Tag: apolonia

  • Laçi ngec në shtëpi me Pogradecin, Apolonia afrohet me zonën “Superiore”

    Laçi ngec në shtëpi me Pogradecin, Apolonia afrohet me zonën “Superiore”

    Një “finale” e luajtur sot për vendin e dytë nuk pati fitues. Laçi i Naxhi Shensoit nuk arrin të kalojë Pogradecin në shtëpi duke ruajtur pozitën e ndjekësit të Skënderbeut me vetëm një pikë më shumë se liqenorët.

    Lushnja zhgënjen në “Roza Haxhiu” duke mos kaluar Kukësin e vendit të fundit (0-0). Fiton pastër Apolonia me Besën 2-0, Korabi mposht Kastriotin 3-2, Burreli arrin pikët maksimale me Luftëtarin ndërsa Iliria- Skënderbeu nuk u zhvillua që sipas njoftimit të FSHF-së, ka për arsye dhunën para takimit./Klevis Bejkolli/

    Kategori e Parë, java e 14-të

    Sot ora 13:30

    Laçi- Pogradeci 0-0

    Apolonia- Besa 2-0

    Iliria- Skënderbeu (u anulua nga FSHF)

    Korabi- Kastrioti 3-2

    Burreli- AF Luftëtari 1-0

    Lushnja- Kukësi 0-0

    Vazhdo leximin

  • Renditja e Kategorisë së Parë/ Barazimi i Laçit dhe Pogradecit favorizon Skëndërbeun për shkëputje, Apolonia ngjitet dhe do vendin e dytë

    Renditja e Kategorisë së Parë/ Barazimi i Laçit dhe Pogradecit favorizon Skëndërbeun për shkëputje, Apolonia ngjitet dhe do vendin e dytë

    Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë.
    Dueli më i fortë i javës, Laçi – Pogradeci, u mbyll në barazim 0–0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi Lushnja – Kukësi.
    Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj AF Luftëtarit, me rezultatin minimal 1–0. Në Fier, Apolonia triumfoi 2–0 ndaj Besës së Kavajës, duke marrë tre pikë të vlefshme për renditjen.
    Korabi fitoi në shtëpi 3–2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm dhe gola. Takimi Iliria – Skënderbeu nuk u zhvillua.
    Kategoria e Parë, java 14
    KF Laçi – Pogradeci  0-0
    Lushnja – Kukësi 0-0          
    Burreli – AF Luftëtari 1-0
    Apolonia – Besa 2-0            
    Korabi – Kastrioti 3-2      

  • Laçi- Pogradeci finale e ‘paralajmëruar’, Skënderbeu provë force në Fushë Krujë

    Laçi- Pogradeci finale e ‘paralajmëruar’, Skënderbeu provë force në Fushë Krujë

    Inferiorët luajnë sot 6-të ndeshje për javën e 14-të të tyre. Me Skënderbeun të konsoliduar në krye, të tjerat janë të gjitha për vendosje të reja në tabelë. Korçarët janë mysafirë në Fushë- Krujë ndaj Ilirisë e cila në dy javë radhazi ndaloi në transfertë Laçin e Pogradecin.

    Padyshim supersfida zhvillohet në stadiumin “Laçi” aty ku vendi i dytë Laçi dhe ai i tretë Pogradeci kanë objekivë seriozë për vijmësinë. bardhezinjtë e kanë të qartë sencin e sukseit ndaj ‘liqenorëve’ me të cilët i ndan një pikë. Këta të fundit do të vuajnë dy mungesa thelbësore si kapiteni Vangjel Zguro dhe Paolo Kasmollari të pezulluar për kartonë.

