Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Alesia Balliu, në një intervistë në Dritare TV u shpreh se Sali Berisha është arsyeja se pse Rama qëndron ende në pushtet.
“Sa herë që opozita proteston me Sali Berishën në krye, aq më stabël është Rama. Sa më qesharak bëhen ata me protestat, aq më shumë pushtet i japin Ramës”, u shpreh Balliu, mes të tjerash.
Tag: arsyeja
-

Alesia Balliu: Berisha është arsyeja pse Rama është në pushtet! Sa herë proteston opozita, aq më shumë…
-

Zbulohet arsyeja pse Wirtz refuzoi Bayern për Liverpool
26 Nëntor 2025
16:57
Telesport
Nuk ishte çështje parash. Florian Wirtz në verë refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool për një arsye të thjeshtë: donte të ishte protagonist absolut.
Babai dhe këshilltari i tij, Hans-Joachim Wirtz, ka dhënë disa shpjegime për mediat gjermane.
“Im bir bisedoi me të dyja palët, Liverpool dhe Bayern. Ndryshimi është pjesa teknike e futbollit dhe jo paratë. Diferenca në pagat e ofruara ishte shumë e vogël”, ka deklaruar ai.
“Arne Slot i bëri një prezantim bindës dhe i tregoi rolin që donte t’i jepte”, ka shtuar ai.
Arsene Wenger pati deklaruar se Wirtz ka kërkuar numrin 10, duke refuzuar që të luante në krah. Bayern nuk ia ofronte dot këtë, sepse qendra e rëndesës te Bayern është Jamal Musiala. Kjo qe arsyeja pse ai u tërhoq nga Liverpool, ku i garantohej të ishte “playmaker” absolut i ekipit. -

Tërmet Peçi sot në SPAK/ Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u thirr në Prokurorinë e Posaçme
Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.
Siç mëson Top Channel bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit. Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986. Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.
Kallëzimi tjetër është nga Ardiana Kalaja që sidomos tre vitet e fundit është kthyer në një korrenspodente denoncimesh në SPAK.
-

Bylykbashi paraqitet në SPAK, nuk dihet ende arsyeja
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK. -

Bylykbashi paraqitet në SPAK, nuk dihrt ende arsyeja
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK. -

Teuta Selimi hap zemrën pas krizës personale: Humb arsyeja pse punon dhe mundohesh
Këngëtarja e njohur Teuta Selimi ka ndarë së fundmi një rrëfim të hapur dhe të sinqertë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke zbuluar betejat e brendshme që ka kaluar në një periudhë të vështirë të jetës personale. Pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti, artistja ka zgjedhur të falënderojë publikun për mbështetjen e pakushtëzuar, duke theksuar rëndësinë e tyre në momentet më sfiduese.
Përmes një postimi në InstaStory, Teuta rrëfeu fazën e dyshimit dhe mungesës së besimit tek vetja. “Më keni dhënë aq shumë dashuri e besim edhe në kohën kur as unë nuk kam besuar në veten time,” shkruan ajo, duke ndarë hapur ndjenjat e saj të pasigurisë dhe lodhjes emocionale.Momenti më prekës i postimit lidhet me momentet e dëshpërimit, kur motivimi i saj për t’u përballur me sfidat u bë i vështirë. “Jeta nganjëherë të dëshpëron aq shumë saqë gati humb arsyeja pse punon e mundohesh,” rrëfen këngëtarja, duke treguar gjendjen e brendshme që e ka shoqëruar në periudhën e fundit.
Megjithatë, Teuta e bën të qartë se pikë referimi dhe mbështetje për të kanë qenë fansat e saj. “Jeni shtylla ime. Por ju ma kujtoni gjithmonë se kjo nuk është punë, por nder e shpërblim,” përfundon artistja, duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj audiencës që ka qëndruar pranë saj kur ndjeu se humbi orientimin dhe energjinë.
Ky rrëfim tregon lidhjen e veçantë që Teuta ka me fansat dhe fuqinë e mbështetjes së tyre në momentet kur e ka ndier më shumë nevojën. -

Ish kreu i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja
Ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Konfirmohet se do të pyetet sërish për hakërimin e kompjuterëve të SPAK.
Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK. -

36-vjeçari u vra nga kushëriri, banorët: Autorin s’e kemi parë në fshat, ka ardhur se ka të atin sëmurë
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Bertil Alliaj 32 vjeç vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj 36-vjeç ka shkaktuar tronditje tek banorët e fshatit Gjorm në Selenicë të Vlorës.
Për mediat, ata thonë se lajmin e morën vesh nga televizori, dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi “Masakra e Çoles” dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.Lexo edhe :Related Posts
Por banori shton se arsyeja e ardhjes së Bertil Alliajt në fshat mund të jetë edhe gjendja shëndetësore e babait të tij, i cili së fundmi është operuar.“E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm./vizionplus.tv -

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë, ja arsyeja
Një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës është parë pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti. Në vendngjarje janë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.
Siç shihet, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shqiponja”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit.
Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë. -

Tom Doshi paraqitet në SPAK, nuk dihet arsyeja
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e kësaj thirrjeje, por kjo shënon herën e dytë që Doshi merret në pyetje nga ky institucion.
Më herët, më 24 shkurt të këtij viti, ai qëndroi rreth 90 minuta në SPAK dhe, pas daljes, sqaroi për mediat se ishte pyetur lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Rrogozhinë. Sipas tij, një prej personave që kishte takuar gjatë një aktiviteti elektoral në atë zonë, kishte qenë subjekt i përgjimeve nga ana e SPAK-ut.
/vizionplus.tv