Zv.trajneri/ Zabaleta: Ja shanset e Shqipërisë të kualifikohet në Botëror

Zv.trajneri/ Zabaleta: Ja shanset e Shqipërisë të kualifikohet në Botëror

Zv/trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, dha një intervistë për “FSHF TV”, ku paraqiti shanset e Shqipërisë për të luajtur në Botërorin e këtij viti. “Ne kemi luajtur ndaj Polonisë 3 vite më parë, por nuk mund të themi që është e njëjta skuadër. Mund të kenë disa lojtarë të njëjtë, por janë në një moment tjetër, me një trajner të ri; mënyra si luajnë është tërësisht ndryshe. Duket sikur kanë më shumë vetëbesim. Këtë javë kemi parë 5-6 ndeshje të tyre me trajnerin e ri dhe do të jetë shumë e vështirë. Sigurisht, duhet ta respektojmë Poloninë, pasi fakti që kemi fituar ndaj tyre herën e fundit në Shqipëri nuk do të thotë se do të jetë e njëjta gjë. Polonia është një skuadër që...