Tag: ahmet

  • Ahmet Delia (1850-1913) ishte nje hero shqiptar nga Prekazi, i njohur per trimërinë e tij të jashtëzakonshme gjate luftes së vitit 1913 kundër ushtrisë serbe

    Ahmet Delia (1850-1913) ishte nje hero shqiptar nga Prekazi, i njohur per trimërinë e tij të jashtëzakonshme gjate luftes së vitit 1913 kundër ushtrisë serbe

    Ahmet Delia (1850-1913) ishte nje hero shqiptar nga Prekazi, i njohur per trimërinë e tij të jashtëzakonshme gjate luftes së vitit 1913 kundër ushtrisë serbe.

    Në moshen 63-vjeçare, ai mori armët për të mbrojtur djalin e tij, Halilin, dhe familjen nga një sulm i papritur serb.

    Kur dëgjoi britmat e grave dhe femijeve, Ahmeti thirri te birin, Murselin, dhe kryeplakun Ramë Islamin. Pa pasur armë moderne, ai u hodh në sulm kundër pushtuesve, duke vrarë ushtarin e parë serb me sepatë dhe të tjeret me mjete të thjeshta që kishin në dorë. Vendosmëria e tyre i tronditi dhe i hutoi ushtarët serbe.

    Pas një perleshjeje të ashper, nga 13 ushtarë serbe që kishin sulmuar fshatin, 12 mbetën të vrarë. Ahmet Delia u plagos, por guximi i tij dhe i Murselit shpëtuan banorët e Prekazit. I vetmi ushtar serb që mbijetoi, u fal me urdhër të Ahmetit.“Jo, atë mos e vrisni!”, ” tha ai. “Le të kthehet dhe t’i tregojë mbretit serb ( Petar | Karadordević) se çfarë e pret këdo që guxon të vijë dhe të sulmojë Shaiptarët!”

  • Ahmet Selmani: Epi i vuajtjes sime

    Ahmet Selmani: Epi i vuajtjes sime

    EPI I VUAJTJES SIME, poezi nga Ahmet Selmani(ose krishti mbi krishtat)

    Tashmëkam filluar ta dua vuajtjen timedhe s’mund të jetoj pa tënuk jam skllav i pështirëas banor i neverisëpor qenie e gurtëqë vuaj për njeriunpër dashurinëpër bukurinëjap çdo gjë nga vetja imedhe nuk marr asgjë nga të tjerëtunë jam krisht mbi krishtat e kësaj boteqë gozhdohem me duart e mianë ëndërrdhe në zhgjëndërrsado që vuaj kaq shumëprapë nuk qaj kurrëpor vetëm qeshvuajtja ime është lumturi me flatraqë mund ta gjeni tek fluturonnë qiellin e zemrës simeose midis zogjve që këndojnësi engjëj të gëzuar.

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    Dashuria para dhe pas vdekjes, poezi nga Ahmet Selmani

  • Fotografi vërtet e rrallë ku shihen bashkë Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu

    Fotografi vërtet e rrallë ku shihen bashkë Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu

    Në fotografi, Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu.

    Poza është shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruante, kohë me parë, Blendi Fevziu, i cili përcjelli këtë shkrepje historike.

    “Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

    Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

    Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruante ai.

    Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, Vjenë 1917

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGJARJA E PANJOHUR MË 1933: PSE U QËLLUA MBI HASAN PRISHTINËN NË SELANIK?ISHTINËS”

    Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 88 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933. Teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë, Hasan Prishtina. Ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi.Sipas shtypit grek, personi që qëlloi me pesë plumba mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo. Ai njikohësiht ishte edhe mik i ngushtë i viktimës.

    Plot 88 vjet më parë, të gjitha gazetat që botoheshin në Shqipëri dhe ato të diasporës, publikuan lajmin e bujshëm të vrasjes me atentat në qytetin e Selanikut.

    Sipas shtypit shqiptar të asaj kohe, atentatori që kishte qëlluar me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, ishte shqiptar, madje mik i nguhstë i viktimës dhe quhej Ibrahim Çelo.

    Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

  • 2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje (Emrat)

    2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje (Emrat)

    Pas përfundimit të hetimeve SPAK  ka çuar në gjyq 2 të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje.
    Sipas njoftimit Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Tiranë ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari.
    Njoftimi i plotë:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve:
    Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
    Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
    Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.

  • EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

    EMRAT/ Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak dhe bashkëpunëtorin

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve Besmir Cani dhe Ahmet Mashollari.

    Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
    Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
    Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.

