Tag: besës

  • Çetnikët me veshje kombëtare shqiptare dhe kalimi ilegal i kufirit

    Çetnikët me veshje kombëtare shqiptare dhe kalimi ilegal i kufirit

    Nga: Skënder Latifi

    Megjithatë edhe pse në raportin e 16 majit 1907, Rakiq pozicionohet kinse kundër depërtimit të bandave çetnike në Vilajetin e Kosovës, ato tashmë ishin realitet dhe paraqisnin rrezik serioz për popullatën vendore. Hyrjen e njësiteve çetnike në Kosovë në verën e vitit 1907 e kishin evidentuar edhe diplomatët e huaj. Kështu në një raport të konsullit austro-hungarez Llukes nga Shkupi thuhej qartë se “kalimi i kufirit në relacionin Vranjë – Kozjak, që zyrtarisht është i ndaluar, ka ndodhur, bile gjatë kalimit ilegal të kufirit, çetnikët ishin të veshur me veshje kombëtare shqiptare“

    Duke parë si rrezik të vazhdueshëm prezencën e faktorit të Austro-Hungarisë brenda Lëvizjes Shqiptare në njërën anë dhe pamundësisë së  futjes së ndikimit brenda strukturave të shqiptarëve, midis konsujve serbë në Prishtinë më 1907 vërehet njëfarë nervozizmi. Bile konsullata në Prishtinë as që kishte ndërmarrë diçka rreth vendosjes së kontakteve me shqiptarët autoritativë. Në radhë të parë shkaku i kësaj iniciative ishte te ndërrimi  i shpeshtë i konsujve. Në ndërkohë prej Beogradi ishte provuar që nëpërmes shoqatave të ndryshme “patriotike“ të vendoseshin lidhjet politike me shqiptarët madje edhe pa pjesëmarrjen e konsullatës, ishin mendimet që më së shpeshti dëgjoheshin midis konsujve serbë që shërbenin jo vetëm në Prishtinë por edhe në tokat shqiptare.
    “Nevojiten para për ta shtrirë ndikimin mbi krerët e shqiptarëve”

    Edhe pse nuk shihej si alternativë e vetme, zëvendëskonsulli Milan Rakiq në Prishtinë prapë iu kthye çështjes së organizimit të Lëvizjes Çetnike dhe organizimit të saj në Vilajetin e Kosovës.“Më duhet ta pranoj se deri më tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme, në bazë të të cilave do të mund të vlerësohej me besueshmëri se çfarë pasojash do të kishte prej veprimtarisë çetnike në këto zona dhe a është e mundshme që të organizohet një veprimtari e tillë, pasi në këtë drejtim së pari mungon përvoja por edhe nuk është punuar aq. Duke i marrë parasysh rrethanat por edhe numrin e serbëve, unë mendoj se veprimtaria çetnike do t’u shkaktonte këtyre më shumë probleme dhe e kam frikën se këtu nuk do të mbetej asnjë serb”.
    Elaborimin e tij të gjatë në raportin dërguar Beogradit, Rakiq e ka përmbyllur me propozimet si në vijim: “Afrimi me krerët shqiptarë është i domosdoshëm dhe marrëveshja eventuale me ta përveç në nahinë e Pejës dhe të Prizrenit, duhet të zgjerohet edhe në krahinat ku nuk ka serbë, si në Llap e Drenicë. Është krejtësisht e panovejoshme të paraqiten arsyet për një përpjekje të tillë në Llap, sepse mjafton të përmendet se Llapi është në kufirin tonë dhe pikësëpari do të hasim në këtë krahinë dhe më pastaj do të vazhdonim tutje. Më pastaj zgjerimi i marrëveshjes në Drenicë do të mund të na bënte shumë punë, sidomos me pjesëmarrjen (e përfaqësuesve serbë S. L.) në kuvendet dhe tubimet publike të krerëve shqiptarë, me ç’rast krerët drenicas shumë më lehtë do të bënin propozime në dobi të serbëve dhe për këtë nuk do të ngriheshin dyshime pasi në Drenicë nuk ka serbë. Tani për tani do të mjaftonte që për këto çështje të përcaktohej një kredi prej nga do të shpërndaheshin shuma të caktuara parash, për çdo rast të veçantë dhe për të cilat konsullata në Prishtinë do ta sqaronte dhe do të afronte arsyetime para Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka përfunduar Rakiq.
    Konsulli serb në Prishtinë: “Ju lutem ua jepni dhjetë pushkë”

