Zubimendi te Real Madridi? Përgjigjja e vetë mesfushorit spanjoll “vulos” gjithçka
4 Shkurt 2026 11:16 Alfred Lleshi Real Madridi është shpesh subjekt i spekulimeve për një riformatim të skuadrës, mes largimeve dhe afrimeve të reja. Në këtë kontekst, çdo ditë lidhen emra të rinj me klubin, ndër më të përmendurit është një lojtar i Arsenalit, Martín Zubimendi. Titullar i kombëtares spanjolle dhe një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit. Temën e trajtoi vetë Zubimendi gjatë programit radiofonik “El Larguero”, kur moderatori Manu Carreño e provokoi për të ardhmen e tij të mundshme në Madrid: “Kanë folur shumë për ty kohët e fundit. Shumë njerëz ndjejnë mungesën tënde dhe mendojnë se Real Madridi ka nevojë për një lojtar si ti. Për këtë emri yt del çdo tri ditë këtu në ‘El Larguero’”, – tha...
Burimi:
telesport.al