ZYRTARE/ Drejtoi Vllazninë, trajneri merr ‘timonin’ e kombëtares

ZYRTARE/ Drejtoi Vllazninë, trajneri merr ‘timonin’ e kombëtares

Goce Sedloski është emëruar trajner i ri i kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Vendimi është marrë nga Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Emërimi erdhi me propozim të komisionit këshillues ku bëjnë pjesë Goran Pandev, Nikolçe Noveski dhe Agim Ibraimi. Sedloski është një nga figurat më të njohura të futbollit maqedonas. Si futbollist, ai ka zhvilluar 100 ndeshje me përfaqësuesen dhe ka shënuar 8 gola. Ai ishte lojtari i parë që arriti shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren. Si trajner, ka fituar disa trofe në kampionatin vendas dhe ka eksperiencë edhe jashtë vendit, ndërsa ka drejtuar edhe Vllazninë në Shqipëri.