Tag: banesës

  • Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

    Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

    Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite, në një banesë në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, në Bashkinë Elbasan.
    Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e parë të banesës, ku kanë marrë flakë kryesisht mbeturina dhe sende jashtë përdorimit.
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.
    Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
    gijotina.com/

  • Nuk ishte parë brenda dy ditësh, gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari/ U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve

    Nuk ishte parë brenda dy ditësh, gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari/ U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve

    Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit.

    Me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia për të hyrë në shtëpinë e tij ku dhe u gjet pa jetë.
    Kanë qenë komshinjtë që pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh kanë kërkuar ndihmë.
    Dyshohet për vdekje natyrale.

    Top Channel

  • Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

    Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

    Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të një konflikti, i cili ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës.
    Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Sipas Policisë, fillimisht ka qenë një debat verbal mes shtetasit B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, që më pas është shndërruar në përleshje fizike.
    Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. 53-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

  • Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, arrestohet 41-vjeçari!

    Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, arrestohet 41-vjeçari!

    Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Tiranë i cili kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, një sasi kokaine.

    Gjatë këtij operacioni, të afërmit e të arrestuarit kundërshtuan shërbimet e policisë, konkretisht i ati dhe bashkëshorti i motrës.

    Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Kokaina e ndarë në doza u gjet e fshehur në një enë me oriz.

    Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.

  • Dhunoi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë

    Dhunoi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë

    Një 44-vjeçar është ndaluar në Sarandë, pasi ushtoi dhunë dhe theu dritaren e vëllait të tij.

    Sipas uniformave blu, shtetasi ,e iniciale E.K., ka ushtruar dhunën psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj shtetasit me iniciale K.K.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 03.12.2025, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K. K., 51 vjeç, si dhe i ka thyer dritaren e banesës.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, dyshohet defekt në instalimet elektrike

    Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, dyshohet defekt në instalimet elektrike

    Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.

    Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike të banesës. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

  • Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan,u qëllua me pistoletë sapo u fut në “Range Rover” në karburantin e tij

    Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan,u qëllua me pistoletë sapo u fut në “Range Rover” në karburantin e tij

    Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan.  Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç,  është vrarë me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.  Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”.Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë. Mëhalla ishte ne gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome.
    Njoftimi i plotë i policisë:
    “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi dje policia.
    Policia reagon edhe për plagosjen
    Ndërkohë Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Mësohet se konflikti mes personave të përfshitë në ngjarje ka nisur disa ditë para 28 nëntorit. Sipas Policisë disa ditë më parë ka ndodhur një sherr për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më pas më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës. Për rrjedhojë autoritetet kanë nisur procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç. Ndërkohë kanë shpallur në kërkim shtetasit: Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.). “Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se: -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç; -u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.). Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C..
    Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës. Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -R. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar kamerën e sigurisë së banesës së shtetasit F. T.; -F. U., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. H., për motive të dobëta. Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, pasi në lagjen “Sul Paprri”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 13-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.

  • Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh dinamikën: Njëri prej autorëve fshiu pamjet nga kamerat e sigurisë

    Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh dinamikën: Njëri prej autorëve fshiu pamjet nga kamerat e sigurisë

    Policia e Elbasanit zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
    Uniformat blu informojnë se konflikti mes personave të përfshitë në ngjarje ka nisur disa ditë para 28 nëntorit.
    Sipas Policisë disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
    Më pas më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.
    Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
    Për rrjedhojë autoritetet kanë nisur procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç.
    Ndërkohë kanë shpallur në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
    Kujtojmë se uniformat blu u njoftuan lidhur me ngjarjen pas telefonatës të bërë nga 66-vjeçari me iniciale F. P., i cili njoftoi në Polici se kishte dëgjuar të shtëna me armë afër banesës së tij.
    Nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, Policia nuk gjeti asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk gjeti predhë plumbi.
    “Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
    Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi.
    Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, informoi policia një ditë më parë.
    NJOFTIMI I POLICISE SOT 30 NENTOR
    Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
    -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
    -u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
    Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
    Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    -R. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar kamerën e sigurisë së banesës së shtetasit F. T.;
    -F. U., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. H., për motive të dobëta.
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, pasi në lagjen “Sul Paprri”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 13-vjeçar.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Të shtënat në drejtim të banesës në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen, në kërkim dy persona

    Të shtënat në drejtim të banesës në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen, në kërkim dy persona

    Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Vullnetari” në Elbasan ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një banese.
    Policia ka sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe ka bërë me dije se lidhur me rastin janë proceduar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
    -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
    -u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
    Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
    Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.

  • Të shtënat me armë në Elbasan, dinamika: 2 persona në procedim, njëri prej tyre fshiu pamjet e kamerave, si nisi konflikti…

    Të shtënat me armë në Elbasan, dinamika: 2 persona në procedim, njëri prej tyre fshiu pamjet e kamerave, si nisi konflikti…

    vendngjarje

    ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë mbrëmjen e 28 nëntorit në Elbasan. Siç u raportua më herët, banorët e lagjes ‘Vullnetari’ të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri, por në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Ndërkohë, blutë e Elbasanit njoftojnë se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
    Sipas njoftimit, bëhet me dije se gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
    Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
    Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.

    Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B. Në vendngjarje, policia nuk ka gjetur gëzhoja për të provuar përdorimin e armës, ndërsa dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma./ZËRI