Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit./ Monitor
Tag: besimit
-

Çmimet rriten, shpresat bien: Shqipëria ndër vendet më pesimiste për blerjen e një banese
-

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025
Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm.
Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve.
Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim.
Indeksi i balancës është negativ në të gjitha vendet dhe nënkupton se shumica e qytetarëve nuk presin të ndërmarrin një hap të tillë në afat të shkurtër.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (-77.9) dhe atë të vendeve të eurozonës (-79.0), niveli i besimit të konsumatorëve shqiptarë është më i ulët. Kjo tregon se pritshmëritë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie janë më të zbehta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
Një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e fortë të çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare.
Besimi i konsumatorëve shqiptare për blerje banesë në 12 muajt në vijim ndodhet në një pozicion të ngjashëm me Belgjikën (-82.1) dhe Bullgarinë (-78.3), por më mirë se Italia (-88.9) dhe Serbia (-98.7), ku pesimizmi është edhe më i thellë.
Megjithatë, disa vende të tjera të Ballkanit si Mali i Zi (-72.6) dhe Kroacia (-72.5) kanë shfaqur pritshmëri disi më pozitive, ndoshta si rezultat i zhvillimeve më të qëndrueshme në sektorin e turizmit dhe investimeve të huaja në banesa.
Në të kundërt, vendet e Europës Qendrore dhe Veriore si Gjermania (-69.3) dhe Danimarka (-68.3) shfaqin nivele më të larta besimi, duke reflektuar stabilitet ekonomik dhe mundësi më të lehta financimi për qytetarët e tyre.
Në tërësi, besimi konsumator në Europë tregon një ngadalësim të dukshëm të gatishmërisë për investime në pasuri të paluajtshme.
Kjo lidhet me normat e larta të interesit që kanë vijuar të qëndrojnë në nivele të shtrënguara gjatë vitit 2025, pas politikave të Bankës Qendrore Europiane për të frenuar inflacionin, si dhe me pasiguritë e përgjithshme ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt tek vendimet e familjeve për shpenzime të mëdha.
Në rastin e Shqipërisë, rezultati -82.8 tregon hendekun midis të ardhurave dhe çmimeve të tregut të banesave, që është thelluar ndjeshëm vitet e fundit.
Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta, ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i dominuar nga investime për qëllime fitimi dhe jo nga nevoja reale e strehimit./Monitor.al/
-

Dhuna policore ndaj xhamisë në Shkodër, reagon Bardhi: Këta nuk njohin Fe dhe as Zot
Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.
Postimi i Spahisë:
Nuk njohin Fe dhe as Zot!
Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin praktika që na kujtojnë periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe liria shpirtërore u shtypën me forcë.
E pamë të gjithë se si kjo mazhorancë me forcën e kartonit, miraton një ligj kundër natyrës, e nuk njeh mësimet e besimit, traditën e kombit tonë, shenjtërinë e familjes dhe injoron thirrjen e krerëve të besimit. Ndërsa sonte e shohim të shkojë më tej, me urdhërat poshtërues që Benet Beci, njeriu i marrë peng nga krimi e simbol i korrupsionit, jep nga zyra e tij, për të dhunuar hapësirat e një komuniteti fetar. Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin, respektin dhe mençurinë përballë çdo provokimi, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë, pasi asgjë se lidh me Shkodrën, përveç interesave okulte! -

Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike
Më 5 nëntor të vitit 2016 u shpallën “të lumë” 38 martirët e kishës katolike.
Në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, mes mijëra pelegrinëve, autoriteteve të Vatikanit dhe përfaqësuesve fetarë, u mbajt mesha e shenjtë për lumturimin e Imzot Vinçens Prenushit dhe të 37 martirëve të kishës katolike, të dënuar mizorisht nga regjimi komunist, i cili i ndëshkoi klerikët me dënim kapital, për veprimtarinë e tyre në shërbim të besimit fetar.
Mesha u kremtua nga i dërguari i Papa Françeskut, kardinali Angelo Amato, i cili shpalli “të lume” të vetmen femër martire, Marije Tucin.
Klerikët e tjerë të lumturuar ishin: Imzot Frano Gjini, Imzot Jul Bonati, Dom Alfons Tracki, Dom Anton Muzaj, Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Maçaj, Dom Dedë Malaj, Dom Dedë Plani, Dom Ejëll Deda, Dom Jak Bushati, Papa Josif Mihali, Dom Zef Maksen, Dom Lazër Shantoja, Dom Lekë Sirdari, Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Gjani, Dom Mikel Beltoja, Dom Ndoc Suma, Dom Ndre Zadeja, Dom Pjetër Çuni, Dom Shtjefën Kurti, Atë Bernardin Palaj, Atë Çiprian Nika, Atë Gaspër Suma, Atë Gjon Shllaku, Atë Gjovani Fausti, Atë Daniel Dajani, Seminaristi Mark Çuni, Atë Karl Serreqi, Atë Mati Prendushi, Atë Serafin Koda, Vëlla Gjon Pantalia, besimtarët e rinj Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi.
Më 28 dhjetor të vitit 1976 u miratua kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Shteti ndërmori një sulm sistemik në media e kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit. apo të bashkëpunimit me fashizmin.
Besimet fetare në vend, nuk pajtoheshin me të ashtuquajturën parajsë tokësore që synonte të krijonte regjimi komunist në Shqipëri dhe si rrjedhojë, objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën, priftërinjtë dhe imamët u burgosën e u persekutuan në një periudhë në të cilën Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë.
Më 28 dhjetor të vitit 1976 u miratua kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Shteti ndërmori një sulm sistemik në media e kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit.
ObserverKult
-

Banka e Shqiperise e thotë troç/ Çmimet e shtëpive do bien frikshëm në Tiranë, ja çfarë pritet në muajt në vijim
Banka e Shqipërisë ka publíkuar rezùltatet e vrojtimit mujor të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, ku vërehet se sektori i ndërtimit po shfaq sinjale stabilizími dhe pritshmëri për ùlje të çmimeve në muajt e ardhshëm.
Sipas raportit, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) është rritur me 2.4 píkë përqindje në tetor, duke qëndruar rreth 15 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja është ndikuar si nga vlerësimet më pozítive për aktivitetin ndërtues áktual, ashtu edhe nga rritja e nivelit të porosive të reja. Megjíthatë, Banka thekson se pritjet për çmímet në të ardhmen janë ulur, çka tregon një tendencë drejt stabilizimit ose rënies së çmimeve në tregun e ndërtimit. -

Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? Ja çfarë paralajmëron sektori i ndërtimit
Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1.9 pikë në muajin tetor. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së besimit nga bizneset në tregti, industri dhe ndërtim, ndërsa konsumatorët dhe bizneset në sektorin e shërbimeve janë shprehur më pak optimistë.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në tetor. Kjo rritje u përcaktua nga vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja. Kjo mund të sjellë një rritje të ofertës në tregun e banesave, prandaj bizneset në ndërtim kanë shfaqur pritshmëri për ulje të çmimeve në vijim.
Po ashtu, besimi në industri u rrit me rreth 6 pikë përqindje dhe kjo për shkak të vlerësimeve të përmirësuara për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual.
Treguesi i besimit në tregti ka shfaqur të njëjtën prirje. Niveli i tij qëndron aktualisht rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren, duke u ndikuar në kahun rritës nga vlerësimet më të mira për ecurinë e biznesit aktual. Bizneset në tregti presin rritje të çmimeve dhe punësimit në të ardhmen, njëlloj si ato në industri.
E kundërta ka ndodhur me besimin në shërbime, i cili ra me 2 pikë përqindje muajin që lamë pas. Rënia e treguesit të besimit në shërbime u përcaktua kryesisht nga balancat më pak pozitive të ecurisë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelit aktual të kërkesës. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e pritur të çmimeve në të ardhmen.
Gjithashtu, edhe besimi i konsumatorëve regjistroi një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje. Konsumatorët janë pesimistë si për situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe në të ardhmen, gjithashtu ranë në muajin tetor, ndërsa presin edhe rritje të çmimeve. -

