Tag: besim

  • PD e propozoi për Avokat të Popullit, Besim Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën!

    PD e propozoi për Avokat të Popullit, Besim Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën!

    Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme. “PD-së dhe PS-së t’ju vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit të mos ia japin antikomunistëve. Ne nuk kemi nevojë për poste. I bëjmë thirrje Berishës: sot është dita të tregosh veten! Je me antikomunizmin apo je me komunizmin?!”, tha Ndregjoni.
    Sot në mënyrë të çuditshme Berisha deklaroi se PD tërhiqet nga votimi sepse e quajti lojë të PS.

    Sot komisioni i Ligjeve ka votuar këto kandidatura:

    Adriana Kalaja 44 firma

    Aranita Brahaj 35 firma
    Besim Ndregjoni 34 firma
    Endrit Shabani 35 firma
    Skënder Haluci 30 firma
    Tartar Bazaj 28 firma

  • Gara për Avokatin e Popullit/ Reagon Besim Ndregjoni: Sali Berisha trego që je me antikomunizmin !

    Gara për Avokatin e Popullit/ Reagon Besim Ndregjoni: Sali Berisha trego që je me antikomunizmin !

    Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po bëjnë një lojë të pistë, lidhur me kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit.
    Në një prononcim për mediat ai ju drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës se sot ishte dita të tregonte nëse është me antikomunistët apo është më komunistët dhe bën propagandë antikomuniste.
    “I bëjmë një thirrje doktor Berishës. Sot është dita të tregosh veten, je me antikomunizmin apo je me komunizmin dhe bën propagandë antikomunsite. PS dhe PD tju vijë turp dhe të turpëroheni para shqiptarëve që kandidoni antikomunistë për avokat populli”,- është shprehur Ndregjoni.
    Kjo deklaratë e Ndregjonit vjen pasi, Berisha deklaroi sot se është tërhequr nga proçesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e lënë në “mëshirën” politike të Edi Ramës kandidaturën e Ndregjonit dhe 5 kandidatëve të tjerë.
    Shumica socialiste miratoi me 9 vota pro dhe 3 kundër, listën me 6 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit duke e kaluar kështu në seancën plenare për votim.
    Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani, emrat e të cilëve do të votohen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend .
    Ndërkohë, Komisioni skualifikoi gjithashtu nga gara 4 kandidate, me pretendimin se nuk kishin marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.

  • Shoqatat e të drejtave të njeriut, propozojnë Besim Ndregjonin për Avokatin e Popullit

    Shoqatat e të drejtave të njeriut, propozojnë Besim Ndregjonin për Avokatin e Popullit

