Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Zola: Ta mbështesim të gjithë Gattuson, duhet të shkojmë patjetër në Botëror
30 Dhjetor 2025 13:25 Alfred Lleshi Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Duke folur për lojtarët e së ardhmes, ai u shpreh: “Pio Esposito dhe Scamacca janë dhuratë për kombëtaren; Højlund po i çmend të gjithë, edhe te Manchester United, që pas McTominay kanë shitur edhe një sulmues të tillë për interpretimet e gabuara të Ten Hag. Pastaj Lautaro Martínez dhe Thuram. Ose vetë Chivu, ose Conte, që mund të bëjë histori duke fituar dy tituj radhazi me Napolin”. Duke parë nga Botërori 2026, Zola shtoi: “Historia e futbollit tonë nuk mund ta lejojë mungesën. Secili, edhe shtypi, duhet të bëjë pjesën e vet dhe të krijojë atmosferë. Nuk jemi për t’u hedhur poshtë,...