Politologu Roland Lami thotë se Sali Berisha ia doli të marrë vulën dhe godinën e PD, por jo bazën e demokratëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se nga PD janë larguar shumica e demokratëve. Lami shtoi se synimi i Ervin Salianjit brenda partisë, është ende i paqartë.
“Nuk mori dot bazën. Ka problem në PD dhe dikush duhet ta drejtojë atë PD. Sot Berisha e ka gërmadhe, nuk ka bazën. Salianji, nëse tenton të marrë vetëm godinën, mbetet në kurthin që hyri Berisha. Salianji, po synoi t’ia marrë karrigen Berishës, mund t’ia marrë, por shumica e demokratëve, kanë ikur nga PD. Është hambar shumë i madh votash. Salianji do synojë të zhgënjyerit e PD, apo logon dhe godinën e PD. Nëse ai do synojë logon, nuk do ketë bazën.”, theksoi ai.
Tag: bazën
-

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë
-

Misteri i një vrasjeje në Angli zgjidhet pas 20 vitesh, ja çfarë i ndihmoi hetuesit të zbulonin autorin e vërtetë
Pas dy dekadash, Policia e Sussex ka njoftuar se ka identifikuar burrin që besohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 35-vjeçares Jennifer Keeley, e cila u gjet e vdekur në një strehë bregdetare në Eastbourne më 22 janar 2005.
Gruaja ishte goditur me thikë disa herë, kishte një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës dhe trupi i saj ishte djegur.
Së bashku me provat nga vendi i ngjarjes, oficerët gjetën edhe një bisht cigareje me një profil të plotë gjenetik të një burri i cili u identifikua nga ADN-ja në trup dhe në gjakun e Jennifer, por nuk kishte përputhje në bazën e të dhënave, sipas Independent. Dy të dyshuar u arrestuan në vitin 2005, por u liruan për shkak të mungesës së provave.
Emri i të dyshuarit u zbulua dy dekada më vonë.
Hetimi është rinisur vitet e fundit, pasi policia identifikoi njerëzit që ndanin ADN-në me profilin e panjohur. Në verën e vitit 2024, një mostër nga një burrë në Anglinë veriore dha “pjesën e fundit të enigmës”, tha kreu i hetimit, DCI Simon Dunn.I dyshuari u identifikua si Keith Doubekin, i njohur edhe si Keith Black ose Keith Broadbent, i cili ishte me origjinë nga Anglia Veriperëndimore dhe kishte vdekur në vitin 2014 në moshën 60 vjeç. Sipas policisë, ai kishte lidhje me njerëz në komunitetin e të pastrehëve në Eastbourne, ashtu si edhe Jennifer, gjë që forcoi rastin se ai ishte autori pas vrasjes.
Arrestime të mëparshme për përdhunim dhe mundësi identifikimi të humbura
Para vrasjes së Jennifer, Doubekin ishte arrestuar nga Policia e Norfolkut në dy raste të ndara përdhunimi në vitin 2003 dhe 2004. Megjithatë, siç shpjegon DCI Dunn, në atë kohë ADN-ja u mor vetëm nga të akuzuarit, jo nga ata që thjesht u arrestuan, gjë që pengoi bërjen e një përputhjeje me bazën e të dhënave.
Përveç kësaj, Doubekin kishte dhënë ADN-në si dëshmitar në një rast tjetër vrasjeje, por për shkak se nuk ishte i dyshuar, mostra nuk u shtua në bazën e të dhënave.
Në vitin 2018, Policia e Sussex përdori një strategji afiniteti të ADN-së, një metodë që nuk ekzistonte në vitin 2005 dhe përmes anëtarëve të familjes së burrit arriti ta identifikonte atë.
Raporti dhe njoftimi publik
Policia ka vendosur të publikojë emrin e të dyshuarit për shkak të “interesit të madh publik”, seriozitetit të krimit dhe kontributit të tij të mundshëm në zgjidhjen e rasteve të tjera. Asnjë person tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me vrasjen.
Familja e Jennifer shprehu mirënjohjen e tyre për zgjidhjen e çështjes pas 20 vitesh.
“Nëna jonë ishte e sjellshme, qesharake, krijuese, e donte muzikën dhe kujdesej shumë për të tjerët”, thanë ata në një deklaratë.
“Shpresoj që historia e saj të inkurajojë më shumë mirëkuptim për ata që përjetojnë mungesën e strehimit dhe stigmën që rrethon shëndetin mendor”, theksuan familja e saj.Top Channel
-

