Tag: armëpushimi

  • Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

    Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

    Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë bërë të ditur se të paktën 376 palestinezë janë vrarë dhe mbi 980 janë plagosur që nga 10 tetori, data kur hyri në fuqi armëpushimi në enklavë. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës të hënën, e cila paralajmëron se situata humanitare mbetet kritike pavarësisht ndërprerjes së luftimeve të drejtpërdrejta.
    Sipas të njëjtit raport, numri total i viktimave palestineze që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023 ka tejkaluar 70 mijë, ndërsa mbi 171 mijë persona janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
    Në një zhvillim paralel, televizioni “Al Arabiya” raportoi se Hamas dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt çarmatimit të grupit, që përfshin dorëzimin e armëve të rënda dhe nisjen e një procesi politik për paqe. Sipas burimeve të televizionit, Hamas i ka konfirmuar Shteteve të Bashkuara se është i gatshëm të dorëzojë kontrollin e enklavës, si pjesë e planit të ri të paqes.

    Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shpallë para 25 dhjetorit fazën e dytë të planit të paqes për Gazën, e cila parashikon tërheqjen e trupave izraelite, krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese dhe ngritjen e strukturave të reja administrative në enklavë, përfshirë të ashtuquajturat “Borde të Paqes”.

  • Në kuzhinat në Gaza ende mungojnë produktet bazë, pavarësisht armëpushimit

    Në kuzhinat në Gaza ende mungojnë produktet bazë, pavarësisht armëpushimit

    Në Gaza, kuzhinat komunitare janë një shpëtim për mijëra familje të shpërngulura, edhe pse armëpushimi ka filluar gjashtë javë më parë. Organizata amerikane Anera shërben çdo ditë një vakt të ngrohtë për mbi 20 mijë njerëz në kampet e braktisura të qytetit.

    Nga tenxheret e mëdha ziejnë oriz, makarona dhe thjerrëza, të përforcuara me pak perime të disponueshme. Por mungesa e mishit, pulave të freskëta dhe perimeve të tjera ende kufizon ushqimin e familjeve. Që nga armëpushimi, Anera ka shërbyer vetëm një herë mish nga kanaçet, pasi produktet e freskëta lejohen vetëm për tregtarët privatë dhe janë shumë të shtrenjta.

    Banorët e kampit varen nga këto kuzhina për bukë, ujë dhe ushqim.

    “Bukë ka vetëm një herë në javë ose një herë çdo katër ditë. Nuk ka ndryshuar shumë që nga armëpushimi, ishim të lumtur vetëm që u ndal gjakderdhja”, tha Aida Salha.

    Çmimet e ushqimeve bazë janë ende të larta dhe shumë familje mund të blejnë vetëm një vakt në ditë. Me ardhjen e dimrit, jeta bëhet edhe më e vështirë, ndërsa familjet shqetësohen si të ushqejnë dhe ngrohin fëmijët e tyre.

    Megjithatë, punonjësit humanitarë bëjnë çmos për të ndihmuar.

    “Shpresa e njerëzve është e thjeshtë: të jetojnë në një vend të sigurt dhe të mund të gatuajnë një vakt të ngrohtë për fëmijët e tyre me dashuri dhe dinjitet”, tha Sami Matar, shefi i kuzhinës.

    Ndërkohë, OKB-ja dhe organizatat humanitare kërkojnë që Izraeli të hapë të gjitha pikat e kalimit dhe të lejojë më shumë ndihma humanitare, për të përmirësuar dietën dhe jetesën e banorëve të Gazës.

  • UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    UNICEF: Në Gaza vriten të paktën 2 fëmijë në ditë

    Të paktën 67 fëmijë janë vrarë edhe pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gaza. OKB ngriti shqetësimin për këtë situatë duke bërë apel që të ndalet konflikti.
    “Dhjetëra të tjerë janë plagosur. Kjo është një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që kur hyri në fuqi armëpushimi”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires .Ndërsa nënvizoi se furnizimet me ushqim janë duke u përmirësuar në Gaza, por ende nuk plotësojnë totalisht nevojat humanitare.
    “Mbështetja e vazhdueshme është thelbësore për të ndihmuar familjet të rivendosin shëndetin, ushqyerjen dhe jetën e tyre”, tha në një intervistë për gazetarët në Gjenevë Martin Penner, një zëdhënës i WFP-së.

