Tag: ardhmen

  • “Nuk jam i shqetësuar”, Alonso flet për të ardhmen, “ndërhyn” edhe Rodrygo

    “Nuk jam i shqetësuar”, Alonso flet për të ardhmen, “ndërhyn” edhe Rodrygo

    Më shumë se sa pozitat në Champions, Man.City ishte një test i fortë për Xabi Alonson, një provë e fortë për të kuptuar nëse është trajneri i duhur për të vijuar projektin post Ancelotti. Aloso dhe Reali zhgënjyen sërish, këtë herë duke pësuar një humbje me përmbysje në “Bernabeu”. Pas ndeshjes, Alonso nuk u shfaq i shqetësuar për pozicionin e tij, por më shumë u ndal tek detajet e këtij takimi dhe mungesën e Mbappe:
    “Jam i përqendruar te ndeshja e radhës. Gjëja më e rëndësishme këtu është Real Madrid. Bëhet fjalë për ekipin, lojtarët dhe mënyrën se si mund t’i ndihmoj ata. Nuk ka të bëjë me mua. Si është gjendja e Mbappe? Nuk ishte në gjendje të luante, nuk e dimë nëse do të jetë në ndeshjen e radhës kundër Alaves”, u shpreh Alonso.

    Në lidhje me situatën që po kalon Alonso u përfshi edhe Rodrygo: “Edhe për të është një moment i vështirë. Gjërat nuk po shkojnë mirë. Duhet t’i tregojmë njerëzve se jemi në anën e trajnerit tonë. Po thuhen shumë gjëra. Kemi nevojë për të qëndruar të bashkuar për të ecur përpara”, u shpreh Rodrygo.
    Çuditërisht, i pakënaqur, u shfaq edhe Pep Guardiola edhe pse ekipi i tij doli nga Bernabeu me një fitore të madhe: “Ky duhet të jetë një mësim i mirë për të ardhmen, sepse ky nivel nuk është i mjaftueshëm. Kam qenë këtu shumë herë në 5 vitet e fundit, kemi luajtur shumë më mirë se sot por nuk kemi fituar. Ky është realiteti, por më duhet ta pranoj. Realiteti është se në fazat e mëvonshme të Champions duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh Guardiola.

  • Berisha: Të përgatitemi për protesta të fuqishme për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen

    Berisha: Të përgatitemi për protesta të fuqishme për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen

    Sali Berisha nga Foltorja para Kryeministrisë i kërkoi mbështetësve që të përgatiten për protesta të fuqishme kundër qeverisë ”Rama 4”, të cilat sipas tij do të shërbejnë për t’iu rikthyer shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin.
    “U ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, deklaroi Berisha.

    Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje dhe se meriton çdo ndëshkim për ato që i ka bërë kombit, ndërsa nënvizoi se ka ardhur momenti për reagim qytetar.

    “Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë”.

  • Schlotterbeck drejt refuzimit të rinovimit me BVB, ja dy gjigantët që e tundojnë

    Schlotterbeck drejt refuzimit të rinovimit me BVB, ja dy gjigantët që e tundojnë

    5 Dhjetor 2025

    13:51

    Alfred Lleshi

    Nico Schlotterbeck ndodhet përballë një vendimi thelbësor: të qëndrojë te Borussia Dortmund dhe të angazhohet me një kontratë afatgjatë përtej vitit 2027, ose ta refuzojë ofertën verdhezi dhe të kërkojë transferim në një nga klubet më të mëdha europiane. Sipas “Sky Germany”, interesi nga Bayern Munich dhe Real Madridi po e shtyn 26-vjeçarin të vlerësojë me kujdes të ardhmen e tij.
    Një transferim i mundshëm te Bayerni do të varej në masë të madhe nga e ardhmja e Dayot Upamecano dhe Kim Minjae. Nëse të dy qendërmbrojtësit do të largoheshin nga kampionët e Gjermanisë, Schlotterbeck do të bëhej objektiv kryesor për bavarezët, sipas medias gjermane. Te Real Madridi, David Alaba pritet të largohet me parametër zero, edhe e ardhmja e Antonio Rüdiger mbetet e pasigurt, duke krijuar potencialisht hapësirë për Schlotterbeck në mbrojtjen e “Los Blancos”.
    Megjithatë, edhe nëse Schlotterbeck zgjedh të mos e zgjasë kontratën, Dortmundi mund të vendosë gjithsesi ta mbajë deri në vitin 2027, duke e lënë të largohet me parametër zero. Verdhezinjtë nuk kanë vendosur një afat të detyrueshëm, por shpresojnë të kenë qartësi për të ardhmen e tij para fundit të janarit.

  • Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

    Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën e grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Vjenë me ftesë të Ministres së jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger.
    Në takim mori pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, si dhe Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
    Mesazhi i Spiropalit:

    Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e grupimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e zgjerimit të BE si investim për të ardhmen europiane.
    Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, shtimin e sigurisë europiane, të ardhmen e të rinjve tanë.
    Kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt!

  • E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    E la për herë të parë në stol 90 minuta, Slot: Salah ende një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Liverpool

    1 Dhjetor 2025

    14:48

    Telesport

    Arne Slot beson se Mohamed Salah do të jetë ende një lojtar i rëndësishëm për Liverpool në të ardhmen, pavarësisht se e la jashtë për herë të parë në Premier League nën drejtimin e tij.
    Salah nuk luajti asnjë minutë dhe qëndroi në stol ndërsa “reds“ i dhanë fund serisë së tyre të dobët me një fitore 2-0 ndaj West Ham. Slot tha se vendimi për ta lënë Salah në stol ishte për ta mbajtur të freskët për një seri prej katër ndeshjesh në 10 ditë.
    “Mo Salah ka pasur një karrierë të pabesueshme në këtë klub dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë në këtë klub sepse ai është një lojtar kaq i veçantë. Duhet të vendosësh herë pas here për të krijuar një formacion të caktuar dhe përpiqesh të zgjedhësh formacionin më të mirë për çdo ndeshje të vetme“, tha Slot.
    Më tej, trajneri holandez tha: “Me mënyrën se si janë vendosur rivalët, me një mbrojtës krahu që është vazhdimisht shumë lart dhe një sulmues krahu që është vazhdimisht brenda, mendova se kjo mund ta ndihmonte ekipin. Por siç thashë, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe do të jetë i rëndësishëm për këtë klub në të ardhmen.”

  • “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    “Nuk meritonim të humbnim ashtu në fund të ndeshjes, uroj të kemi më shumë fat në të ardhmen”

    27 Nëntor 2025

    8:52

    Telesport

    Tek Inter ende ndjejnë zhgënjim për humbjen 1-2 ndaj Atletico Madrid në Champions League. Humbje që erdhi në minutat shtesë, me spanjollët që shënuan golin e fitores atëherë kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit.
    “Nuk e meritonim humbjen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, mendoj se në të ardhmen ndoshta do të kemi edhe pak më shumë guxim… dhe fat”, u shpreh Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Inter.
    24-vjeçari nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij për humbjen. “Ata gjuajtëm tre herë dhe shënuam dy gola, nuk është e drejtë, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me performancën“, tha Bisseck.
    Në fund, mbrojtësi zikaltër komentoi: “Nuk mund të thuash asgjë të keqe për ekipin edhe pse e humbi këtë ndeshje. Dhemb, dhemb vërtet.”

  • Vinicius ndan mendjen, merr vendimin për të ardhmen

    Vinicius ndan mendjen, merr vendimin për të ardhmen

    Vinicius nuk do rinovojë me Real Madrid. Sulmuesi brazilian ka marrë këtë vendim, për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin e skuadrës Alonso.
    Pas një takimi me Presidentin Perez muajin e kaluar, Vinicius ka lënë të kuptohet se vullneti i tij nuk është qëndrimi në Madrid. Mbetet të shihet si do shkojnë gjërat në verë, me Los Blancos që mund të shesë lojtarin, para se t’i përfundojë kontrata në vitin 2027.

  • Gibran: Njerëzit jetojnë me ankth për të ardhmen dhe harrojnë të tashmen…

    Gibran: Njerëzit jetojnë me ankth për të ardhmen dhe harrojnë të tashmen…

    Khalil Gibran

    Dikush e pyeti Gibran Khalil Gibran:“Cila është gjëja më çuditshme te njerëzit?”Ai u përgjigj:“Njerëzit lodhen nga fëmijëria, nxitojnë të rriten, pastaj dëshirojnë të kthehen sërish fëmijë.Humbasin shëndetin për të mbledhur para, pastaj i shpenzojnë paratë për të rikuperuar shëndetin.Jetojnë me ankth për të ardhmen dhe harrojnë të tashmen, ndaj nuk jetojnë as të tashmen, as të ardhmen.Jetojnë sikur të mos vdisnin kurrë dhe vdesin sikur të mos kenë jetuar kurrë.”

