Tag: benfica

  • Dorëzimi i Contes për kalendarin dhe dëmtimet: “Batanija” është gjithmonë e shkurtër…

    Dorëzimi i Contes për kalendarin dhe dëmtimet: “Batanija” është gjithmonë e shkurtër…

    11 Dhjetor 2025

    8:14

    Alfred Lleshi

    Napoli po has vështirësi në ruajtjen e vazhdimësisë dhe humbja në Lisbonë ndaj Benfica e konfirmon krizën. Rruga drejt 1/8 të Champions League po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa Antonio Conte e pranoi se kalendari ka qenë i pamëshirshëm me skuadrën e tij:
    “Sot nuk ishim të shkëlqyer që në fillim. Benfica luajti të premten, ne luajtëm edhe të dielën dhe më pas bëmë një tjetër udhëtim treorësh. Kjo lodhje, me kalimin e kohës, paguhet”. Conte shpjegoi se Benfica ishte më agresive, ndërsa Napoli gaboi presionin fillestar dhe u gjend menjëherë në vështirësi.
    Trajneri mbrojti lojtarët për sakrificën e tyre: “Nuk kam asgjë për t’i qortuar, dhanë gjithçka”. Ai u ndal edhe te mungesat e rëndësishme, veçanërisht Romelu Lukaku: “Nuk ka bërë ende stërvitje me skuadrën, ndaj nuk mund ta grumbullojmë. Nuk e dimë kur do të kthehet”. Conte shpreson të rikuperojë Lobotka dhe Gutierrez, por pranoi se “batanija do të mbetet e shkurtër…”

  • Mourinho: Kthim te Real Madridi? Mos më bëni pyetje hipotetike…

    Mourinho: Kthim te Real Madridi? Mos më bëni pyetje hipotetike…

    10 Dhjetor 2025

    10:55

    Alfred Lleshi

    Në prag të sfidës së Champions League mes Benfica dhe Napolit, José Mourinho u përball sërish me pyetjen që e ndjek prej vitesh: lidhja e emrit të tij me Real Madridin. Mjaftoi një aludim i thjeshtë për të ringjallur spekulimet për një rikthim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll. Përgjigjja e trajnerit ishte e menjëhershme dhe pa asnjë hapësirë për interpretim. “Nuk kam asgjë për të thënë, temën e hapni ju vetë”, – tha shkurt, duke mbyllur menjëherë çështjen.
    As insistimi për një rikthim të mundshëm në La Liga nuk e shqetësoi. Mourinho dukej më i lodhur sesa i irrituar: “Mos më bëni pyetje hipotetike. A mendoni vërtet se do të ishte e lehtë t’i thoja jo Benfica?”
    Kjo tregon se mendimi i tij është plotësisht i përqendruar te klubi i Lisbonës, pa lënë hapësirë për spekulime që ia largojnë vëmendjen nga ndeshjet. Në fund, Mourinho foli për aspektin taktik dhe të ardhmen europiane të skuadrës që drejton: “Benfica është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Këtu gjithmonë shkohet deri në fund”.

  • Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

    Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

    2 Dhjetor 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Për 121 milionë euro, Chelsea bleu kartonin e mesfushorit titullar të kombëtares argjentinase dhe Benfica, Enzo Fernandez, i lindur më 2001, i cili u bë shitja më e madhe e klubit portugez. Transferimi u finalizua në fund të janarit 2023, duke shkaktuar bujë në Europë dhe forcuar ndjeshëm blutë e Londrës.
    “Po të mos flisja me Rui Costa (president i Benfica), nuk besoj se transferimi do të realizohej, – rrëfen Fernandez për “GiveMeSport”. – Negociatat ishin shumë të gjata dhe të vështira. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donte Chelsea dhe bënë gjithçka për të më transferuar”.
    Costa donte që ai të qëndronte edhe 6 muaj për të pritur oferta më të mira, por Fernandez ishte i vendosur: “Doja të kaloja në Premier League dhe të firmosja me Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur për vendimin tim”.
    Ai shtoi: “Kur erdhi interesi i Chelsea, nuk kisha dyshime. Desha të vija në Premier League me çdo kusht dhe të mos e humbisja këtë mundësi. Falë Zotit, arriti të funksionojë”.

  • Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    30 Nëntor 2025

    13:37

    Telesport

    Benfica po shqyrton një transferim në merkaton e janarit. Trajneri Jose Mourinho po kërkon të rinovojë skuadrën në ritmet e duhura, që të mbyllë një sezon dinjitoz në vitin e tij të parë te Benfica.
    Sipas mediave portugeze, objektivi i tij i radhës është Raphaël Guerreiro. Mourinho e pëlqen shumë mbrojtësin e majtë dhe e vlerëson përvojën e tij në nivelin më të lartë.
    Guerreiro, më parë te Borussia Dortmund dhe sot te Bayern, mund të tërhiqet gjithashtu nga mundësia për të luajtur më rregullisht, gjë që te Bayern e ka të pamundur.
    Bayern mund ta shesë në janar për më pak se 3 mln euro, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

  • E do Mourinho…, Dybala te Benfica? Presidenti Rui Costa sqaron me vendosmëri gjithçka

    E do Mourinho…, Dybala te Benfica? Presidenti Rui Costa sqaron me vendosmëri gjithçka

    29 Nëntor 2025

    11:37

    Alfred Lleshi

    Thashethemet për transferimin e Paulo Dybala te Benfica kanë përfshirë gjithë Europën, duke ndezur imagjinatën e tifozëve. Sipas disa burimeve, klubi portugez ka pasur kontakte informale për të sonduar disponueshmërinë e sulmuesit argjentinas, të cilit i përfundon kontrata me Romën në fund të sezonit. Përgjigjet e para nuk ishin pozitive, ndaj vetë Rui Costa i hodhi poshtë thashethemet.
    “Po kush ka folur për Dybala? Pyeteni gazetarin që dha lajmin. Nuk është e vërtetë. Në këtë moment, nuk është e vërtetë”, – tha Costa në aeroportin e Lisbonës, duke ftohur çdo entuziazëm. “Martesa” e mundshme midis Dybala dhe Benfica lidhej me José Mourinhon, që e mori te Roma dhe e vlerëson shumë.
    Megjithatë, problemi kryesor mbetet financiar. Paga prej 6-7 milionë euro neto e Dybala është e papërballueshme për Benfica, që zakonisht nuk i kalon 2 milionë neto për futbollist. Për këtë arsye, pavarësisht lidhjes me Mourinhon, transferimi duket thuajse i pamundur dhe klubi po shqyrton alternativa të tjera.

  • Mourinho tërbohet me Benfica e tij: Doja të bëja 9 zëvendësime, por nuk më lejohej…

    Mourinho tërbohet me Benfica e tij: Doja të bëja 9 zëvendësime, por nuk më lejohej…

    22 Nëntor 2025

    10:51

    Alfred Lleshi

    José Mourinho ishte vetëm pjesërisht i kënaqur pas fitores 2-0 të Benfica ndaj Atletico në raundin e 4-t të “Taça de Portugal”. Ai komentoi: “Atlético luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. E pashë në Mafra dhe kuptova se do të na e bënte jetën të vështirë. Por pjesa jonë e parë ishte e dobët, sidomos nga ana e qëndrimit. Shumë lojtarë nuk ishin seriozë dhe nuk e përballuan ndeshjen si duhet”.
    Mourinho vazhdoi: “Në pushim bëra katër zëvendësime, por doja të bëja nëntë po të më lejohej. U thashë dy lojtarëve që e morën seriozisht ndeshjen të qëndronin në fushë, të tjerët jo. Në pjesën e dytë përmirësuam shumë; Atlético nuk mund të luante me të njëjtën cilësi dhe ishte çështje kohe para se të shënonim. U kënaqa nga qëndrimi i përmirësuar”.
    Ai shpjegoi edhe ndryshimin e formacionit: “Problemi nuk ishte sistemi, por lojtarët në fushë. Disa nuk ishin në nivel që nga minuta e parë, çka për mua është e papranueshme. Iu kam thënë disa prej tyre të mos vijnë të më kërkojnë shpjegime pse nuk luajnë”.

  • “Dua të rikthehem të luaj në Europë, dëshiroj ta mbyll karrierën te klubi që më formoi”

    “Dua të rikthehem të luaj në Europë, dëshiroj ta mbyll karrierën te klubi që më formoi”

    I rritur te Benfica, Joao Cancelo u largua nga Portugalia më shumë se njëmbëdhjetë vjet më parë, kur u transferua nga klubi i Lisbonës te Valencia dhe prej andej filloi ngjitjen e tij drejt majave të futbollit.
    Inter, Juventus, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona dhe, duke filluar nga vera e vitit 2024, transferimi në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Një karrierë e mbushur me klube të nivelit të lartë, që kulmoi, një vit më parë, me një periudhë në Ligën Profesionale Saudite.
    Por tani, anësori 31-vjeçar portugez po ushqen një ëndërr, të kthehet aty ku filloi gjithçka: Benfica. Cancelo nuk e fsheh këtë dhe nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez ai zbulon këtë dëshirë në një konferencë për shtyp.
    “Sigurisht që ëndërroj të kthehem në Evropë. Kam ende këtë vit dhe një vit tjetër kontratë me Al Hilal. Jam gjithmonë i hapur për aventura të reja. Do të doja të kthehesha në Evropë”, tha Joao Cancelo.
    “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Benfica, varet nga ajo që rezervon e ardhmja. Gjithmonë do të ëndërroj të luaj për Benfica. Ishte klubi që më formoi, si dhe Barreirense. Dëshira ime për t’u kthyer në Benfica është gjithmonë e fortë”, tha portugezi.