    Megjithatë edhe pse në raportin e 16 majit 1907, Rakiq pozicionohet kinse kundër depërtimit të bandave çetnike në Vilajetin e Kosovës, ato tashmë ishin realitet dhe paraqisnin rrezik serioz për popullatën vendore.
    “Që prej kur çetat kanë filluar të kalojnë nëpër kazanë e Gjilanit, konsullata gjithnjë ia ka tërhequr vërejtjen ministrisë dhe këshillave (çetnike) për pasojat e rënda dhe me këmbëngulësi ka qenë kundër dërgimit të çetave nëpërmes kazasë së Gjilanit. Këtë mendim e mbështes edhe unë. Duke i pasur parasysh rrethanat ia kam lejuar Stojan Dajiqit (mësues në Gjilan) që të veprojë sipas kërkesave tuaja. Dajiqi do t’i dërgojë njerëzit për të marrë armë. Ju lutem ua jepni dhjetë pushkë”, ka urdhëruar konsulli serb nga Prishtina.

    Hyrjen e njësiteve çetnike në Kosovë në verën e vitit 1907 e kishin evidentuar edhe dipolomatët e huaj. Kështu në një raport të konsullit austro-hunagrez Llukes nga Shkupi thuhej qartë se “kalimi i kufirit (të  pjesëtarëve të Lëvizjes Çetnike – S. L.) në relacionin Vranjë – Kozjak, që zyrtarisht është i ndaluar, ka ndodhur, bile gjatë kalimit ilegal të kufirit, çetnikët ishin të veshur me veshje kombëtare shqiptare“.

    ” alt=”” aria-hidden=”true” />Prishtina e vitit 1909
    Lidhja e besës në krahinën e Gjilanit dhe mosrespektimi i saj
    Ndonëse njëra prej nahive më të rrezikuara të Vilajetit të Kosovës nga depërtimi i pjesëtarëve të Lëvizjes Çetnike ngelej ajo e Gjilanit, sa për shkak të viseve që shtriheshin përgjatë kufirit serb, por edhe për shkak të ngritjes së Komitetit të Lëvizjes Çetnike në Vranjën fqinje, megjithatë mund të thuhet se mbetet anakronik bashkëpunimi shqiptaro-serb në këtë nahi edhe atë mu në kohën kur qarqet diplomatike i mbikëqyrnin lëvizjet rreth kufirit në këtë zonë.
    Në  një raport diplomatik të gjysmës së qershorit të vitit 1907 thuhej se që prej Shën Gjergji në nahinë e Gjilanit ishte arritur “lidhja e besës“ dhe përkundër paralajmërimeve se nën të do të përfshihej edhe pakica serbe, megjithatë në të u përfshinë vetëm serbët e nahisë së Kamenicës që përbëhet prej shtatëdhjetë fshatrave. Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, sa i përket besës ishin rregulluar si në vijim: shqiptarët e kishin gjyqin e tyre ku i zgjidhnin mosmarrëveshjet midis vete, po ashtu edhe serbët e kishin gjyqin e tyre. Por, nëse mosmarrëveshja apo konflikti ishte midis shqiptarëve dhe serbëve, atëherë të dy gjyqet – shqiptare dhe serbe e hetonin rastin dhe nëse serbi ishte fajtor atëherë ai i dorëzohej gjyqit serb. Në të njëjtën mënyrë veprohej nëse shqiptari ishte fajtor. Megjithatë në fund fajtori qoftë shqiptar apo serb i dorëzohej gjyqit shtetëror.
    Pra, shihet qartë që promovues dhe përkrahës i idesë së arritjes së besës dhe gjyqeve të ndara ishte vetë pushteti, mirëpo duket se organizimi i gjyqeve në këtë mënyrë nuk iu ka pëlqyer edhe aq ndërkombëtarëve, prandaj në frymën e reformave ata ndoshta qëllimisht e kanë evidentuar ekzistencën dhe punën e Gjykatës Penale në Prishtinë përgjatë vitit 1907.
    Kështu zbatimi i marrëveshjes së besës në nahinë e Gjilanit vazhdoi tërë verën e vitit 1907, madje nuk munguan as rezultatet e arritura.
    “Në nahinë e Gjilanit ‘Gjyqet e Besës’ janë duke vepruar pa kurrfarë pengesash. Paqja që ka mbisunduar prej Shën Gjergjit dhe liria që e gëzojnë njerëzit tanë (serbët) por edhe shqiptarët, janë duke ndikuar edhe më tepër mbi udhëheqësit e kësaj lëvizjeje dhe jo vetëm se pritet që besa të respektohet, por një marrëveshje e tillë do të zgjerohet edhe në zona tjera. Siç u kam thënë, me marrëveshjen e besës tani janë duke u rregulluar çështjet civile dhe penale. Në fakt gjyqet e besës e kanë peshën e gjyqeve shtetërore. Në fillim kur u arrit kjo marrëveshje nuk besohej se ajo do të merrte përmasa kaq të mëdha. Më pastaj do të informoj edhe se si gjykojnë gjyqet e besës në kazanë e Gjilanit: në fshatin Berivojcë, një shqiptar i ka thënë fqinjit të vet se ai nuk ishte turk. Gjyqi shqiptar e dënoi atë me therjen e një lope dhe ai dënim u ekzekutua menjëherë”, raportohej më 4 korrik të vitit 1907.
    Fatkeqësisht në të njëjtin raport të tij, konsulli Milan Rakiq ka shkruar nga Prishtina për kalimin e një bande çetnike pikërisht në kazanë e Gjilanit, gjë që ai e ka afruar një argument shtesë se të gjitha elaborimet rreth “Gjyqeve të Besës” dhe arritjes së bashkëpunimit me shqiptarët ishin të kota dhe ato e minonin projektin e zgjerimit territorial!

  • Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

    Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës së tij Begaj vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.
    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.
    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e  Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.
    “Vlera e madhe e Besës qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”, tha ai.
    Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.

    Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
    Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.
    “Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa. Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Në këtë përvjetor, unë do të doja të falënderoja ato që themeluan klubin Besa, do të doja të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, t’i shpreh mirënjohjen dhe t’i falënderoj ata që kanë kontribuar në të gjithë këto 100 vite. Është e pamundur për mua dhe për këdo mbase edhe për Fatmir Eficën, që të përmendim të gjithë ata që kontribuan në klubin e futbollit Besa dhe në rezultatet e saj”, theksoi Duka.

  • 100-vjetori i Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës, Presidenti Begaj në ceremoni: Vlera e madhe qëndron te tifozët

    100-vjetori i Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës, Presidenti Begaj në ceremoni: Vlera e madhe qëndron te tifozët

    Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës.
    Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.  

    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.
    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e  Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.  
    “Vlera e madhe e Besës, – theksoi Presidenti Begaj, – qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”.  
    Kreu i Shtetit u shpreh se ekipi i Besës duhet të mbështetet jo vetëm për  këto vlera dhe jetëgjatësinë  e një shekulli si ekip, por edhe për faktin se futbolli mbetet gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe është një investim i vlefshëm për çdo komunitet.Në këtë 100-vjetor të ekipit Besa të Kavajës, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e ndërtuan këtë histori, trajnerët që formuan breza sportistësh, futbollistët që dhanë gjithçka për fanellën, tifozët kavajas që kurrë nuk e lanë skuadrën vetëm, në fitore apo humbje, si dhe ata që kanë kontribuar për dokumentimin e historisë së Besës.

