Zidane thumbon Xabi Alonso: Për të patur sukses te Real trajneri duhet të jetë në dispozicion të lojtarëve
Zinedine Zidane, protagonist si lojtar dhe trajner i Real Madrid, është rikthyer për të diskutuar përvojën e tij në Santiago Bernabéu. Duke folur për aventurën e tij në Madrid, legjenda franceze zbuloi recetën e tij për sukses. “Te Real Madrid, ne ishim plotësisht në dispozicion të lojtarëve. Për mua, kjo është pikërisht ajo që krijon një ekip të fortë: të qenit aty për lojtarin. Nëse nuk e kupton këtë, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur ata; duhet t’u tregosh konkretisht se je aty për ta“, tha Zidane. Ish-trajneri shtoi disa mendime: “Që dhoma e zhveshjes të përqafojë idetë tuaja dhe atë që doni të zbatoni, është thelbësore që lojtarët t’ju respektojnë. Nëse nuk ka harmoni në gjithçka që...
Burimi:
telesport.al