  • Lindja e Mesme: Armëpushimi mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma në Gaza

    Lindja e Mesme: Armëpushimi mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma në Gaza

    Bota E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:37
    Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon, pavarësisht intensifikimit të sulmeve nga forcat izraelite (IDF) në Rripin e Gazës, që kanë shtuar tensionet në terren.
    Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, është rihapur për hyrjen e ndihmave humanitare. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite për çështjet civile në territoret palestineze.

    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, theksoi rëndësinë e misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit në rajon:

    “UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme…”

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët:
    “Italia do të vazhdojë të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme ata që ende vuajnë.”
    Në një zhvillim të rëndësishëm, Knesseti ka votuar për herë të parë pro vendosjes së dënimit me vdekje për terroristët, një vendim që pritet të shkaktojë debat të fortë brenda dhe jashtë vendit, në një moment delikat diplomatik dhe humanitar.

  • Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme po mbahet, edhe pse sulmet e vazhdueshme të forcave izraelite (IDF) në Gaza kanë rritur tensionet në terren.

    Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, do të rihapet për hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite që merret me çështjet civile në territoret palestineze.
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka komentuar situatën duke theksuar rolin jetik të misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit rajonal. “Misioni UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, duhet vlerësuar me kujdes mënyra dhe koha e një tërheqjeje të mundshme, ose alternativisht garantimi i një pranie të re dhe më të fortë ndërkombëtare që të vazhdojë trashëgiminë e tij”, deklaroi ai.
    Krahas kësaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë tashmë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët. “Italia do të vazhdojë të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme ata që ende vuajnë,” shkroi ai.
    Në Izrael, ndërkohë, skena politike ka marrë një kthesë të rëndësishme. Knesseti votoi për herë të parë pro vendosjes së dënimit me vdekje për terroristët, një hap që pritet të ndezë debate të forta brenda dhe jashtë vendit, në një moment kur rajoni ndodhet nën presion të madh diplomatik dhe humanitar.
    Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve në vijim.

    Top Channel

  • Zelensky: Do t’u paraqesim evropianëve një plan armëpushimi brenda javës së ardhshme

    Zelensky: Do t’u paraqesim evropianëve një plan armëpushimi brenda javës së ardhshme

    Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë së bashku gjatë 10 ditëve të ardhshme për të zhvilluar një plan armëpushimi. Kështu deklaroi për Axios, Presidenti Volodymyr Zelensky, pak pasi Donald Trump propozoi një armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit.

    “Një plan armëpushimi. Ne vendosëm të punojmë për të gjatë javës ose 10 ditëve të ardhshme”, tha presidenti ukrainas. Volodymyr Zelensky shtoi se Ukraina që synon të bëjë presion mbi Rusinë për bisedime po i kërkon qeverisë amerikane jo vetëm raketa Tomahawk, por edhe sisteme armësh të ngjashme që nuk kërkojnë trajnim afatgjatë.

    Lidhur me sanksionet, presidenti ukrainas tha se ato do të kishin një ndikim të rëndësishëm në Rusi, por vendi i tij ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Vladimir Putinin të ecë përpara me bisedimet e paqes.

    Zelensky i përshkroi dy javët e fundit si “të stuhishme”, pasi takimi i tij i parë me Trump më 17 tetor, gjatë të cilit presidenti amerikan refuzoi të miratonte vendosjen e raketave Tomahawk, u shndërrua në një përmbysje të mprehtë diplomatike.

    Trump më pas anuloi samitin me Putinin dhe njoftoi sanksionet e para kundër Rusisë të mandatit të tij të dytë. “Presidenti Trump është i shqetësuar për përshkallëzimin. Por mendoj se nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të vijë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, diçka duhet ta ndalojë atë. Sanksionet janë një armë e tillë, por ne gjithashtu kemi nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi”, tha Zelensky.Takimi në Shtëpinë e Bardhë përfshiu diskutime të nxehta rreth kushteve të një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe dëshirës së Ukrainës për Tomahawk.

  • Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë.
    “Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl.
    “Kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme. Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, shtoi ai, duke theksuar se uria kërkon më shumë kohë për t’u zhdukur.

