Tag: bekim

  • Klinsmann i sigurt: Lautaro është bekim, kurrë problem për Interin

    Klinsmann i sigurt: Lautaro është bekim, kurrë problem për Interin

    28 Nëntor 2025

    11:53

    Alfred Lleshi

    “Le të gabojë, por mbi të gjitha le ta luajë”. Kështu shprehet Jurgen Klinsmann për Pio Esposito. Ish-numri 10 i Interit tha për “Gazzetta dello Sport”: “Është e qartë se ka talent dhe fizik të jashtëzakonshëm, por ky është momenti kur nuk duhet të ndalet nga asgjë dhe askush”.
    Për çështjen e Lautaro Martinez, shtoi: “E di mirë çfarë ndjen kur jep gjithçka dhe topi nuk futet në rrjetë. I ndodhi në derbi dhe Champions, ku u zëvendësua gjatë ndeshjes. Mund të duket e çuditshme për simbolin e skuadrës, por tregon se Chivu nuk bën dallime.
    Është normale të dalë i zemëruar pas një zëvendësimi, por fjalët ‘problem’ dhe ‘Lautaro’ nuk mund të jenë në të njëjtën fjali. Duhet nisur nga ai, pastaj Thuram, Bonny dhe Pio do ta ndihmojnë për ta larguar përgjegjësinë. Ndoshta ndjen shumë presion, por Lautaro është bekim për Interin”.
    Për Bisseck dhe një mundësi në Botëror: “Shpresoj, ka gjithçka për të luajtur në kombëtare dhe titullar tek Interi. Tani që mungon Dumfries, pse jo, të përdoret edhe si sulmues anësor. Me atë shpejtësi dhe hap, çfarë problemi do të ketë?”

  • Shqipëria një “bekim” për Brojën, projektohet titullar me Burnley

    Shqipëria një “bekim” për Brojën, projektohet titullar me Burnley

    Shqipëria dhe ngjyrat kuqezi u kthyen në një bekim për Armando Brojën, me sulmuesin e Burnley që gjen “shpëtim” në Kombëtare pikërisht në momentin e tij më të vështirë, kur sot më shumë se kurrë i duhen minuta. Sylvinho i besoi një fanellë titullari përballë Serbisë, ndërsa ndaj Jordanisë e aktivizoi në qendër të sulmit. Për sa kohë ishte në fushë, Broja shfaqi një formë të shkëlqyer, duke realizuar një super gol dhe duke dhuruar një asist të pastër për Nedim Bajramin.
    Forma shumë e mirë e Brojës tërhoqi menjëherë edhe vëmendjen e klubit të Burnley. Sipas mediave angleze, Broja mund të zbres si titulluar në fundjave, në takimin që ekipi i tij do të luajë kundër Leeds, kjo edhe për një tjetër arsye të fortë. Sulmuesi kryesor i Burnley, Foster, ka pësuar një dëmtim me përfaqësuesen e Afrikës së Jugut.

    Më shumë mundësi, Foster nuk do të jetë në dispozicion të ekipit këtë fundjave duke shtuar shanset e Brojës për ta nisur këtë takim nga minuta e parë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Halilaj u gjet i varur në tabelë, mediat belge: U ekzekutua për një dërgese kokaine! I vëllai zbulon mesazhet

    Halilaj u gjet i varur në tabelë, mediat belge: U ekzekutua për një dërgese kokaine! I vëllai zbulon mesazhet

    Bekim Halilaj

    BELGJIKË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë u regjistruar fundjavën që lamë pas në lagjen Anderlecht në Bruksel, ku u gjet i varur me kabllo elektrike trupi i 28-vjeçarit Bekim Halilaj. Media belge RTL info. raporton se Bekim Halilaj, mund të jetë ekzekutuar për humbjen e një dërgese të madhe kokaine.
    Sipas gazetave belge Sudinfo dhe Het Nieuwsblad, Bekim Halilaj kishte një histori kriminale të njohur. Në vitin 2017, ai u dënua me shtatë vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar për trafik kokaine, si pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar që kishte trafikuar drogë me vlerë mbi 4 milionë paund në Southampton, Hampshire. Pas një hetimi nëntëmujor, autoritetet britanike kapën sasi të mëdha kokainë dhe para të gatshme në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.
    Megjithatë, autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes dhe po vazhdojnë hetimet. Kësaj piste i qëndron edhe vëllai i të riut, i cili ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.
    Në një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.
    “Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni. Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”, tha Redi Halilaj.
    Megjithatë, mënyra e pazakontë e gjetjes së trupit, i varur në një zonë publike dhe me kabllo elektrike, ka ngritur dyshime mbi një skenar të mundshëm vrasjeje apo ekzekutimi. Autoritetet belge pritet të dalin së shpejti me një përfundim zyrtar mbi shkakun e vdekjes./ZËRI 
     

