Deputeti i PD-së Klevis Balliu, teksa mori fjalën në Kuvend, theksoi se qeveria, pavarësisht paralajmërieve nga BE dhe Banka Botërore, ka vazhduar me PPP-të. Duke përmendur disa shembuj koncesionesh, ai tha se PPP-të janë “skema më kriminale që ka ndërtuar qeveria”.
“Siç e dëgjuan kolegët e PS. thanë që ne po bëjmë gjëra që PD si ka bërë kurrë. Është e vërtetë. Ne këto PPP e juaja s’do t’i bënim kurrë. Se kemi guximin që keni ju që të vidhni shqiptarët në këtë farë feje. Sa herë të vijë PD në pushtet, s’do të bëjë këtë PPP e juaja.
Që merrnit një murator në Itali dhe i jepnit koncesionin e sterilizimit. Që merrnit një murator në Greqi dhe i jepnit atë të laboratorëve. Doni të fshihni planin për vazhdimin e vjedhjes së qytetarëve shqipëtarë për PPP-të. Sa kolegë tuaj janë sot në burg për shkak të këtyre PPP-ve që ju kërkoni të vazhdoni.”, tha Balliu.
Me ironi, ai shtoi më tutje se edhe sigurinë e vendit po e japin me koncesion. Ironizoi edhe Belinda Ballukun, teksa tha se edhe atë e pret burgu si Erion Veliajn dhe Ilir Begajn pasi edhe ajo ka koncesione.
“Sa rrugë keni bërë me koncesion. Edhe sigurinë e vendit po e jepni me koncesion. Po të kishte një qeveri të drejtë dhe që kishte hallin e eknonomisë shqiptare do të ishte largimi nga PPP-të që këta kanë sjellë këtu. Ka kolegë të maxhorancës që i kanë denoncuar vetë. Atëherë pse kur vjen çështja për diskutim, nuk thoni të vërtetën se këto koncesione kanë qenë dëshim, që BE dhe BB na kanë paralajmëruar.
Te këto PPP në kurriz të vendit, të shtetit dhe të qytetarëve, por janë mirë për xhepat tuaja. Çdo projektligj që vjen ka një mision që të mbushë xhepat tuaja. Të gjithë pushtetin e doni për një gjë që të mbani këtë pushtet fort që të mos arrestoheni nesër. Ju për 24 orë do të ishit të gjithë te dyert e drejtësisë. Siç shkoi Beqja, Erion Veliaj e shumë kolegë të tjerë.
Do të shkojë edhe zonja që nuk është këtu, s’e gjej më. Nuk po e shikojmë këtu. Duhet ta mbronte këtë ligjin që thoni e keni përafruar me BE. BE ka 12 vjet që iu thotë se keni problem me PPP, edhe FMN.”, shtoi Balliu.
Tag: balliu
-

Balliu ‘sulmon’ Ballukun: Si Beqaj e Veliaj do përfundojë edhe ajo zonja që s’e shoh më në Kuvend
-

“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka…”/ PD kujton “8 dhjetorin”, Balliu: Barbarë të kuq që kanë vjedhur sovranin
Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit. Sipas njoftimit nga selia blu në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Sali Berisha.
Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Aty do të kujtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri. Lidhur me këtë ngjarje historike në jhistorinë e pluralizmit shqiptar ka reaguar edhe deputeti Klevis Balliu.
Klevis Balliu:
Gëzuar 8 Dhjetorin – Ditën e Rinisë dhe Demokracisë!
Falë revoltës studentore të 8 Dhjetorit, Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës më të egër në Europë.
Sot, përveç mirënjohjes ndaj atyre heronjve me në krye Azem Hajdarin, duhet po ashtu të kërkojmë ndjesë që lejuam rikthimin e autoritarizmit që ata rrëzuan me sakrificë. Por ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar edhe një herë barbarët e kuq që kanë vjedhur fuqinë e sovranit dhe që sot po largojnë rininë nga vendi. -

