Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

Egnatia ka mposhtur me përmbysje 3-1 Vorën, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Lojtarët e ardhur nga stoli rezultojnë vendimtarë për rrogozhinasit në këtë transfertë të vështirë. Egnatia merr fitoren e dytë në kampionat dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes me pikë të plota. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede nis lojën me disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol disa nga titullarët e skuadrës rrogozhinase në sfidën mes dy ekipeve të vetme që kishin fituar ndeshjet respektive në javën e parë të kampionatit. Vendasit kanë qenë më kërkues në pjesën e parë, por nuk kanë arritur që të rrezikojnë seriozisht portën e Dajsinanit. Mbyllet në barazim pa gola 0-0 dhe pa shumë emocione pjesa e parë e ndeshjes....