Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali dhe deputeti socialist Erion Braçe kanë debatuar me tone të ashpra ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë.
Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.
Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.
Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.
Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…
Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.
Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .
Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.
Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.
Tag: bilali
-

“Na trembët, qetësohuni”/ Zv. ministrja e Infrastrukturës përplaset me Erion Braçen te “Ekonomia”
-

“Lëre aman të keqen”/ Përplasje me tone të ashpra mes Braçes dhe zv. Ministres së Infrastrukturës: Na trembët deputet, qetësohuni
Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.
Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.
Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…
Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.
Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .
Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.
Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.Top Channel
-

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat në zgjedhjet e 11 majit, është caktuar në qeveri.
Këshilli i Ministrave, vendosi që Bilali të emërohet si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
-

Surprizat! Silva Caka e PL emërohet zv.ministre e Brendshme, Bilali te Balluku, Eugena Tomini te Shëndetësia
Silva Caka, Eugena Tomini dhe Edona Bilali
TIRANË-Janë emëruar zëvendësministrat e tre prej ministrive të rëndësishme. Surprizat nuk kanë munguar, ku kryeministri Edi Rama ka marrë në radhët e tij edhe një tjetër person të besuar të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Bëhet fjalë për ish-deputeten Silva Caka, e cila është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’.
Caka aktualisht është këshilltare në Bashkinë e Tiranës, ku ka braktisur radhët e opozitës, duke iu bashkuar socialistëve. Ish-deputetja e PL zëvendëson ish-zv.ministrin Andi Mahila, i cili u shkarkua nga detyra disa ditë më parë me urdhër të ministres së re Albana Koçiu.
Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë. Tomini e ka mbajtur edhe më herët këtë post për një vit, kur u emërua në janar të vitit 2021 dhe u liruar nga detyra në dhjetor të po atij viti./ZËRI -

NGA EDONA BILALI – Trafiku dhe vonesat në Milot- Balldren, shqetësimi juaj është edhe imi…
Këtë sezon fluksi i makinave është rritur më shumë se kurrë duke faktuar një realitet që çdo dashakeq mundohet ta hedhë poshtë: veriu po preferohet çdo vit e më shumë sepse ju shërbejmë njerëzve, kemi sipërmarrës punëtorë e të palodhur dhe patjetër kryesorja kemi begatinë e natyrës që na ka falur Zoti. Trafiku i rënduar në këtë aks, me vonesa që shkojnë deri në 3–4 orë në fundjavë dhe rradhë kilometrike gjatë sezonit veror, është një problem i madh për qarkun Shkodër por jo vetëm.
Studimet e Bankës Botërore tregojnë qartë: rrugët moderne rrisin turizmin dhe nxisin ekonominë. Ky është një investim jetik për Shkodrën. Siç jeni në dijeni tenderi për këtë rrugë është anuluar dy herë, jo për mungesë vullneti, por sepse asnjë kompani nuk plotësoi kriteret e garës. Pavarësisht dëshirës, nevojës dhe padurimit plotësisht të mirëkuptuar proçesi për të gjithë hallkat nga projektimi në dorëzim duhet të jetë i sigurt, pasi bëhet fjalë për një aks strategjik pjesë e rrjetit ndërkombëtar të lëvizjes. Integrimi është gjithashtu infrastrukturë.
Këtë shqetësim të përbashkët e kam adresuar jo vetëm në foltoren e Parlamentit dhe Komision por edhe tek instancat e duhura për të cilat jam dëshmitare e përpjekjeve maksimale dhe vullnetit për të ba ma të mirën për Shkodrën e neglizhume padrejtësisht.
Ju lexoj, ju dëgjoj dhe e jetoj njëlloj si ju shqetësimin e drejtë ndaj do të vazhdoj të ngre këtë çështje me këmbëngulje, sepse Shkodra meriton ma shumë! /Nga Edona BILALI, publikuar në Facebook/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Nga Edona Bilali tek Gjylameti! Ja gratë që morën mijëra vota por që nuk u përkthyen në mandate deputeti
Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.
Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia, me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.
Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.
Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.
Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë./ Lexo.al -

VIDEO – “Jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori”, Edona Bilali flet për spotin e kontestuar
Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.
Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.
Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.
“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.
Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.
E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

U kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodre s’janë gati për këtë lloj humori!
Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.
Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”
Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.
Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.
“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.
Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.
E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