    Top Channel

  • Gjykim i shkurtuar për dosjen “Çyrbja”, GJKKO pranon kërkesën e ish-deputetit të PS, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit

    Gjykim i shkurtuar për dosjen “Çyrbja”, GJKKO pranon kërkesën e ish-deputetit të PS, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit, ky i fundit në kërkim, për gjykim të shkurtuar. Ish-deputeti Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Në fund të procesit gjyqësor nëse provohen akuzat dhe ata dënohen do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në seancën e radhës, më 20 tetor ora 13:00, do të dëgjohen konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme. Në dosjen e SPAK, që kaloi për gjykim më 15 shtator, thuhet se Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Çyrbja dhe Masha janë të arrestuar, ndërkohë që Hajri është në kërkim edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.
    Akuzat
    Hajri akuzohet për korrupsion në zgjedhje pasi i ka siguruar vota ish-deputetit Çyrbja. Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në“Sky ECC” dhe “Matrix”. Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 – 8 Mars 2021.  Sipas SPAK, të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. SPAK thekson gjithashtu se Altin Hajri dhe persona të tjerë komunikonin në platformën “Matrix” pas arrestimit të Jurgis Çyrbes dhe Ahmet Mashës gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2024. Në këto komunikime janë evidentuar edhe takimet me punonjës të policisë të cilët kanë informuar për aksionet e bluve. Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe dha dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

  • VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

    VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

    Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli Ahmet Zogun “Mbret të Shqiptarëve” me emrin Zogu I, duke shënuar kthesën historike nga republikë në monarki.
    Ceremonia u zhvillua në sallën e bardhë të Parlamentit, ku morën pjesë deputetë, krerë fisnorë dhe përfaqësues të misioneve të huaja. Në betimin e tij, Zogu theksoi ruajtjen e bashkimit kombëtar, pavarësisë dhe të mirës së popullit.
    I lindur në Burgajet të Matit më 1895, Zogu kishte mbajtur më parë poste si ministër, kryeministër dhe president. Në vitin 1938 u martua me konteshën hungareze Geraldina Appony, ndërsa më 7 prill 1939 u largua nga Shqipëria pas pushtimit fashist. Ahmet Zogu ndërroi jetë më 9 prill 1961 në Paris, në moshën 65-vjeçare. TemA

  • Historia e panjohur e Kongresit të Elbasanit që kryesohej nga Ahmet Zogu, pse u fshi nga historiografia e regjimit komunist…

    Historia e panjohur e Kongresit të Elbasanit që kryesohej nga Ahmet Zogu, pse u fshi nga historiografia e regjimit komunist…

    Nga Dashnor Kaloçi

    U publikua, kohë më parë, historia e panjohur e Kongresit Kombëtar të Elbasanit i cili u përgatit për t’u mbajtur më 16 mars të vitit 1916, ku do të merrnin pjesë disa nga politikanët dhe patriotët shqiptarë më në zë të asaj kohe, si: Ahmet Bej Zagolli, Qemal Bej Elbasani, Ahmet Efendi Haxhisinani, Ymer Efendi Stringa, Shefqet Daiu, Sava Papajani, Simon Shuteriqi, Thanas Floqi, Lef Nosi, etj., i cili kishte si qëllim forcimin e shtetit shqiptar. E gjithë historia e panjohur e Kongresit të Kombëtar të Elbasanit e cila u fshi dhe u falsifikua nga historiografia zyrtare e para viteve ’90-të, për shkak se ai u organizua nga disa prej politikanëve dhe patriotëve më të shquar të asaj kohe, me në krye Ahmet Zogun që ishte kryetar i Komisionit nismëtarë për mbajtjen e atij Kongresi, ku pjesa më e madhe e tyre u burgosën, internuan, apo u pushkatuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që me ardhjen e tij në pushtet në fundin e vitit 1944.

    Një nga ngjarjet më të mëdha të ndodhura pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në nëntorin e vitit 1912 e deri në Kongresin e Lushnjes, mbetet ajo e përpjekjeve për mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, më 16 mars të vitit 1916. Çfarë ishte Kongresi i Elbasanit, kush ishin njerëzit që u përpoqën për mbajtjen e tij dhe çfarë do të sanksiononte ai? Po të shohim “Historinë e Shqipërisë” (botimi vitit 1984) në kapitullin e tretë të saj, ku flitet e trajtohet periudha nga viti 1914 -1921, për këtë ngjarje flitet krejt shkarazi dhe ajo përmblidhet në pesë reshta (fq.175) dhe pesë rreshta të tjerë për ndalimin e këtij Kongresi, nga autoritetet austro-hungareze (fq.176). Por edhe në këto pak rreshta që flitet për përpjekjet e mbajtjes së këtij Kongresi në Elbasan, nuk jepen emrat e figurave dhe personaliteteve politike të asaj kohe, që u morën me organizimin e tij.