“Të të vijë ‘reendë’!”/ Të qeshura në Kuvend, Balla ‘ngacmon’ Peleshin me dialekt korçar, ironi me Balliun: Ti turpërohesh, je nga këta që…
Po mbahet sot seanca e radhës plenare, por as kjo e enjte nuk ka nisur ‘mbarë’, pasi opozita kërkon që në sallë të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, si dhe heqjen e disa pikave nga rendi i ditës.
Edhe pse përplasje ka pasur mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë.
Ndërsa Klevis Balliu i kërkoi Taulant Ballës që t’u drejtohet me respekt kolegëve dhe të mos i thotë Erald Kaprit ‘dhëndri’, Peleshi iu përgjigj duke i thënë se fjala dhëndër nuk është ofendim.
E ndërsa fliste, Peleshi fjalën ‘rëndë’, e tha me dialekt korçar, gjë që Balla më pas ia përdori me batutë duke i thënë ‘ të të vijë reendë’, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Ndërkohë Balliu nuk ishte dakord me këtë gjuhë duke i tërhequr sërish vëmendje Ballës, teksa ky i fundit iu drejtua duke i thënë” dhe ti nga këta që të të vijë reendë je…
Pjesë nga debati:
Balliu: Dhe me kolegun Kapri, jo dhëndër jo stër’dhëndër, çfarë janë këto turpe?
Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të konsiderohet e ‘rendë’ atëherë është luks për ne dhe arritje e parlamentin
Balla: Të të vijë reendë… kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër, dhe ti je nga këta që të të vijë rendë je, ti turpërohesh (qesh)
Peleshi: Nuk është fyerje, për mua është kompliment (qesh)
Balliu: Zotëria ka probleme nuk kupton,
Peleshi: S’mund të mbash mikrofonin duke treguar me gisht se nuk je as prokuror as gjyqtar
Balliu: Se përcaktoni ju se çfarë flas në replikë…. a mundet zotëri këto 20 pika t’i shkurtoni? Është të tallesh. Këtë i thash zotërisë që nuk e kupton gjuhën normaleTop Channel
-

“Me një të rënë të lapsit Bela mori qindra mln euro, veç Tigrave e Çakenjve”, Balliu: Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet…
Deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar gjatë fjalës në Kuvend se Belinda Balluku është një nga hajdutet më të mëdha që njeh historia shqiptare, ndërkohë që ka evidentuar se një qeveri normale do të bënte gjithçka që ajo të largohej nga pushteti, ndërsa mazhoranca aktuale po bën të kundërtën, po e mbron.
Kjo sipas tij vjen pasi i përfshirë në afera është edhe kryeministri Edi Rama.
Balliu renditi aferat e Ballukut, ndërkohë që e ka quajtur aksin Qukës-Qafë Plloçë si një imoralitet i niveleve të larta, ku për të mbushur xhepat, dyshja Rama-Balluku nuk llogariti as jetën e qytetarëve që rrezikohej.
“Në një senacë normale do të duhet të ishim duke diskutuar për Rendin e Ditës, por ku po bëhet tashmë gjithçka për të mbrojtur hajduten më të madhe të historisë, që me një të rënë të lapsit merr 50 mln euto te tuneli i Llogarasë, 260 mln euro Qukës Qafë-Plloçë, 70 mln euro rruga Korçë-Ersekë, 16 në Unazën e Madhe dhe miliona të tjera pa Tigrat 1&2, luenër e çackej. Një qeveri normale do të bënte gjithçka të largohnte hajduten në pushtet.
Kësaj ane nuk duan t’ia dinë për Bleindën. Ajo nuk i bëntë gjitha këto vetëm, nuk i njihte turqitm, ia prezantoi Rama. Ndaj ishte ai që kryesonte takimin si në asnjë rast tjetër. Nëse Belinda meriton 1 ditë burg, Rama meriton 1 vit. Besoj që në PS ka nga ata që janë kundër kësaj që po ndodh, por nuk mudn të heshtim sepse bëhesh pjesë e vjedhjes.Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet i niveleve të larta.
Kur raporti i KLSH tregonte me skarpatat rrezikohet jeta e qytetarëëve qeveria nuk mori asnjë masë. Është një tragjedi e paralajmëruar, tregon shirtin e zi të kësaj qeverie. Aty kalojnë të majtë, të djathtë e pa parti”, tha ai nga foltorja e Kuvendit. -

“Mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut”, Balliu: Ku e keni ministren e pandehur? Hiqini qafe hajdutët
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Kuvendi sulmoi ashpër mazhorancën, ndërsa kujtoi skandalin Balluku.
Ai tha se mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut.
Balliu: Keni 20 pika në rend dite, por për çështjet për qytetarët i keni lënë në fund. A ka mundësi se kur mund t’i shohim këta njerëz? Këtë njeri q ka 12 vite që thotë se po qeverise mirë. Po mirë meqë ka qeverisur mirë, të vijë të bëjë debat. Këto akuza që iu hidhen dhe deputetëve të opozitës dhe çdo njeri nga kjo qeveri, kanë back-up pushtetin. Ka shumë prej jush që mezi flasin. Ne kur kërkojmë fjalën mezi na e jepni, kurse këta të tjerët bëjnë ça të duan. Sulmohet opozita dhe ne na tregojnë se kemi të pandehur?! Ku i kemi të pandehurit?
Ku është ajo? Ku është ajo e pandehura që ka marrë 70% të buxhetit. Ju merreni, jo dhëndër jo stërdhëndër. Një njeri që nuk di se ku është! Edhe kur sulmohet opozita, ju duhet t’u kërkoni që të stopohen. Letra nuk keni, të vërtetën nuk e keni, fuqinë jo. Edhe sot mediat ndërkombëtare po ju flasin për ‘Kayon’ e Ballukut. Hiqini mor qafe hajdutët!”, tha ai. -

