, me qëllim të financojë investimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Sheq-Marinas të Fierit. / E.ShehuBurimi: BSH Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Një pronar servisi banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar policinë pasi ka gjetur biznesin e tij të dëmtuar.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se biznesi i Alfred Gurras është dëmtuar me lëndë plasëse, teksa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kredia për biznesin zë pothuajse 63% të portofolit të bankave

    Kredia për biznesin zë pothuajse 63% të portofolit të bankave

    Huadhënia për biznesin vazhdon të dominojë strukturën e portofolit total të kredisë për ekonominë shqiptare.Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kanë raportuar një portofol bruto të kredisë për biznesin në vlerën e 576.3 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën 62.6% të huasë të dhënë nga sektori bankar.Në fakt, pesha e kredisë për biznesin ka pësuar rënie në harkun e pesë viteve të fundit. Deri në vitin 2021, kredia për biznesin zinte afërsisht 67% të portofolit të kredisë. Në vazhdim, kreditimi për individë është rritur me ritme të larta, i mbështetur sidomos nga zgjerimi i portofolit të kredisë për shtëpi.Kjo ka bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të zgjerohet, por sidoqoftë, bizneset vazhdojnë të gjenerojnë pjesën dërrmuese të volumeve të kreditimit të sektorit bankar shqiptar. Në mungesë të tregut të kapitalit, tradicionalisht bizneset kanë përdorur kredinë bankare si alternativën kryesore të financimit.Pesha e biznesit ndaj vlerës totale të portofolit e kredisë ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme dhe fillon nga më pak se 44% deri në pothuajse 84%. Për 9 nga 11 banka të sektorit, huaja për biznesin përbën më shumë se gjysmën e portofolit të kredisë.Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se banka me peshën më të lartë të kredisë për biznesin në portofolin e saj është Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Në mesin e këtij viti, afërsisht 84% e tepricës së kredisë së ABI Bank i takonte bizneseve.Banka e dytë për nga shkalla e përqendrimit tek segmenti i biznesit është ProCredit Bank, me 79.5%. Peshë të lartë të kredisë për biznes në strukturën e portofolit vazhdon të ketë edhe Credins Bank, me 77.4% të totalit në fund të qershorit.Bankat e tjera që kanë një peshë të kredisë për biznes më të lartë se mesatarja e sektorit janë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 70.6% dhe Tirana Bank, me 66.5%.Për bankat e tjera pesha e kredisë për biznesin është më e ulët se mesatarja e sektorit, duke filluar me Intesa Sanpaolo, me 61%, OTP Albania, me 60.2%, Raiffeisen Bank, me 55.9%, Fibank, me 50.9%, BKT, me 54.1% dhe Union Bank, me 43.6%.Historikisht, sektori bankar shqiptar ka pasur përqendrim të lartë të kredisë në segmentin e bizneseve. Ky përqendrim u bë një nga shkaqet që raporti i kredive me probleme pas krizës së vitit 2008 arriti nivelet më të larta në rajon, me më shumë se 25%.Edhe sot, segmenti i kredisë për biznesin ka një raport të kredive me probleme më të lartë krahasuar me atë të individëve. Sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për individët në fund të vitit 2024 ishte 2.9%, ndërsa për bizneset ishte 5.1%.Duke pasur parasysh se në përgjithësi vlerat mesatare të kredive për bizneset janë më të mëdha se ato të individëve, një peshë e lartë e bizneseve në portofolin e kredisë nënkupton përqendrim më të lartë të rrezikut në më pak huamarrës. / E.ShehuBurimi: Shoqata Shqiptare e BankaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Univers City, një mundësi ideale për të nisur biznesin tuaj të ri