  • U gjet i varur në një tabelë Belgjikë, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

    U gjet i varur në një tabelë Belgjikë, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

    Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj.

    Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.

    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.

    Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.

    Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

  • Babain invalid dhe motrën të sëmurë, kush është 29-vjeçari nga Kukësi që u gjet i varur në mes të Brukselit. Arsyet dhe detajet..

    Babain invalid dhe motrën të sëmurë, kush është 29-vjeçari nga Kukësi që u gjet i varur në mes të Brukselit. Arsyet dhe detajet..

    Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel. 
    Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele. 
    Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes.  
    Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale. 
    29-vjeçari dyshohet se ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine. 
    Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni. 
    “Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi.  
    Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha gazetari Artan Hoxha. 
    Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës. 
    Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës. 
    Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.
    “Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson. 
    Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët: 
    Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie. 
    Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim. 
    Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj. 
    Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg 
     

  • Identifikohet shqiptari që u vra dhe u var në mes të Brukselit

    Identifikohet shqiptari që u vra dhe u var në mes të Brukselit

    Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel.
    Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele.
    Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes. Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale.
    Edhe gazetari shqiptar, Artan Hoxha, e konfirmoi këtë fakt gjatë një interviste të dhënë në “Syri Tv”.  Sipas Hoxhës, 29-vjeçari ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine.

    Bekim Halilaj

    Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni.
    “Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha Hoxha.
    Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës.
    Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës.
    Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.
    “Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson.
    Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët:
    Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie.
    Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim.
    Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj.
    Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg

  • I dënuar për trafik kokaine, ky është 29-vjeçari që u gjet i varur në një tabelë reklamash në Belgjikë

    I dënuar për trafik kokaine, ky është 29-vjeçari që u gjet i varur në një tabelë reklamash në Belgjikë

    Personi që shihni në foton e mësipërme është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga Bicaj i Kukësit, i cili u gjet e varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel (Belgjikë) më 28 shtator.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Trupi u gjet pranë ‘Westland Shopping’, që ndodhet jo larg nga qyteti i Peterbos, një vend strategjik për trafikun e drogës në Bruksel. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Rezulton se në vitin 2017, Bekim Halilaj është arrestuar në Britani, së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Nuri Muçmataj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela, si anëtarë të një bande të trafikimit të kokainës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ata dyshohej se kishin trafikuar kokainë të klasit A me vlerë 4 milion paund në Southampton, teksa u prangosën më 21 Prill të 2017, pasi policia britanike kontrolloi një furgon në Southampton ku u gjet kokainë e pastër me vlerë 140 mijë sterlina. Më pas policia kreu kontrolle të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portswood, ku u arrestua Bekim Halilaj si dhe u gjet kokainë me vlerë 10,000 paund kokainë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    4 shqiptarët u dënuan me 25 vite burg në total, ndërsa më konkretisht, Bekim Halilaj, atëhere 21 vjeç, u dënua me 7 vite burgim.

    Foton dhe emrin e Bekim Halilajt e ka nxjerrë gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Çim Peka Live” , ku u shpreh se ka ngjarja ka të bëjë me trafikun e kokainës, ku i riu, është rrëmbyer, është vrarë dhe më pas është varur aty.

    “Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato t karteleve Sinaloa. Ky është bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin.

    Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli

    Grupi i tij u kap në 2017. Në foto janë 4. Noi Muçmata, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela dhe Bekim Halilaj i cili në foto ka qenë 21 vjeç. Kreu i grupit u kap 2 vite më vonë, në Belgjikë dhe u ekstradua në Angli.