“Të të vijë rëndë”!/ Batuta për “dhëndrin”, plasin të qeshurat në Kuvend! Balla ironi me Balliun: Kemi bërë dhe krushqi….
klevis balliu-taulant balla
TIRANË- Seanca e sotme plenare po zhvillohet nën tensione të vazhdueshme, ndërsa nuk kanë munguar as batutat gjatë përplasjes mes palëve. Një episod batutash që shkaktoi të qeshura në sallë, ndodhi gjatë një përplasjeje verbale mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, Balliu iu drejtua Ballës: I the Kaprit, jo dhëndri jo stërdhëndri, ndërsa nga ana tjetër, Balla nuk i kurseu ironitë duke i thënë “Të të vijë rëndë”. Ndërkohë që ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Peleshim, i cili po ashtu ka ironizuar: “Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të quhet fjalë e rëndë, është arritje e këtij Kuvendi.”
Pjesë nga debati:
Balliu: Dhe me kolegun Kapri, jo dhëndër jo stër’dhëndër, çfarë janë këto turpe?
Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të konsiderohet e ‘rendë’ atëherë është luks për ne dhe arritje e parlamentin
Balla: Të të vijë reendë… kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër, dhe ti je nga këta që të të vijë rendë je, ti turpërohesh (qesh)
Peleshi: Nuk është fyerje, për mua është kompliment (qesh)
Balliu: Zotëria ka probleme nuk kupton,
Peleshi: S’mund të mbash mikrofonin duke treguar me gisht se nuk je as prokuror as gjyqtar
Balliu: Se përcaktoni ju se çfarë flas në replikë…. a mundet zotëri këto 20 pika t’i shkurtoni? Është të tallesh. Këtë i thash zotërisë që nuk e kupton gjuhën normale./ZËRI
-

Klevis Balliu denoncon në “Domani” aferën “Kayo”: Modeli Rama-Balluku, kapje totale e shtetit
Klevis Balliu ka denoncuar zyrtarisht në median prestigjioze italiane “Domani” aferën Kayo, një nga skandalet më të rënda që ekspozon qartë kapjen totale të shtetit nga regjimi Rama-Balluku.
Në deklaratën e tij për median ndërkombëtare, Balliu thekson se kjo aferë nuk është një rast i izoluar, por është model qeverisës i ndërtuar mbi korrupsion, klientelizëm dhe zhvatje sistematike të qytetarëve shqiptarë.
Balliu nënvizon se dokumentet e zbuluara nga prokuroritë europiane, së bashku me faktet e paraqitura tashmë publikisht, tregojnë një skemë të strukturuar ku fondet publike devijohen drejt interesave private të rrjetit Rama-Balluku. Sipas tij, kjo aferë është vetëm maja e ajsbergut e një modeli të kalbur që po e çon Shqipërinë drejt humbjes së kontrollit institucional.
Duke folur për “Domani”, Balliu theksoi se është jetike që partnerët ndërkombëtarë të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun që paraqet kjo qeveri për sigurinë, ekonominë dhe stabilitetin e vendit. Ai paralajmëroi se çdo vonesë në reagim vetëm sa e thellon krizën dhe e bën më të kushtueshme rikthimin e shtetit te qytetarët. -

‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?
Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.
“Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?”
Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë–Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi.
“Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore peshat, përmasat dhe standardet t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët”, tha Balliu, duke shtuaar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë dhe i debatueshëm, jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë.
“Siguria rrugore nuk rritet me justifikime, por me standarde, transparencë dhe përgjegjësi dhe asnjëra prej tyre nuk gjendet në këtë projektligj” , tha ai.
-

“Ku është ministrja, të japë llogari?”/ Balliu ngre tonet në Kuvend: Gjeni kohë të mbroni hajduten Belindë
Klevis Balliu, me tone të ashpra ka akuzuar mazhorancën se bën gjithçka që të mbrojtje hajdutët, referuar Belinda Balluku, por nuk bëj në asgjë për të mbrojtur dhe dalë në krah qytetarëve.
Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkojë në GJK e të paguajë analistë të thonë Balluku është e mirë. Gjeni kohë të mbroni hajdutë por jo të ndërtoni një kopësht e shkollë në Astir.
Çlidhje keni ju me patriotizmin, ju që krenoheshit në arenat ndërkombëtare, kryeministri juaj, që thoshte nuk shkoj mirë me kryeministrin e Kosovës, por shkoj mirë me atë të Serbisë. Jeni kthyer në sallë hajdutes që justifikojnë vjedhjet e tyre dhe bëjnë propagandën e zakonshme.
Bëni mirë që bëni kështu sepse ne nuk vijmë të gjithë këtu e t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë, siç ua bëni ju shqiptarëve”, tha ai.