    Në program sot dhe dueli Apolonia- Besa. sigurisht që vendasit e vendit të katërt duan tre pikë që do ta afronin me vendin e dytë ndërsa kavajasit për të marrë tri pikë që e afrojnë me zonën e pretendimëve sezonalë. Dy takimet Burreli-Luftëtari dhe Lushnja- Kukësi shohin skuadrat vendase favorite por në fushë gjithëçka mund të ndodhë. /Klevis Bejkolli/

    Kategori e Parë, java e 14-të

    Sot ora 13:30

    Laçi- Pogradeci

    Apolonia- Besa

    Iliria- Skënderbeu

    Korabi- Skënderbeu

    Burreli- AF Luftëtari

    Lushnja- Kukësi

    Vazhdo leximin

  • Bledar Devolli e nis me humbje, Luftëtari mundet në shtëpi nga Apolonia

    Bledar Devolli e nis me humbje, Luftëtari mundet në shtëpi nga Apolonia

    Sot, në kuadër të javës së 13-të të Kategoria e Parë, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Luftëtarit — 2-0 si mysafire.
    Ky rezultat i ndihmon Apolonisë të përmirësojë pozicionin në renditje, ndërsa për Luftëtarin përbën një tjetër fitore të humbur në shtëpi. Humbja në shtëpi është një nisje jo e mirë për trajnerin e ri të Luftëtarit, Bledar Devolli.
    Në listën e rezultateve të sotme, fitorja e Apolonisë bie në sy si ndër më të rëndësishmet për këtë javë.

  • Java e 12-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Pogradeci, Apolonia & Kastrioti

    Java e 12-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Pogradeci, Apolonia & Kastrioti

    Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
    Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
    Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
    Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.

  • Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

    Spektakël në “Loni Papuçiu”, 5 gola të shënuar në Apolonia-Skënderbeu. Në fund festojnë korçarët

    Skënderbeu ka marrë fitoren e tretë rresht në Kategorinë e Parë, këtë herë në transfertën ndaj Apolonisë, në sfidën e luajtur në “Loni Papuçiu”, ku korçarët fituan 2-3.
    Fierakët gjetën të parët golin në minutën e 15-të me Trifonin, korçarët përmbysën shifra brenda dy minutash me Nasr dhe Musa 19′ dhe 21′. Barazimi do të vinte pak minuta më pas për vendasit, ku shënoi Topi.
    Në pjesën e dytë, Nasr vulosi fitoren e Skënderbeut 2-3 me golin e tij në minutën e 55-të, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu kryeson i vetëm renditjen me 28 pikë, Apolonia mbetet në vendin e 7-të me 13 pikë.
    Në takimet e tjera të luajtura gjatë fundjavës, Kastrioti triumfoi 3–1 ndaj Luftëtarit në shtëpi, ndërsa Korabi dhe Lushnja arritën fitore minimale 1–0 respektivisht ndaj Kukësit dhe Ilirisë.
    Besa dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa Burreli mposhti Pogradecin me rezultatin e pastër 2–0.
    Renditja e plotë në Kategorinë e Parë pas 11 javësh është kjo:

  • Besëlidhja e Apolonia udhëheqin Superligën të pamposhtura, fitorja e parë për Partizanin

    Besëlidhja e Apolonia udhëheqin Superligën të pamposhtura, fitorja e parë për Partizanin

    Java e 5-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka qenë e tejzgjatur, e luajtur në disa ditë, por në fund në krye të renditjes vazhdojnë të jenë ekipet e Besëlidhjes dhe Apolonisë, ende të pamposhtura.
    Kampionët e Besëlidhjes, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) fituan 113-52 ndaj Fieri Basket. Ndërsa skuadra tjetër fierake, ajo e Apolonisë, mundi 92-88 Kamza Basket jashtë fushe (Campbell 38 pikë).
    Fitoren e parë në Superligë korri Partizani, që mundi 101-62 Flamurtarin (Davis 42 pikë e Austrin 31 pikë), ndërsa Vllaznia triumfoi pa probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 101-74 (Fitzgerald 24 pikë).
    Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Skënderbeu fitoi 111-66 derbin me Pogradecin, ndeshje ku u dallua Brown me 42 pikë). Ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes Teutës dhe Tiranës, do të luhet më 6 nëntor në Durrës.
    Superliga-Meshkuj, java e 5-të
    Elbasani – Vllaznia, 74-101
    Partizani – Flamurtari, 101-62
    Pogradeci – Skënderbeu, 66-111
    Kamza Basket – Apolonia, 88-92
    Besëlidhja – Fieri Basket, 113-52
    Teuta – Tirana, 6 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 10 pikë, Apolonia 10 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Vllaznia 8 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Fieri Basket 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Partizani 6 pikë, Pogradeci 5 pikë, Flamurtari 5 pikë.

