Tag: apartamente

  • Lagjja e re në Spitallë ende e pabanueshme, 996 apartamente do të strehojnë mbi 4 mijë të pastrehë nga tërmeti

    Lagjja e re në Spitallë ende e pabanueshme, 996 apartamente do të strehojnë mbi 4 mijë të pastrehë nga tërmeti

    Në Spitallë të Durrësit, lagjja e re e ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 ende nuk është e banueshme.

    Edhe pse 85 pallatet e reja u ndërtuan, shumë banorë vazhdojnë të jetojnë me qira. Projekti me 996 apartamente, i financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Qeveria Shqiptare, pritet të strehojë rreth 4 mijë qytetarë. Por për shumë familje, ky premtim i strehimit të ri mbetet ende i parealizuar. Bashkim Gjika, një ndër zërat më aktivë për të drejtat e të prekurve nga tërmeti, endet mes shpresës dhe zhgënjimit.

    “Kam ardhur të shoh shtëpinë. Jemi rrugëve. S’kemi lekë të paguajmë qiranë aty ku jemi… Si ndërtesa të mira, po nuk ka ujë, drita. Nuk ka çelësa. Ndajnë nga 10 celësa në ditë.”

    Edhe banorët e tjerë ndajnë të njëjtin shqetësim. Shumë prej tyre thonë se kanë vuajtur gjatë, pa bonus qiraje e pa siguri strehimi.

    “Boll kemi vuajtur. Kemi 3 vjet që nuk marrim as bonus, asgjë. Shyqyr që morëm çelësat. Duam të jetojmë si gjithë njerëzit.”, shprehet një tjetër.

    Ndërkohë, Gjika shprehet i shqetësuar për ambientet përreth, mungesën e dritave dhe ujit, si dhe atë që sheh sa herë që vjen këtu për të gjetur banesën e tij te ardhshme: “Shihi merimangat, kudo. Ne flejmë në rrugë, këto rrinë bosh. Ato aprovojnë fonde, i marrin lekët e i humbin rrugës.”

    Nga Bashkia e Durrësit bëjnë me dije se po vijon shpërndarja e çelësave dhe se deri tani ato u janë dhënë mbi 400 familjeve, të cilat më pas vijojnë procedurat për kontratat individuale me OSHEE-në dhe Ujësjellës Kanalizimet. Megjithatë, ata që ende presin kërkojnë që procesi të përshpejtohet. Për ta, strehimi nuk është më një premtim, por një e drejtë e vonuar.

  • Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh

    Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim, 56 mijë apartamente bosh

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë shqiptare se po e mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se mbi 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh në Shqipëri, duke qenë se janë ndërtuar jo për nevoja të tregut, por për të fshehur dhe ricikluar para të pista.
    Sipas tij, çmimet e larta të pronave i kanë përjashtuar qytetarët e ndershëm nga mundësia për të blerë një banesë.

    “Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge”, shkruan Berisha në “Facebook”.

    Ish-kryeministri i referohet ndërtimit si një ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj aktivitetit të pastrimit të parave, duke ngritur alarmin për ndikimin që kjo ka në çrregullimin e tregut të banesave dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për familjet shqiptare.

  • Vila, apartamente dhe llogari bankare, ja çfarë sekuestroi SPAK nga grupi i Çopjave

    Vila, apartamente dhe llogari bankare, ja çfarë sekuestroi SPAK nga grupi i Çopjave

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e vëllezërve Çopja, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe 33 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur për vepra të ndryshme penale, si vrasje, pastrim parash, apo fshehje pasurie.
    SPAK ka sekuestruar më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi, llogari bankare e toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
    “Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë.  Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës  së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici”, thuhet në njoftimin e SPAK.

  • “Disa kategori do marrin apartamente me çmime të arsyeshme”, Rama paralajmëron ngritjen e agjencisë shtetërore të strehimit

    “Disa kategori do marrin apartamente me çmime të arsyeshme”, Rama paralajmëron ngritjen e agjencisë shtetërore të strehimit

    Këtë të premte kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar masat e reja ligjore që lidhen me sektorin e ndërtimeve.

    Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në këtë konferencë Rama ka njoftuar se po përgatitet krijimi i një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit.
    Rama shtoi se do të shikohet edhe krijimi i mundësive për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme.
    “Jemi duke përgatitur krijimin e një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit dhe do ti qasemi në një mënyrë të re çështjes së strehimit, si atij social, ashtu edhe incentivave për të krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme”

    Top Channel

  • “Disa kategori do marrin apartamente me çmime të arsyeshme”, Rama paralajmëron ngritjen e agjencisë së strehimit

    “Disa kategori do marrin apartamente me çmime të arsyeshme”, Rama paralajmëron ngritjen e agjencisë së strehimit

    Këtë të premte kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar masat e reja ligjore që lidhen me sektorin e ndërtimeve.

    Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në këtë konferencë Rama ka njoftuar se po përgatitet krijimi i një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit.
    Rama shtoi se do të shikohet edhe krijimi i mundësive për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme.
    “Jemi duke përgatitur krijimin e një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit dhe do ti qasemi në një mënyrë të re çështjes së strehimit, si atij social, ashtu edhe incentivave për të krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme”

    Top Channel

  • Spanja heq mbi 50.000 shtëpi pushimi nga platformat online: Po prishin tregun

    Spanja heq mbi 50.000 shtëpi pushimi nga platformat online: Po prishin tregun

    Në mesin e një krize strehimi që përkeqësohet nga viti në vit, qeveria spanjolle ka vendosur të kalojë në veprime konkrete, duke nisur me heqjen e mbi 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online.

    Këto apartamente së shpejti do të përfshihen në tregun e rregullt të pasurive të paluajtshme dhe do të jenë në dispozicion të “të rinjve dhe familjeve të vendit tonë”, tha kryeministri Pedro Sánchez në një aktivitet partiak. Sipas Sánchezit, këto janë apartamente që kanë aplikuar për numrin e detyrueshëm të regjistrimit që nga 1 korriku, por nuk e kanë marrë atë, sepse nuk i plotësojnë kërkesat ligjore. Në shumë prej këtyre akomodimeve, janë zbuluar me mijëra parregullsi.
    Sipas RTVE, ka një numër veçanërisht të lartë rastesh në Sevilje (2.289), Marbeja (1.802), Barcelonë (1,564), Malaga (1,471) dhe Madrid (1,257). Sánchezi shpjegoi se iniciativa është pjesë e një strategjie nga qeveria e tij e majtë për të rikthyer strehimin në funksionin e tij origjinal, për të frenuar dhëniet e paligjshme me qira të apartamenteve turistike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete. Qeveria më parë kishte hequr dhjetëra mijëra apartamente pushimi nga platforma Airbnb.
    Spanja po vuan nga një mungesë e ndjeshme strehimi. Shoqatat e qiramarrësve dhe organizata të tjera fajësojnë, ndër të tjera, numrin në rritje të apartamenteve të pushimeve. Në fillim të prillit, dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë vendin protestuan kundër mungesës në rritje të strehimit nën sloganin “Le t’i japim fund biznesit me strehimin”.
    Protestuesit kërkuan t’u jepet fund spekulimeve me pasuritë e paluajtshme, më shumë ndërtime të banesave sociale dhe t’i jepet fund shndërrimit të shtëpive në apartamente pushimi. Edhe protesta kundër turizmit masiv mbahen gjithashtu vazhdimisht në këtë vend destinacion të njohur turistik.

    Top Channel

  • Qeveria e Spanjës me ‘dorë të hekurt’, 53 mijë apartamente pushimi do të hiqen nga platformat online

    Qeveria e Spanjës me ‘dorë të hekurt’, 53 mijë apartamente pushimi do të hiqen nga platformat online

    Banderola kundër turizmit masiv dhe apartamenteve të pushimeve në Palma de Mallorca

    SPANJË- Qeveria spanjolle do të heqë më shumë se 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online. Këto apartamente së shpejti do të përfshihen në tregun e rregullt të pasurive të paluajtshme dhe do të jenë në dispozicion të “të rinjve dhe familjeve të vendit tonë”, tha kryeministri Pedro Sánchez në një aktivitet partiak në Malaga.
    Sipas Sánchezit, këto janë apartamente që kanë aplikuar për numrin e detyrueshëm të regjistrimit që nga 1 korriku, por nuk e kanë marrë atë, sepse nuk i plotësojnë kërkesat ligjore. “Mijëra parregullsi janë zbuluar në shumë prej këtyre akomodimeve.” Sipas RTVE, ka një numër veçanërisht të lartë rastesh në Sevilje (2.289), Marbeja (1.802), Barcelonë (1,564), Malaga (1,471) dhe Madrid (1,257).
    Sipas deklaratave të saj, Ministria e Strehimit ka njoftuar tashmë platformat e ndryshme të banesave për pushime që të heqin ofertat e këtyre 53.876 akomodimeve të paligjshme nga portalet e tyre.
    Protestat kundër mungesës së strehimit dhe turizmit masiv shtohen
    Sánchezi shpjegoi se iniciativa është pjesë e një strategjie nga qeveria e tij e majtë për të rikthyer strehimin në funksionin e tij origjinal, për të frenuar dhëniet e paligjshme me qira të apartamenteve turistike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete. Qeveria më parë kishte hequr dhjetëra mijëra apartamente pushimi nga platforma Airbnb.
    Spanja po vuan nga një mungesë strehimi që përkeqësohet vit pas viti. Shoqatat e qiramarrësve dhe organizata të tjera fajësojnë, ndër të tjera, numrin në rritje të apartamenteve të pushimeve. Sipas një vlerësimi të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE), këto shifra kohët e fundit arritën në rreth 400.000. Sipas autoriteteve, regjistrohen norma rritjeje deri në 15% në vit.
    Në fillim të prillit, dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë vendin protestuan kundër mungesës në rritje të strehimit nën sloganin “Le t’i japim fund biznesit me strehimin”. Protestuesit kërkuan t’u jepet fund spekulimeve me pasuritë e paluajtshme, më shumë ndërtime të banesave sociale dhe t’i jepet fund shndërrimit të shtëpive në apartamente pushimi. Edhe protesta kundër turizmit masiv mbahen gjithashtu vazhdimisht në këtë vend destinacion të njohur turistik./DW