  • 100 vjet Besa e Kavajës, Begaj: Futbolli frymëzim për të rinjtë dhe komunitetin

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës.
    Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.
    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, u shpreh Presidenti Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.
    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e  Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.
    “Vlera e madhe e Besës, – theksoi Presidenti Begaj, – qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”.
    Kreu i Shtetit u shpreh se ekipi i Besës duhet të mbështetet jo vetëm për  këto vlera dhe jetëgjatësinë  e një shekulli si ekip, por edhe për faktin se futbolli mbetet gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe është një investim i vlefshëm për çdo komunitet.
    Në këtë 100-vjetor të ekipit Besa të Kavajës, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e ndërtuan këtë histori, trajnerët që formuan breza sportistësh, futbollistët që dhanë gjithçka për fanellën, tifozët kavajas që kurrë nuk e lanë skuadrën vetëm, në fitore apo humbje, si dhe ata që kanë kontribuar për dokumentimin e historisë së Besës.

  • 100-vjetori i klubit të futbollit “Besa”, Begaj: Simbol shpirtëror i qytetarëve të Kavajës

    100-vjetori i klubit të futbollit “Besa”, Begaj: Simbol shpirtëror i qytetarëve të Kavajës

    Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës.
    Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.

    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, u shpreh Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.

    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.
    “Vlera e madhe e Besës qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”, theksoi Begaj.

    Kreu i Shtetit u shpreh se ekipi i Besës duhet të mbështetet jo vetëm për këto vlera dhe jetëgjatësinë e një shekulli si ekip, por edhe për faktin se futbolli mbetet gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe është një investim i vlefshëm për çdo komunitet.
    Në këtë 100-vjetor të ekipit “Besa të Kavajës”, Begaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e ndërtuan këtë histori, trajnerët që formuan breza sportistësh, futbollistët që dhanë gjithçka për fanellën, tifozët kavajas që kurrë nuk e lanë skuadrën vetëm, në fitore apo humbje, si dhe ata që kanë kontribuar për dokumentimin e historisë së Besës.

  • Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

    Milinkoviç përballë Duros në miqësore, kërkon fitoren e parë ndaj tij nga Durrësi

    Partizani do të zbresë sot në fushë përballë Besës. Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 16:00. Mladen Milinkoviçit do i shërbejë ky takim për të parë gjendjen e skuadrës, para ndeshjes me Vllazninë.
    Përballë do të jetë Shpëtim Duro, një trajner që e njeh mjaft mirë. Gjatë kohës që Milinkoviç drejtonte Kukësin apo Luftëtarin, Duro ishte te Flamurtari. Ndërkohë në një ndeshje të Ligës së Konferencës, Milinkoviç qëndronte në krye të Buduçnost Podgoricës dhe Duro të Strugës.

    Ky i fundit ka fituar dy përballje, ndërsa një tjetër është mbyllur me barazim. Duro po ashtu e ka takimin e parë në krye të Besës. Për Milinkoviç do të mungojnë disa lojtarë. Saliu Sembene është i dëmtuar që prej sfidës ndaj Teutës. Futbollistë të tjerë mungojnë për shkak të angazhimit me kombëtaret e moshave. Këtu mund të përmenden Besar Gudjufi, Rrok Toma, Tedi Malaj, Elson Himallari dhe Dion Vata.

  • Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

    Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

    Ecuria e dobët e Besës në dy javët e para teksa ka marrë vetëm barazime, i ka dërguar krerët e klubit të njohur shqiptar të bëjnë lëvizje në pankinë. Emiljano Çela i cili e drejtoi Besën në gjysmën e sezonit të kaluar e ruajti vendin e punës te verdhezinjtë deri sot por duket se palët kanë mbyllur marrëveshjen dhe pankina e Besës pëson ndryshime rrënjësore.

