Tag: agron

  • Agron Shehaj: Drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm

    Agron Shehaj: Drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm

    Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, tha se në ditën që drejtësia shqiptare vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit.
    Sipas Shehajt, është historike që njerëzit me pushtet po dalin para drejtësisë, por sulmi i paprecedentë që po i bëhet drejtësisë, duhet të ndezë reagim popullor.
    “Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?”, u shpreh Shehaj.
    Sipas tij, megjithëse po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë, Shehaj tha se shoqëria do ta ndiqte politikën nëse do të kishin besim tek ajo.
    “Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’I bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh”, u shpreh kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
    Agron Shehaj: Drejtësia ka filluar të sulmohet nga ata. Për herë të parë njerëz me pushtet po dalin para drejtësisë, është historike.
    Këta mendonin se ishin të paprekshëm. Unë pata dyshime nëse do funksiononte reforma në drejtësi, që do të vinte dita që të paprekshmit do dilnin para drejtësisë. Kjo ndodhi. Kam bindjen se ky është një ndryshim i madh. Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?
    Unë mendoj se nuk është kjo, ne shohim mbështetje të jashtëzakonshme të shoqërisë për drejtësinë por jo për alternativat politike. Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’I bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh.

  • “Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

    “Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”, Agron Llakaj bën veprën e veçantë në nderim të bashkëshortes

    Aktori dhe moderatori i Fake Off në Vizion Plus Agron Llakaj ka prekur zemrat e të gjithëve me dedikimin e ndjerë që ka bërë për bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën.
    Në kujtim të 65-vjetorit të saj të lindjes, Llakaj së bashku me dy fëmijët kanë mbjellë një bli në parkun e Liqenit të Tiranës.
    Mes rreshtave, thurrur një poezi të ndjerë, aktori shkruan “Do të këndojë bilbili, te bliri Kostandinës”.

    Postimi i Agron Llakajt:
    Kostandinës së shtrenjtë dhe të shenjtë në 65 vjetorin e Saj.
    Në ditëlindjen tënde ndezëm një qiri.
    Në vend të një tufë luleje,
    të përjetësuam me një bli.
    Pylli i liqenit sot shtuar është me Ty…
    bliri i bukur lastar i njomë,
    pemë e lartë do rritet,
    plot hijeshi dhe aromë.
    Aty ku stina
    i lë vendin stinës,
    do këndoj bilbili
    te bliri Kostandinës!

  • Agron Gjekmarkaj: Fillova te mësohem me shiharet e Zegjinesë, me pasthirrmat…

    Agron Gjekmarkaj: Fillova te mësohem me shiharet e Zegjinesë, me pasthirrmat…

    Nga Agron Gjekmarkaj 
    Një jave më pare tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy ! Me shumë po shkonim drejt esfelit se drejt tokes! Bertisnin gratë e qanin trimat!Stjuardesat bënin kryq. Ishte nata e gjykimit.
    Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja! Genc Gjonçaj nuk qante, gati pelliste e rrezohej per dysheme!Ndukte veshët e flokët i bindur qe nuk do ti duheshin me!
    Ulërimat e tij të këpusnin shpirtin! “Do me marre malli per Babon” – thoshte mes dihames – “atje, në boten e pertejme, do le Nikon fillikat, do pengohet integrimi me tre dite! Kush i ndihmon tre buajt e parlamentarizmit qe Shqiperia të veje mbroth?”
     