    Lidhur me këtë ngjarje, ndërsa historiografia zyrtare e regjimit komunist të para viteve ’90-të e pranon politikën e Austro – Hungarisë në Shqipëri, si: “pushtuese dhe që kishin si qëllim, për të mos e lënë krijimin e një shteti të pavarur shqiptar dhe të bashkuar”, mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, nga një grup politikanësh patriot shqiptar, që kishin si qëllim, vetëqeverisjen e vendit dhe kthimin në Shqipëri të Princ Widit, që konsiderohej si simbol i pavarësisë dhe i sovranitetit, e kanë trajtuar si sekondare dhe pa interes. Ky Kongres ose më saktë përpjekjet për mbajtjen e tij, nuk dalin në këtë kapitull, duke e fshirë atë tërësisht nga tekstet e historisë së Shqipërisë, pasi politikanët kryesorë që ishin në krye të tij, si: Ahmet Zogu (një nga organizatorët kryesor për mbajtjen e tij), Fejzi Alizoti, Lef Nosi, Mehdi Borshi, etj., ishin shpallur “armiq të popullit” nga regjimi komunist dhe ishin pushkatuar apo internuar. Për më shumë rreth këtij kongresi po publikojmë dokumentet dhe shkrimet që u publikuan në shtypin e kohës, duke e dhënë atë në gjuhën e shkruar siç u publikuan nga shtypi i asaj kohe.

    Kongresi i Elbasanit në dokumentet e kohës kur u mbajt ai

    (Procesverbali i të 18-ës shkurt 1916)

    Në mbledhjen e sotme në të cilën u ndodhën Z. Ahmet Bej Zagolli, Qemal Bej Elbasani, Ahmet Efendi Haxhisinani, Ymer Efendi Stringa, Shefqet Daiu, Sava Papajani, Simon Shuteriqi, Thanas Floqi dhe Lef Nosi, komisioni me zana të bashkëta vendosi këto:

    Më 2 prill allafranga, të mblidhet në Elbasan një kongres kombëtar, i cili të bisedojë për shtetin që ndodhen punët e atdheut sot edhe për masat që duhen marrë për forcimin e shtetit shqiptar.

    Pasi kur u largua Mbreti prej Shqipnie, u shtërngua edhe Qeveria, të përdahet pa hekun dorq ministrit prej detyrave që kishin, komisioni do t’i propozojë z. Aqif Pashës, Ministrit të Punëve të Brendshme, për me thirrun këtu edhe ministrit e tjerë, që të marrin së bashku masat prap punën që kishin lanë kur u përndanë. Për ato Ministri qi ndodhen të zbrazuna edhe q’i detyrat e tyne i qenë ngarkueme prej Mardhënies së Tija Mbretit z. Aqif Pashës e Mid’hat Beut, i proponohet Aqif Pashës, të zgjedh tre Ministra nga lista e përbame prej Z…. që po ja dorzon sot komisionit. A.M. Zogolli, Qemal, (Beu) Simon Shuteriqi, Ymer (Stringa), S.Papajani, A.Sinani, Sh. Daiu, Lef Nosi, Th. Floqi.

    Lista (Pas votavet të fitueme në votim të komisionit), Kara Seid Pasha (vota 9), Luigj Gurakuqi (9), Ahmet Muhtar Zogolli (8), Lef Nosi (7), Hasan Bej Prishtina (3), Kristo Floqi (3), Grigor Cilka (3), Refik Bej Toptani (3), Qemal Bej Elbasani (3), Feizi Alizoti (2), Pandeli Cale (2), Mehmet Ali Bej Zaimi (2), Sotir Peci (1), Nexhip Bej Draga (1), Mehdi Borshi (1), Ahmet Dakli (1). (z. Ahmet Muhatar Zogolli e Lef Nosi s’pranuan).

    Thirjet e Kongresit

    Telegrama Kryesisë së Katundarisë, Berat, Skrapar, Ballsh, Fier, Lushnje, Kavajë, Durrës, Peqin, Shijak, Tiranë, Krumë, Lesh, Shkodër, Mat, Dibër, Starovë.

    Marrim nderin me u lejmue se u vendos qi të mblidhet këtu në kët qytet me 5/18 Mars një Kongres Kombëtar, për me bisedue për punët e Shqipnisë. Lutemi dërgoni dy delegate, të cilët të kenë me vete edhe shkresën e përfaqësimit.

    Kryetari i Komisionit nisiator të Kongresit.