    Burime të Sportiim.al konfirmojnë se një emër i madh i pankinave shqiptare si Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e kavajasëve teksa njoftimi zyrtar i klubit pritet të dalë nga çasti në çast. Për t’u kujtuar fakti që Duro 65 vjeç e ka drejtuar edhe në edicionin e vitit 2009-10 ekipin e Besës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • FSHF dhe Bashkia Kavajë do të rindërtojnë së bashku stadiumin e Besës, miratohet projekti fitues

    FSHF dhe Bashkia Kavajë do të rindërtojnë së bashku stadiumin e Besës, miratohet projekti fitues

    Federata e Futbollit dhe Bashkia e Kavajës do të rindërtojnë stadiumin e Besës. Në një takim të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve të huaj e shqiptarë si edhe përfaqësuesve të “Focus Architecture” u shpall edhe projekti fitues për ndërtimin e stadiumit.

    Juria, e përbërë nga arkitektë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, zgjodhi një nga projekt-idetë e paraqitura nga studioja arkitekturore “Focus Architecture” që kishte fituar tenderin e zhvilluar nga FSHF në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë.

    Projekti parashikon ngritjen e një stadiumi modern të kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, me një kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe të përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.

    Në një prononcim për fshf.org, zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj shprehet se rindërtimi i stadiumit të ri të Besës do të jetë një bashkëpunim mes FSHF dhe Bashkisë së Kavajës. Ai nënvizon se ky stadium nuk do të ketë vetëm funksione sportive, por edhe funksione për qytetin.

    “Zhvilluam një mbledhje lidhur me aprovimin e projekt-ideve për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Kavajës. Dihet që stadiumi i qytetit të Kavajës ishte i dëmtuar nga tërmeti dhe si rrjedhojë është shkatërruar plotësisht. Kemi vendosur që në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës të rindërtojmë stadiumin e qytetit, duke i dhënë qytetit një stadium të kategorisë 4, sipas përcaktimeve të UEFA-s. Kapaciteti i këtij stadiumi do të jetë 8 mijë spektatorë dhe do të presë ndeshje të çdo lloj kategorie, me përjashtim të finaleve që kërkojnë një kapacitet më të madh.

    Sot u diskutuan projekt-idetë e paraqitura nga studio që është shpallur fituese nga tenderi që ka bërë FSHF dhe Bashkia e Kavajës, që paraqiti dy idetë e e zhvillimit të stadiumit të qytetit. Juria që ishte e përbërë nga arkitektë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, pasi shqyrtoi me shumë kujdes projekt-idetë e paraqitura nga kompania, vendosi që varianti i parë i paraqitur nga studio ishte varianti më i mirë duke lënë edhe vërejtjet përkatëse. E gjithë ideja është që ne të ndërtojmë një stadium që do t’i shërbejë të ardhmes.

    Ky projekt që u miratua korrespondon edhe me 100-vjetorin e themelimit të klubit Besa. Ky është një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit e ekipit të Besës. Shpresojmë që të avancojmë sa më shpejt, në mënyrë që të fillojmë punimet dhe brenda 2 viteve, qyteti i Kavajës të ketë një stadium dhe një pol të ri zhvillimi. Stadiumi që ne po ndërtojmë nuk do të ketë vetëm funksione sportive, por edhe funksione për qytetin. Ashtu si stadiumi “Arena Kombëtare” u bë një pol për Tiranën, të njëjtën gjë besoj do të bëjë edhe stadiumi i Kavajës” – tha për fshf.org zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

    Vazhdo leximin

  • FSHF & Bashkia Kavajë do të rindërtojnë së bashku stadiumin e Besës, miratohet projekti fitues

    FSHF & Bashkia Kavajë do të rindërtojnë së bashku stadiumin e Besës, miratohet projekti fitues