ZYRTARE/ Nuk i dhanë rrogën, bomberi shqiptar prezantohet te klubi që synon elitën
Florent Hasani është zyrtarisht lojtar i Amed në Ligën e Parë turke. Largimi nga Boluspor ishte paralajmëruar, ndërsa klubi kishte probleme me rrogat. Hasani është treguar se do të transferohej për 1.2 milionë euro, megjithatë portali i specializuar i “transfermarkt” ka vendosur shifrën 500 mijë euro. 28-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës shpërtheu në këtë edicion duke shënuar 14 gola dhe asistuar katër të tjerë. Amed synon të ngjitet në Superligën turke, pasi mban vendin e parë në renditje. Hasani u prezantua me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Në Superiore bëhej i njohur pas eksperiencës me Tiranën. Aktualisht po kalon periudhën më të mirë në karrierë pas bardhebluve.
Burimi:
sot.com.al