  • Shensoi debuton te Laçi, Pogradeci- Apolonia dueli i ditës

    Shensoi debuton te Laçi, Pogradeci- Apolonia dueli i ditës

    Do të zhvillohet java e 10-të ose e parafundit e fazës së parë në Kategorinë inferiore. Të 6 takimet luhen këtë të hënë me orarin e njëjtë atë 14:00 në pesë përballje. I vetmi takim që luhet në orën 17:00 nën shoqërinë e reflektorëve, i takon Korçës teksa Skënderbeu kryesues përballet me Korabin e Peshkopisë.

    Ndërkohë skuadra e dytë në klasifikim, Laçi, do të presë në shtëpi Lushnjën e Ditmar Bicajt. Kurbinasit pasi u ndanë me Stefano Senigaliezi, afruan javën e kaluar trajnerin Naxhi Shensoi me 67 vjeçarin nga Prizreni i cili debuton sot në krye të bardhezinjëve.

    Duel mjaft i luftuar pritet të zhvillohet në Pogradec teksa vendasit me Emiljano Çela në timon, përballen me Apoloninë e cila po shfaqet mjaft e karikuar me ekipet pretendente. Interesant edhe dueli i Fushë Krujës te sfida Iliria- Burreli apo dhe në Gjirokatër e Kukës aty ku respektivisht takohen AF Luftëtari-Besa e Kukësi- Kastrioti.

    Java e 10-të, Kategori e Parë:

    E hënë 3 nëntor 2025

    14:00

    Laçi- Lushnja

    Pogradeci- Apolonia

    Iliria- Burreli

    AF Luftëtari Besa

    Kukësi- Kastrioti

    17:00

    Skënderbeu- Korabi/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • KATEGORIA E PARË: Skënderbeu pëson humbjen e parë, Besa e bën sefte

    KATEGORIA E PARË: Skënderbeu pëson humbjen e parë, Besa e bën sefte

    29 Tetor 2025

    16:28

    Telesport

    Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
    Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat
    Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.
    Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.
    Java 9    
    Apolonia 0–0 Iliria
    AF Luftëtari 0–0 Laçi
    Besa 3–1 Kukësi
    Kastrioti 3–2 Skënderbeu
    Korabi 1–2 Pogradeci
    Burreli 0–0 Lushnja

  • Besa merr fitoren e parë, Skënderbeu humbjen e parë, Laçi një pikë ndaj Luftëtarit

    Besa merr fitoren e parë, Skënderbeu humbjen e parë, Laçi një pikë ndaj Luftëtarit

    Kategoria e Parë luajti sot 5 takimet e mbetura të javës së 9-të të saj. Pas Apolonia- Iliria luajtur dje (0-0), këtë pasdite të gjitha skuadrat pjesëmarrëse u përballen në 5 çifte.

    Kryesusesit Skënderbeu e Laçi ishin udhëtuese me korçarët që pësuan humbjen e parë në kampionat. Korçarët u thyen në Fushë Krujë nga Kastrioti me shifrat 3-2. Takim i cili u shoqërua me dy kartonë të kuq, një për skuadër.

    Nga ana e tij Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në Gjirokastër me AF Luftëtarin. Në Peshkopi zhvillimet te Korabi- Pogradeci erdhën në fund. Pas avantazhit të miqëve në pjesën e parë, barazimi i vendasëve dhe goli i fitores shënuar nga Pere u regjistruan në të 81′ dhe 85′.

    Ndrkaq Besa mundi 3-1 Kukën në Luz të Vogël duke regjistruar fitoren e parë sezonale.

    Duel mjaft intersant u zhvillua në “Liri Ballabani” teksa Burreli dhe Lushnja barazuan pa gola 0-0.

    Sot ora 14:00:

    AF Luftëtari – Laçi 0-0

    Besa – Kukësi 3-1

    Kastrioti – Skënderbeu 3-2

    Korabi – Pogradeci 1-2

    Burreli – Lushnja 0-0

    Luajtur dje:

    Apolonia- Iliria 0-0

    Vazhdo leximin