    Personi që e drejtonte këtë grup u largua. Këtyre në fillim iu gjet një ngarkesë në një furgon. Aty ka nisur gjurmimi i tyre. Kanë qenë shpërndarës. Sasia që iu kap llogaritej tek 4 mln paund. Pjesëtarëve të tij pak më vonë iu kapën 30 kg kokainë. Këta ishin shpërndarës. Kreu i grupit në atë kohë nuk u kap. Shkoi në Belgjikë ku u kap në 4 prill 2019. U ekstradua në Angli.

    Në fotot që ishin të katërt në gjykatë. Viktima i fundit është dënuar me 7 vite burg për trafik kokaine. Ka dalë nga burgu. Ata qëndronin pa leje në Angli. I kanë depërtuar nga Anglia. Janë kthyer dhe kanë vijuar aktivitetin në Belgjikë. Ngjarja e fundit është se ka të bëjë me trafikun e kokainës. Një konflikt mes grupeve të mëdha, sepse dhe kreu i grupit kur iku për herë të parë vajti në Antwerp kryeqyteti i kokainës që quhet, nga ish kryeqyteti i diamanteve dikur.

    Viktima është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni. Dëmi që mendohet që është bërë… bëhet fjalë për një ngarkesë të madhe të kokainës që ka humbur

    Mesa duket ata nuk kanë arritur të kapin personat përgjegjës por e dinë që në këte rreth njerëzish kishte të bënte dhe ky. E mesa duket i ndjeri ka pësuar pasojat e të gjithë asaj që ka ndodhur. Është e pabesueshme që në zemrën e Europës mund të përfundojë si në kartelet meksikane. Kjo dëshmon përmasat e frikshme që ka marrë ky fenomen.” – tha Artan Hoxha.

  • Rrëfimi i Bekim Fehmiut pas xhirimeve të serialit të famshëm televiziv “Odisea” (1968)

    Rrëfimi i Bekim Fehmiut pas xhirimeve të serialit të famshëm televiziv “Odisea” (1968)

    Bekim Fehmiu

    “Radiocorriere” ka botuar, më 23 mars të 1968, në faqet n°32-33, një shkrim të gazetarit Antonio Lubrano në lidhje me bisedën e tij me Bekim Fehmiun pas mbarimit të xhirimeve të serialit televiziv “Odisea”, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Nga Antonio Lubrano

    Takime pa kamera

    Bekim Fehmiu, aktori i ri që luajti heroin homerik, vjen nga teatri dhe kinemaja. “Odisea” do të ketë fytyrën e tij në të gjithë botën.

    Romë, mars.

    Në këtë orë, Bekim Fehmiu, Uliksi i televizionit, tashmë po qarkullon nëpër rrugët e Prizrenit pa mjekër. Në fund të shkurtit, puna e Odisea-s përfundoi në Romë, aktori, para se të nisej, bëri dy telefonata. Njërën me Branka Petriç, të dashurën në Beograd dhe tjetrën me nënën e tij që jeton në Prizren. “Kthehu me mjekrën”, i kërkoi mama Hedije. “Unë dua të shoh me të vërtetë se si je”. Dhe Bekimi e mbajti premtimin e dhënë. Ai ia solli mjekrën dhe pastaj e preu.

    Nga ana tjetër, ai nuk është tipi që ndjek modën me çdo kusht, sot mjekra duket shumë rebeluese tek të rinjtë por ai e ka lënë atë të rritet vetëm për nevoja profesionale, për hir të vërtetës homerike. “Shpresoj se është hera e parë dhe e fundit”, më thotë ai. “Sinqerisht kjo më shqetëson. Sapo shkoj në shtëpi, zac !…” dhe ai bën gjestin e rruajtjes. Mbase ia vlen të argumentohet se mund t’i hyjë në punë herën tjetër : në fakt, është thënë se një regjisor italian do të donte t’ia besonte Bekim Fehmiut rolin e protagonistit në një film për “Che” Guevara-n dhe revolucionari kuban kishte gjithashtu një mjekër.

    Fehmiu ka një fytyrë të drejtë, me rroba civile sigurisht që nuk duket si Uliksi dinak. Me gjatësi mesatare, shpatulla të forta, një unazë ari në gisht, ai ka mënyrën e thjeshtë të njerëzve që kanë besim në vetvete. Edhe nëse në sipërfaqe duken jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ai dëgjon me kujdes secilën pyetje dhe para se të përgjigjet, hedh sytë sikur duhet të mprehë shikimin. Ai i shoqëron fjalët me një mimikë thelbësore dhe gjallërohet vetëm kur flet për teatrin dhe Prizrenin. (Gjatë Luftës së fundit Botërore, qendra u pushtua për tre vjet nga trupat italiane, nga 1941 deri në shtator të 1943).