  • SYRI TV/ Të përfituara nga krimi, sekuestrohen 33 apartamente në Durrës, pasuritë në emër të Arben Lamçes

    SYRI TV/ Të përfituara nga krimi, sekuestrohen 33 apartamente në Durrës, pasuritë në emër të Arben Lamçes

    Me urdhër të prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar pasuritë e Arben Lamçajt, i njohur si pjesë e grupit të vëllezërve Çopja në Elbasan.  33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete u është vendosur shirit i sekuestros, pasi dyshohen se janë pasuri të vendosura nga krimi. Lamçja dyshohet si i përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja, 16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, mes tyre edhe tentativa për të vrarë Nuredin Dumanin.

    Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arben Lamçja, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të Lamçes në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.

    Pasuritë e sekuestruara janë 33apartamente në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, Katër dyqane, Katër garazhde  dhe  15 automjete.  Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” dhe u arrestua në Prishtin në gusht të 2024 dhe më pas  u ekstradua nga Kosova drejt vendit tonë.Ndërkohë që emri i tij doli pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, ku sipas SPAK Arben Lamçja dyshohet se gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

    Lamçja dyshohet gjithashtu se është përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja, 16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, pasi objektivët kanë mbijetuar, ose në disa raste nuk janë plagosur fare. Arben Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë, si dhe një person me rekorde kriminale edhe në Itali. Ai akuzohet nga SPAK për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje”

  • Të ardhura nga droga, Prokuroria e Durrësit sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 makina

    Të ardhura nga droga, Prokuroria e Durrësit sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 makina

    Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arban Lamka, pasi dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.
    Bëhet fjalë për 33 apartamente, 4 garazhe, 4 dyqane dhe 1 tarracë të ndodhura në një pallat në zonën e plazhit në Durrës.
    “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.” – thuhet në njoftimin e organit të akuzës
    Arban Lamka rezulton si biznesmen, pronar i kompanisë “Klejdi Invest”, me aktivitet, “sipërmarrje në fushën e ndërtimit, ndërtime dhe restaurime objektesh, import-eksport i mallrave të ndryshëm industriale dhe ushqimore, ndërtim asfaltim rrugësh, studim projektim ndërtim, montim shfrytëzim dhe riparimhidrocentralesh te voglae te mesme.Tregetim me pakice te karburanteve dhe lendeve djegese,te naftes si Vajguri, gazit, solarit, qymyreve. Shërbime të tjera në fushën e estetikës Bar, restorante dhe hotelerie, agjensi turistike, agjensi biletash etj”.
    Kompani “Klejdi Invest” me pronar Arban Lamkan rezulton me status të pezulluar që prej muajit mars të këtij viti.
    Pasuritë e sekuestruara janë:
    – Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2. Konkretisht:
    A. Në shkallën Nr.l1. 1 (një) apartament me sipërfaqe ndërtimit banim 100 m2, Kati i III-të;2. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati i III-të;3. 1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 63 m2, Kati IV-t;4. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;5. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati V-të;6. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati V-të;7. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;8. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;9. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;10. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati VI-të;11. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;12. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VII-të; dhe13. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VII-të.
    B. Në shkallën Nr.2:1. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi banim 79 m2, Kati I-rë;2. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati I-rë;3. 1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 79 m2, Kati II-të;4. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati II-të;5. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati III-të;6. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati III-të;7. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati IV-t;8. 1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2, Kati IV-t;9. 1 (një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;10. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 100 m2, Kati V-të;11. 1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2 , Kati V-të;12. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 84 m2, Kati V-të;13. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;14. 1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;15. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;16. 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati Vitë;17. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;18. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VII-të;19. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të; dhe20. 1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VIII-të.
    • Pasuritë e llojit “Njësi”, gjithsej 9 (nëntë), ndodhur në objektin e ndërtuar sipas Lejes së Ndërtimit me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, ndërtuar në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2, me vendodhje në shkallën Nr.1 dhe shkallën Nr.3 me përshkrimin si më poshtë:1. Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;2. Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati I-rë; dhe3. Katër (4) garazhde me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati –I.
    • Pasuri të luajtshme (automjete)15.

  • Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura

    Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura

    Tetë apartamente të një pallati në qendër të qytetit të Peshkopisë raportohet se janë shkrumbuar nga flakët. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer papritur në një prej apartamenteve dhe është përhapur me shpejtësi dhe në mjediset e tjera.
    Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
    Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.
    Të trembur nga zjarri që nisi menjëherë dhe në një orar ku të gjithë ishin në gjumë, banorët kanë dalë në panik në shëtitore, të frikësuar për fatin e shtëpive të tyre, por edhe për godinat ngjitur. Sipas raportimeve, janë djegur 6 deri në 8 apartamente.
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkakun dhe rrethanat e ngjarjes që fatkeqësisht lë të pastreha disa familje.