ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar bën një hap përpara në karrierë, transferohet te ekipi që po garon për titullin kampion
Dijon Gallapeni ka ndërruar ekip. Mbrojtësi i majtë mbetet në kampionatin polak, por tashmë do të mbajë veshur fanellën e Visla Plokut dhe jo atë të Vidzev Lodzit. Një hap përpara në karrierë ky për lojtarin e përfëqësueses së Kosovës, teksa Visla e Plokut gjendet në vendin e dytë në renditje, vetëm 3 pikë larg kreut. Ishte vetë klubi polak ai që njoftoi transferimin e Gallapenit përmes kanaleve të veta zyrtare. Visla Ploku ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar do të luajë në huazim deri në fund të sezonit, por me të drejtë blerjeje për një shifër prej 700 mijë eurosh. “Lojtari 21-vjeçar i kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, i është bashkuar Visla Plokut nga Vidzev Lodzi në formë huazimi deri në fund të...
Burimi:
sportekspres.com