    Përktheu: Elmaz Fida

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “ZEMRA IME DO TË RRAHË PËR TY PËRGJITHMONË”, TREGIM NGA KHALIL GIBRAN

  • Elon Musk: Brenda 20 viteve, puna do të jetë vetëm një hobby

    Elon Musk: Brenda 20 viteve, puna do të jetë vetëm një hobby

    Elon Musk ka dhënë një prej deklaratave më tronditëse të viteve të fundit mbi të ardhmen e njerëzimit. Duke folur në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite në Uashington, miliarderi i teknologjisë tha se inteligjenca artificiale dhe robotët humanoidë do të transformojnë kaq thellë ekonominë globale, sa brenda 10 deri në 20 viteve puna tradicionale nuk do të jetë më e domosdoshme. Sipas tij, njerëzit do të punojnë vetëm për qejf, ashtu siç luajnë sporte apo lojëra kompjuterike.
    Musk u shpreh se përparimi i robotikës dhe AI do të eliminojë varfërinë, duke e kthyer mungesën e mjeteve në një “problem inxhinierik” dhe jo shoqëror. Sipas tij, robotët do të kryejnë shumicën dërrmuese të punëve, ndërsa njeriu do të ketë luksin ta zgjedhë vetë nëse dëshiron të punojë apo jo. Ai e krahasoi të ardhmen me mundësinë për të shkuar në dyqan dhe për të blerë gjithçka që të duhet, ose për t’i rritur vetë perimet në oborr, thjesht sepse të pëlqen procesi.
    Në të njëjtën skenë, Musk foli edhe për një partneritet të madh teknologjik: kompania e tij xAI do të bashkëpunojë me Humain, një firmë të mbështetur nga shteti saudit, për të ndërtuar qendrën më të madhe të të dhënave të xAI jashtë SHBA-së. Projekti do të mundësohet nga deri në 500 megavat energji elektrike dhe po zhvillohet në bashkëpunim me Nvidia. Ky është një sinjal i qartë se gara globale për inteligjencën artificiale po bëhet edhe më intensive, me investime që shkojnë shumë përtej industrisë së teknologjisë.
    Megjithëse vizioni i Musk është tejet optimist, ai e pranoi se ky ndryshim kërkon kohë, infrastrukture të re dhe riorganizim të të gjithë sistemit shoqëror. Por sipas tij, drejtimi është i pandalshëm: shoqëria do të evoluojë drejt një realiteti ku puna fizike nuk do të jetë më e nevojshme dhe ku koncepti i parasë mund të humbasë gradualisht rëndësinë.
    Nëse këto parashikime realizohen, brezat e ardhshëm mund të jetojnë në një botë ku puna nuk është më detyrim, por zgjedhje. Për momentin, mbetet vetëm të shohim sa shpejt do të ecë teknologjia drejt këtij revolucionit të ri.

  • Rama në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është ribashkim për të ardhmen

    Rama në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është ribashkim për të ardhmen

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot procesin e zgjerimit të BE-së si një ribashkim të kontinentit për të ardhmen e vetë Europës.
    Në fjalën e tij në forumin që mbahet sot në Bruksel, Rama tha se ky ribashkim ndodh teksa Europa përpiqet të gjejë veten në kohën e vështirë që përjetojmë.
    “Faleminderit që më vendosët sërish në këtë fushëbetejë idesh për të ardhmen e Europës. Në këtë të ardhme që ne kemi me të gjitha nuancat e grisë edhe në ditën e premtimit. Më keni ftuar të flas për zgjerimin, por kam folur aq shpesh për të, saqë mund të botoj një libër me skica të flokëve të mi. Dhe e dini çfarë? As që do të heq dorë nga zgjerimi. Sepse është një lidhje e pandashme mes zgjerimit dhe Europës, por si qytetar i një kontinenti që ka historinë e thurur me luftë, rivalitet dhe pajtim. Unë preferoj të përdor fjalën ‘ribashkim’ sepse në të vërtetë ky është koncepti. Një domosdoshmëri në një kontinent që duhet të gjejë veten teksa lëviz fort dhe pa mëshirë”,-tha Rama.