    “I madhi Le Corbusier”, citon ai me krenari, “shkroi se vetëm katër vende në botë janë të mrekullueshme. Tre të parët nuk më vijnë në mendje tani por i katërti quhet Prizren. Në kohë, ai të kujton Venecian tuaj të lezetshme, edhe atje në fakt ka shumë kanale, madje dhe të vegjël. Shtëpitë janë të rrethuara me kopshte dhe secili kopsht është mbjellë me lule nga njëra anë dhe fruta nga ana tjetër. Një parfum, një heshtje …”.

    Bekim Fehmiu është 32 vjeç. Me origjinë shqiptare, ai lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936, i gjashti nga një grup prej tetë fëmijësh, katër djem dhe katër vajza. “Por së shpejti e gjithë familja u zhvendos në Prizren, unë isha vetëm dy vjeç”. Babai Ibrahim dha mësim në një shkollë shqipe dhe do të donte që Bekimi të bëhej një prift (hoxhë) islamik. Ai pothuajse kishte vendosur ta dërgonte në Egjipt për të studiuar teologji, kur një mbrëmje – djaloshi 15 vjeçar – Bekimi u kthye nga kinemaja dhe i tha : “Baba, dua të bëhem aktor si Aleksandër Mojsiu”. “Mojsiu ? Por a e kupton që Moisiu ishte aktori më i madh shqiptar dhe ndoshta një nga më të njohurit në botë?”. Por ai nuk e kundërshtoi, përkundrazi e dërgoi në Prishtinë, një qytet gjashtëdhjetë kilometra larg, pikërisht në kufirin shqiptar, ku kishte një shkollë të mirë teatri.

    “Më bëri përshtypje,” thotë Bekim Fehmiu sot, “protagonisti i “Zemrës së çmendur”, një film anglez. Pas një kohe të gjatë emri është zhdukur nga kujtesa. Por aftësia e tij ishte një pranverë për mua, atë mbrëmje zbulova profesionin tim të vërtetë”.

    Udhëtimi nga Prishtina për në Beograd është mjaft i gjatë, por Bekimi i ri është i vendosur të përparojë. Ai tani është 18 vjeç dhe niset. Së pari, ai duhet të kapërcejë vështirësinë e gjuhës, ai di vetëm shqip dhe në Akademinë e Artit Dramatik ata nuk mund ta pranojnë atë.

    Pas gjashtë muajsh ai mësoi me përsosmëri gjuhën sllave dhe filloi të ndiqte shkollën prestigjioze. Në vitin 1956 ai dha provimin e parë, duke interpretuar “Antigonën” e Sofokliut. Nga më shumë se dyqind studentë që mbushin klasat e Akademisë, vetëm pesëmbëdhjetë pranohen çdo vit në kurset e mjeshtrit të madh të aktrimit Mata Millosheviç, dhe Bekim Fehmiu bën pjesë ndër këta fatlumë.

    Në vitin 1960 ai u diplomua si aktor dhe u dergua për të aktruar në Teatrin e Dramës Jugosllave, institucioni më i rëndësishëm artistik në Beograd, skena në të cilën kalojnë aktorët më të mirë në vend. “Unë gjithashtu mund ta konsideroj veten”, thotë ai pas një pauze, “si shqiptari i parë që është pjesë e atij teatri të famshëm”.

    Shansi i madh

    Nga momenti i debutimit të tij, Fehmiu ka korrur një seri suksesesh : ai fiton çmimin e parë në Festivalet e Teatrit Avangardë në Beograd, kinemaja e kupton menjëherë dhe për pak më shumë se gjashtë vjet ai xhiron njëzet e një filma njëri pas tjetrit, shumë prej tyre si protagonist. “In Clacson”, kisha si partnere Branka Petriç, të fejuarën time. Në fiksioni kinematografif ajo ishte gruaja ime”.

    Pastaj në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare me filmin e Aleksandër Petroviç, “Unë gjithashtu kam takuar ciganë të lumtur”, i cili së shpejti do të shfaqet në ekranet italiane. Përfundimisht në vitin 1967 ai fitoi një çmim në Festivalin Bergamos si interpretues i Profesta-s.

