ZYRTARE/ Reali nuk pret më, largon Alonson
Real Madrid ka larguar nga pankina trajnerin Xabi Alonso. Madrilenët kanë bërë të ditur gjithçka, pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës. “Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. “Klubi ynë e falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”- shkruan klubi. Alonso ka drejtuar ekipin në 28 ndeshje, por pa mundur dot të arrijë rezultatet e duhura.
Burimi:
sot.com.al