    Univers City, një mundësi ideale për të nisur biznesin tuaj të ri

    Në dekadën e fundit, Tirana ka njohur një zhvillim të shpejtë dhe të gjithanshëm, duke u shndërruar në një qendër urbane moderne, dinamike dhe plot gjallëri. Hapësirat e reja, komplekset rezidenciale dhe projektet që ndërthurin jetesën me biznesin po krijojnë mundësi të reja për investime. Në këtë kontekst, , siguri, gjelbërim dhe facilitete.
    Brenda një ambienti të tillë të strukturuar, investimi në një biznes nuk është vetëm një zgjedhje e zgjuar, por edhe një mundësi strategjike për sukses afatgjatë, duke u mbështetur në disa pika kryesore:
    Univers City është projektuar për të mirëpritur 16 000 banorë. Kjo krijon një bazë të qëndrueshme klientësh që jetojnë dhe zhvillojnë përditshmërinë e tyre pikërisht aty ku ndodhet edhe biznesi juaj. Kjo do të thotë më pak investim në fushata të shtrenjta marketingu dhe më shumë fokus te shërbimi.
    Komoditeti si prioritetBanorët e Univers City vlerësojnë komoditetin. Njësitë komerciale të vendosura pranë banesave u ofrojnë atyre akses të menjëhershëm në shërbime të ndryshme, duke u kursyer kohë dhe mundim në përditshmërinë e tyre një vlerë shumë e rëndësishme, sidomos për familjet.
    Marketing me kosto minimale dhe ndikim maksimalBrenda komuniteteve si Univers City, përhapja e fjalës dhe prezenca vizuale funksionojnë shumë më fuqishëm sesa reklamat tradicionale. Në një mjedis ku banorët janë të lidhur me njëri-tjetrin, një shërbim i mirë përhapet shpejt dhe ndërton reputacion të qëndrueshëm.
    Afërsi me nevojat reale të komunitetitTë operosh në Univers City do të thotë të jesh pranë banorëve dhe të kuptosh drejtpërdrejt nevojat e tyre. Kjo të lejon të përshtatësh shërbimet apo produktet që ofron dhe të krijosh vlera që të diferencojnë nga konkurrenca jashtë kompleksit.
    Orar fleksibël dhe i orientuar drejt klientitNjë tjetër avantazh i njësive brenda Univers City është mundësia për të përshtatur orarin e operimit me ritmin e jetës së komunitetit, për shembull, duke qenë aktivë në mbrëmje apo fundjavë, kur kërkesat për shërbime rriten.
    Ndërtimi i një klientele besnikeTë jesh pjesë e të njëjtit komunitet me klientët e tu rrit besimin dhe krijon më shumë afrimitet. Banorët kanë tendencën të përkrahin bizneset që ndihen si pjesë e jetës së përditshme dhe që i njohin nga afër.
    Përmirësim i vazhdueshëm përmes feedback-ut të drejtpërdrejtëNdërveprimi i vazhdueshëm me klientët brenda kompleksit të jep feedback të menjëhershëm. Kjo është një mundësi për të përmirësuar produktet apo shërbimet dhe për t’u zhvilluar sipas pritshmërive reale të tregut.
     

  • Policia Bashkiake e Matit ‘mësyn’ mbi biznesin e vogël/ Lirimi i hapësirave publike, s’pyet për taksat e paguara

    Policia Bashkiake e Matit ‘mësyn’ mbi biznesin e vogël/ Lirimi i hapësirave publike, s’pyet për taksat e paguara

    Gjatë përballjes me biznesin e vogël, punonjësit e Policisë Bashkiake të Matit me arrogancë u kanë shkatërruar mallin, që tregtarët e kishin nxjerrë për ta shitur.Dhjetëra punonjës të Policisë Bashkiake në Burrel kanë mësyrë bizneset në qytet, ku u kanë kërkuar që të lirojnë hapësirat publike, pavarësisht se kanë paguar taksën për hapësirën e zënë në zyrat vendore të Bashkisë.
    Të irrituar pronarët e bizneseve të vogla kanë lajmëruar inspektorët vendor se janë të rregullt me taksat, ndërsa këta të fundit kanë shpërfillur ligjet duke u kërkuar atyre të zhvendosin menjëherë materialet që kanë nxjerrë buzë trotuarit.
    Ligjvënësja e zgjedhur demokrate në Qarkun e Dibrës, Denisa Vata ka sjellë shqetësimin e bizneseve të vogla, të cilët kundërshtojnë urdhrin për lirimin e hapësirave publike. Ata thonë se po punojnë konform ligjeve, duke shtuar se aksioni në vetvete është i paligjshëm.