    Ahmet Muhtar Zogolli           

    Elbasan 3 Mars 1916. OF.

    Me anë të Komandës Bulgare. Nexhip Bej Dragës (Mitrovicë), Bajram Currit (Gjakovë), Hasan Bej Prishtinës (Prishtinë), Mehmet Pashë Dërrallës (Tetovë). Marrim nderin me mu lajmue se u vendos me u mbledh këtu më 5/18 Mars, një Kongres Kombëtar Shqiptar, për me bisedue mbi punët e Shqipnisë.

    Lutemi me lajmnue menjiherë gjithë qytetet e qarkut tuej, për me u përfaqsue me nga dy delegatë, të cilët të kenë me vete dokumenta përfaqsimi.

    Kryetari i Komisionit nisiator të Kongresit

    Ahmet Muhtar Zagolli

    Elbasan 3 Mars 1916.

    Me anë të Komandës Bulgare, Kolonies Shqiptare, Bukurest, Sofia, Lausanne. Marrim nderin me lajmue me u mbledhë këtu me 5/18 Mars, një Kongres Kombëtar Shqiptar, për me bisedue mbi punët e Shqipnisë. Lutemi të përfaqsoheni me dy delegatë të cilët të kenë me vete dokumenta përfaqësimi. Shk. Tija Prenk Bibdode Pashës Shkodër … Lutemi të na urdhërnoni e na nderoni me dy delegate nga Mirdita. Fëmijës së Ndershme të Toptanëve Tiranë…

    Lutemi urdhëroni për me u ndodhë në të, i shkëlqyeshmi Zotin August Kral. Gjithë ne shqiptarët, ndiejmë një gëzim të madh në ardhjen tuej në Shqipni, sot kur vendi ka nevojë të madhe për ndihmën e zotnisë tuej, qi e keni dashun kurdoherë e jeni përpjekur shumë për me i dhanë rrugën përparimit. Emni i zotnisë tuej qindron i gjallë në zemrat e gjithë atdhetarëve të vërtetë, qi e dinë mirë sa jeni mundue për atdheun tonë të dashun në kohët e shkueme edhe ajo na jep shpresë, se edhe paskëtaj do të punoni ashtu si keni punue për çashtjen tonë kombëtare. Shpresa që keni mbështetur me zotnin tuaj, na dha guxim dhe vendosëm që të bahet më 18 Mars, këtu një Kongres Kombëtar me anë të cilit të sillet bashkimi e vllazënia, ndërmjet fiseve Shqiptare edhe të mejtohet se çduhet me u bamë që atdheu ynë paskësaj të marri rrugën e përparimit e të dijë e të gëzojë lirinë, që po ja japin sot armët e shkëlqyeshme, të trimneshës ushtri austro-hungareze, nga e cila presim zgjerimin e kufijve, pas principit të kombësisë. Duke pritun pëlqimin e zotnisë suej edhe këshilla të çmueshme, për punët që do të bëjë kongresi.

    Mbetem jueji përjetë.

    Kryetari i Komisionit, Ahmet Bej Zogolli.

    Prefektura e Beratit O.T. Nr.502.

    Ihsan Bej Leskovikut

    Prej shkresës së votimit që na u dha nga ana e të gjithë leskoviqarëve, kuptohet se zotnia juej, jeni zgjedhë përfaqësues në emën të nënprefekturës së Leskovikut, për të marrë pjesë në kongresin e përgjithshëm, që është vendosë me u marrë pjesë në Elbasan në 18 maj allafranga. Prandaj pasi u banë veprimet e duhuna nga ana e prefekturës, ju jepet ky dokument zyrtar që vërteton barrën që ju asht ngarku. Zëvëndës prefekti i Beratit, Sulejman Luzati. 29 shkurt 1916.

    Të penguemet e kongresit

    O.F. Elbasan 20 mars 1916.

    Të ndershmes bashki e Elbasanit

    Kam nderin me ju komunikue, se pas mendimit të mjekëve rreziku i shtimit të kolerës në qytetin e Elbasanit, mund të konsiderohet si i larguem, pasi nuk është shfaqun ndonjë gjë e re. Pra kam marrë urdhën që të ngrihet nesër në mëngjes kordoni ushtarak i njerëzve të mi. Prapë lutemi që ta dini se çdo njeri që don me shkue në qarkun e Durrësit, d.m.th., në perëndim të vijës Skalnjeri Bazar Shijak Arzen, duhet të ketë lejen e kryekomandës së Durrësit.

