Zyrtare/ Vllaznia përforcon sulmin, huazon lojtarin nga CSKA-së

Zyrtare/ Vllaznia përforcon sulmin, huazon lojtarin nga CSKA-së

Vllaznia ka përforcuar sulmin në këto ditë të fundit të merkatos. Kuqeblutë kanë kthyer në shtëpi Kevin Dodajn. Lojtari do t’i bashkohet shkodranëve në formë huazimi deri në tund të këtij sezoni. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi Vllaznia përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. “Zyrtare: Kevin Dodaj i bashkohet KF Vllaznia, në formë huazimi, deri në fund të sezonit 2025–2026. Sulmuesi i CSKA-së, Kevin Dodaj, do t’i bashkëngjitet kuqebluve në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Shumë fat dhe suksese, Kevin, në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/