Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar.
Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.
Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”.
Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.
Fakti që “Temu” është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive. Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.
Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.
17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. “ChatGPT” është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.
Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore. “ChatGPT” përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë./ Monitor
Tag: aplikacionin
-

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen/ Njihuni me aplikacionin më të shkarkuar gjatë vitit 2024
-

Administrata Trump planifikon një afat të ri për TikTok-un
Administrata Trump pritet të zgjasë afatin e 17 shtatorit për kompaninë kineze ByteDance për të shitur ose mbyllur asetet amerikane të aplikacionit të njohur të videove TikTok, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.
Nëse zgjatja konfirmohet, do të jetë hera e katërt që Presidenti Donald Trump i jep ByteDance një afat tjetër, i cili fillimisht ishte vendosur në janar 2025, për të shitur ose mbyllur platformën.
E ardhmja e paqartë për TikTok-un
Muajin e kaluar, Trump tha se kishte identifikuar blerës potencialë amerikanë për aplikacionin dhe nuk e përjashtoi një zgjatje të mëtejshme. Por të dielën në mbrëmje, kur u pyet për të ardhmen e TikTok, përgjigjja e tij ishte e paqartë:
“Ndoshta e bëjmë, ndoshta jo. Po negociojmë për TikTok tani. Mund ta lëmë të shuhet, ose mund të… Nuk e di, varet nga Kina. Nuk ka shumë rëndësi. Do të doja ta bëja për fëmijët.”
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi zgjatjen e pritur, e cila, nëse miratohet, do të sinjalizonte një gatishmëri për ta mbajtur aplikacionin të përdorur nga rreth 170 milionë amerikanë.
Pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarët amerikanë në lidhje me shfrytëzimin e mundshëm të TikTok nga Pekini — siç është spiunimi, shantazhi ose censurimi i përdoruesve — Trump duket i vendosur ta shpëtojë aplikacionin.
Progresi në negociatat për shitjen ka qenë i ngadaltë, pasi Kina kërkon miratim për çdo marrëveshje që përfshin dhënien e algoritmit të TikTok tek blerësit amerikanë. Të dielën,
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, James Grier, filluan bisedimet tregtare me Zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng dhe kryenegociatorin e Pekinit, Li Qianggang, në Spanjë. Megjithatë, një marrëveshje nuk pritet të arrihet para 17 shtatorit, tha burimi.Top Channel
-

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Denaj shkruan se ky aplikacion, synon që të reklamojë fermat agroturistike të Shqipërisë.
Për këtë arsye, Denaj fton të gjithë të shkarkojnë aplikacionin, për të njohur Shqipërinë nga veriu në jug, përmes këtyre fermave.
Postimi i plotë:
“Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave agroturistike!
Shijoni gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta vendase, përjetoni nga afër jetën e fermerëve dhe bëhuni pjesë e përditshmërisë së tyre.
Shkarkoni aplikacionin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritja shqiptare kthehet në përvojë unike!”, shkruan Denaj. -

Coinbase prezanton aplikacionin e “çdo gjëje”
Coinbase prezantoi një aplikacion të ri mobil, Base, i cili përfaqëson një ribrandim dhe ekspansion të aplikacionit Coinbase Wallet.
I prezantuar si “aplikacioni” i çdo gjëja për ekonominë on-chain, Base synon të shkojë përtej transaksioneve të thjeshta, duke ju dhënë përdoruesve mjetet e nevojshme për krijimin, fitimin, komunikimin, luajtjen e lojërave dhe ndërveprimin me AI, të gjitha në një platformë.
Përtej veçorive sociale, financiare dhe të dëfrimit, aplikacioni Base integrohet me monetizimin e fokusuar tek krijuesit duke lejuar që çdo postim, tekst apo imazh ose video, të bëhet një aset on-chain.Komunikimi me enkriptim fundor është një tjetër veçori unike e aplikacionit. Përdoruesit mund të dërgojnë kripto ose të ekzekutojnë shitblerje brenda një bisede në grup, shpeshherë asituar nga agjentët AI.
Gjatë prezantimit CEO i Coinbase Brian Armstrong e pozicionoi lançimin si pjesë të misionin gjithëpërfshirës të kompanisë. Ai e përshkroi aplikacionin Base si një alternativë e shërbimeve tradicionale financiare. /PCWorld Albanian -

Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari zbulon detajet e forta: Ja çfarë sjell Matrix
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit rreth aplikacionit Matrix, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e paligjshme, i cili tashmë është marrë zyrtarisht në dorë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ferhati shpjegoi se ky aplikacion ka një rol të ngjashëm me aplikacionin Sky ECC, i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.
“Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.
Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.
“Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.
Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, thekson gazetari. -

Do raportohen shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, MB prezanton aplikacionin “Agjencia Dixhitale”
Ministria e Brendshme ka prezantuar aplikacionin “Agjencia Dixhitale,” një mjet të ri për qytetarët që të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera.
Ky aplikacion mund të përdoret në çdo kohë, nga çdo vend dhe në mënyrë anonime.
Ai synon të forcojë besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë përmes veprimeve konkrete. Aplikacioni është tashmë i disponueshëm falas për iOS dhe Android.
Njoftimi i policisë:
Ministria e Brendshme – Prezantuam sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat.
Ky nuk është thjesht një zhvillim teknologjik, por një angazhim serioz për të forcuar besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë. Sepse besimi nuk fitohet me fjalë, por me veprime konkrete.
✅️ Aplikacioni është tashmë aktiv për iOS dhe Android – falas dhe i aksesueshëm për të gjithë -

