ZYRTARE! Rey Manaj rikthehet te Sivasspor, firmos kontratë 3.5-vjeçare

ZYRTARE! Rey Manaj rikthehet te Sivasspor, firmos kontratë 3.5-vjeçare

3 Shkurt 2026 13:47 Alfred Lleshi Sivasspor, klubi turk, ka zyrtarizuar afrimin e Rey Manaj, duke firmosur me sulmuesin e kombëtares shqiptare kontratë 3.5-vjeçare. Manaj mbërriti në Sivas dhe nënshkroi marrëveshjen zyrtare në qendrën stërvitore “Vali Lütfullah Bilgin”, në prani të presidentit të klubit Burak Özçoban dhe drejtuesve të tjerë. I lindur më 24 shkurt 1997 në Lushnjë, Rey Manaj e nisi futbollin në akademinë e Interit. Gjatë karrierës ka luajtur për Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona B, Barcelona, Spezia, Watford, Sivasspor dhe Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Manaj është gjithashtu pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Në aventurën e mëparshme me Sivasspor, ai zhvilloi 63 ndeshje zyrtare, duke shënuar 34 gola dhe dhënë 7 asistime.