    Sidoqoftë, mundësia e madhe iu paraqit atij vetëm pak se një vit më parë me Dino De Laurentiis. Ishte pikërisht producenti italian që i ofroi Bekim Fehmiut rolin kryesor, atë të UIiksit, në Odisean, seriali i parë evropian me ngjyra i porositur nga RAI-TV dhe i blerë tashmë nga kompanitë televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë Perëndimore dhe Francë.

    Emri i tij së shpejti do të zgjojë kureshtjen e audiencës familjare në të gjithë botën. Një rast i rrallë, mbase që nuk ekzistonte më parë në televizion. Ai është krejtësisht i vetëdijshëm për këtë dhe thjesht zbulon shqetësimin e tij : “Mund të jetë gjithashtu një shembje (rrëzim)”, thotë ai me kujdes. “Por është një rrezik për të cilin jam i apasionuar, e kam përballuar atë me entuziazëm menjëherë, që kur, tetë muaj më parë, fillova të xhiroja nën drejtimin e Franco Rossi-t. Më pëlqen të luftoj, i dua gjërat e vështira”.

    Durim dhe guxim

    Ai nuk ndërmerr hipotezën e kundërt, të suksesit të plotë dhe të menjëhershëm kudo që do të transmetohet shfaqja, por në thelb vetëdija se ka punuar me angazhim të thellë lejon që Fehmiu ta formulojë atë, të paktën brenda tij.

    Megjithatë, pas kësaj, publiku do të identifikojë lehtësisht karakterin homerik me aktorin e ri. Në të vërtetë, pse nuk përpiqemi të shohim nëse në të vërtetë ka ndonjë pikë të përbashkët midis Uliksit dhe Bekim Fehmiut? Dinakëria, për shembull, është arma më e mirë e Uliksit. Në rrjedhën e aventurës së tij, protagonisti shpesh u drejtohet shpërfytërimëve dhe gënjeshtrave për të shpëtuar veten dhe shokët e tij.

    A i pëlqen interpretuesit televiziv stili i Uliksit? “Besoj se jam njeri i sinqertë. Ndër cilësitë e karakterit tim preferoj dy veçanti: durimin dhe guximin”. Por a është Fehmiu, një person i durueshëm? “Varet nga rrethanat. Unë nuk jam i paduruar, por jo dhe e kundërta”.

    Çfarë lloj sirene preferoni? “Unë i dua të gjitha sirenat, përveç sirenave të alarmit ajror. Seriozisht, unë jam i bindur se gruaja vlen gjithmonë diçka më shumë se gjithçka që ekziston”.

    Uliksi zbret në Hades (Ade) për të mësuar për të ardhmen e tij. A jeni këshilluar ndonjëherë me një fallxhore? “Po, më kanë lexuar dorën, kohë më parë. Më thanë se do të vdes në moshën 32 vjeçare. Po e arrij. Por jam i sigurt se do të arrij të nëntëdhjetat”.

    A ju pëlqen të udhëtoni si Uliksi? “Sigurisht, por unë preferoj Prizrenin tim nga çdo vend tjetër. Unë nuk e kam parë atë që prej një viti”.

    Një vit larg? Epo, gjithnjë e më pak se Uliksi.

    Antonio Lubrano

    Episodi i parë i Odisesë transmetohet të dielën e 24 marsit, në orën 21:00 në Programin Kombëtar të televizionit./darsiani.com

    LEXO EDHE: KUSH ISHTE DASHURIA E PARË E BEKIM FEHMIUT?

  • Zemrat e njerëzve të mirë janë plot me lot të fshehur

    Zemrat e njerëzve të mirë janë plot me lot të fshehur

    Të gjithë njohim një person me të vërtetë të mirë. Ai që është gjithmonë e gatshme të dëgjojë dhe ndihmojë çdo njeri, që ofron këshillat më të mira dhe kurrë nuk lejon që ndokush të ndihet i pafuqishëm dhe i vetmuar.

    Pjesa më e madhe e jetës së saj është e përkushtuar për të bërë mirë për ata që e rrethojnë, dhe ajo e bën nga dashamirësia e plotë, duke mos kërkuar kurrë ndonjë gjë në këmbim.

