Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
ZYRTARE/ Shtyhet sërish ndeshja e Kategorisë së Parë
Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë së dendur të mjegullës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja do të zhvillohet më 23 dhjetor, në orën 13:00, në Peshkopi. Fillimisht ishte planifikuar për tu zhvilluar të shtunën, por për shkak të mjegullës u shty për këtë të diel. Kushtet atmosferike kanë sjellë një tjetër shtyrje, këtë herë për të martën.