    Shoqatat e të drejtave të njeriut kanë propozuar për Avokat Populli emrin e Besim Ndregjonit.Në një letër të dërguar Kuvendit, tre shoqatat shprehin shqetësim për hezitimin e promovimit të figurave antikomuniste.Shoqatat në letrën e tyre, shprehen se kandidimi i Ndregjonit vjen për kontributin e tij 35-vjeçar për 40% të shqiptarëve.Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra e Traumës dhe Torturës, Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish Kulakëve të Shqipërisë që  në vitin 2022 i kan paraqitur Kuvendit të Shqipërisë  për të drejtuar Avokatin e Popullit, që  në fokus ka  “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” një Personalitet antikomuniste, Misionar i Dokumentimit dhe dënimit të krimeve të komunizmit, Përçues i paqes dhe jo urretjes, Zë i pa ndalur në mbrotje të drejtave dhe lirive të Njeriut për shtresën antikomuniste që përfaqëson 40% të popullit shqiptar, Zotin Besim NDREGJONI! Ne si Shoqëri Civile, Kulakët, të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politik jemi tepër të shqetësuar që mbas tre dekadash akoma hezitohet nga politika për promovimin e kanditaturve antikomuniste  që i demokratizojnë institucjonet dhe nuk i politizojnë ato!
    Ju sjellim në vëmendje Partive politike që përfaqësohen në Kuvend, Proklomatën e Presidentit të SHBA  Donald Tramp që para një muaj 2-8 nëndor “ Shpalli Javën antikomuniste në vendin e tij, ku ai Shtet nuk kishte kaluar diktaturë komuniste, por në nderim të mbi 100.000 mijlon viktimave që kishte kaluar europa nga kjo diktaturë, shprehu mirënjohjen dhe  nderimin,  dhe u bëri thirrje të gjitha botës të e dënonin këtë doktrine të keqe siç e dënon Amerika, Ai paralajmëron se pamvarësisht  përfundimit të luftës së ftohtë, ideologjitë që kufizojnë liritë individuale vazhdojnë të rishfaqen në forma të reja. Proklomata përfundon me angazhimin që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën  për”Jetë, liri dhe kërkim të lumturisë” duke e vendosur komunizmin në koshin e historisë,  shprehet Presidenti Tramp! Ai bashkoheni Ju deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj proklamante që nderon antikomunista të përndjekur politikë të Shqipërisë dhe nderon viktimat e komunizmit! I vetmi vend në Europë që si ka dënuar krimet e komunizmit me ligj!  Shpresojmë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të shprehin solidarizimin me proklamatën e Presidentit Tramp në nderim të sakrificave të shqiptarve antikomunist, përndryshe çdo heshtje, apo mos reagim ju ban lojtarë të ideologjisë komuniste!
    Vendimi për të kandituar Zotin Ndregjoni na buron  nga veprimtaria e tije  35 vjeçare, si përfaqësues i 40% të shqiptarve që i mbijetuan diktaturës, dhe përjetuan vuatje të rënda e padrejtsi dhe detyrimin moral se ky do të jetë Zëri i tyre në institucjonet kushtetuese.
     Gjatë legjislaturës së kaluara shumica nuk e kaloi në votim me pretekstin të bëjmë marrveshje,me  PD. Ky mosveprim përbënte shkelje të hapur të ligjit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!
    Në diktaturë familja e tij pësoi përndjekje makabre të krimeve të komunizmit, me pushkatime, me burgime, me mbytje ne hetusi, e kishte të ndaluar të votohej si Armik i partisë komuniste, historia u përsërit në Kuvendin e Shqipërisë,  në 2025 ju ndalua votimi si përfaqësues real antikomunist i përndjekur politikë mbas tre dekadash! I bëjmë me dije Kuvendit të Shqipërisë është i vetmi kanditatë që ka zbatuar ligjin për etapat e zgjedhjes, mbasi plotësoi kriteret priti vendimin e komisionit të ligjeve me 17 nëndor 2025 dhe me 18 nëndor 2025 dorzoi mbështetjen e 28 deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës për tu votuar në seancë plenare!
    Ne besojmë se Avokati i popullit duhet të qëndroi  i pamvarun nga çdo ndikim politikë, i lirë  nga interesat e pushtetit , apo opozitës të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe nga ndërgjegja njerzore. Ky është kanditati i jonë! Sepse  vendimet që shkelin Kushtetutën nuk janë veprime politike-janë padrejtsi që godasin qytetarin dhe shpirtin e shtetit të së drejtës. Ne i sigurojmë shqiptarët se Zoti Ndregjoni si Avokat Populli, qëndron mbi interesat politike,  që flet me forcën e ligjit çdo padrejtsie dhe që përfaqëson zërin e qytetarit të zakonshëm përballë pushtetit!
    I drejtohemi Partisë Socialiste si mazhornancë, Partisë Demokratike si Opozitë,  “Lereni lojën e Kim Filbit të viteve 50 kundra shqiptarve antikomunistë që vriteshin në pabesi të kësaj loje, se deshën një Shqipëri demokratike europiane, mos bani dhe Ju lojën e “Kim Filbit” ndaj kanditaturës përfaqësuese e antikomunizmit të përndjekur politikë nga diktatura në Shqipëri Zotit Besim Ndregjoni!
    Shoqëria shqiptare ka nevojë për paqe dhe gjithëpërfshirjen në ndërtimin e shtetit të së drejtës! Votimi për Avokat Populli i Dr. Besim Ndregjonit ju ban krenar përpara shqiptarve.
     

  • Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

    Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

    Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të propozojë kandidat për Avokatin e Popullit, ndërsa tha se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja.
    Ndërkohë në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se PD ka disa emra për Avokat të Popullit, madje njëri prej tyre është i njohur dhe publik.
    Sipas tij, emri i Besim Ndregjonit duhet të votohet në Parlament si Avokat i Popullit.
    “Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë.
    Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur. Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet”, tha Berisha.

  • “Allegri dhe këto dy lojtarë i siguruan rend dhe ekuilibër Milanit”

    “Allegri dhe këto dy lojtarë i siguruan rend dhe ekuilibër Milanit”

    Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, u ndal te starti pozitiv i Milanit, duke pranuar se nuk e priste një ndryshim kaq të shpejtë: “Kisha besim tek aftësitë e Allegrit, por nuk besoja se do të hynte kaq shpejt në mendjen e lojtarëve, sidomos duke parë çfarë ndodhi sezonin e kaluar. Atëherë, skuadra nuk dinte aspak si të pozicionohej dhe si të mbrohej. Max ka ditur t’i japë rend dhe ekuilibër”.
    Ai thekson se lojtarët janë të njëjtët, por tani ndikojnë shumë Rabiot dhe Modric, një “filter” që mungonte vitin e kaluar. Për mbrojtjen, Capello është në një mendje me Allegrin: “Fiton kush pëson më pak gola, jo kush shënon më shumë. Kjo nuk do të thotë se sulmi nuk duhet të përmirësohet, e them si për Milanin, ashtu edhe për Napolin”.
    Për Leao shtoi: “Fillimisht e pashë të pasigurt si qendërsulmues, por golat i dhanë besim. Allegri e bindi dhe në dy ndeshjet e fundit e kam parë më të lirshëm e më të gëzuar. Ai ndihmon ekipin, është më i freskët fizikisht, sepse vrapon më pak në mbrojtje, por tani është më i përgjegjshëm dhe duhet të jetë më cinik në zonë”.

  • Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

    Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

    Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”.
    Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?
    Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.
    Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.
    Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet.