    Leja, merret me ndërmjetësinë e komandës së Elbasanit. Veç kësaj, për me i shpëtue mosmarrveshjeve, asht porositun se për çdo udhëtim civilët duhet të kenë pashaportat të komandës së Elbasanit, megjithëse ato nuk janë të detyrueshme. Në fund fare, lutemi që asambletë që kanë qëllim politik, janë të ndualume në viset e shkelura nga ushtria perandorake, kurse në kohë lufte dhe ato austro-hungare janë të ndalueme. Në rast se sajohen asambletë ekonomike, asht nevoja me pas lejen e kryekomandës së cilës, duhet me ju paraqitë programin e plotë të asamblesë në fjalë.

    St.K. Nr.121.

    Komandanti i Elbasanti Czapek Mjn

    Largimi i Zogut në Austri

    Qeveria austriake mori masat për mosmbajtjen e Kongresit të Elbasanit dhe këtë e bëri nëpërmjet forcave të shumta ushtarake që kishte në Shqipëri. Kështu kongresi i thirrur, nuk arriti të mbahej dot. Autoritetet austriake, duke parë se kjo gjë mund të sillte trazira të brëndshme, nuk i interesonte një gjë e tillë. Prandaj vendosi që të dërgonte për një takim, kryetarin e komisionit nismëtar për mbajtjen e kongresit, Ahmet Zogun, me princin Ëindichgraetz. Qëllimi i këtij takimi të organizuar nga austriakët ishte që të bindte Zogun për një bashkëpunim dypalësh. Në këto bisedime austriakët, i premtuan Zogut gradën e kolonelit të cilën ai, e refuzoi. August Kral vendosi ta takojë personalisht Zogun. Kështu Kral e thirri atë, në zyrën e tij në Shkodër për të dëgjuar kundërshtimet e Zogut në lidhje me bashkëpunimin austro-shqiptar. Që në fillim të bisedës Zogu i theksoi Kralit se Austria kishte ardhur në Shqipëri që të dëbonte Serbinë dhe të mos përzihej në punët e brëndshme të saj. Zogu insistoi që administrata duhej të ishte nën kontrollin e shqiptarëve. Kështu austriakët, mbetën përballë dy alternativave, ose ta arrestonin atë, ose ta joshnin. Kështu ata, vendosën variantin e dytë dhe e ftuan Ahmet Zogun në një udhëtim turistik në bregdetin dalmat, së bashku me njerëzit e besuar të tij dhe një oficer austriak. Gjatë këtij udhëtimi austriakët sipas porosive të Vjenës, i bënë atij të gjitha nderimet e mundshme, ndonëse ai nuk kishte mbushur 21 vjeç. Gjatë këtij udhëtimi Zogu, vizitoi instalimet ushtarake në Dalmaci, si dhe flotën detare austro-hungareze. Kur u kthye në Shkodër, komandanti austriak i vëndit i bëri sërisht të njëjtin propozim Zogut për bashkëpunim dypalësh. Duke qënë i bindur se gjatë udhëtimit turistik Zogu e kishte parë mirë forcën ushtarake austriake dhe cdo kundërshtim ndaj saj do ishte i kotë. Por Zogu pranoi bashkëpunimin me kushtin që administrata të ishte nën kontrollin e shqiptarëve. Atëherë austriakët, arrestuan sekretarin personal të tij dhe deklaruan mosmbajtjen e Kongresit të Elbasanit, duke shpërndarë të gjithë ushtarakët që kishin lidhje me të. Kjo klimë tensioni do të conte në një përplasje të armatosur midis trupave austro-hungareze dhe ushtarakëve besnikë të Ahmet Zogut gjë që do të sillte viktima nga të dy palët. Trupat austro-hungareze do të vijonin fushatën e arrestimeve ndaj njerëzve të tij duke e detyruar Zogun të largohej nga Elbasani për në Mat. Në vijim austriakët e rithirrën Zogun në Shkodër dhe për ta bindur që nuk kishin qëllime të këqija ndaj Shqipërisë, më 23 shkurt 1916 nxorën një proklamatë ku njihnin pavarësinë e shtetit shqiptar. Në 21 nëntor të po atij viti, vdes Perandori austriak Franz Joseph dhe një delegacion shqiptar ku ishte pjesëmarrës dhe vetë Zogu, u nis për në Vjenë. Por pas përfundimit të homazheve, austriakët duke gjykuar rrezikshmërinë e mundshme që mund t’u sillte ai si person, vendosën ta mbanin aty dhe të mos lejonin rikthimin e tij në Shqipëri. Me gjithë protestat e tij Ahmet Zogu, u detyrua të qëndronte në Vjenë deri në mbarimin e Luftës se Parë Botërore në vitin 1918.