Dronë mbi bazën ajrore, ushtria holandeze hap zjarr
Ushtria e Holandës bën me dije se ka hapur zjarr mbi disa dronë që kanë fluturuar mbi një bazë ajrore në juglindje të vendit mbrëmjen e kaluar.
Sipas ministrisë së mbrojtjes, personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i pikasi dronët rreth orës 19:00 dhe 21:00.
‘Personeli i forcave ajrore përdori armë për të rrëzuar dronët. Dronët u larguan dhe nuk u gjetën’, shkruhet në reagim, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur.
-

Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën
Pasi dha doreheqjen si kryetar i PDK-së Memli Krasniqi u shpreh për mediat në Prishtinë se ai vendosi partinë përpara interesave personale.
“Nuk ka te beje vetem me zhvillimet e fundit, por ka te beje me nje trajaktore politike te te gjithe rrugetimit tim politik. Secii kryetar besoj edhe diten e pare kur e merr mandatin nuk ka si ti shkoj mendja edhe diten e fundit kur e le mandatin sepse kete ta sjellë sensi I përgjegjesise te atyre qe te besojne. Une se kam patur kurre ambicien e te qenit kryeminister, une pushtetin per vete se kam kerkuar asnjehere , as pozicionin e kryetarit as e kam mendu e as e kam kerku. Por eshte dash te merrej si pergjegjesi”, tha Krasniqi.
Më tëj Krasniqi theksoi se PDK ka nevojë për një mundësi të re.“Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë” , shtoi ai.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor. Gjatë udhëheqjes së tij, pdk-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke fituar 24 vende në parlament.
Më herët Krasniqi njoftoi se kryesia e partisë do të mblidhet gjatë këtij muaji për të zgjedhur kryetarin e ri./vizionplus.tv -

Alarm sigurie në Belgjikë, tre dronë spikaten mbi bazën ushtarake që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane
Belgjika ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e instalimeve të saj ushtarake, pasi tre dronë të mëdhenj u panë duke fluturuar të shtunën në mbrëmje mbi bazën ajrore Kleine Brogel, në verilindje të vendit — një nga zonat më të ndjeshme ushtarake në Evropë, që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane.
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, konfirmoi incidentin, duke e përshkruar si “një ngjarje aspak të rastësishme”.
“Sipas vlerësimeve paraprake, nuk bëhej fjalë për një fluturim normal, por për një mision të qëllimshëm mbikëqyrjeje që synonte bazën,” deklaroi ai.
Menjëherë pas raportimit, helikopterë ushtarakë dhe patrulla policie u angazhuan për të ndjekur objektet e paidentifikuara, por pasi i ndoqën për disa kilometra në veri, dronët u zhdukën nga radarët. Hetimet janë ende në zhvillim për të përcaktuar origjinën dhe autorët e fluturimit.
Ky incident nuk është i pari i këtij lloji. Vetëm gjatë muajit tetor, Belgjika ka regjistruar disa episode të ngjashme: më 25 dhe 28 tetor, dronë janë raportuar mbi bazën Marche-en-Famenne, ndërsa më 10 tetor, rreth 15 avionë pa pilot fluturuan mbi bazën Elsenborn në juglindje të vendit.
Baza Kleine Brogel konsiderohet një nga pikat më strategjike të sigurisë kombëtare belge. Aty operojnë Forcat Ajrore Belge, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, strehohen kokë bërthamore B61 nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
Ngjarja ka rindezur debatin në Belgjikë për sigurinë e infrastrukturës strategjike dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore kombëtare, në një kohë kur Europa po përballet me rritjen e kërcënimeve hibride dhe veprimeve të mbikëqyrjes së paautorizuar.Top Channel
-

Basha në SPAK për 21 Janarin, Lala: Hetimi është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA
Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se Lulzim Basha është paraqitur në SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, që po hetohen nga kjo prokurori. Sipas Lalës, Basha është thirrur mbi bazën e një fletëthirrjeje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton demonstratën e dhunshme të udhëhequr nga opozita e asaj kohe, ku katër persona humbën jetën në Bulevard.
”Në kohën e ngjarjes, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë, ku Garda e Republikës hapi zjarr ndaj demonstruesve, duke shkaktuar viktimat. Ai është thirrur për të dhënë informacion mbi dinamikën e atyre orëve të tensionuara dhe për të sqaruar nëse ka pasur urdhër për veprimet e Gardës.Hetimi i SPAK-u është riaktivizuar mbi bazën e materialeve audio të siguruara nga SHBA, si dhe raportimeve të gazetarit Artan Hoxha dhe të afërmve të viktimave. Prokuroria po heton rolin e zyrtarëve të lartë gjatë demonstratës, duke përfshirë edhe funksionarët e Gardës dhe personat që ndodheshin në Kryeministri.
Në vazhdën e hetimeve, ekspertë të huaj do të kryejnë një rianalizim të predhave, për të përcaktuar saktësisht origjinën dhe përdorimin e tyre gjatë ngjarjes”,-tha e ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”.
-

