Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
ZYRTARE/ Anulohet ndeshja në Australi, kaos me Milan-Como
Ndeshja Milan–Como nuk do të zhvillohet në Australi, pavarësisht marrëveshjes së arritur më herët për ta luajtur më 8 shkurt në Perth. Vetëm pak ditë pas njoftimit zyrtar, Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke anuluar projektin. Shkak janë përmendur rreziqet financiare që nuk mund të kontrolloheshin, kushtet e rënda të miratimit dhe komplikime të minutës së fundit. Vendimtare kanë qenë kërkesat shtesë të Konfederatës Aziatike të Futbollit. Projekti ishte miratuar më parë nga të 20 klubet e Serie A, FIGC dhe UEFA. Aktualisht mbetet e paqartë se ku dhe kur do të luhet ndeshja. “San Siro” nuk është i disponueshëm në atë datë për shkak të inaugurimit të Lojërave Olimpike Milano–Cortina. Lega Serie A ka shprehur keqardhje për mbylljen e projektit.