    Nga një shkundje në tjetren me drejtohej mua: “E ke rehat ti se fjalimin per ty e ben Gaz Bardhi apo nuk është njeri i fjales? Plot miq e shokë ke në media, ata do të qendisin alamet portreti, po per mua do nxjerre Kostaqi ndonje fjalim nga sirtari i vitit 89, se nuk i kam bërë hazer as zyren pas kthimit qerratait!”
    Këshilltari im Dori trim dridhej si purtekë e rrecitoi 15 “Ave Maria” që me gjasë Zoti i degjoi! Pas meje gjindej Gledian Llatja i ulur që fliste me Perendine, gjithe kohes: “Allahu Akbar, Allahu Akbar!”
    I thashë: “Allahu është Akbar po Baloni batall more i uruar!”
    Renkonte i ziu: “Po e lë jetim popullin e Elbasanit, si do bëjnë pa mua?” – dhe ja jepte oisë.“Mos e çojnë Bake xhanin prapë në Kushtetuese kur të dekretojë daten!? Te shkojë njeriu si qeni në rrush, si keshtu? Te ik me kete dert!?” – therriste mes llahtarit! Sa do me mungojë reformatori i madh Mazniku shkrehej me tersellimë!
    Unë isha mbledhur sa një portokall e në mendje me shkonin lloj lloj mendimesh e mornicash! Herë pas here ja jepja piskames dhe çirrja faqet!
    “Sa do merziten shoket e partisë…” – vajtoja me ngasherim ne keto kohe te keqija!Mendoja rrekenë e loteve që do leshonte Jorushi (Urushi) i Tabakeve në Jozefinen dhe e imagjinoja veten tek vertitesha si trung i kalbur në kenete aso dynjaje nga sasia e ujit.Trandjen qe do i shkaktoja Kryezevendes Liderit si shok armesh po kaq se pertypja lehtë! Mallin e Albanes e të Oerdit!
    “E si do bëja pa parë e degjuar Taon tek puthte Flamurin dhe i binte çiftelisë si tribun, patriot e djalë vegjelie gjate festave!”Fillova te mesohem me shiharet e Zeniqese, me pasthirrmat habitë, shikimet e zgjatura, ulje ngritjet e saj si zjarrmi tek heq e vesh xhaketen – e kush do e zevendesonte atje lart, he kush?Po Saren e Kiduinen kush do i bëjë personazhe? Mejtimet e Bores dhe habine e saj filozofike kush do t’i vinte ne dukje? Po fjalimet e Ervin Hoxhes kush do ti degjoje?
    Kur Etilda do të marrë lajmin do e mbuloje zia e pikellimi se shoket e partise duan ta harrojne dhe Kronika e kujton si Ati i dashur evleterit! A thua do gezohet Tezja? – me sembonte brënga!
    A do kishte kush tjeter sy per bikotinat e Antonetes? Jo, duhet besuar tek jeta, jam ënde i dobishem – mendoja! Po kujtimet qe do shkruante Dilua e retoriken e Shalsit ku e gjej atje? Kush do ma trazoje midenen si Salianji në atë kob e monotoni?
    Pafundesi mendimesh me sulmonin po per fat rrotat preken token dhe Jeta rinisi serish!
    Duke i zbritur ato shkalle i premtova Hyut qe do jem më i dashur me motrani e shoqeni, më i drejtë me te gjithë, më reflektues për gjerat e rendesishme dhe që shkatojnë emocione të verteta!
    Hyra në salle dhe i shihja me mall të gjithë si i kthyer nga Hadi! Foli Briseida Çakerri, e kishte per herë të parë llafin: “Duhet të na duartrokisni për sukseset!” – “po nuk do ta beni” – konkludoi!
    U preka ne seder dhe e duartrokita.“Jo,” – tha – “nuk duhet ta beni se nuk jeni të vertete.”Hall – mendova – uje i ftohte uje i ngrohte per gomarin… po prape e duartrokita!
    Duket pranoi sinqeritetin dhe me dha nje cope çokollate per mirnjohje qe e hengra fet e fet – të ëmbla peshqeshet e pushtetit! Dola tek salla e televizorit, kur ç’të shoh – sikur të mos mjaftonte merzia qe Niko i shkaktoi Nallbatit, një tjeter plage ju hap ne gji! Ne ekran dukej Mamica teksa Rutte kodoshi e përqafonte!
    “Puth njehere, puth dy here, puth tre here!” – po e griu faqeziu!
    Ja bëri faqet shoshe me gudulisje, jarebi mos bëftë hajer dhe fap me shkop i binte televizorit!
    “Do krijojme shoqaten djemte e Toskerise,” – lajmeroi – “dhe do shkojme në Hollande t’ja bëjmë shpinen me të butë se barkun!” – u hakerrye!
    Blendi Gonxhe hapte me goje dhe përtonte të fliste – shendeti po i merr per mbarë dhe fjalet e teperta i duken fukarallek!Pirrush Dengu na qerasi me tre buzeqeshje dhe iku se Bota po prishet dhe ai duhet tu prije ushtrive!
    Gjithe pasaniket e Kuvendit me koprac njeri se tjetri iken te hanë në restorant; unë mbeta roje si ushtari në karakoll me këto mejtime pas një udhetimi që të bën më të krishterë!