    Kongresi i Elbasanit në versionin zyrtar të historiografisë së para viteve ’90-të

    “Politika e autoriteteve austro-hungareze të pushtimit, u përkrah fuqimisht nga rrethet klerike katolike të Shkodrës që kishin qënë edhe më parë  zëdhënësit kryesorë të politikës së Vjenës në Shqipëri. Me ndihmën e pushtuesve të rinj të “Perandorisë Apostolike” ata, synonin të konsolidonin pozitën e kishës katolikë, të zgjeronin veprimtarinë e saj anti-kombëtare, dhe të siguronin një mënyrë sundimi në Shqipëri. Përkrahës u bënë dhe bajraktarë e çifligarë si Ahmet Zogu, etj. Propagandës së Vjenës, i besoi në fillim edhe një pjesë e mirë e personaliteteve politike shqiptare si, Bajram Curri, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Gurakuqi, etj. Ata shpresuan se Austro-Hungaria, nuk do ta kundërshtonte rimëkëmbjen e shtetit shqiptar të pavarur ku të përfshihej edhe Kosova. Ata kujtuan se ishin krijuar rrethanat e favorshme për krijimin e një qeverie shqiptare dhe për të kthyer në Shqipëri Vilhelm Ëidin të cilin, për shkak të caktimit nga ana e Fuqive si kryetar i shtetit shqiptar, vazhdonin ta quanin si simbol i pavarësisë dhe sovranitetit të këtij shteti. Në këtë drejtim, u bënë dhe përgatitjet për të filluar në Elbasan më 18 mars 1916, një kongres kombëtar por këto përfunduan pa rezultate. Për arsye se pushtuesit austro-hungarezë, e luftuan me forcë cdo përpjekje të shqiptarëve që binte ndesh me planet e tyre ekspansioniste në Shqipëri. Qeveritarët e Vjenës, ishin të mendimit se nuk duhet të ekzistonte më një shtet shqiptar i pavarur dhe i bashkuar. Në disa rrethe, kryesisht në ato ushtarake të cilat luanin një rol të rëndësishëm në jetën politike të Austro-Hungarisë, ekzistone mendimi për copëtimin e Shqipërisë dhe të aneksimit të saj nga Vjena zyrtare. Rrethe të tjera sidomos ajo e Ministrisë së Jashtme, ishin të mendimit se shteti shqiptar duhet të vihej me patjetër nën protektoratin efektiv austro-hungarez ndërsa pjesa jugore ti kalonte Greqisë konstandiniste. Si pretekst për hartimin e plane e të tilla armiqësore shërbeu mendimi reaksionar i “papjekurisë” së shqiptarëve për vetëqeverisje prapa së cilës, fshihej synimi i Vjenës për ta parë Shqipërinë e pas luftës jo më një mollë sherri me Italinë si në 1915, por të tërën të përfshirë brënda Austro-Hungarisë dhe për të penguar depërtinin italian në Ballkan. Në përshtatje të këtyre planeve vepruan në Shqipëri, autoritetet austro-hungareze pushtuese. Ata, e ndaluan mbledhjen e Kongresit të Elbasanit, shpërndanë administratën shqiptare nën drejtimin e Aqif Pashë Elbasanit, dhe për të mos njohur ekzistencën e shtetit shqiptar, hapën shkollat shqipe, formuan “komësinë letrare” për gjuhën shqipe, organizuan një administratë civile me nënpunës shqiptarë, por në kontrollin ushtarak të tyre. Qëndrën e administratës shqiptare, e vendosën në Shkodër ku krijuan drejtorinë e përgjithshme të financave, të arsimit, të drejtësisë, etj”.

    Prill 1916, Fjala e Ministrit të Brendshëm Aqif Pasha

    Elbasan në 14 prill 1916.

    Prefekturave Berat, Durrës

    Pasi nga shkaku i veprimeve ushtarake, të qeverrisunit e Shqipnisë, përkohësisht do të bahet prej Ushtrisë së Mbretnies së madhe të Austro-Hungaris, qysh prej kësaj minute po largohem nga detyra. Pasi ashtë nevoja që të gjithë nënprefekturat të lidhen drejti me kryekomandën e Tiranës, dhe prefekturat do të titullihen nënprefektura. Gjithësecili nënprefekt, do të merret pas kësaj vetëm me punët e nënprefekturës së vet duke qënë i lidhur me kryekomandën. I’a komunikoni me të shpejtë nënprefekturave e krahinave dhe me këtë komunikim, ngrihet me të lidhunit e tyne me prefekturat. Pasi kjo formë qeverimi është e përkohshme nuk ka shkak me u idhnue. Me të vërtetë se kjo formë qeverimi, të cilët ajo Mbretnie e Madhe asht shtrëngue me e vue në veprim përkohësisht nga nevoja e veprimeve ushtarake, nuk e cënon aspak qëllimin e mirë të saj për shpëtimin e atdheut tonë të dashur që ka mbi ne. Ju falemi ndërsa për përpjekjet tuaja, në kryemjen e detyrës në këtë kohë të shkurtër bashkëpunimi me ne dhe ju porosisim të të veproni pas urdhnave që do tju jepet nga kryekomandanti i Tiranës dhe nga komandantët e atyshëm dhe tukë undamun nga bashkëpunimi, ju paraqesim nderime juve dhe bashkëpuntorëve tuej. /Memorie.al

