ZYRTARE/ Merr fund “telenovela” e Ernest Muçit, zbulohet vendimi i Sylvinhos për ish-in e Tiranës
Ernest Muçi do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare ndeshjet e marsit. Është klubi i Trabzonspor, i cili ka bërë të ditur që 23-vjeçari është ftuar nga Sylvinho. Lista e plotë e Kombëtares sonë do të bëhet publike ditën e nesërme, teksa për Muçin vlen të theksohet se është një rikthim, pas mungesës së fundit. Një lajm i mirë ky, pasi ish-i i Tiranës po kalon formë perfekte. Kujtojmë se Shqipëria do të përballet në Varshavë ndaj Polonisë më 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” të Botërorit 2026. Në rast triumfi, Kombëtarja jonë do të përballet me fituesin e çiftit Suedi – Ukrainë.
Burimi:
sot.com.al