Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit/ Ja kush e zëvendëson

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madridit/ Ja kush e zëvendëson

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerin Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”. “Real Madrid CF njofton se, me marrëveshje të përbashkët mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur të përfundojë angazhimi i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën zyrtare. Alonso u emërua trajner i Real Madridit në qershor 2025, duke pasuar Carlo Ancelottin, i cili u largua për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Edhe pse në fillim shfaqi shenja pozitive, periudha e fundit ka qenë e vështirë për ish-mesfushorin legjendar, me dëmtime të shumta, rezultate zhgënjyese dhe probleme në dhomën e zhveshjes. Fitorja ndaj Atletico Madridit në...