ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

Anis Mehmeti do të vijojë karrierën e tij në Championship, Divizioni i Dytë në futbollin anglez. Sulmuesi shqiptar, një prej futbollistëve që kanë spikatur në këtë pjesë të parë të sezonit, ka nënshkruar një kontratë me Ipswich Town, klubi ku ka aksione pronësie edhe këngëtari i njohur Ed Sheeran. Ipswich zyrtarizoi këtë lëvizje përmes një komunikate për shtyp.  ‘Klubi, me kënaqësi konfirmon nënshkrimin me Anis Mehmetin nga Bristol City-theksohet në komunikatën e Ipsëich në faqen e tij të internetit-25 vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029. Anis Mehmeti, si një sulmues prolifik, vjen në Portman Road me 8 gola dhe 6 asiste në bilancin e tij në pjesën e parë të sezonit në Championship dhe ai do të mbajë fanelën me numrin 33 me skuadrën e Town.’  Vetë Anis Mehmeti nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë transferim.  ‘Jam me të vërtetë i emocionuar që nënshkrova për klubin-tha Anis Mehmeti për faqen e Ipsëich-çdo gjë që klubi kërkon të arrijë...