    Njerëzit e mirë janë vërtet thelbësorë për botën, sepse përmes pastërtisë së zemrave të tyre praktikohet e mira, dhe shpresa e një të nesërmeje më të mirë mbetet gjithnjë e gjallë.

    Dhuntia e tyre për të ngushëlluar të tjerët shpesh mund të ketë pasoja për shëndetin e tyre emocional.

    Ka shumë të ngjarë që këta njerëz të ndjehen të mbingarkuar dhe të lodhur mendërisht dhe emocionalisht sepse janë në kontakt të vazhdueshëm me energjitë dhe emocionet e të gjithëve përreth tyre.

    Ata rrallë gjejnë dikë që të flasin dhe të shfryjnë për problemet e tyre të brendshme. Njerëzit e mirë qajnë me lot, por askush nuk i sheh… ata ndiejnë dhimbje që askush nuk e ndjen dhe përballen me betejat që askush nuk i njeh.

    Ata e bëjnë këtë jo sepse u pëlqen të luajnë pjesën e viktimës, por sepse është natyra e tyre, sepse ata mendojnë se duhet të jenë gjithnjë të fortë dhe duhet të hapen vetëm për ata që u besojnë vërtet.

    Ata janë mësuar të jenë një strehë e sigurt për njerëzit dhe preferojnë të kursejnë lotët e tyre për momentet e vetmisë.

    Sidoqoftë, thirrja e tyre nuk është sinonim i dobësisë, përkundrazi, kjo tregon vetëm forcën dhe humanizmin e tyre, sepse një person i cili ia kushton jetën e tij kujdesit për të tjerët dhe të sigurojë që të gjithë janë gjithmonë mirë, gjithashtu meriton të ketë momentin e vet të lehtësimit emocional.

    Jini gjithmonë dashamirës me njerëzit e mirë në jetën tuaj, ata shpesh kanë nevojë për të gjithë dashurinë, vëmendjen dhe kujdesin që ju ofrojnë juve dhe të gjithë atyre që i rrethojnë.

    Dhe më shumë se gjithçka tjetër nëse keni fat sa të keni pranë jush një person të tillë, kujdesuni për të. /web

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BEKIM FEHMIU U ÇUDIT KUR VIZITOI SHQIPËRINË: PSE NË FUSHA PUNOJNË GRATË?

    Kur Bekim Fehmi vizitoi Shqipërinë

    Aktorit shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiut, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në majin e vitit 1972, iu bë përgjim i vazhdueshëm nga Sigurimi i Shtetit shqiptar…

    Në vazhdim gjeni raportin sekret të Sigurimit të Shtetit. U realizua nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. (Drejtoria e V-të).

    Mban datën 15 maj 1972, ku agjentët e shërbimit të fshehtë, survejuan, përgjuan dhe inçizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu. Kjo gjatë periudhës tre javore që ai qëndroi në Shqipëri.

    Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun, botuar nga memorie.al, është si më poshtë:

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Babai i Bekim Fehmiut, Ibrahimi, ishte në organizimin e vrasjes së Miladin Popoviçit

    Babai i Bekim Fehmiut, Ibrahimi, ishte në organizimin e vrasjes së Miladin Popoviçit

    NGA: GANI MEHMETAJ

    Flamuri i qëndisur me shkronjat “Rrnoftë Kosova e bashkueme me Shqipni” ka dalë nga dera jonë, por nuk e di se kush e ka qëndisur, thotë Arsim Fehmiu, i vëllau i Bekim Fehmiut.

    Deklaratë e Arsim Fehmiut:

    Baba im, Ibrahim Fehmiu, më’ thirri e më’ tha që të’ shkonim të përcillnim Haki Tahën nga Prirzreni për Prishtinë. Atëherë nuk kishte ndonjë autobus. Ishte një’ kamion. Baba dhe Hakiu u ndan veç, ashtu që unë nuk munda t’i dëgjoja se çfarë thanë, por pashë se si i kërkuan ndjesë dhe i thanë lamtumirë njëri tjetrin duke u përqafuar. Dija në fshehtësi se flamuri i qëndisur me shkronjat “Rrnoftë Kosova e bashkueme me Shqipnii” ka dalë nga dera jonë, por nuk e di se kush e ka qëndisur.

    closevolume_offSë shpejti në botimin e tretë të plotësuar të librit dëshmi: “Kush e vrau Haki Tahën”