AMP prezanton aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, denoncimet kundër abuzimeve tashmë më të lehta se kurrë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore paraqiti sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale” në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme.
Ky aplikacion është një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat.
Sipas zytarëve policorë, ky nuk është thjesht një zhvillim teknologjik, por një angazhim serioz për të forcuar besimin mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë, sepse besimi nuk fitohet me fjalë, por me veprime konkrete.
Aplikacioni është tashmë aktiv për iOS dhe Android, falas dhe i aksesueshëm për të gjithë. -

Reklamat mbërrijnë në aplikacionin WhatsApp
Pritej prej kohësh ndërsa Meta zbuloi planin 7 vite më parë të shfaqjes së reklamave në WhatsApp. Tashmë ka nisur që prej ditës së Hënë dhe do të jenë të dukshme vetëm në tabin Updates.
Kompania thotës e ata që përdorin aplikacionin vetëm për të biseduar me miqtë dhe familjen në të vërtetë nuk do të shohin asnjë ndryshim në eksperiencën e tyre të përdorimit të WhatsApp.
E njëjta vlen edhe për dy hapësirat e tjera të kanaleve të abonuara dhe të promovuara. Meta tha se do të përdorë disa të dhëna të përdoruesve për shënjestrim me reklama siç është gjuha e pajisjes, vendodhja si shteti apo qyteti, kanalet që ndiqni dhe sesi ndërveproni me ta.Nëse keni lidhur llogarinë tuaj WhatsApp në Qendrën e Llogarive të Meta, kompania tha se do të përdorë preferencën tuaj të reklamave nga platformat e tjera.
Kompania thotë se nuk do të përdorë e as të shesë të dhënat tuaja siç është numri i telefonit me reklamuesit. Meta thotë se 1.5 miliardë njerëz e përdorin çdo ditë tabin Status ndërsa reklamimi është burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë.Në të vërtetë shfaqja e reklamave në WhatsApp ka marrë më shumë kohë sesa mendohej. Mbi të gjitha është një kompani që prioritet ka gjenerimine. Të ardhurave për biznesin. /PCWorld Albanian
-

Dita Botërore e Mjedisit, Rama: Me aplikacionin TEA, mund të raportosh çdo problem mjedisor në plazhe, në pak sekonda
Dita Botërore e Mjedisit, e mbajtur çdo vit më 5 qershor inkurajon ndërgjegjësimin dhe veprimin mbarëbotëror për të mbrojtur mjedisin.
Kryeministri Edi Rama shkruan se Dita Botërore e Mjedisit na kujton se ndryshimi fillon nga secili prej nesh. ”Me aplikacionin TEA, mund të raportosh çdo problem mjedisor në plazhe, në pak sekonda. Ngarko një foto, përshkruaj problemin dhe ndihmo në mbrojtjen e natyrës. Raportimet dërgohen direkt tek institucionet përkatëse”, u shpreh Rama.E udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe që mbahet çdo vit që nga viti 1973, Dita Botërore e Mjedisit është bërë platforma më e madhe globale për shtrirjen mjedisore. Këtu miliona njerëz nga e gjithë bota angazhohen në ngjarje online dhe personalisht për të mbrojtur planetin.
-

Microsoft prezanton aplikacionin e ri të Copilot AI
Duke mos surprizuar askënd, konferenca Build 2025 ka në qendër të vëmendjes Copilot AI. Ditën e sotme kompania njoftoi se ka filluar lançimin e Wave 2 Spring që përmban një aplikacion të rifreskuar të Microsoft 365 Copilot.
Gjithashtu prezantoi Copilot Tuning, një metodë e “kodit të ulët” për ndërtimin e modeleve AI që funksionojnë me të dhëna dhe procese specifike të kompanive.
Qëllimi është që konsumatorët dhe bizneset të jenë të afta të ndërtojnë mjetet e tyre të biznesit sipas nevojave të tyre.Microsoft pretendon se Copilot Tuning, që mbërrin në Qershor për anëtarët e programit testues, do tu japë mundësi studiove ligjore të krijojnë agjentë AI që reflektojnë ekspertizën e tyre unike duke krijuar drafte dokumentesh dhe argumentesh automatikisht pa asnjë kodim.
Me aplikacionin e ri Microsoft 365 Copilot, Microsoft ka vendosur në qendër bisedimin me inteligjencën e saj artificiale për të përmbushur detyra të caktuara.
Ndërfaqja duket mjaft e thjeshtë dhe duket se do të mund të përdorni gjithashtu agjentët ekzistues dhe faqet bashkëpunuese. Siç Microsoft bëri të ditur në Prill, përdoruesit gjithashtu do të mund të blejnë agjentë të rinj nga dyqani si dhe të ndërtojnë blloqet Copilot për grumbullim të dhënash.
/PCWorld Albanian