Zyrtare: Juventus rinovon me një nga lojtarët të mirë të këtij sezoni. Vjen firma deri në vitin 2030

Zyrtare: Juventus rinovon me një nga lojtarët të mirë të këtij sezoni. Vjen firma deri në vitin 2030

2 Mars 2026 19:06 Telesport Tashmë është zyrtare, Juventus ka gjetur gjuhën e përbashkët me Weston McKennie, për një rinovim të kontratës deri në vitin 2030. Amerikanit i skadonte kontrata aktuale në qershor të këtij viti, por me formën e treguar këtë sezon, McKennie do të qëndrojë te bardhezinjtë deri në vitin 2030. 8 gola dhe 7 asiste këtë sezon, por mbi të gjitha aftësia e tij për të mbuluar pozicione të ndryshme, kanë bindur drejtuesit e Juventusit për t’i ofruar rinovimin e kontratës, përfshirë këtu edhe një rritje page. Nga 2.5 milionë euro që paguhet aktualisht, me kontratën e re amerikani do të paguhet 4 milionë euro plus bonuse në bazë të perfomancës.