ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën, prezantohet te Dinamo

ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën, prezantohet te Dinamo

Dinamo ka njoftuar zyrtarisht afrimin e doktor Aldo Vangjelit në stafin e tyre mjekësor. Vangjeli, i cili ka një përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë sportive, rikthehet te blutë pas një eksperience të mëparshme me këtë klub. Përveç punës me skuadrat e kampionatit shqiptar, ai ka shërbyer më parë edhe si pjesë e stafeve të ekipeve kombëtare. Klubi e ka vlerësuar afrimin e tij si një kontribut të rëndësishëm profesional për ecurinë e mëtejshme të skuadrës. Ky emërim vjen rreth një muaj pasi mjeku mbylli procesin ligjor me klubin e Tiranës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në atë proces, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve njohu të drejtën e tij për detyrimet financiare të prapambetura. Tashmë, Aldo Vangjeli ka nisur punën me stafin e drejtuar...