    Lexo edhe:

    PO DESHËT LEXOJENI, PO NUK DESHËT, PUNË E MADHE FORT!

    ObserverKult

  • Ahmet Beqo, zjarrfikësi i Konispolit, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët

    Ahmet Beqo, zjarrfikësi i Konispolit, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët

     
    Një moment krenarie për Bashkinë Konispol dhe gjithë qarkun e Vlorës: zjarrfikësi Ahmet Beqo është nderuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë përballjes me zjarret që përfshinë zonën këtë verë.
     

     
    Me vendosmëri dhe sakrificë, Ahmet Beqo dhe kolegët e tij të Shërbimit Zjarrfikës të Konispolit u gjendën në terren për të mbrojtur jetët e banorëve, banesat dhe natyrën nga zjarret e përmasave të mëdha. Ata punuan ditë e natë, shpesh në kushte ekstreme, duke treguar profesionalizëm dhe shpirt sakrifice.

    Kryeministri Rama theksoi se ky vlerësim është një shenjë e qartë e mirënjohjes që shoqëria shqiptare ka ndaj heronjve të heshtur, të cilët çdo ditë rrezikojnë jetën për të garantuar sigurinë e komunitetit.
    “Ahmet Beqo dhe zjarrfikësit tanë janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe i dashurisë për atdheun. Ata meritojnë respektin dhe falënderimin e të gjithëve”, – u shpreh Kryeministri Rama gjatë ceremonisë.

    Zjarrfikësit shpesh nuk janë në qendër të vëmendjes publike, por puna e tyre mbetet jetike për sigurinë, jetën dhe mjedisin. Ky vlerësim për Ahmet Beqon është një kujtesë se pas çdo emergjence që përballohet me sukses, qëndrojnë njerëz të zakonshëm me guxim të jashtëzakonshëm.
     
    Gjatë kësaj vere, Bashkia Konispol është përballur shpesh me zjarre, duke rrezikuar sipërfaqe pyjore dhe ekonomi familjare. Përpjekja e zjarrfikësve ka qenë shpesh linja e fundit mbrojtëse, duke shmangur tragjedi dhe dëme të pariparueshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ahmet Delia …“ Te Halili janë hi shkinia, Bërtasin robt, piskasin fëmija, Po na i ndien Ahemt Delia “…

    Ahmet Delia …“ Te Halili janë hi shkinia, Bërtasin robt, piskasin fëmija, Po na i ndien Ahemt Delia “…

    Nga Mehmet Bislimi

    Qysh prej Lidhjes së Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenë periudha e intensifikimit të kryengritjet shqiptare për liri. Asokohe qenë mobilizuar në një masë të madhe shqiptarët e malësisë së Drenicës, të Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit e të shumë krahinave të vendit.

    Kryengritësit të udhëhequr nga bijtë më të mirë të popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundër forcave ushtarake turke në veçanti kundër trupave të Shemsi e më vonë edhe të Maxharr Pashës. Në ballë të këtij organizimit, prinin burrat me nam të kohës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e të tjerë. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonë për çlirimtarët e atdheut. Ahmeti me të birin Murselin e me shumë shokë e bashkëluftëtarë, prisnin e përcillnin krerët e Lëvizjes sonë kombëtare, të cilët në kullën e tij, mblidheshin e bisedonin për një kryengritjeje të përgjithshme kombëtare kundër pushtueseve.

