Tag: bakteriale

  • OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

    OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse.

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.

    “Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, ka thënë Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale.

    “Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, neve po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish”.

    Ka vite që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme.

    Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve për të trajtuar njerëz, kafshë dhe ushqim.

    Bakteret rezistente ndaj mikrobiomeve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milionë vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së.

    Ky institucion ka arritur në këto gjetje pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për t’i trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, dhe ato të qarkullimit të gjakut./ REL/ 

  • Rrezet e diellit, temperaturat e larta…/ Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

    Rrezet e diellit, temperaturat e larta…/ Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

    Rrezet e diellit, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit, sjell edhe shtim të rasteve me problemet në lëkurë.

    Sipas dermatologëve problemet më të shpeshat janë myku si dhe infeksionet bakteriale tek fëmijët.

    “Myku është më i shpeshti që del në pah, më shumë tek pjesa e këmbëve ose në pjesët palosëse të trupit. Infeksionet bakteriale edhe ato janë të mundura në lëkurat që kanë një sistem mbrojtës lehtësisht akoma duke u ndërtuar, kryesisht tek fëmijët i gjejmë më të shpeshtë sëmundjet me ngarkesa bakteriale në lëkurë.

    Sëmundjet bakteriale, mykotik edhe disa sëmundje të lëkurës që janë kronike dhe të sëmurët kronikë e që kanë një ndjeshmëri të lartë nga dielli, ne themi që ta evitojnë diellin e fortë kryesisht ato që kanë lupus, dermatozët që kanë ndjeshmëri nga rrezatimi diellor”, u shpreh Blerta Gjoni, dermatologe.

    Nuk  mungojnë edhe alergjitë nga rrezet e diellit apo djegiet në lëkurë.

    “Dermatikët e shpeshta në lëkurë, janë ato kategori njerëzish që pëlqejnë të rrezatohen, kryesisht tek moshat e reja, pasi ato qëndrojnë shumë më tepër në kohën e pikut në ujë. Por, kemi pasur shfaqje të rastëve të herpes simplex edhe tek fëmijët e tek mosha e adoleshencës.

    Rastet që janë përkeqësuar më shumë janë ato të akneve, pasi ndonjëherë temperaturat e larta bën të mundur që kur kemi mbiprodhim të tepërt të djersës të çrregullojnë gjëndrat e yndyrnës dhe të përkeqësojë aknet”, shtoi dermatologia.

    Mjekët rekomandojnë që të përdoren produkte për mbrojtjen e lëkurës si dhe të evitohet qëndrimi në diell në pikun e të nxehtit, jo vetëm për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, por edhe ata që kanë nishane të shumta.

  • Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

    Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

    Rrezet e diellit, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit, sjell edhe shtim të rasteve me problemet në lëkurë.
    Sipas dermatologëve problemet më të shpeshat janë myku si dhe infeksionet bakteriale tek fëmijët.
    “Myku është më i shpeshti që del në pah, më shumë tek pjesa e këmbëve ose në pjesët palosëse të trupit. Infeksionet bakteriale edhe ato janë të mundura në lëkurat që kanë një sistem mbrojtës lehtësisht akoma duke u ndërtuar, kryesisht tek fëmijët i gjejmë më të shpeshtë sëmundjet me ngarkesa bakteriale në lëkurë.
    Sëmundjet bakteriale, mykotik edhe disa sëmundje të lëkurës që janë kronike dhe të sëmurët kronikë e që kanë një ndjeshmëri të lartë nga dielli, ne themi që ta evitojnë diellin e fortë kryesisht ato që kanë lupus, dermatozët që kanë ndjeshmëri nga rrezatimi diellor”, u shpreh Blerta Gjoni, dermatologe.
    Nuk  mungojnë edhe alergjitë nga rrezet e diellit apo djegiet në lëkurë.
    “Dermatikët e shpeshta në lëkurë, janë ato kategori njerëzish që pëlqejnë të rrezatohen, kryesisht tek moshat e reja, pasi ato qëndrojnë shumë më tepër në kohën e pikut në ujë. Por, kemi pasur shfaqje të rastëve të herpes simplex edhe tek fëmijët e tek mosha e adoleshencës.
    Rastet që janë përkeqësuar më shumë janë ato të akneve, pasi ndonjëherë temperaturat e larta bën të mundur që kur kemi mbiprodhim të tepërt të djersës të çrregullojnë gjëndrat e yndyrnës dhe të përkeqësojë aknet”, shtoi dermatologia.
    Mjekët rekomandojnë që të përdoren produkte për mbrojtjen e lëkurës si dhe të evitohet qëndrimi në diell në pikun e të nxehtit, jo vetëm për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, por edhe ata që kanë nishane të shumta./tvklan

  • Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

    Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

    Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa rastet u janë drejtuar spitalit për ndihmë.
    Mjekët e QSUT-së thonë se më prezente janë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike të lëkurës, më shpesh për shkak të pishinave.
    “Gjatë verës janë shtuar infeksionet bakteriale dhe virale të lëkurës, sepse në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën,” thotë dermatologia Etleva Jorgaqi.
    Më probleme kanë pasur të sëmurët kronikë dhe ata me nishane në trup.
    “Sëmundje të tjera të lëkurës përkeqësohen tek pacientët me sëmundje kronike. Mbivendosen infeksionet bakteriale ose të sëmurët me nishane apo karcinoma në lëkurë nga rrezatimet e gjata mund të përkeqësohen ose transformohen,” shton Dr. Jorgaqi.
    Mjekët konstatojnë rritje të informacionit dhe ndërgjegjësimit në popullatë në lidhje me mbrojtjen e lëkurës në verë, por gjithsesi infeksionet për shkak të ambienteve dhe ujërave të ndotur janë të pashmangshme.