  • Tronditet Benfica, futbollisti i saj pranon videon e turpshme me të mitur

    Tronditet Benfica, futbollisti i saj pranon videon e turpshme me të mitur

    Ylli i Benfica, sulmuesi i majtë Andreas Schjelderup, i thirrur edhe për ndeshjet kualifikuese të Botërorit me Norvegjinë, ka pranuar se më 2023, në moshën 19-vjeçare, ka dërguar një video me përmbajtje seksuale ku shfaqeshin të mitur. Ai e bëri deklaratën në një postim në Instagram, duke pranuar përgjegjësinë dhe shpjeguar ngjarjen:
    “Kam marrë një video të shkurtër dhe e kam dërguar te një mik pa u menduar mirë. Pashë vetëm disa sekonda dhe nuk e pashë si zhvillohej më tej. Miku më kujtoi menjëherë që ishte e paligjshme, kështu që e fshiva menjëherë”.
    Tani 21-vjeçar, ai kërkoi falje publikisht: “Dua të kërkoj falje së pari ndaj personave të përfshirë në video, pastaj ndaj miqve, familjes, punëdhënësve, vendit tim dhe tifozëve që i kam zhgënjyer”.
    Ai pranon mundësinë e një dënimi gjyqësor: “Jam akuzuar për këtë vepër, për të cilën ndoshta do të gjykohem dhe marr një dënim me kusht”. Presidenti i rikthyer, Rui Costa, e mbështeti: “Sigurisht që do ta mbështesim. Schjelderup ka marrë përgjegjësinë, veprimi nuk ishte me qëllim të keq”.
     

  • Benfica e fundit në Champions, Mourinho i zhgënjyer: Më dhemb zemra, me dy fitore rikthehemi në garë

    Benfica e fundit në Champions, Mourinho i zhgënjyer: Më dhemb zemra, me dy fitore rikthehemi në garë

    Trajneri José Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, në ndeshjen e tyre të javës së katërt të fazës së grupeve të Champions League. Pavarësisht dominimit dhe 21 gjuajtjeve në portë, Benfica doli e humbur dhe mbetet ende pa pike, në fund të renditjes.
    “Më dhemb zemra sepse krijuam shumë, luajtëm mirë, por nuk arritëm t’i shndërronim në gol. Goli i pësuar ishte një gabim i Dahl, por ai ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Ne u përpoqëm të reagonim, por ata e mbyllën me katër ose pesë gjigantë dhe ne nuk jemi një ekip shumë i fortë në ajër”, tha Mourinho.
    Trajneri portugez, megjithatë, shprehu kënaqësi me performancën e përgjithshme: “Rezultati është zhgënjyes, por jam shumë i lumtur me cilësinë e lojës. Djemtë ekzekutuan gjithçka që përgatitëm gjatë javës në mënyrë perfekte. Nëse e përsërisim këtë ndeshje dhjetë herë, do ta fitojmë nëntë herë.”
    Pavarësisht disavantazhit në Champions League, “Special One” nuk dorëzohet: “Jemi 12 pikë larg kreut, nuk na duhen 12 për të avancuar, ndoshta 9 ose 10. Është e vështirë, por nëse marrim 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme, jemi ende në garë. Humbëm dje por luajtëm një ndeshje të shkëlqyer.”

  • Mourinho fillon me fiksimet e tij, kërkon të sjellë te Benfica një lojtar të klasit botëror

    Mourinho fillon me fiksimet e tij, kërkon të sjellë te Benfica një lojtar të klasit botëror

    22 Tetor 2025

    20:15

    Telesport

    Bernardo Silva po luan sezonin e fundit me fanellën e Manchester City dhe duket se do të largohet nga “Qytetarët”, pas nëntë vitesh.
    Për mesfushorin 31-vjeçar ka interes të madh nga disa ekipe dhe kampionate të ndryshme, por e ardhmja e tij pritet të jetë në Portugali, ku do të rikthehet të Benfica.
    Një nga arsyet madhore pse rikthimi i Bernardo Silva te Bnefica është shumë i mundur është pikërisht Jose Mourinho. “Special One” ka një projekt tejet ambicioz te klubi portugez dhe synon të sjellë emra të mëdhenj gjatë verës së ardhshme. I pari në listë është pikërisht Bernardo Silva.