    Më 1912, për të satën herë Hasan Prishtina kishte shkuar në kullën e Ahmet Delisë, ku kishte njoftuar të pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as të dëgjonte zërin e deputetëve shqiptarë për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Ai sqaroi më tej, se po atë ditë në Stamboll, nën kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur një mbledhje e fshehtë, ku ishte vendosur që pikërisht në Kosovë, sa më parë të fillojë një kryengritje e përgjithshme, e cila do të shtrihej në të gjitha viset shqiptare. Të gjithë krerët e Drenicës, që ishin ftuar enkas aty, e përkrahën qëndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinës dhe të Ismail Qemalit, aty dhanë edhe besën e burrave se do të dhënë çdo gjë për liri të atdheut. Krerët e Drenicës të mobilizuar në kullën e Ahmet Delisë të Prekazit, nisën përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur të gjithë krerët e Kosovës, Dibrës, Shkodrës si dhe krerë të viseve jugore të Shqipërisë. Në këtë Kuvend u aprovua programi me kërkesat tona kombëtare, kështu që kryengritja jonë shqiptare mori kuptimin e vërtetë të një kryengritje të përgjithshme.

    Nën trysninë e vazhdueshme të kryengritësve shqiptarë, forcat turke u detyruan të tërhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tërheqje u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e cila u kurorëzua më 28 nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër, në mënyrën më të pa drejt e në kundërshtim me të gjitha parimet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për të jetuar të lirë në shtetet e tyre sovrane, fuqitë e mëdha evropiane, njëanshëm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptare, njohën të “drejtën” e shteteve fqinje serbe e malazeze për copëtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarë u detyruan që të dalë në mbrojtje të tokave të veta me të gjitha mjetet që posedonte atë kohë, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllav, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolon serbë e malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit të kaluar!

    Xhandarmëria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës. Në njëfarë mase, pas shpalljes së Pavarësisë, kryengritjet në Shqipëri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi prapë krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, aty bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme të xhandarmërisë serbe, sa po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin tonë. Siç e thotë edhe kënga : “ Ky Ahmeti çka thanë: a e kem besën siç kemi dhanë! ”… Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe popullatës sonë, duke i dalë në mbrojtje: vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit…

    Një grup prej 13 xhandarësh serb, pak ditë pasi që ishte dhënë “ besa e burrave”, në kullën e Ahmet Deliut, kishin mësyrë Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit Murselit, që të shkonin në mbrojtje të Halilit, fqinjit të tyre!… Kënga popullore rrëfen për këtë histori tragjike dhe heroike:

    …“ Te Halili janë hi shkinia,Bërtasin robt, piskasin fëmija,Po na i ndien Ahemt Delia “…

    Ahmeti dhe Murseli, marrin sëpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tyre. Në derën e oborrit, ata lënë në vend rojën serbe, në brendësi të oborrit. Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë me ç rast vret disa xhandar.Ahmet Delia mësynë kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër xhandar dhe e godet me sëpatë…

    …” Me sakicë na i ra në ballëTana trutë ia qiti n’shkallë”…

    Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat tjerë të Prekazit, si: Ramë Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e të tjerë kishin rrethuar vendin.

    …“ Pa u provua nuk njihet trimi,Dy na i mbyti Xheladini”…

    Në këtë qëndresë heroike të burrave të dheut, të cilët kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa të tjerë u plagosen. Nga ekspedita e xhandarëve 12 mbetën të vrarë, ndërsa shpëtoi një prej tyre.

    …” Prej 12-tëve pshtoi JovaniShkon tuej ikë për rreth një gardhiBanë kuku na faroi Prekazi”…

    Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orëve xhandarmëria serbe e rrethit të Mitrovicës kishin marrë lajmin e hidhur. Ata ishin bërë gati që të sulmojnë fshatin me forca tjera shtesë, mirë po trimave të Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besëlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zënë pozitat për ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandarët serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vërejtur se do të dilnin të humbur. Për të mos u bërë gjakderdhja më e madhe, ata sikur i ishin bindur një grupi xhandarësh Austro- hungarez, të cilët më të dëgjuar këtë lajm, nga Mitrovica kishin shkuar në Prekaz me një pajton me dy palë kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndërmjetësuar mes trimave të Drenicës dhe xhandarmërisë serbe. Ishin marrë vesh që të dorëzohet vetëm trupi i Ahmet Delisë i cili kishte qenë pa shenja jete, gjoja për ta dërguar në spital! Forcat e xhandarmërisë serbe, duke e parë se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atë e groposin atë në arat e fshatit Tërnavc, fshat ky rreth 4 km. në veri të fshatit Prekaz. Veprimtaria për çlirimin e atdheut në Drenicë vazhdoi nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smakës, ndërkaq pas rënies së tij Lëvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli i biri i Ahmet Delisë ishte ndër luftëtarët më të shquar, dhe mu për këtë Azem Bejta e kishte edhe njeriun më të afërt të tij. Murseli nuk e hoq për as një çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930 në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut. /Trungu & InforCulture.info