Tag: antike

  • Shqiptarët: Populli që mbart 8 mijë vjet histori në gj’ak

    Shqiptarët: Populli që mbart 8 mijë vjet histori në gj’ak

    Kush janë shqiptarët? Prej nga vijnë? A janë pasardhës të ilirëve, apo rrënjët e tyre shkojnë shumë më thellë në histori?

    Për vite, këto pyetje kanë qenë çështje debatesh, hipotezash dhe interpretime legjendash.Sot, falë shkencës së ADN-së, përgjigjet po bëhen për herë të parë të matshme dhe të qarta.

    Studimet më të gjera të ADN-së antike në Europë dhe Ballkan (Lazaridis et al., 2014; Mathieson et al., 2018) tregojnë se shqiptarët modernë janë ndër popujt me vazhdimësinë më të gjatë biologjike në kontinent, me një trashëgimi që shkon pas më shumë se 6000–8000 vjetësh.

    Por kjo histori ka marrë një dimension të ri edhe falë zbulimeve të fundit arkeologjike në Lin të Pogradecit, të cilat mund të ofrojnë prova të tjera lidhëse me popullsitë më të hershme të rajonit.

    Gjenet: dëshmitari që nuk u hesht kurrë

    Në dallim nga tekstet e lashta, gjenet nuk humbasin. Ato ruajnë brenda tyre gjurmët e popullsive që kanë jetuar shumë përpara se të formoheshin shtetet, alfabetet dhe arkivat historike.

    Analizat e ADN-së antike të kryera nga grupet kërkimore globale (Haak et al., 2015; Lazaridis et al., 2017) tregojnë se popullsitë e Ballkanit kanë ruajtur një vazhdimësi të jashtëzakonshme që nga Epoka e Gurit. Në territorin e sotëm shqiptar, kjo vazhdimësi është edhe më e fortë: ndikimet e migrimeve të Mesjetës janë më të vogla se në pjesën tjetër të rajonit (Behar et al., 2019).

    Rezultati?
    Shqiptarët modernë mbajnë profil gjenetik që përputhet ngushtë me popullsitë e Neolitit dhe Epokës së Bronzit të Ballkanit — popullsi që u vendosën këtu rreth 6000 p.e.s. dhe që krijuan themelet e kulturave proto-ilire (Gori, 2015).

    Para ilirëve: rrënjët që nisin nga Neoliti

    Rreth vitit 6000 p.e.s., fermerët e parë nga Anadolli u vendosën në Ballkan (Lazaridis et al., 2014). Ata nuk ishin popullsi kalimtare: ata krijuan fshatrat e parë të qëndrueshme dhe sollën me vete bujqësinë, artizanatin e hershëm dhe format më primitive të organizimit shoqëror.
    ADN-ja moderne e shqiptarëve tregon një përqindje të lartë prejardhjeje nga këta komunitete neolitike, më e larta në Europën Juglindore (Battaglia et al., 2009).Kjo tregon se popullsia vendase nuk është zëvendësuar nga valë të mëvonshme, por është rritur dhe evoluar në të njëjtin territor.
    Proto-ilirët dhe Epoka e Bronzit: kur formohet identiteti ballkanik
    Mes viteve 2500–1200 p.e.s., kultura të reja shfaqen në Ballkan — Maliqi, Glasinac–Mati, Cetina — të identifikuara nga arkeologët si kultura proto-ilire (Korkuti, 2002; Gori, 2015).Analiza e ADN-së antike nga këto zona dhe periudha tregon se këto komunitete janë gjenetikisht shumë të afërta me popullsinë moderne shqiptare (Mathieson et al., 2018).
    Ky është një nga argumentet më të forta shkencore se shqiptarët janë vazhdimësi e drejtpërdrejtë e popullsive të Epokës së Bronzit në Ballkan.
    Lin: kapitulli që mund të lidhë së bashku 8000 vjet histori
    Në vitet e fundit, arkeologët zviceranë dhe shqiptarë kanë zbuluar në Lin të Pogradecit një nga vendbanimet më të vjetra mbi ujë në Europë, datuar rreth 6000–5800 p.e.s. (Reuters, 2024).
    Ky vendbanim, me: shtëpi mbi platforma druri, struktura mbrojtëse, artefakte bujqësore dhe vegla pune, dëshmon për një shoqëri të zhvilluar në brigjet e Liqenit të Ohrit në kohën kur në pjesën më të madhe të Europës njerëzit ende jetonin si gjuetarë-mbledhës.

    Edhe pse deri më sot nuk janë publikuar analiza të ADN-së njerëzore nga Lin, arkeologjia sugjeron se këto komunitete mund të kenë qenë pjesë e po të njëjtit zinxhir popullsie që pason deri te shqiptarët modernë.
    Ky zbulim e lë derën e hapur për kërkime të reja që mund të plotësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë historinë gjenetike të rajonit.
    Vazhdimësia: tipari që e dallon identitetin shqiptar
    Gjenetistët dhe arkeologët bien dakord në një pikë themelore: territorit ku jetojnë shqiptarët sot i mungon një episod i madh “zëvendësimi popullsie” pas Neolitit (Reich, 2018).
    Ndryshe nga Europa Qendrore, ku popullsitë ndryshuan disa herë, në Ballkan kontinuiteti është i fortë dhe i matshëm.
    Shqiptarët, si popullsi moderne, mbajnë një ndër vijimësitë më të gjata të identifikuara në ADN-në europiane.
    Fjala e fundit: Një histori e lashtë, një kërkim që vazhdon
    Studimet e ADN-së antike kanë hapur një dritare të re për të kuptuar rrënjët e shqiptarëve.Arkeologjia — veçanërisht ajo e Linit — po e zgjeron historinë edhe më tej.Për herë të parë, historia e shqiptarëve po shihet jo vetëm si rrëfim kulturor, por si proces biologjik që ka zgjatur mijëra vjet.
    Në këtë kuptim, shqiptarët nuk janë thjesht pasardhës të ilirëve.Ata janë trashëgimtarë të një linje të gjatë njerëzore që nis në Neolit dhe vazhdon pa ndërprerje deri sot.
    Dhe zbulimet e ardhshme sidomos analizat gjenetike nga Lin — mund ta bëjnë këtë histori edhe më të plotë.
    Për të mësuar më shumë rreth të gjeturave gjenetike shiptare, dhe për ta pasuruar me të gjetura të reja shkencore ndiqeni Projektin Rrenjët, www.rrenjet.com /Trungu & InforCulture

  • Banorët të alarmuar/ Ura Antike e Kamarës rrezikon shembjen

    Banorët të alarmuar/ Ura Antike e Kamarës rrezikon shembjen

    Rrjedha e vrullshme e lumit Shkumbin e cila vijon prej një jave me intensitet të lartë, ka vënë në rrezik serioz shembjen e Urës Antike të Kamares mbi lumë e cila është një ndër monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore në qarkun e Elbasanit.
    Banorët e lagjes Mirakë pranë së cilës ndodhet Ura Antike kanë dhënë alarmin për rrezikun e shkatërrimit të plotë, pasi një nga harqet e saj kryesorë është dëmtuar rëndë.
    Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit në fshatin Mirakë në Njësinë Administrative Polis.
    Për vlerat arkitektonike dhe historike që mbart, ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.

  • Nga Memfis në Romë, udhëtim në zemrën e qytetërimeve antike

    Nga Memfis në Romë, udhëtim në zemrën e qytetërimeve antike

    Qytetet e botës antike ishin qendra të fuqishme që formësuan qytetërimin, duke u bërë themel i kulturës, tregtisë dhe zhvillimit politik.Ato ishin vende ku lindën perandori, u ndërtuan tempuj madhështorë dhe ku arti e filozofia lulëzuan.Në Egjipt, Memfis ishte kryeqyteti i parë, themeluar rreth vitit 3100 p.e.s. nga Menesi, me tempuj kushtuar zotit Ptah dhe vendi ku u kurorëzua Aleksandri i Madh.Pas tij, Teba u bë qendra e Perandorisë së Re, e lavdishme për tempujt e Karnakut dhe Luginën e Mbretërve, ku preheshin faraonët më të mëdhenj të Egjiptit.Në Mesopotami, Nineveh ishte zemra e Perandorisë Asiriane nën Sennacheribin dhe Ashurbanipalin, e njohur për pallatet dhe bibliotekën me 30 mijë pllaka balte.Babilonia e Nebukadnezarit II ishte simbol i pasurisë dhe lavdisë, me Portën e Ishtarit dhe Kopshtet e Varura që hynë në histori.Në Greqi, Athina u bë djepi i demokracisë dhe filozofisë perëndimore. Qyteti i rindërtuar nga Perikliu pas pushtimit persian u bë qendër arti e dije, me Akropolin dhe Partenonin si simbole të përjetshme.Në Persi, Persepolisi mishëronte fuqinë e mbretërve Darius e Kserks, me pallatet dhe relievet monumentale që dëshmonin madhështinë e perandorisë.Aleksandri i Madh e dogji në vitin 331 p.e.s., duke shënuar fundin e epokës akamenide.Pas pushtimit të Egjiptit, Aleksandri themeloi Aleksandrinë, që u bë një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë.Me Bibliotekën e saj të madhe dhe Farin e Aleksandrisë, ajo u shndërrua në qendër të dijes dhe tregtisë në Mesdhe.Në Afrikën e Veriut, Kartagjena, e themeluar nga fenikasit, ishte perandori detare dhe qendër tregtare e pasur, deri kur u shkatërrua nga Roma pas Luftërave Punike në 149 p.e.s.Në kulmin e saj, Roma ishte zemra e botës së lashtë.Nga Republika te Perandoria, ajo ndërtoi amfiteatrot, forumet dhe rrugët që mbetën modele për qytetërimin perëndimor. Megjithë rënien në vitin 476 të e.s., ndikimi i saj mbetet universal.Trashëgiminë romake e trashëgoi Konstantinopoja, “Roma e Re”, themeluar nga Kostandini i Madh në vitin 324.Me muret e Theodosit dhe Hagia Sofinë, ajo mbeti për më shumë se një mijëvjeçar qendra e botës bizantine dhe më vonë e Perandorisë Osmane.Këto qytete nuk ishin vetëm qendra politike apo ushtarake, por laboratorë të qytetërimit. Aty lindën idetë e demokracisë, arkitekturës monumentale, shkencës dhe tregtisë që përcaktuan rrjedhën e historisë njerëzore.Qytetet e botës antike mbeten dëshmi të përjetshme të aspiratës njerëzore për madhështi dhe njohuri.Qytetet më të mëdha të botës antike:MemfisTebaNinevehBabiloniAthinëPersepolisAleksandriKartagjenëRomëKonstantinopojë/ The Collector, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbishkrimet e Sarandës

    Mbishkrimet e Sarandës

    Nga Auron Tare
    Diku në vjeshtën e vitit 2004, rruga përballë ish-doganës së vjetër, në Liman, nisi sërish të hapej. Projekti apo tenderi i radhës këtë herë kishte për qëllim vendosjen e tubave të ujit. Kishte disa vite që rrugët e Sarandës hapeshin për të vendosur tela, tuba, fije e të tjera të ngjashme.
    Ishte koha e tenderave. Një eskavator i vogël dhe i vjetër prishte asfaltin që ishte hedhur vetëm një vit më parë, duke krijuar një kanal të thellë dhe duke penguar seriozisht hyrjen e përditshme në zyrën tonë. Në një prej ditëve të bukura të vjeshtës, kur dielli shkëlqente por nuk ngrohte, dhe deti ishte aq i pastër sa shtëpitë e Korfuzit dukeshin shumë pranë, me një kafe në dorë po flisja me punëtorët që prej një jave po hapnin kanalin. Njëri prej tyre më tregoi se një ditë më parë kova e eskavatorit kishte nxjerrë disa gurë të bardhë.
    Me dorë më tregoi. Të zhytura në baltë nuk dalloheshin dot nga gurët e tjerë. E ndihmova t’i nxirrnim nga kanali dhe bashkë kërkuam një kove me ujë. I futëm në kove dhe me një leckë i pastruam nga balta. Guri i parë, gati sa pëllëmba e dorës, ishte një mermer i bardhë ku dalloheshin disa germa të gdhendura me art. Gurët e tjerë i pastronte punëtori i kanalit dhe m’i dha në dorë. I mbështolla me një leckë të thatë dhe nga kanali i futa në zyrë.
    I fotografova dhe po i shikoja me kureshtje. Të shkruara në greqishten e vjetër, kishin ndoshta mbi 2.000 vjet që flinin nën tokë, të harruara. Në fakt, vendi i kanalit ku dolën këto gurë ishte përballë Postës së Vjetër, vend ku dikur arkeologu Budina kishte zbuluar një mozaik paleokristian, ku një mbishkrim i rrallë dëshmonte për mundësinë e një kishe të hershme.
    Prej disa kohësh, së bashku me Prof. Machiarella nga Universiteti Ca’ Foscari i Venecias, po bisedonim për publikimin e një korpusi me mbishkrimet e Shqipërisë së Jugut. Prof. Machiarella dhe ekipi i tij kishin kohë që studionin zonën e Delvinës si një prej oazave historike dhe kulturore të Epirit, në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve ballkanike.
    Machiarella, i cili kishte qenë prej vitesh drejtor i Institutit Italian në Iran, ishte një prej mendjeve më të ndritura të arkeologjisë dhe historisë italiane. Interesimi i tij për një zonë pothuajse të harruar si Delvina ishte shumë i rëndësishëm për të shpjeguar ndikimet e kulturave Perëndimore dhe Lindore në Epir. Po atë mbrëmje i dërgova profesorit një email ku i përshkrova gjetjen rastësore të këtyre mbishkrimeve, të cilat, për mendimin tim, duhej parë me kujdes, nisur edhe nga vendi i gjetjes së tyre, shumë pranë rrënojave ntike të castrumit romak.
    “Guri i parë,” – më shkruan Prof. Machiarella, – “qartësisht ka emrin e Perandorit Klaudius (Tiberius Claudius Drusus 41–54 pas Krishtit). Cilësia e mermerit dhe gdhendja me cilësi të lartë tregojnë për një mbishkrim të rëndësishëm, por për fat të keq nuk kemi asnjë të dhënë
    tjetër, pasi pllaka është shumë e dëmtuar.” Perandori Klaudius, një admirues i kulturës helene, i cili sipas historianëve të kohës, Tacitus dhe Suetonius, qëndroi gjatë në Athinë dhe në vise të tjera të Greqisë antike. Por a mund te kemi pasur nje vizite Perandorake ne Onhezmin Antik? Nuk kemi asnjë burim për një hipotezë të tillë, por mbishkrimi, i cilësisë së lartë, mund të lidhet me një monument të dedikuar perandorit.( O…/…TON…./..YPOS../….OX…)
    Nga burimet e kohës dhe në veçanti monedhat e gjetura në Butrint, dimë se nën sundimin e Klaudiusit, Butrinti, pak më në jug të Onhezmusit, pati një zhvillim të vrullshëm, ku themelimi i kolonisë së veteranëve, një program i nisur që në periudhën e Cezarit, duhet të jetë finalizuar nën Perandorin Klaudius. Monedhat e prera të kësaj periudhe me inicialet CCIB (Colonia Civium Iulia Buthrotum), të cilat zëvendësojnë monedhat e mëparshme të Colonia Augusta Buthrotum, na tregojnë për këto zhvillime.
    Por në një hipotezë të dytë, ndryshe nga Prof. Machiarella, i cili mendon se ky mbishkrim i dëmtuar rëndë i përket Perandorit Klaudius, fakti që mbishkrimi që u gjet shumë afër qendrës së qytetit, vetëm pak metra nga Mozaiku i Sarandës, ( sot Muzeu Arkeologjik ngjitur me Posten)  i cili na le të besojmë për ekzistencën e një kishe të hershme buzë detit , mund të hedhë tezën se mbishkrimi mund të jetë nje mbishkrim i lidhur me një personalitet shumë të rëndësishëm të krishtërimit në brigjet epirote.
    Peshkopi Κλαδέου᾿Αγχιασμοῦ – Klaudius of Ankhiasmos.
    Peshkopi i Onhezmusit Klaudi, ( Κλαδέου᾿Αγχιασμοῦ), për të cilin nuk kemi burime të hershme kishtare, është një prej firmëtarëve të dokumentit final të Sinodit të Shenjtë të Kalkedonit, njëri nga katër Sinodet më të rëndësishme ekumenike që vendosën natyrën e Krishtit. Në dokumentin e botuar në 1933 të origjinalit të këtij Sinodi, shikojmë emrin dhe firmën e
    Klaudius që është e dyqinta dhe ndiqet nga firma e peshkopit Peregrinos të Fenikisë (Finiqit ).
    Mbishkrimi i Galias: Një vajzë e Dionisit dhe gjurma e parë e një Teatri Shqipëruar si më poshtë:
    Galia, Thymele, bija e Bakikut, vjeç 14, lamtumirë!
    (Mbishkrimi është shqipëruar nga prof. Machiarella dhe Prof. Neritan Ceka ) Mbishkrimi i dytë, qartësisht një pllakë funerare, na sjell disa detaje shumë të rëndësishme. Të dy profesorët e nderuar që patën mirësinë të shqipëronin tekstin mendojnë se emri i vajzës së ndjerë, të cilës i dedikohet ky mbishkrim, duhet të jetë i lidhur me një prej kulteve më të hershme të botës antike: Kulti i Dionisit. Galia, bija e Bakikut, e cila ka ndërruar jetë në moshë të re, me shumë mundësi ishte një prej vajzave që shërbenin në tempujt e Dionisit. “Ndajshtimi Θυμέλη është i pazakonshëm dhe lidhet me altarin e sakrificave, por edhe me altarin e Dionisit në teatër” – shkruan Prof. Ceka mbi interpretimin e emrit të vajzës, e cila me shumë mundësi mund të ketë origjinë nga Galia antike (Franca e sotme).Sipas prof. Machiarella-s, “Galia duhet me patjetër të ketë një lidhje të fortë me Tempullin e Dionisit. Zbulimi i një tempulli të tillë – shkruan Machiarella – do të thotë se diku në Onhezmusin e lashtë duhet kërkuar
    Teatri Antik.” Një mbështetje mbi mundësinë e një tempulli të Dionisit në Sarandë na e jep edhe emri i të atit të Galias, Bakikos, i cili lidhet me Bakun romak apo Dionisin helen. Me shumë mundësi kemi një familje e cila i është dedikuar shërbimit të tempullit të Baku-Dionisit. Pra nje familje e lidhur for me Teatrin apo sherbesat fetare ne Altarin e Teatrit. Formula e njohur ΧΑΙΡΕ na përcakton edhe datën e këtij mbishkrimi, shek. II–III pas Krishtit, në periudhën romake. Kohë kjo e cila daton edhe mozaikun e Sarandës që gjendet në anën e djathtë të Postës. (zbuluar nga Dh. Budina)
    Po çfarë ishte një Θυμέλη? Θυμέλη ishin altare flijimi në qendër të një teatri të periudhës helenistike. Tradicionalisht përdorej në ritualet kushtuar Dionisit, perëndisë së verës, festivaleve dhe teatrit. Θυμέλη ishte simboli i origjinës së teatrit grek, i cili kishte lindur nga ritet e adhurimit të Dionisit dhe evoluoi nga festimet dionisiake tek ajo që ne njohim si arti i aktrimit. Në periudhën antike, tempujt e Dionisit ishin të lidhur fizikisht dhe shpirtërisht me teatrot, dhe Θυμέλη mbeti një kujtesë e shenjtë e rrënjëve të ritualeve të teatrit. Por në gjirin e Onhezmusit antik (Saranda moderne) deri më sot arkeologjia nuk ka hasur në ndonjë strukturë të lidhur me teatrot e hershëm. Kjo na jep një përfytyrim të një porti që kishte përdorim tregtar për kryeqendrën epirote Finiqin dhe më vonë për karvanët që penetronin qendrat malore të prapatokës epirote.
    Zbulimi i këtij mbishkrimi me një rëndësi të madhe historike dhe mundësia e një teatri në Sarandën antike në fakt më solli ndër mend një bisedë të kahershme me Prof. Dhimosten Budinën. Diku në fillimet e vitit 1999, përballë Hotel Butrintit, pashë figurën e profesorit, i cili prej kohësh jetonte në Moskë. Ndalova dhe u përshëndetëm. Nuk njiheshim, por ai dinte që në Butrint kishte ardhur një djalë i ri që, në një farë mënyre, kishte pasuar punën e tij prej dekadash në mbrojtje të qytetit antik. Një ish-koleg i kishte premtuar të qëndronte në shtëpinë e tij, por kishte disa orë që ai nuk dukej dhe profesori nuk dinte ku të qëndronte atë natë.
    Me një kënaqësi shumë të madhe e ftova në shtëpinë time, ku ai qëndroi disa ditë. Kishte ardhur nga Moska për të parë edhe një herë vendet ku kishte punuar i ri dhe sigurisht Butrintin. Ndër shumë  prej rrëfimeve, Prof. Budina më tregoi se, diku në vitet ’70, në qendër të Sarandës kishte hasur struktura që ai mendonte se mund të ishin pjesë e një Odeoni*. Për ironi të fatit, mbi ato rrënoja në atë kohë kishte filluar ndërtimi i Qendrës Kulturore të Sarandës. Profesori nuk kishte mundur të kryente nje sondazh arkeologjik  në këtë vend, por shënimet e tij per keto germime më tha – i kishte në arkivin e tij në Moskë.
    Nuk u takuam më, dhe kjo bisedë më erdhi ndër mend vetëm pasi lexova shënimet e Prof. Machiarella-s se me shumë mundësi Onhezmusi antik duhej të kishte pasur një teatër. Hipoteze kjo e sjelle nga mbishkrimi i Galia Thymeles nje vajze e vogel ardhur nga Galia antike dhe e varrosur ne Gjirin e Sarandes Antike. Mbishkim ky i cili dëshmon për një kult të Dionisit dhe me  shumë mundësi na jep dëshminë e parë për mundësinë e një Teatri- Odeoni në qendrën e gjirit të Onhezmusit antik.
    Dëshmia e parë për Kishën e Shën Gjergjit
    ΦΑΝΟΣ ΠΡΕΣΒ(ΥΤΕΡOΣ) S. ΓΕΟΡΓΙΟΥ
    Shqipëruar: Fani (Stefani), prifti i Shën Gjergjit.
    Sipas Prof. Cekës: “Vendosja e kryqeve majtas dhe në fund të mbishkrimit tregon se kemi të bëjmë me një gur varri. Ligatura e O me Y në gjinoren e Georgios është një tregues i kohës së mbishkrimit, sepse shfaqet që në shek. VI në një mbishkrim të periudhës së Justinianit në Apolloni, por bëhet e zakonshme në shek. IX–XI. Me interes është forma e kryqit latin majtas, si edhe vendosja e S(anctus) në vend të A(gios), para Georgios. Duhet të ketë pasur një kishë të Shën Gjergjit aty pranë, pasi guri vjen nga varreza e kishës.” Mbishkrimi i priftit Fanos është me një interes të madh historik. Nga të gjitha burimet antike dhe kërkimet arkeologjike në Sarandë deri më sot, nuk kemi asnjë gjurmë të një kishe paleokristiane të dedikuar Shën Gjergjit.
    Kisha më e hershme në qendër të Sarandës, e ndërtuar mbi ndërtesën e quajtur “Sinagoga e Sarandës”, e gërmuar nga arkeologu Kosta Lako, dhe më vonë nga arkeologët izraelitë të Universitetit të Jeruzalemit në bashkëpunim me Prof. Etleva Nallbani në fillimin e viteve 2000, nuk ka ndonjë gjurmë të emrit të saj. Kisha e vetme me përmasa të mëdha, nga e cila mori emrin Gjiri i Onhezmusit antik, e njohur si Manastiri i 40 Shenjtoreve, është ndërtuar lart në kodër. Nuk kemi asnjë gjetje arkeologjike apo burime të hershme kishtare që konfirmojnë prezencën e një kishe paleokristiane në Sarandë me emrin Shën Gjergj.
    Ky mbishkrim ploteson historinë eklisiastike të Sarandës, duke na treguar per nje Kishe teresisht e pa njohur e ndertuar ne te njejten periudhe kohore me Manastirin i 40 Shenjtoreve. Gurvarri i gjetur disa metra larg qendrës së qytetit të sotëm na bën të mendojmë se themelet e kësaj kishe në Sarandë janë diku prane Limanit te vjeter ngjitur me mozaiku e  gjetur në zonën e Postës së sotme. Mozaik I cili flet per nje presbyter që me shumë mundësi ka dhuruar këtë mozaik. A mund të jetë Fani ky prift i cili ka ndërruar jetë dhe është varrosur shumë pranë kishës për të cilën dhuroi mozaikun?
    Hipoteza se ndoshta prifti Fanos mund të ketë qenë prift i manastirit të Shën Gjergjit në hyrje të gadishullit të Ksamilit duket shumë e vështirë për t’u pranuar, pasi edhe nëse do të kishte ndërruar jetë në Gjirin e Sarandës, ai do të varrosej pranë kishës së tij ku kishte shërbyer. Një prift nuk mund të varrosej jashtë varrezave kishtare dhe varri i tij nuk mund të ishte në Sarandë nëse nuk kishte një kishë aty pranë. Mbishkrimi i priftit Fanos, i cili fati na e solli të padëmtuar na plotëson me tej  historinë kishtare të Sarandës antike.

  • Sa kushtonte jeta e një skllavi në Romën e Lashtë?

    Sa kushtonte jeta e një skllavi në Romën e Lashtë?

    Në Romën Antike një skllav nuk mund të kushtonte më shumë se 30 mijë denarë. Ky çmim, gjetur në Dekretin e Perandorisë Romake të vitit 301 të e.s., shërbente më tepër si një tavan limit, pra një shifër maksimale që më tepër vlente si rregull për t’u ndjekur, por jo domosdoshmërisht respektohej.

    Çmimi i një skllavi varej nga shumë faktorë, ndër të cilët, mosha, gjinia, gjendja fizike, specialiteti apo veçantia.

    Për historianët, të vendosësh një ekuivalent të vlerës monetare të një denari të kohës së lavdishme të Romës Antike nuk është e thjeshtë, dhe ndoshta asnjëherë e saktë.

    Por përafërsisht, sipas tyre, sot një denar do të kishte vlerën e 20-25 euro, dhe kështu një skllav që kishte vlerë të madhe, maksimumi i çmimit do të ishte rreth 700 mijë euro. Një skllav i zakonshëm mund të shitej edhe mes 500-1500 denarë, pra rreth 10 mijë-30 mijë euro.

  • Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

    Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të gadishullit të Ballkanit. Territori i Ilirisë antike edhe sot po të ishte brenda një entiteti shtetëror, do të konsiderohej si një entitet i madh edhe në konditat e sotme evropiane. Problemet e funksionimit të Ilirisë antike si një entitet shtetëror homogjen, përbërja e popullsisë dhe ndarja e saj në formacione të shumta fisnore, pasojat e pushtimeve të gjata romake, bizantine e bullgare, janë ende tema trajtimesh shkencore. Megjithatë, shtrirja e saj gjeografike është më e fiksuara, më e qarta nga të gjitha problemet e tjera, sigurisht për arsye se gjeografia nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhëna për shtrirjen gjeografike të Ilirisë antike kanë lënë shumë autorë të vjetër grekë e romakë. Kësaj radhe do të evokohen dëshmitë e dy autorëve, historianit helen, Apianit dhe gjeografit nga Aleksandria, Ptolemeut, të cilat hedhin mjaft dritë mbi vendndodhjen e Ilirisë antike.Të dhënat që ka lënë Apiani (fundi i shekullit I-rë deri në vitin 70 të shekullit të II-të) për hapësirën në të cilën shtrihej Iliria, janë me interes për ta pasur një përfytyrim sa më të qartë për shtrirjen e saj gjeografike. Ky historian i njohur helen, i cili bëri karrierë edhe në Romë, në veprën e tij “Illyrike”, ka lënë si dëshmi këto fjalë:“Helenët quajnë ilirë ata që banojnë mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Ister. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe rrëzë të Apleve. Gjerësia mban pesë ditë rrugë, kurse gjatësia tridhjetë ditë, siç thonë helenët. Sipas matjes që bënë romakët, gjatësia kalon të gjashtëdhjetë stadet, kurse gjerësia është rreth njëmijë e dyqind stade. Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit.”

    (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 250)

    Ndërsa, gjeografi i famshëm aleksandrin i shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu, në veprën e tij, “Geographia” ka lënë dëshmi edhe më konkrete për territoret ku banonin ilirët:“Iliria (Illyris) kufizohet nga veriu me të dy Panonitë sipas kufijve që parashtruam, nga perëndimi me Istrinë sipas një vije, fundi së cilës nga ana e Panonisë së Sipërme përfundon në gradat 36 30’- 45 10’, kurse fundi i saj në Detin Adriatik (Adrias) 36 30’- 44 50’, nga lindja me Myzinë e Sipërme sipas vijës prej vendit ku lumi Savo (Savos) ndërron drejtimin e tij, gjer në fundin e saj tek mali Skard (Svardos) gradat e të cilit janë 47 – 41 40’, nga jugu me një pjesë të Maqedonisë sipas vijës që arrin prej pikëmbarimit të lartpërmendur gjer në Adriatik, gradat e së cilës janë 45- 41 0’ dhe me bregun këtej Adriatikut gjer në pikëmbarimin e lartpërmendur pranë Istrisë.”(Ilirët dhe Iliria te autorët antikë: 266)Pastaj Ptolemeu përmend një varg qytetesh të bregdetit të Liburisë, Dalmacisë, Maqedonasit e Epirit, që janë shenja të jetës urbane të ilirëve. Ndër këto qytete përmenden edhe Avlona, (Vlora) Epidaurusi, (Durrësi) Risinioni, (Rizoni) Ulkinioni, (Ulqini) Lissosi (Lezha), Scodra (Shkodra). Delminioni (Delminiumi) Apollonia, Bullis (Bylisi) Albanopolisi, etj, disa nga të cilat edhe sot janë qytete të rëndësishme shqiptare, që kanë ruajtur vazhdimësinë si qytete me mijëra vjet. Kjo gjeografi kaq e fiksuar, këta emra qytetesh kaq të kuptueshëm për gjuhën tonë shqipe, janë provë e fortë e vazhdimësisë iliro-shqiptare në aspektin gjeografik, po edhe etnik. Natyrisht me reduktimet që kanë ardhur nga tronditjet tektonike që kanë përcjellë nëpër shekuj këto hapësira. Por, atdheu i të parëve tanë është i njohur për ne në gjithë gjerësinë dhe gjatësinë e tij. Edhe shumë nga qytetet e shumta të kësaj hapësire ilire janë të njohura dhe popullohen edhe sot prej shqiptarëve. Prandaj sa i përket atdheut historik të të parëve tanë, mund të thuhet se kemi njohuri solide për të.Kemi njohuri jo të pakta edhe për një pjesë të jetës dhe të fateve të paraardhësve tanë ilirë, që nga kohërat e errëta e deri në kohën kur ndodhën përmbysjet e mëdha demografike. Por, na mbetet ende një enigmë e madhe: mungesa e shkrimit në gjuhën ilire. A shkruan ata në gjuhën e vet, për të cilën dihet saktësisht se ishte e ndryshme nga gjuhët e tjera dhe kishte emrin e vet, ilirishte, ose gjuha e ilirëve? Apo nuk patën fatin e mirë, që ta arrinin atë shkallë iluminimi mendor e kulturor, sa të shkruanin në gjuhën e vet ilire? Kjo histori e shkurtër dhe modeste e komunikimit dhe e literaturës shqipe, pashmangshëm fillon nga kjo pikë.

    A shkruan ilirët në gjuhën e vet

    Pra, studimi i komunikimit dhe mediave ndër ilirë, si edhe hulumtimi për gjithë historinë e tyre, pashmangshëm duhet të fillojë me një pyetje që shprehë habi: pse nuk arritën ilirët të komunikonin me shkrim në gjuhën e tyre dhe të konstituonin institucione adekuate për zhvillimin e shkrimit e të kulturës, kur dihet që jetuan të kufizuar e edhe të përzier me dy popujt më të zhvilluar të kohërave antike, ndërmjet helenëve dhe romakëve? Çka i ka penguar ata që të “infektoheshin” nga pasioni që të shkruanin në gjuhën e tyre, për të shprehur ashtu identitetin e tyre etnik, gjuhësor e kulturor? Pse nuk arritën ta kishin një institucion ose medium të vetin, të ngjashëm me izagorian helene, ku të gjithë qytetarët e lirë kishin të drejtën e shprehjes së lirë në publik? Ky medium i bëri helenët antikë, që të çlironin një energji të jashtëzakonshme të mendimit e të dijes, filozofisë, retorikës, logjikës e poezisë, që u bënë gjenerator i zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror. Të ketë kaluar krejtësisht pa u vënë re nga ilirët izagoria e famshme helene? Kjo nuk është e mundur, pasi që disa autorë helenë kanë lënë dëshmi për ilirët dhe kontaktet që kanë pasur me fqinjët e tyre. Vetë Tukididi (460 – 400 p.e.s.) që edhe quhet themeluesi i historisë, në veprën e tij “Historia” sjellë dëshmi për ilirët, kur flet për luftën civile në Epidamn (Durrës) në vitet 436/435. Tukididi njofton:“Epidamni është një nga qytetet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir.(Ilirët dhe Iliria: 24)Isokrati (436-338 p.e.s.) nga ana e tij ka sjellë një dëshmi për pushtimin e tokave ilire nga Filipi, përveç atyre që ishin buzë Adriatikut:“Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, përveç atyre që banojnë buzë Adriatikut?”(Ilirët dhe Iliria: 31)Oratori i famshëm, Demosteni, po ashtu sjellë të dhëna për ilirët në kohën e Filipit, babait të Aleksandrit të Madh, duke rrëfyer se Filipi i kishte pushtuar edhe ilirët, të cilët nuk ishin mësuar të binden dhe me gjasë nuk po pajtoheshin me sundimin e huaj. Edhe njoftime si këto të Demostenit dëshmojnë se ilirët njiheshin me helenët dhe madje kishin një mplakje të imponuar me ta:“…Përsa i përket paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij në përgjithësi duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë se sa të nënshtruar. Janë njerëz që nuk janë mësuar të binden, kurse njeriu ynë (Filipi) thuhet se është zot i rreptë…”(Ilirët dhe Iliria: 33)Këso dëshmish për kontaktet, njohjet e raportet heleno-ilire po edhe romako-ilire, ka shumë, që nga Iliada. Prandaj, mbetet e paqartë pse këto nuk kanë provokuar edhe ndonjë formë të alfabetizimit të ilirëve.Pyetja tjetër shqetësuese: pse janë mjaftuar me mundësinë që sapo të mund të arrinin shansin e të mësuarit të shkrimit e leximit, atë ta bënin në ndonjërën nga gjuhët e huaja, helene, latine, ose sllave? A ka qenë kjo prirje për t’u identifikuar me gjuhët dhe kulturat e tjera, që kishin traditë shkrimi e forma institucionale komunikimi, e kushtëzuar nga “prirje gjenetike”, nga “rrethana natyrore” apo nga statusi politik e kulturor i tyre, si popull i rënë në robëri të gjata?Në fund të fundit, shtrohet edhe pyetja: pse pas rënies nën sundimin romak, nuk arritën asnjëherë të fitonin pavarësinë dhe lirinë (edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Romake) e të shndërroheshin në një faktor të përfillshëm në gadishullin, të cilin një herë e një kohë, ndonëse me formacion fisesh të paorganizuara në një shtet, e kishin populluar pothuajse sa gjerë sa gjatë? Pyetje ka edhe më shumë, ndërsa përgjigjet e plota ende mungojnë.Mbase përgjigjja në pyetjen se kur dhe ku u formua etnosi ilir, mund të hapë një kënd më të qartë për të hulumtuar shkaqet e asaj ngecjeje në formimin kulturor. Muzafer Korkuti sjellë këtë kumt për kohën e formimit të etnosit ilir:“…një përputhje e tillë e konkluzioneve arkeologjike me ato linguistike e bën më bindës përfundimin se në bronzin e mesëm* duhet të kërkojmë fillimin e formimit të etnosit ilir”(Studime ilire: 41)Sipas periodizimit të Korkutit, periudha e bronzit të mesëm shtrihet në vitet 1800 (1700) -1500 para erës sonë. Ndërsa, formimin e mirëfilltë të etnosit ilir, Korkuti e vendos në periudhën e hershme të hekurit, pra në shekujt XII-V para erës sonë. Edhe pse kjo çështje e periodizimit nuk ka si të jetë objekt mëtejshëm i studimit tonë, na imponohet të shtrojmë një dilemë lidhur me të: a është e mundshme që ilirët, duke qenë në procesin e formimit etnik, të luanin një rol të rëndësishëm në Luftën e Trojës, e cila ndodhi në shekullin XII para erës sonë? Dhe nga ana tjetër, a është e mundshme që ata nuk i “spërkati” aspak lulëzimi kulturor i helenëve në shekullin V-IV para erës së re, pra në periudhën e lulëzimit të tragjedisë antike greke? Po të shikojmë më larg, procesi i formimit të etnosit ilir, përkon edhe në kohën kur lulëzoi shkrimi te fenikasit dhe prej tyre kaloi edhe tek helenët. Pse nuk kaloi nga helenët tek ilirët, të cilët në distancë gjeografike ishin shumë më afër me ta se sa që ishin helenët me fenikasit, mbetet një enigmë tash për tash.“Hipoteza gjeografike” duhet të rishikohetKëtë enigmë nuk e ka shpjeguar deri sot asnjë teori, ndonëse ka pasur mjaft përpjekje që të shpjegohet. Një prej përpjekjeve teorike është ‘teoria gjeografike’, e cila në qendër ka një autor të famshëm shqiptar, gjuhëtarin Eqrem Çabej, i cili në studimet për gjenezën e literaturës shqipe, të shkruar në vitet tridhjetë të shek. XX, ka theksuar rolin e pozitës gjeografike të Shqipërisë, si një rrethanë e pavolitshme për lindjen e literaturës më herët. Çabej ka konstatuar se pozita e Shqipërisë është e tillë që ndonëse në njërën anë kufizohet me det, në brendësi ndërpritet me vargmale, të cilat kanë penguar komunikimin normal dhe elementar, kështu që kjo ka stimuluar më shumë organizimin fisnor dhe nuk ka prodhuar mundësinë e krijimit të një kulture në gjuhën shqipe.“Prodhimi literar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij, por historia shpeshherë është rezultat i të dhënave gjeografike, influenca e formimit tokësor dhe natyrës së vendit mbi jetën dhe mbi veprimet e njerëzve.”(Çabej:101)Pra, ai ka konstatuar se këto ndërprerje me male të krahinave të ndryshme thjesht nuk kanë lejuar një komunikim më dinamik që do të prodhonte vlera kulturore në gjuhën e vendit, ndonëse Çabej thotë se “Shqipëria paraqet në përgjithësinë e saj një njësi gjeografike”. (Çabej: 101) Pra, ndonëse është e ndarë, e fragmentuar dhe e copëzuar, sipas Çabejt, ajo prapë paraqet përsëri një njësi gjeografike, por e cila nuk paskësh funksionuar si e tillë.Me ndikimin e gjeografisë, konfiguracionit mbi historinë e Shqipërisë, janë marrë edhe autorë si Peter Bartli, i cili edhe konstaton:“Peizazhin shqiptar e mbizotërojnë kryesisht malet.”(Bartl:13)Edhe Noel Malcolmi e përmend këtë dimension të gjeografisë si një rrethanë për vonesën e kulturës, vonesën e krijimit të shtetit dhe krijimit të kombit shqiptar. Malkolmi pohon:“Ilirët, të cilët kishin jetuar në rrafshinat bregdetare u romanizuan, si ata të bregdetit dalmatin, ashtu edhe ata të pjesës dërrmuese të trojeve të ish Jugosllavisë. Në kohën kur sllavët zunë të arrinin në shekullin VI, kishin mbetur vetëm grupe folësish të gjuhëve “barbare” në Ballkan, dhe të gjithë ata ndodheshin në viset malore.”(Malkolm:35)Sidoqoftë, kjo është një teori që ka anët e veta të logjikshme, mirëpo ka dobësi shumë serioze. Në një qasje kritike, mund të thuhet që teoria e cila pohon se pozita gjeografike ka ndikuar mbi gjithë këto aspekte të vonesave është e diskutueshme, për arsye se teoritë nuk mund të aplikohen në mënyrë selektive dhe të veçanta, por duhet të kenë një karakter më të gjerë dhe më universal. Në rastin e Shqipërisë, po të krahasohet konfiguracioni i saj gjeografik me atë të Greqisë, fqinjit të parë, del se është konfiguracion i përafërt gjeografik. Edhe Greqia në njërën anë kufizohet me dete, ndërsa pjesa tjetër është e shtrirë me ndërprerje malesh, me copëzime e fragmentime territoresh dhe madje ishujsh. Këto janë karakteristika edhe të disa vendeve të gadishullit ballkanik, Malit të Zi e Kroacisë. Pra, kjo teori, qoftë dhe vetëm me shembullin e Greqisë, nuk mund të aplikohet, sepse ky vend ka pasur një kulturë të lashtë antike, e pakta po të merret si vijë ndarëse periudha e këngëve homerike, prej shekullit VIII p.e.s. Kultura antike greke, jo vetëm me këngët homerike, po edhe me tragjedinë, me filozofinë, me poezinë lirike, me lojërat olimpike, me libraritë e shumta e të famshme në Athinën antike dhe me shumë vlera të tjera kulturore, konsiderohet si njëra nga shtyllat e mbarë qytetërimit perëndimor, por edhe më gjerë. Prandaj, teoria që e identifikon konfiguracionin gjeografik si shkak të vonesave të mëdha kulturore në rastin e ilirëve e shqiptarëve, duhet të merret me rezervë.Në fakt, teorinë gjeografike e bën problematike edhe një rrethanë tjetër. Ilirët kanë jetuar në rrafshina të mëdha, duke përfshirë hapësirat e Sllovenisë së sotme, Panonisë së sotme, Vojvodinës e Serbisë së sotme, të cilat janë fusha të gjera dhe të lagura nga lumenj të mëdhenj siç janë Danubi, Sava, Drava etj. Edhe pse kanë jetuar në këto hapësira të mëdha, pa ndërprerje malesh fare, me aq sa dihet deri sot, ata prapëseprapë nuk kanë arritur që të krijojnë ndonjë kulturë shkrimore në gjuhën e tyre. Dhe kjo tregon se duhet të kemi përherë një qasje kritike ndaj teorive të tilla, të cilat sigurisht në të ardhmen do të begatohen me qasje të tjera.Faktorët natyrorë kanë njëfarë ndikimi edhe në lindjen e kulturave dhe formacioneve shoqërore, por ky rol mund të jetë pak më i kufizuar, se sa të gjeneralizohet si një teori në vete, prandaj në këtë kuptim duhet të gjejmë edhe faktorë të tjerë, të cilët mund të na shpjegojnë pse historia kulturore e ilirëve dhe e shqiptarëve pas tyre, është kaq e vonuar dhe mjaft atipike në krahasim me popujt fqinj, veçmas me grekët. Nuk duhet të shmanget nga vëmendja që ilirët dhe shqiptarët e sotëm janë kufizuar me dy popuj, të cilët kanë vënë njërën nga shtyllat e qytetërimit evropian, nga grekët në pjesën lindore dhe nga romakët në pjesën perëndimore. Kjo fqinjësi direkte me grekët dhe me romakët, çuditërisht nuk ka prodhuar një provokim mendor, intelektual e kulturor ndër ilirët, së paku nga ajo që ne dimë deri më sot. Deri në ditët tona nuk janë gjetur shkrime në gjuhën e popullit ilir, (pasardhësve të tyre arbër, epirot, maqedonas) kështu që mbetet një enigmë se si është e mundur që popujt që jetojnë në një fqinjësi direkte dhe që në fakt shkëmbejnë njëri me tjetrin, nuk provokohen nga njëri tjetri kulturalisht. Në rastin e popujve të Lindjes, te sumerët, babilonasit, hititët, egjiptasit, fenikasit, ka ndodhur proces i kundërt me këtë. Edhe pse edhe ata kanë pasur konflikte dhe e kanë pushtuar njëri-tjetrin, ata kanë marrë kulturën dhe më pas e kanë zhvilluar e begatuar, i kanë dhënë dimensione të reja, kështu që ndonëse një popull është pushtuar, kultura përsëri është zhvilluar. Pra janë ndikuar prej këtyre afeksioneve kulturore. Megjithatë, në këtë kontekst duhet të mbajmë në vëmendje atë që ka thënë historiani antik, Herodoti, sepse mund të ndodhë që një ditë të zbulohet ajo që ai pati thënë:“Pellazgët kanë qenë të parët që i morën shkronjat prej fenikasëve dhe prej pellazgëve i morën grekët, aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s.”(Kotini:130)Sipas kësaj të dhëne, rezulton se pellazgët e kanë njohur shkrimin, e kanë marrë prej fenikasve, dhe ua kanë dhënë grekëve. Fatkeqësia është se këto shkrime për të cilat flet Herodoti, nuk janë zbuluar ende. Por, hipotetikisht mund të ndodh ajo që ka ndodhur me shkrimet sumere, që janë zbuluar në gjysmën e parë të shek. XX, ndërsa deri në atë kohë nuk ka ditur askush për to. Pra, ndonjë ditë mund të ndodh që të zbulohet ndonjë qytet antik pellazg me krejt arsenalin kulturor e shkrimor në gjuhën pellazge. Por, shkencërisht nuk mund të vërtetohet pa ndodhur një gjë e tillë. Po ashtu ende zhvillohen diskutime lidhur me raportet ndërmjet pellazgjishtes e ilirishtes, sigurisht për shkak të mungesës së teksteve të shkruara, të cilat do të ndriçonin ato raporte më mirë se sa të gjitha hamendësimet e botës. Indikative në këtë mes është që Herodoti përmend pellazgët, por jo ilirët. Ndërsa tek autorë të mëvonshëm përmenden dendur ilirët, por jo edhe pellazgët. Këtë ndryshim ende nuk e ka gjurmuar askush deri në pikën sa të ndriçohet se a janë ilirët pasardhës të pellazgëve, zëvendësues të tyre në skenën e historisë, apo etnos i ri, që i ka dominuar pellazgët, (fjala vjen si babilonasit, sumerët) duke i fshirë nga memoria historike. Pra, kjo pjesë e antikës pellazge dhe ilire, ose pellazgo-ilire, mbetet e paqartë. Nga Herodoti, e qartë është vetëm që grekët dhe pellazgët nuk kanë qenë i njëjti popull, gjë që e kanë thënë disa autorë të kohëve tona.Në Mesjetë dalin indikacione për shkrimin e shqipes, ndonëse tekste të shkruara shqip të asaj kohe, deri sot nuk janë gjetur. Fjala vjen, Brokardi, Guilelmus Adae, duke qenë një udhëpërshkrues për viset mesdhetare në shekullin XIV dhe ka shkruar:“megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, ata përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre.”(Skendi: 111)Fatkeqësisht, as ky fond librash për të cilin flet Brokardi deri më sot nuk është zbuluar.Hipoteza e institucioneve – me më shumë përparësiNjë nga arsyet e mungesës së shkrimeve në gjuhën e ilirëve dhe të shqiptarëve deri në shekullin XVI, më shumë sesa faktorit gjeografik, i atribuohet mungesës së institucioneve kulturore, fetare e administrative të ilirëve dhe pasardhësve të tyre, shqiptarëve. Mungesa e institucioneve të shtetit në këtë rast ka qenë e tillë që nuk ka pasur një lloj adrese prej të cilës do të fillonte stimulimi dhe motivimi i fillimit të shkrimit dhe kjo është një nga arsyet e mungesave të mëdha të shkrimit në gjuhën tonë. Institucionet e atyre periudhave kanë mundur të jenë ose shtetërore ose fetare. Po të evokojmë shembullin e Greqisë antike, sipas autorit Jorge Livraga, rezulton që tragjedia antike greke ka lindur më shumë prej ritualeve fetare që janë zhvilluar në tempujt fetarë të Greqisë antike dhe më vonë është bërë pjesë e politikave kulturore të institucioneve shtetërore, veçmas në periudhën e Perikleut. Në periudhën e Perikleut, shteti e ka marrë nën mbrojtje dhe ka stimuluar teatrin, tragjedinë, por në krye të herës, këto kanë lindur në njëfarë ndërveprimi të ritualeve fetare në tempullin e Eleuzinës, tempullit kryesor të politeizmit grek:“Thënë më saktë, teatri grek, i cili lulëzimin e vet e pati në shekullin V para Kr., u zhvillua nga misteret në Eleuzinë, e cila ishte edhe gjeografikisht e edhe kulturalisht afër Athinës”(Livraga: 8)Në mungesë të institucioneve shtetërore e fetare që do të prodhonin kulturë të shkruar, modeli kryesor i organizimit të ilirëve ka qenë organizimi fisnor. Bile, modeli fisnor i organizimit ka qenë edhe në Mesjetë dhe në periudhën e sundimit osman, për çka Bartli pohon:“Shoqëria fisnore jetonte sipas ligjeve të veta. Bashkëjetesa rregullohej përmjet normave të një kodi të pashkruar dokësor, i cili te fiset e ndryshme nuk ishte doemos i njësuar, porse kishte gjithsesi një themel të përbashkët.(Bartl: 56)Meqë organizimi fisnor është organizim parashtetëror, jashtështetëror, (antishtetëror në esencë), si i tillë është formacion i vogël dhe nuk akumulon potenciale të mjaftueshme për prodhim të mirëfilltë e dinamik kulturor, veçmas në formë të shkruar. Edhe sot fiset primitive të cilat jetojnë në Ande, Amazonë apo Afrikë, me të cilat antropologët merren shumë, kanë formacione që nuk prodhojnë kulturë të shkrimit. Ato prodhojnë rituale, kulturë gojore, por jo kulturë të shkrimit.Po të krahasohet organizimi ilir me organizimin grek, i cili ka qenë në modelin e qytetit shtet, ose edhe me organizimin e shtetit romak, i cili ka qenë një shtet i qendërzuar, me formë perandorake të sundimit në pjesën më të madhe të ekzistimit të vet, organizimi fisnor i ilirëve ka qenë me defekt serioz në mënyrën e organizimit të vet. Pra, nuk është aplikuar as modeli i polisit grek, as ai i një shteti të qendërzuar, por një organizim fisnor, i decentralizuar, i rivalizuar ndërmjet vete, që ka prodhuar pak a shumë modele të tjera të jetës kulturore dhe sociale, sesa ato që janë karakteristike tek grekët dhe romakët. Kjo formë e organizimit fisnor, pa e arritur shkallën e një organizimi mirëfilli institucional e shtetëror, e ka vulosur edhe epilogun e konflikteve shumëshekullore të ilirëve me popujt përreth ose fqinjët e tyre, ndërsa Romanizimi qëndron në qendër të këtij fragmentimi fisnor e dobësimi etnik dhe kulturor.Ilirët e paromanizuar kanë ngelur pa institucione dhe pa ndonjëfarë identiteti kulturor ose shoqëror që do të tregonte se çfarë ata ishin. Në kushte të atilla, shkrimi në gjuhën e tyre ka qenë mision i pamundur, sepse ata iu nënshtruan procesit të Romanizimit dhe një pjesë e madhe e tyre edhe u romanizuan.Për ta kuptuar më mirë se çfarë pasojash të rënda solli pushtimi romak dhe veçmas Romanizimi, duhet të evokohet se cila ishte gjendja demografike, fetare, sociale dhe ekonomike e ilirëve para pushtimit romak, në të njëjtat hapësira gjeografike? Edhe pse ende nuk patën krijuar institucione mirëfilli shtetërore, që do ta bënin kapërcimin vendimtar nga organizimi fisnor tek ai shtetëror, ilirët në periudhën para pushtimit romak, ishin në një proces të kompaktësimit demografik, të zhvillimit ekonomik e kulturor dhe të formimit të një shteti me parashenjë të fuqishme etnike.

    Milazim KRASNIQI (fragment nga libri “Ekskomunikimi si histori e fshehur, Rozafa, Prishtinë, 2015) /InforCulture.info

  • Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.

    Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.

    © Ilia Çano

  • Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.

    Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.

    © Ilia Çano

  • “Nuk ka grekë të vjetër, ka veç pellazgë, ilirë dhe arvanitas”

    “Nuk ka grekë të vjetër, ka veç pellazgë, ilirë dhe arvanitas”

    Një nga studiueset më të veçanta në historiografinë shqiptare është dhe historiania Elena Kocaqi. Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane” që është një nga librat e viteve të fundit, ka të dhëna shumë interesante që po të merreshin për bazë do të ndryshonin këndvështrimin e gjuhësisë dhe historisë shqipe.

    Autorja mbështetet në faktet historike që për të janë të shenjta. Dhe nuk kishte si të mos bazohej tek autorë seriozë si: Homeri, Herodoti, Straboni, Tukididi, tek materiali historik i kronikave mesjetare dhe tek të dhënat arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore.

    Sipas autores faktorët që kanë bërë mos zbardhjen e të vërtetës ka qenë persekutimi i shqiptarëve në shekuj. Autorja ngul këmbë që shqiptarët e dikurshëm kanë krijuar historinë e njerëzimit por xhelozia mbi ta ka qenë e pashembullt dhe ajo e krahason historinë e shqiptarëve me atë të Izraelit. Sepse vjedhja që i kanë bërë historisë shqiptare ka qenë e pashembullt dhe ndarja territoriale që i kanë bërë në 6 copa e kanë kthyer në një koloni në zemër të Evropës.

    Sipas historianes, fiset që kanë populluar Evropën nga periudha e Bronzit kanë qenë fise me etnitet Pellazgo-Ilir dhe flisnin një gjuhë të përbashkët. Të dhënat historike tregojnë se Pellazgët, Ilirët, Thrakët, Dakët, Skithët, Trojanët ishin fise të të njëjtit komb dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre.

    Nga emigrimet e këtyre fiseve u popullua edhe pjesa tjetër e Evropës. Këto fise ishin ato që krijuan edhe kombet antike moderne. Ky popull Pellazgo-Ilir ka krijuar qytetërimin e parë Evropian të Kretës, Mikenës, Trojës, qytetërimin Grek dhe Romak, dhe hodhën bazat e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Roli i Pellazgo-Ilirëve është i përmasave tepër të mëdha, madje gjigande dhe me qellim ky është copëtuar në disa mini qytetërime.

    Në librin e Kocaqit të bëjnë përshtypje disa të dhëna antrophologjike, që sipas autores janë shumë të rëndësishme. Autorja thekson faktin se shqiptarët janë një popull brachycephhal me tregues qefailk nga më të lartat në Evropë. Që i shpjeguar më thjeshtë kanë lidhje të mëdha historike. Nga të dhënat antropologjike, popullsia e paleolitit të Evropës dhe të Mezolitit janë një popullsi ashtu siç janë shqiptarët pra brachycephalas. Popullsia Pellazgo-Ilire ka pasur këto përmasa koke. Dhe këto përmasa koke i kanë vetëm raca gjermanike dhe raca shqiptare. Këto fakte tregojnë se këto janë dy racat më të pastra në botë dhe nuk janë përzier me raca të tjera.

    Historiania shqiptare duke u bazuar në tezat e shumë studiuesve të huaj pranon se nuk ka komb grek.

    Edhe pse historia i ka dhënë një vlerësim të madh qytetërimit antik grek, historiania thotë se studiuesit helenë e anashkalojnë me dashje atë që thuhet për prejardhjen e antikitetit grek. Herodoti thotë se Jonët, Eolët, Etolët janë me origjinë pellazge.

    Po Herodoti dhe Skilaksi tregojnë se Dorët që popullonin Peleponezin ishin me origjinë nga Iliria. Herodoti i quan Maqedon ndërsa Skilaksi thot se ata janë me origjinë nga fisi i Yllëve që ai e vendos pranë i Bylinëve që ndodlet në terriroret Ilire. Atëher kush janë Grekët? Nuk janë gjë tjetër veç Pellazgëve dhe Ilirëve të cilët ngritën qyterimin e Kretës atë të Mikenës dhe qytetërimin antik Grek.Një fakt i fort që flet për mosekzistencën e një etnie Greke antike është edhe fakti se në shekullin e XII, kur Greqia del në histori pas një periudhe 6 shekullore, ku as për të as për Ilirët dhe as për Dakët nuk kemi të dhëna të shkruara, si pasojë e dyndjeve barabare sllave, atje nuk ka një popull që të flasi greqisht.

    Të dhënat tregojnë se popullsia e atyre territoreve flasin shqip. Gjuhën Greke e përdorte vetëm kisha dhe administrata shtetërore Bizantine por jo populli. Kjo i shokoi të gjithë historianët, të cilët prisnin që në Greqi të gjenin Grekë por që gjetën vetëm shqiptarë, arvanitas që flisnin shqip. Historinët filluan të ngrinin teza dhe hipoteza se Grekët antikë na ishin zhdukur dhe nuk dihet se nga kishin shkuar.Ca mendojnë se i asimiluan sllavët, ca mendojnë se ikën në lindjen e mesme , ca mendojnë se grekët u asimiluan nga shqiptarët etj etj..

    Historiania thotë se duke u mbështetur tek të dhënat antike dhe gjithë filozofët antikë qytetërimin grek e krijuan pellazgo-ilirët autoktonë. Qytetërimin grek e krijuan arvanitasit.

    Arvanitasit që kanë folur shqip në Atik dhe Peloponez janë territoret antike të Greqisë antike. Ishte kisha ortodokse greke që krijoi grekun artificial. Formoi një gjuhë që u bë gjuha e shkollës dhe arriti t’ia imponojë dhe arvanitasve.

    Gjuha e popullit të lashtë të Jonit ishte ilirishtja dhe pellazgjishtja dhe të gjitha mbishkrimet e vjetra që janë zbuluar në Greqi nuk i ndihmon dot as greqishtja e vjetër dhe as ajo e reja. Dhe kjo e ka një arsye. Gjuha e Herodotit, Platonit dhe Strabonit u shkruan në Jonisht dhe veprat e tyre u përkthyen në greqishten artificiale vetëm në shekullin II pasi ata i dinin të dyja gjuhët. Ky përbën dhe skandalin më të madh në historinë greke.nga– Arlinda Canaj/njekomb

    InforCulture.info