Zhvillohet asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, merren vendimet e rëndësishme

Zhvillohet asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, merren vendimet e rëndësishme

Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) zhvilloi këtë të mërkurë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në këtë Asamble morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, anëtarët e KE-së të BASHF, Idriz Gashi, Ervis Peza, Dritan Salaj e Sokol Avdo dhe delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin. Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, tha se fokusi kryesor ka qenë përfshirja sa më e madhe e të rinjve në botën e arbitrimit dhe shtoi se në këtë aspekt është bërë një punë e mirë edhe nëpërmjet fushatave të ndërmarra, si “Bëhu Arbitër”, por sfidë...