  • “Opozitë e mbaruar…”/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

    “Opozitë e mbaruar…”/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

    Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi, deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”.
    Biseda në studio: 
    Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?
    Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.
    Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.
    Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet.

  • “Duket se nuk ka besim te vetja”, kritika për Alonso-n: Më kujton Benitez-in

    “Duket se nuk ka besim te vetja”, kritika për Alonso-n: Më kujton Benitez-in

    Tri ndeshje radhazi pa fitore.
    Pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Liverpool-it dhe barazimit 0-0 në fushën e Rayo Vallecano, kthimit në fushë pas kombëtareve nuk ka qenë i mirë për Los Blancos, me barazimin 2-2 kundër Elche-s që ka lënë një shije të hidhur në gojë.
    Në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Xabi Alonso. Zgjedhjet e trajnerit bask, si aktivizimi i Fran Garcia-s në krahun e majtë ose Rodrygo nga minuta e parë, i dukur në vështirësi, kanë shkaktuar polemika në rrjetet sociale para ndeshjes dhe barazimi i ndeshjes ka konfirmuar dyshimet.
    Edhe yjet e ekipit si Valverde, Bellingham dhe Vinicius Jr. duket se nuk ndjekin një filozofi të qartë loje, edhe Mbappe, shpesh protagonist për mirë, nuk po arrin të bëjë diferencën në ndeshjet e fundit.
    Shumë gazetarë dhe opinionistë madrilenë nuk i kanë kursyer kritikat ndaj trajnerit: “Alonso po kalon një moment delikat, nuk ka sintoni me skuadrën”, ka deklaruar Javi Herraez i Cadena SER.
    Juanma Rodriguez e El Chiringuito ka shtuar: “Edhe ai duket se nuk ka besim tek ajo që po bën. Po fillon të më kujtojë Rafa Benitez”.

  • Dokumentari “117” i vitit 1976  me regji nga Besim Sataçiu do të shfaqet në Arkivin e Filmit

    Dokumentari “117” i vitit 1976  me regji nga Besim Sataçiu do të shfaqet në Arkivin e Filmit

    Filmi dokumentar “117” realizim i vitit 1976, dokumenton jetën rurale midis shqiptarëve të Kosovës. Filmi me regji të Besim Sahatçiut dhe fotografi të Afrim Spahiut shfaqet më 26 nëntor pasdite në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë. Dokumentari “117” i xhiruar në fshatin kosovar Nevokaze, siç është bërë me dije më parë, i vlerësuar nga kritika si “portret shpirtëror i kombit” ai shënoi pikën kthesë në kinemanë dokumentare kosovare, duke futur vlera të larta estetike të papara ndonjëherë në historinë e filmit kosovar. Filmi që do të shfaqet në Arkivin e Filmit është në vijim dhe të aktiviteteve të Javës së Kulturës Kombëtare, që nisi më datë 21 nëntor dhe vijon deri më 5 dhjetor.  Regjisori, Besim Sahatçiu, u lind më 2 tetor 1935, në Pejë, ai ndërroi jetë në vitin 2005. Shkollën fillore dhe të mesmen, Sahatçiu i kreu në qytetin ku u lind.
    Më tej ndoqi dy vjet letërsi botërore në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve, për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, punoi katër vjet si përkthyes në “Rilindje”. Më pas u regjistrua në degën e regjisurës pranë Akademisë së Teatrit e të Filmit në Zagreb. Besim Sataçiu (gjyshi i këngëtares Rita Ora) ishte një personalitet me influencë në shoqërinë shqiptare.  Sahatçiu ka qenë regjisor i filmave, regjisor i teatrit, regjisor i dhjetëra emisioneve televizive dhe laureat i çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Tiranë më parë janë shfaqur dhe të tjerë filma, që janë realizuar prej tij. Një vit më parë në muajin nëntor, “Era dhe lisi” filmi i regjisorit të njohur nga Kosova, Besim Sahatçiu u shfaq në Tiranë. “Era dhe Lisi” (1979) me regji të Besim Sahatçiut është i njohur për temën e guximshme, që trajton në lidhje me sfidën sociale në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore e gjer në mesin e viteve të 60-ta, përmes metaforave stilistike që e kryqëzojnë gjuhën poetike me atë të dokumentarit. Filmi, realizim i vitit 1979 u shfaq vjet në nëntor në kinemanë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë.
     
     
     

  • “SPAK nuk fal askënd”, Ngjela godet qeverinë, mesazh të fortë për aferat e Ballukut: Kush mendon se shpëton gabohet

    “SPAK nuk fal askënd”, Ngjela godet qeverinë, mesazh të fortë për aferat e Ballukut: Kush mendon se shpëton gabohet

    Avokati, Spartak Ngjela, theksoi se SPAK është një institucion që nuk kontrollohet dot nga qeveria shqiptare. Ai shton qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek drejtësia.
    “Keni parasysh një gjë, nuk e drejtojmë në SPAK-un dot ne. Duhet të kemi besim tek drejtësia. As nuk shitet dhe as nuk blihet . Dhe nuk njeh njeri këtu që është i imi apo i yti. I kam parë ekspertët.”, tha Ngjela.