Zbulime të reja për “21 Janarin”, Lala: Në SPAK kanë mbërritur materiale nga SHBA
Zbardhen detaje të reja mbi thirrjen në SPAK, të Lulzim Bashës., Klodiana Lala ka raportuar se Basha është paraqitur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.
Sipas Lalës, Basha është paraqitur mbi bazën e një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu i cili po heton ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ku u zhvillua demonstrata e udhëhequr nga opozita e asaj kohe drejtuar nga Edi Rama dhe ku humbën jetën 4 persona në Bulevard.
“Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Basha mbante detyrën e ministrit të brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre
Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.
Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës.
Në 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë cështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare. -

Kate Middleton vizitë në bazën ushtarake, shfaqet me taka të larta në një avion luftarak
Kate Middleton ishte në bazën RAF Coningsby në Angli , në vizitën e saj të parë pasi mori detyrën si Komodore Nderi Mbretërore e Ajrit në gusht 2023.
E veshur me një kostum gri dhe taka të larta, ajo u ngjit në shkallët e ngushta dhe u ul në kabinën e një avioni luftarak Typhoon me vlerë 100 milionë paund, i cili po merr pjesë në ushtrimet e reagimit të menjëhershëm të NATO-s kundër Rusisë.
Princesha e Uellsit nuk bëri vetëm një tur tipik, por testoi edhe aftësitë e saj në simulatorin e fluturimit. Ajo madje arriti të kryente me sukses një “loop the loop”, duke fituar lëvdatat e oficerëve të bazës.An insightful first visit to RAF Coningsby as Royal Honorary Air Commodore. pic.twitter.com/AE1Nd04aqO
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) October 2, 2025Stepping backwards down a portable staircase from a Typhoon fighter jet – in stiletto heels!
The Princess of Wales, everyone 💅 pic.twitter.com/fsdftkyLGN
— Belle (@RoyallyBelle_) October 2, 2025Ajo zbuloi se djali i saj më i vogël, Louis, është veçanërisht i interesuar të bëhet pilot. “Megjithatë, do t’u thoja atyre se duhen tetë vjet stërvitje dhe shumë punë e palodhur”, tha ajo me një buzëqeshje.
Pas vizitës, komandanti i bazës, Kapiteni i Grupit Paul O’Grady, vuri në dukje: “Ajo duket se ka një talent të lindur për të fluturuar, mund të na duhet ta stërvitim që të fluturojë një Typhoon nëse dëshiron.”
Në fund të fundit, Kate po ndjek një traditë familjare, pasi Princi William shërbeu si pilot helikopteri kërkim-shpëtimi në RAF.Top Channel
-

Trump e kërcënon Afganistanin se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse s’ia kthen SHBA-së bazën e Bagramit
Helikopterët Black Hawk, të prodhuar në SHBA, fluturojnë gjatë një parade ushtarake në gusht 2024 në Bagram, për të shënuar përvjetorin e tretë të tërheqjes së trupave të udhëhequra nga SHBA-ja nga Afganistani.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.
Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë.Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.
Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.
“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.
Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.
“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.
Talibanët – të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste – kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.
Dy ditë më parë në Londër, Trumpi la të kuptohej se talibanët po bisedonin me Uashingtonin për çështje të papërcaktuara.
“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne”, tha Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.
Baza ajrore e Bagramit në AfganistanBaza ajrore e Bagramit është një aeroport ushtarak dhe ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit. Ajo u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50, dhe më pas shërbeu si qendra kryesore për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan nga viti 2001 deri në tërheqjen e forcave amerikane në gusht të vitit 2021.
Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.
Sipas gazetës Wall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit.
Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.
Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.
Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.
Uashingtoni ka ruajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga rikthimi i talibanëve në pushtet, kryesisht i kufizuar në bisedime për pengjet.
Afganistani vijon të jetë vend i izoluar në skenën ndërkombëtare dhe përballet me shumë vështirësi për të joshur mbështetje të huaj ekonomike dhe investime private.
Zyrtarët talibanë hodhën poshtë kërkesën e Trumpit për kthimin e mundshëm të SHBA-së në Bagram, por lanë të hapur mundësinë për bisedime në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve.
“Pa pasur ndonjë prani ushtarake të SHBA-së në Afganistan, të dyja vendet kanë nevojë të angazhohen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë marrëdhënie politike dhe ekonomike mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, tha Zakir Jalaly, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme talibane, në rrjetet sociale.
REL