  • “Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

    “Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore

    agron shehaj dhe taulant balla

    TIRANË- Ka pasur një replikë në Kuvend mes deputetëve Agron Shehaj dhe Taulant Balla, në lidhje me qëndrimin që po mbajnë socialistët, për pezullimin e Belinda Ballukut. Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se socialistët po shmangin dhënien e llogarisë, dhe Taulant Balla nuk ka guxim të mbajë një qëndrim, duke thënë se duhet pyetur Chat gpt.
    “Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që si deputet kam. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin. E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien por s’i shpëtoni dot. Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një çështje që kishte me të. Tani që është marrë e pandehur Balluku…vërtet mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përvetshme të disa individëve. Ky është ndryshim thelbësor.
    Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca t’i bëni drejtësisë, SPAK se kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe këto sulmet qesharake që bëni përditë, Rama çdo ditë kërcënon Gjykatën Kushtetuese me broçkulla se kemi marrë të pandehur Ballukun dhe shqiptarët nuk udhëtojnë dot në Kanada, tani ka filluar ministri i drejtësisë me postime. Del Balla dhe thotë pyesni Chat GPT, nuk ka ndodhur ndonjëherë por prapë unë thotë nuk flas për gjykatësit. S’ia mban atij se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. E keni të kotë. Ndajeni mendjen, dilni cdo ditë siç po ndodh. Bashkëpunimi me drejtësinë se iu ka ardhur fundi”, tha Shehaj. 
    Ndërkohë që i ashpër ishte reagimi i Ballës, ndërsa përmendi dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.
    “Për t’u bërë interesant për rrjetet sociale, bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ja fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim laj gojën, po bëjë gargarën me ujë të kripur Vlore, se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017. Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha Balla. /ZËRI 

  • Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka i frikësohet një ndarjeje të re të opozitës, pas takimit që Salianji dhe disa figura të tjera zhvilluan ditën e sotme me demokratët e Durrësit. 
    Sipas Dukës, lëvizjet që sjellin përmirësime të strukturave janë të mirëpritura. 
    “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”, tha Duka në A2 CNN. 

  • Debate në Komisionin e Ekonomisë, Agron Shehaj përplaset ashpër me Erion Braçen

    Debate në Komisionin e Ekonomisë, Agron Shehaj përplaset ashpër me Erion Braçen

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debat mes deputetëve gjatë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve të paketës fiskale.
    Ndërsa po diskutohej projektligji i rimbursimit të fermerit, deputeti Agron Shehaj kërkoi fjalën, po kryetarja Milva Ekonomi iu përgjigj duke sqaruar se prioritet kanë anëtarët e përhershëm, e më pas ata zëvendësues.
    “Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, sepse po na drejtohesh me ‘ju’. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e merrni pasi të sqarojmë ne që po punojmë për këtë çështje”, tha Milva Ekonomi, kryetarja e komisionit

    “Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose në kopsht dhe thoni: ‘Kush ka ardhur më shumë, do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak se ç’është”, u shpreh deputeti Agron Shehaj. 
    Pas kësaj ndërhyri deputeti Erion Braçe me tone të ashpra ndaj Shehajt, duke ndërprerë seancën. Ky i fundit u përjashtua nga komisioni.
    “Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë… Boll po të them! Qepe po të them!”, deklaroi deputeti i PS Erion Braçe. 
    Pas rikthimit në normalitet, deputeti Braçe propozoi disa ndryshime në projektligjin për rimbursimin e fermerit. Ai kërkoi që e drejta e rimbursimit të mos u jepet vetëm atyre që e çojnë mallin tek grumbulluesit apo përpunuesit, por edhe atyre që shesin në tregjet e lira nëpër bashkitë e vendit, ku produktet blihen drejtpërdrejt nga konsumatorët.
    “Prej 4 vitesh sektori i bujqësisë ka rënë dhe ndikimi në PBB është në rënie. Ky qëndrim i Ministrisë së Financave, sipas meje, e godet qëllimisht këtë sektor duke mos i dhënë prioritet. Në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore ku çdo hapësirë është e regjistruar me NIPT dhe janë biznese të vogla, ndërsa ju thoni se nuk do t’i kompensoni, por vetëm ata që e çojnë mallin te grumbulluesit.”, theksoi Braçe. 
    Këto propozime nuk u morën parasysh nga Ministria e Financave, e pranishme në komision, duke u miratuar vetëm në parim projektligji ekzistues./vizionplus.tv

  • Agron Shehaj nga Kuvendi: SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në

    Agron Shehaj nga Kuvendi: SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në

    Agron Shehaj

    TIRANË-Në nisje të seancës plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën se po ushtrojnë presion ndaj drejtësisë. Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet. 
    Agron Shehaj: Kryeministri, i cili ka vartësen të pandehur nga SPAK po sulmon përditë drejtësinë, SPAK, prokurorët. Prokurorët vetë kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar. Kanë zbuluar edhe atentate. Kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Mesa duket SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në zoti kryetar sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi. PS i dha këtij vendi disa qeveri të korruptuara.

  • KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

    KPA shkarkon prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA)-agron bushati

    TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Albana Shtylla, dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
    Sipas njoftimit zyrtar të Kolegjit, çështja ka të bëjë me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vlerësuar më herët subjektin e rivlerësimit Bushati. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Njoftimi i KPA: 
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.