Mosbetimi i gjyqtarit të GJK, reagon Delegacioni i BE: Të respektohen procedurat ligjore
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për “Euronews Albania” lidhur me mosbetimin nga presidenti të gjyqtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetues, Asim Vokshi. Ai është zgjedhur nga Gjykata e Larte, si institucion emertese, që prej 30 shtatorit por ende nuk është thirrur për betim, çka zyrtarizon dhe nisjen e detyrës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetues.
Delegacioni i BE në reagim thekson se nxisin institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Sipas tyre një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes do të kontribuojë për forcimin e besimit të publikut.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nënvizon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore, zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me mjete ligjore dhe ruajtjes së besimit te sistemi gjyqësor i reformuar.
Pas propozimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët për pozicionin e lirë në Gjykatën Kushtetuese, përzgjedhjes nga organi emërues – Gjykata e Lartë – dhe më pas apelimit, tani çështja është në fazën përfundimtare të shqyrtimit gjyqësor.
Autoriteti i institucioneve gjyqësore përcaktohet në Kushtetutë dhe gjithë individët kanë të drejtën e një shqyrtimi të drejtë ligjor përmes procedurave të duhura ligjore. Ne i nxisim të gjitha institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes kontribuon për forcimin e besimit të publikut,” shkruhet në reagim.
-

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kryetarja e ILDKPI-së: Tregon krizën e besimit ndaj drejtësisë dhe dobësitë e reformës
Kryetarja e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari, teksa mori pjesë në panelin e drejtësisë gjatë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor, ku u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas saj, ky akt i rëndë tregon mes të tjerash edhe krizën e bezimit ndaj drejtësisë dhe dobësive që mbart reforma pavarësisht arritjeve të deritanishme.
“Ky akt ekstrem i ndodhur brenda ambienteve të një gjykate është më tepër sesa një ngjarje e rëndë, është një pasqyrë e dhimbshme e vazhdimit të krizës së besimit ndaj drejtësisë dhe dobësive të një reforme që ndonëse ambicioze dhe me efekte të prekshme mbetet ende me nevojën për t’u plotësuar me mekanizma të tjerë. Ky rast shërben si kujtesë që shpesh harrohet gjatë përditshmërisë së punës tonë. Drejtësia nuk funksionon vetëm përmes ligjeve, institucioneve apo kontrolleve por përmes njerëzve dhe kulturës së integritetyir dhe besimit që e mbështet atë.”, u shpreh Bashari. -

Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit
“Parku i Besimit është një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në Shqipëri, në një eksperiencë të prekshme, përmes natyrës.
Në fillim të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të javës që lamë pas, ku veçoi organizimin e konkursit ndërkombëtar për “Parkun e Besimit” në Tiranë.“Kjo ka qenë një javë intensive, por është dominuar nga energjia e projekteve të reja. Kemi pasur konkursin ndërkombëtar për ‘Parkun e Besimit’, i cili ka qenë ndër momentet më mbresëlënëse të rrugës së re të arkitekturës dhe të transformimit të këtij vendi, në një vend ku edhe arkitektura është një arsye për ta vizituar”, u shpreh Rama.
Kryeministri solli në vëmendje se 12 finalistë, emra ndër më të njohurit në skenën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhistikës ndërkombëtare janë përballur në një ish-kazermë në afërsi të Petrelës, ku po rilind një hapësirë, e cila do t’i vihet në dispozicion artit dhe kulturës”.
Rama theksoi se ky ka qenë konkurs i jashtëzakonshëm me projekte nga më të papriturat ku është shpallur fitues nga juria ndërkombëtare studioja prestigjioze BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) nga Danimarka.
Kryeministri shprehu bindjen se “Parku i Besimit” do të të jetë një destinacion i ri, i cili do t’i japë mundësi banorëve të Tiranës, të gjithë banorëve të Shqipërisë, por edhe të gjithë atyre që do të vizitojnë Shqipërinë që të shkojnë në një park ku do të gjenden pemët, bimët, frutat, lulet e të gjitha shkrimeve të shenjta dhe ku ndërkohë do të ketë shumë për të parë dhe për të kuptuar nga historia e këtij vendi.
Studioja ndërkombëtare BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park) mes 12 finalistëve nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
Ky park prej 120 mijë metrash katrorë është ideuar të ketë disa hapësira që do të përfaqësojnë besimet fetare të shqiptarëve, ku çdo fe do të ketë rrugën e saj, me elementë sipas shkrimeve të shenjta të çdo besimi, duke nisur që nga objektet e kultit, deri te bimët, që përmenden në librat e shenjtë. Parku i Besimit do të ndërtohet në kodrat e Petrelës, në një zonë që dikur shërbente si kazermë ushtarake.
