Surpriza në Kosovë: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën, por kërkon diçka në këmbim

Surpriza në Kosovë: LVV vendos të votojë Çitakun dhe Shalën, por kërkon diçka në këmbim

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive, e cila është caktuar për nesër në orën 10:00. Vendimi u mor sonte gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kryesisë së partisë, me qëllim, siç thuhet në njoftim, sigurimin e stabilitetit institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe shmangien e një pale të re zgjedhjesh të parakohshme, të cilat do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet. Nga partia në pushtet deklaruan se ky vendim konsiderohet një hap i vullnetit të mirë dhe se presin një reflektim të njëjtë konstruktiv nga partitë opozitare gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit. “Presim që pas...