Zola për Napoli-Chelsea: Ndeshje me shumë tension, “azzurrët” që luajnë gjithçka

Zola për Napoli-Chelsea: Ndeshje me shumë tension, “azzurrët” që luajnë gjithçka

Gianfranco Zola, ish-sulmues i Napolit dhe Chelsea, ka komentuar për “Corriere dello Sport” përballjen e ardhshme të Champions League mes dy skuadrave shumë të rëndësishme për karrierën e tij: “Napoli-Chelsea do të jetë një ndeshje me shumë domethënie dhe shumë tension, sepse të dyja luajnë për diçka të rëndësishme. Chelsea synon të hyjë në tetëshen e parë, Napoli të rikthehet në zonën ‘play off’. Kaq mjafton, apo jo?” I pyetur se kush rrezikon më shumë, Zola shpjegoi: “Është e qartë që Napoli luan shumë më tepër, sepse në rast se nuk fiton, rrezikon të dalë jashtë kompeticionit, duke qenë se kualifikimi nuk varet vetëm nga rezultati i tij. Ndërsa Chelsea, edhe në skenarin më të keq, do t’i luante gjithsesi ndeshjet e ‘play off’-it”. Sa...