  • Të rinjtë e papunë, që bëjnë sikur punojnë

    Të rinjtë e papunë, që bëjnë sikur punojnë

    Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së
    Askush nuk do të donte të punonte pa marrë pagën, apo edhe më keq, të paguante për të punuar. Megjithatë, kjo praktikë është bërë e zakonshme midis të rinjve të papunë në Kinë: ata paguajnë kompani për t’u dukur sikur punojnë atje. Kjo ndodh për shkak të ekonomisë së ngadalësuar dhe tregut të vështirë të punës, ku papunësia në mesin e të rinjve qëndron mbi 14%.
    Tridhjetëvjeçari Shui Zhou, i cili humbi biznesin e tij të ushqimit në vitin 2024, duke nisur nga muaji prill i këtij viti paguan 30 juanë (rreth 4.20 dollarë) në ditë për të shkuar në një zyrë të simuluar në qytetin Dongguan. Ajo zyra, e quajtur Pretend To Work Company, është si një ambient real pune dhe Zhou ndihet i lumtur: ndjehet sikur është duke punuar bashkë me pesë kolegë që bëjnë të njëjtën gjë. Të rinjtë vijnë, përdorin kompjuterë për të kërkuar punë, për të filluar biznesin e tyre, dhe përfshihen në një rutinë sociale. Tarifat ditore, që zakonisht shkojnë nga 30 në 50 juanë, përfshijnë shpesh edhe drekë, sanduiçë apo pije.
    Ky fenomen është përhapur edhe në qytete të mëdha të Kinës si Shenzhen, Shanghai, Nanjing, Wuhan, Chengdu dhe Kunming. Zyrat janë të përkryera: me internet, salla takimesh dhe dhoma për çaj.

    Dr. Christian Yao nga Universiteti Victoria i Wellington-it (Zelandë e Re), shpjegon që ky trend është rezultat i mos-përputhjes midis edukimit dhe kërkesave të punës, dhe ofron si zgjidhje tranzitore për të rinjtë një ambient për të reflektuar ose për të bërë punë të vogla.
    Rasti i Shui Zhou filloi nga një postim në rrjetin social Xiaohongshu: ai u ndje se ambjenti i zyrës do të përmirësonte disiplinën personale, dhe tashmë është aty që tre muaj. Prindërit e tij u ndjenë më të qetë kur panë fotografi nga zyra. Ai zakonisht arrin në orën 8-9 të mëngjesit, dhe ndonjëherë largohet pas orës 11 të natës, vetëm pasi e sheh menaxherin që largohet përpara. Tani ai ka krijuar miqësi me të tjerët; kur dikush kërkon punë, punon më intensitet, ndërsa në momente të kohës së lirë bisedojnë, bëjnë shaka dhe luajnë lojra, madje edhe darkojnë së bashku.
    Në Shangai, 23-vjeçarja Xiaowen Tang, që u diplomua vitin e kaluar dhe ende nuk ka gjetur punë me kohë të plotë, ka marrë një vend pune të përkohshëm pranë një zyre ‘Pretend To Work’ për një muaj. Universiteti i saj kërkon një kontratë pune ose dëshmi praktike brenda një viti nga diploma; përndryshe, diplomës nuk i jepet. Ajo nisi të shkruante romane online për të fituar pak para në krah të asaj që u duk si një praktikë. Ajo i ofroi universitetit fotot si të ishin prova të punës praktike: “Nëse do të gënjesh, gënjeje deri në fund,” thotë Xiaowen.
    Drejtori i Institutit Max Planck për Antropologji Sociale, Dr. Biao Xiang, thotë se ky fenomen vjen nga ndjenja frustrimi dhe mungesë mundësish për punësim. “Të bësh sikur punon është një mënyrë që të rinjtë i japin vetes hapësirë, pak largim nga shoqëria mainstream dhe një mënyrë për të mbajtur një ndjenjë dinjiteti.”
    Drejtori i “Pretend To Work Company” në Dongguan, Feiyu, është 30 vjeç dhe vetë kishte qenë pa punë kur pandemia e bëri ta mbyllete biznesin e tij; ai ndjente depresion dhe pafuqi. Në prill nisi reklamimin e kësaj zyre dhe brenda një muaji, të gjitha vendet u mbushën; të tjerët duhet të aplikojnë. Rreth 40% e klientëve janë të rinj të sapodiplomuar që vijnë për fotot e praktikës, ndonëse disa e bëjnë për t’i kënaqur prindërit. 60% e tjerë janë freelancera apo nomadë digjitalë; mesatarisht 30-vjeçarë, me më të rinjtë 25 vjeç.
    Zyrtarisht, këta quhen “profesionistë me punë fleksibile.” Feiyu mendon se në afatgjatë, ky biznes mund të mos qëndrojë fitimprurës; por ai e konsideron atë një eksperiencë sociale: “Ne shesim jo një vend pune, por dinjitetin për të mos qenë i padobishëm. Nëse vetëm i ndihmojmë ata të zgjasin pjesën e lojës, bëjmë pjesë në një mashtrim të butë. Vetëm nëse ky vend pune të stisur kthehet në një nisje reale, eksperimenti shoqëror do të japë efekt.”
    Aktualisht, Zhou po përmirëson aftësitë e tij në fushën e AI-it, duke vëzhguar që shumë kompani kërkojnë ekspertizë në inteligjencë artificiale. Ai beson se kjo do t’i lehtësojë marrjen e një pune me kohë të plotë.

  • Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

    Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

    Në një kohë rekord, ndërmarrjeve shqiptare iu duhet të informohen e reagojnë për të dalë në tregun evropianë prej më se 465 milionë konsumatorë. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje që në këtë volum pune intensive, grupet e interesit, biznes e konsumatorë të përfshihen duke nisur nga sqarimi i rrethanave që së shpejti do të jetë realiteti i vendit.

    “Në shumë tryeza që ne organizojmë del si një shqetësim shumë i madh nga përfaqësuesit e biznesit, mospërgatitja ende e grupit të interesit për të qenë pjesë e tregut të përbashkët unik. Do të thotë po reformat janë shumë të rëndësishme por të shoqërohen gjithashtu me komunikim”, tha ekspertja.
    Përveç komunikimit, ekspertët shohin si faktor veprues përgatitjen e atyre që shumë shpejt do iu duhet të prodhojnë brenda një tregu evropianë.
    “Është sfidues jo vetëm për qeverinë që është pala kryesore me të cilën KE negocion, por dhe për shoqërinë. Anëtarësimi i përshpejtuar duhet të përkthehet në një ingranazh me efikas të përfshirjes së grupeve të interesit. Nëse shpejtësia nuk do të jetë pak e shumë e përafërt do të kemi humbës nga ky proces”, tha ajo.
    Ekspozimi i përfitimeve dhe rrezikut për biznesin janë pjesë e ingranazhit të transformimit drejt BE-së që nuk mund të shihet vetëm si detyrim i aktorit kryesor për informim se sa si përfshirje aktive e vetë biznesit

  • “12 vite dështime”, Tabaku “godet” nga Italia: Socialistët kanë ndëshkuar punën, biznesin dhe dijen

    “12 vite dështime”, Tabaku “godet” nga Italia: Socialistët kanë ndëshkuar punën, biznesin dhe dijen

    Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ku ka prekur kësaj radhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave reale në vend.
    “Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – shprehet në videon e saj nga Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS).

    Duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, Tabaku denoncoi se në 12 vite qeverisje, socialistët “kanë ndëshkuar punën, biznesin e vogël dhe dijen”. Ajo shtoi se përmirësimi i standardeve të jetesës nuk mund të vijë me propagandë, por me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër klientelizmit.