ZYRTARE/ Manaj largohet nga klubi arab, pritet prezantimi te skuadra e re

ZYRTARE/ Manaj largohet nga klubi arab, pritet prezantimi te skuadra e re

Rey Manaj ka mbyllur bashkëpunimin me Sharjah FC pas vetëm gjashtë muajsh. Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme. Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në rrjetet sociale të klubit. Manaj ka vendosur të largohet nga Sharjah për të vazhduar karrierën në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare synon t’i bashkohet Sivassporit. Vendimi për largim vjen pavarësisht kontratës nga e cila përfitonte rreth 3.9 milionë euro. Tashmë pritet udhëtimi i tij drejt Turqisë dhe zyrtarizimi me klubin e ri.