    Shefi i OBSH-së theksoi se shumë nga kamionët që hyjnë në Gaza tani janë komercial, gjë që nuk e ndihmon çështjen pasi njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë.
    Lidhur me evakuimet mjekësore, Tedros paralajmëroi se një ose dy rrugët e vëna në dispozicion për operacione të tilla dhe “evakuimet mjekësore një herë në javë nuk janë të mjaftueshme”.
    Ai i kërkoi Izraelit të lejojë pacientët të udhëtojnë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, për të marrë trajtim menjëherë.
    “Për disa vonesat nënkuptojnë vdekje”, tha ai, pasi 700 prej tyre kanë vdekur gjatë pritjes.
    Megjithatë, ai theksoi se 15 mijë pacientë, përfshirë 4 mijë fëmijë, kërkojnë trajtim jashtë Gazës, duke i nxitur vendet të pranojnë më shumë pacientë. Ai kërkoi hapjen e të gjitha kalimeve, përfshirë atë të Rafahut, e cila duhej të hapej javën e kaluar.
    “Një sasi e konsiderueshme ndihme është grumbulluar në Al-Arish në Egjipt që është gati të hyjë në Gaza sapo të hapet kalimi”, tha ai.
    Sipas tij, plani 60-ditor i armëpushimit i OBSH-së kërkon 45 milionë dollarë për të mirëmbajtur shërbimet shpëtimtare, për të forcuar mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe për të koordinuar partnerët. Por ai paralajmëroi se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës “do të kushtojë të paktën 7 miliardë dollarë”.
    Tedros njoftoi se më shumë se 170 mijë njerëz janë të plagosur, përfshirë 5 mijë të amputuar dhe 3.600 me djegie të rënda, ndërsa rreth 1 milion kanë nevojë për kujdes shëndetësor mendor.

  • Sulmet pas marrëveshjes, Trump: Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi

    Sulmet pas marrëveshjes, Trump: Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi

    Donald Trump

    SHBA- Donald Trump këmbënguli para gazetarëve në emisionin Air Force One mbrëmë se armëpushimi në Gaza ishte ende në fuqi, pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse të djeshme në enklavë.
    Ushtria izraelite tha se goditi objektiva të Hamasit në të gjithë enklavën, pasi një sulm i mëparshëm vrau dy ushtarë të saj. Sulmet vranë të paktën 26 persona, sipas banorëve vendas dhe autoriteteve shëndetësore. 
    Trump tha se udhëheqja e Hamasit mund të mos jetë e përfshirë në shkeljet e dyshuara që shkaktuan dhunën e djeshme. 
    “Ne mendojmë se ndoshta udhëheqja nuk është e përfshirë në këtë,” tha Trump. “Sidoqoftë… do të trajtohet ashpër, por siç duhet.” 
    Trump tha se nuk e dinte nëse sulmet izraelite ishin të justifikuara. “Do të më duhej t’ju përgjigjesha për këtë,” tha ai. 
    “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Duam të sigurohemi që do të jetë shumë paqësore me Hamasin.”
    Zyra qeveritare e medias në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se Izraeli ka vrarë 97 palestinezë dhe ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit 80 herë që nga fillimi i saj./ZËRI

  • ‘Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi’, Trump: Udhëheqja e Hamasit nuk u përfshi në sulmet e fundit

    ‘Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi’, Trump: Udhëheqja e Hamasit nuk u përfshi në sulmet e fundit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se armëpushimi në Gaza mbetet ende në fuqi, pavarësisht tensioneve të fundit në rajon.

    Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, pas një vizite në Mar-a-Lago, Trump komentoi mbi situatën aktuale mes Izraelit dhe Hamasit.

    “Po, ata kanë qenë mjaft të zhurmshëm,” tha Trump, duke iu referuar veprimeve të fundit të Hamasit. Megjithatë, ai shtoi se beson se “udhëheqja” e grupit militant “nuk ishte e përfshirë” në incidentet më të fundit.

    Ushtria izraelite njoftoi dje se kishte nisur një valë të re sulmesh në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, pas bombardimeve të para në të njëjtën zonë më herët sot, duke pretenduar se kjo ishte në përgjigje të sulmeve të Hamasit, të cilat organizata palestineze i mohoi.

    “Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot”, ushtria izraelite “nisi një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në pjesën jugore të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori.