Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin soial Facebook një tjetër video nga aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje.
Postimi i Ramës:
Siç shihet edhe në video e postuar nga Rama, aksioni i nisur prej muajit korrik vijon pandërprerje në të gjithë territorin.
Tag: aksioni
-

“Vijojmë …”, Rama poston një tjetër video nga aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje
-

Fier – Nis aksioni i pastrimit të zonave bregdetare pas vërshimeve të Vjosës dhe Semanit
Screenshot
Pas vërshimeve të javës së kaluar të lumenjve Seman dhe Vjosë, tonelata me mbetje urbane dhe inerte kanë mbuluar zonat bregdetare të Fierit. Autoritetet vendore kanë nisur sot një aksion të gjerë për pastrimin dhe grumbullimin e tyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, të pajisur me mjete dhe makineri të rënda, po largojnë tonelata mbetjesh plastike, drusore dhe inerte që lumenjtë kanë transportuar drejt detit Adriatik, duke përfshirë zonat e Darëzezës dhe Semanit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Kryebashkiaku Armando Subashi tha se aksioni do të vijojë për shkak të hapësirës së madhe që mbulojnë mbetjet dhe pritet të zgjasë rreth dy javë. Përveç punonjësve, në aksion po përdoren skrep dhe eskavatorë për pastrimin e zonave bregdetare.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Qëllimi i aksionit është rikthimi i pastërtisë dhe sigurimit të zonave bregdetare të Fierit për qytetarët dhe vizitorët.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën
Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.
Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.
Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.
Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi. -

DETAJET-Aksioni në Orosh, të armatosur e të fshehur në një banesë/ Policia u kërkon 2 personave të dorëzohen
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Mësohet se banesa i përket gjyshit të një prej personave të kërkuar nga policia.
Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.
Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen. Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.
Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar. Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personave të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.
-

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj
Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj
Deputeti Belind Këlliçi tha para protestuesve se, ky aksion politik do të çojë në përgjegjësi ligjore kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit të tij, duke parashikuar një fat të ngjashëm me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Këlliçi paralajmëroi se ajo që ai e quajti “media e regjimit” do të tentojë të helmojë opinionin publik mbi organizimin dhe mesazhet e protestës. Megjithatë, ai shprehu bindjen se kjo nismë do t’ia dalë, duke sjellë në vëmendje dy raste të mëparshme.
Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, mirëmbrëma! Të rinj, të reja, qytetarë, demokratë, qëndrestarë që keni ardhur sot në këtë foltore të parë parlamentaro-qytetare, e cila për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, që janë këtu, por ata që sonte në mbrëmje, duke filluar nga orët e vona të natës, do të helmohen në mënyrë permanente nga mediat e regjimit për organizimin, për pjesëmarrjen, për njerëzit, për mesazhet e shumë e shumë çështje të tjera.
Arsyeja pse kjo foltore do t’ia dalë është se kemi dy precedentë. Mos harroni, foltoren e parë në shtator të vitit 2021, kur Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha që riktheu shpresën në Partinë Demokratike dhe ia doli të shpëtojë opozitën vetëm brenda tre muajsh. Ishte një foltore që nisi me 1/100 e njerëzve që janë sot prezent këtu dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të rithemelimit të Partisë Demokratike në stadiumin kombëtar Air Albania, të mbushur si kurrë më parë.
Dhe ia doli t’i rikthejë shpresën qytetarëve dhe të mbajë në këmbë Partinë Demokratike. Ka një precedent të dytë, të dashur miq. Në 14 maj të vitit 2023, u organizuan zgjedhjet më të pabarabarta që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, ku kandidatët e Partisë Demokratike garuan pa fonde, pa mbështetje, pa komisionerë, pa gjysmën e numëruesve, pa minutazh mediatik, pa emrin e kryetarit të tyre në fletën e votimit, dhe morën 500.000 vota. Dhe pak muaj më pas nisi seria e denoncimeve të asaj që ishte kthyer Bashkia e Tiranës të 5D-së.
I nisën protestat para Bashkisë Tiranë në prill të vitit 2024. Për 44 javë, në shi, në diell, më pak se 1/10 e atyre që jemi sonte këtu, kemi protestuar, jemi anatemuar, jemi përbaltur, jemi goditur, na kanë quajtur të shitur, nuk kanë lënë gjë pa shpikur dhe janë të njëjtat media që sulmuan PD-në dhe herën e parë në 2021-shin, e sulmuan prapë në 2023-shin dhe protesta jonë ia doli që për 11 muaj Erjon Veliajn, kreun e 5D-së dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, ta përcillte në burgun e Durrësit. Ndaj kujdo që ka sot një pikëpyetje, kujdo që mendon se kjo foltore nuk do t’ia arrijë qëllimit, i bëj me dije se përfundimi i këtij aksioni politik do të jetë po njëlloj. Belinda Balluku dhe Edi Rama do të shkojnë te miku i tyre Erjon Veliaj. Sepse ne këtë protestë nuk do ta ndalim, sepse në këtë foltore do të dalin të gjitha ato të vërteta të cilat në dy muaj me radhë në parlament na janë mohuar. -

SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash – Aksioni qesharak në Ndroq
IMT-ja ka ndërmarrë një aksion për të “luftuar krimin” duke shembur kotecat e pulave dhe gardhet që fshatarët kishin ngritur për të rrethuar tokat e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mënik, njësia administrative Ndroq, ku gjatë të shtunës së kaluar, fadroma e IMT shembi kotecat e pulave të banorëve të zonës, ndërsa në mënyrë selektive vendosi edhe gjoba që arrijnë deri në 9 mln lekë për disa nga banorët. Sipas banorëve, mbrapa këtij aksioni fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre.
Syri TV
Sipas banorëve, shuma e gjobave arrin nga 400 në 900 mijë lekë të reja. Ata e vënë theksin tek fakti që janë gjobitur vetëm sepse kanë ndërtuar kotece për të mbajtur shpendët e tyre shtëpiake apo sepse kanë rrethuar tokat e tyre bujqësore, ndërkohë që përveç kësaj, ka edhe selektivitet nga ana e IMT sa i përket gjobave, pasi vetëm disa banorë janë ndëshkuar, e të tjerët jo.
Banorët theksojnë se mbrapa këtij aksioni dhe vendimi të IMT fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre, për tua dhënë një apo disa personave të fuqishëm, që kanë lidhje të forta me pushtetin.
Ata shprehen të shqetësuar për shumën e gjobave, pasi ata e kanë të pamundur për të paguar një shumë të tillë, duke e dërguar çështjen në gjykatë.
-

Aksioni në Farkë: 2,753 m² vila pa leje të prishura, mbi 1 mln euro gjoba për subjektet
Që prej momentit të nisjes së operacionit ndaj ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, autoritetet kanë inspektuar deri tani 68 objekte. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu bëri me dije se janë prishur 2736 metra katrorë vila pa leje.
Nuk kanë shpëtuar edhe dënimet ndaj subjekteve, pasi deti tani janë procedura penalisht 18 persona. Mësohet se 18 persona janë nën hetim, 13 prej të cilëve Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin.
“Mesazhi është i qartë: Askush nuk është mbi ligjin! As pronarët e vilave, pallateve, apo komplekseve, as zaptues e zakonshëm, aq më keq inspektorët dhe funksionarët që kanë përdorur fuqinë e detyrës për të abuzuar apo neglizhuar”, tha në një video-mesazh ministrja Koçiu. -

Aksioni për hapësirat publike/ Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët e zaptuara
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave për qytetarët dhe përmirësimin e rendit urban.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.
Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet dhe zëniet pa leje, si dhe për të garantuar akses të sigurt për këmbësorët dhe mjetet. -

‘Fshesa’ Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike
Kryeministri ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave publike.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren. -

“Non stop, në çdo qytet”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për lirimin e hapësirave të zaptuara, në mënyrë që t’u kthehen qytetarëve.
“Non stop, në çdo qytet”, ka shkruar kryeministri Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025.